E marte, 06.05.2025, 12:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Kamarierja

E diele, 08.12.2013, 05:51 PM


KAMARIERJA

Tregim nga Qazim Shehu

Ishte i njenjti lokal ku ne shkonim gjithmonë, aty pinin një gotë verë dhe rrinim duke soditur reliktet e vjetra. I zoti i lokalit nje njeri i honepsur e perzuri nje kuzhiniere te re ,sapo kuptoi qëllimet e saj ndaj meje. Ma tha vetë:s`kisha besim tek ajo, ty s`të përzë dot, atë e qërova.E pyeta pse dhe ai m`u përgjigj:

-E kam nga përvoja, tha.Kur punoja dikur në provincë, një kuzhiniere me hidhte poshtë pilafit dy copa të mira bërxollë dhe askush s`e merrte vesh.Pashë fytyrën e tij që s`kish asnjë emocion dhe më erdh t`ia përvishja njëherë,vetëm për të shfryrë ashtu kot ,atij njeriu të handakosur që kishte hequr nga puna një grua vetëm për një fiksim erotik.

Nuk isha i sigurtë nëse ajo më donte, vetëm vija re fytyrën e saj të buzëqeshur që drejtohej drejt meje përmes një eptimi të budallallepsur pa u druajtur fare nëse të tjerët e shikonin.Shpeh gjërat krijohen vetiu,në mënyrë të papritur rrymëzohen në ajër dhe janë disa grimca të kësaj rryme që reflektojnë më tepër dhe aty lind dielli i vockël i shpresës sonë.Sidoqoftë unë isha bërë shkak, dhe tani s`dihej ku ishte ajo.Me siguri kishte mbetur pa punë.

Unë kam një tip keqkuptues. Një bionde e njohur s`di se ku ,gjithnjë më ndalonte në rrugë dhe më pyeste se si po ecte firma ime e ndërtimit.Si i pazoti për t`u futur në lojëra të tilla gjithnjë i thosha mirë dhe bëja indiferentin duke ndjerë pas krahëve pezmatimin e saj.Ky keqkuptim më tralliste gjithnjë ,sepse asaj i ishte shkrepur në mendje se unë isha patjetër president firme. Mbase edhe kësaj kuzhinieres i ishte shkrepur në kokë se unë duhej të isha drejtor drejtorie ose diçka më lart. Gjithësesi nuk e humbas shumë kohën me këto, po nganjëherë krijohen disa çaste të cilat nuk u shpëton dot.

Mua nuk më pëlqejnë shumë gratë lozonjare ose që jepen shpejt duke krijuar ca flukse vështrimesh pa turp. Gjithnjë më pëlqen ato të heshturat, enigmatiket ,që tërhiqen vazhdimisht në një botë të pandërprerë ku pengesat e saj i dinë vetëm ato.Më bëhet të besohet se gjithnjë ka një cak , apo një kod të përfillshëm ku duhet të arrish botën femërore, po nuk ia vlen të lodhesh kaq shumë përderisa ky cak ekziston vetëm në një mendje dhe nuk bëhet një sistem të menduari obsesiv.

Kështu, po mendoja atë ditë ndërsa shihja një kamariere të re, një bionde syshkëndije,truplastar, ndërsa ecte shpejt mes tavolinave, diku çonte një pirun të harruar e diku bukën apo gotën e ujit.Ajo më shikonte dhe s`vinte kurrë tek unë, ndoshta pse e kuptoi se  nuk mërzitesha ,ndoshta pse i pëlqente ta shikoja.

Gjithësei po mërzitesha kur në ato çaste erdhi Gimi.

-Ti , vetëm, tha ai, pse mor jahu nuk më more në telefon?

-Thjesht, do ha një pilaf dhe do iki-kam ngutje ,thashë.

-Ngutje, o zot-ai rrotulloi kokën dhe e pa kamarieren që vërtitej si flutur:-çfarë cope….

-Kush…mendja rrihte gjetiu, kot.

-Kamarierja, nuk e shikon?

-Qeramudin-thirri ai pronarin e lokalit-hajde këtu mor edepsez---ai e thërriste kështu gjithnjë në koinfidencë pronarin dhe tjetri e merrte këtë fjalë si lavdërim-Erdhi me hap të ngadaltë duke lëshur rrugës dy tre buzëqeshje për klientë të tillë.Ai u ul ngadalë dhe i drejtoi sytë drejt Gimit:

_Ç`do mor kopuk?

-Qeramudin-psherëtiu Gimi-, ama ,ti kuzhinier je ,gjellë gatuan, po ku e ke gjetur këtë pelë, mor jahu?

-E do, ti them?- tha Qeramudini

-Jo,ngjalat i kap vetë-tha Gimi

Qeramudini iku.Më në fund kamarierja erdhi.Ajo lëshoi një buzëqeshje të gatshme siç ia donte puna dhe pyeti me një delikatesë që të therte në shpirt ndoshta për shkak të bukurisë.

-Mirë se erdhët, çfarë dëshironi zotërinj

-Çfarë të duam,moj zonjushe nuk e sheh se na hutove fare

-U lutem zotërinj,s`kam kohë, ka njerëz plot..Kjo fjalë u kuptua se ajo dëshironte të fliste me Gimin po nuk mundej na ato çaste.

-Një shishe verë, dy bërxolla, po thuaj atij kafshës,Qeramudinit, t`i pjekë mirë.

Doja ti thoja Gimit se e kishte gjuhën nëpërkë po u mbajta.Ai s`duhej të fliste ashtu.Erdhi kamarierja; ajo vuri shishen mbi tavolinë dhe u mundua ta hapte. Gishtat e hollë sikur vërtiteshin për të marrë forcë.Gimi i rrëmbeu hapësen nga dora dhe tha;

-Vdeksha unë për ty, më lejo e dashur ta hap unë..

Kamarierja u skuq.Gimi hapi shishen dhe i tha se një gotë do ta ruante për të.Ajo u skuq e pa, s`tha gjë dhe iku e thirrur nga dikush.

-Se si më duket kjo kamariere, tha Gimi-sikur s`kam parë femër të tillë edhe pse kam parë plot.

Ai piu pa më thënë gëzuar ,ndërkohë erdhën dy bërxollat.Kamarierja ishte tërësisht e skuqur po njëkohësisht buzëqeshte sikur donte të mbante një lehtësim.Gimi e pa paturpësisht duke hetuar bluzën e saj të hollë nga dilte gjysmëforma e gjinjve të kërcyer.Ajo e vuri re këtë dhe u skuq më tepër.Dukej pakëz e lodhur po nuk e jepte veten.Gimi rrëkëlleu verën me vështrim tek ajo, ndërsa harroi dhe cirkat e rrëkëllenjës iu derdhën mbi të kthyerën e xhaketës .Nuk e vuri re.Njerëzit po iknin.Kamarierja iku, u ul në një tavolinë bosh dhe po numëronte paratë.Shkruante ngadalë mbi një bllok, ndërsa Qeramundini kishte nxjerrë kokën nga sporteli ,shikonte sallën bosh.Dukej se i vinte keq që njerëzit ikën.Kapuçi i bardhë e bënte më të mbledhur ,ndërsa kamarierja vijonte të shkruante në bllok.Gimi porositi birrë.Tha se kishte etje.-Do të bëjë dëm-, i thashë

-Dëm, ?-Sot dua të dehem.

-Dehu , Gim ,dehu…-mërmërita dhe po shikoja kamarieren si u ul për të shkruar sërish.Ndoshta ishte orari i ndërrimit të turnit,ndoshta ajo duhej të qe shumë e rregullt dhe në një kohë bosh donte të mblidhte veten në llogari.

-Gim, thashë, duhet të ikim

-Ç`ke, mor jahu,paguaj unë.Ishte gjysmë i pirë.Thirri kamarieren dhe ajo solli letrën.Unë nxitova dhe pagova.Gimi bëri sikur futi dorën në xhep.

-Kjo është sfidë,- tha

Atëhere foli kamarierja:-

-Ky asht zotni, s`ka folur fare.

Unë e pashë pjerrtas sepse nuk më pëlqyen fjalët e saj.Ajo më pa sërish dhe m`u duk se kërkonte ndihmë.Ndryshova mendim .Si ta kuptonte këtë, foli:

-Eh, unë e shkreta,sot dola mangut.

Gimi rrotulloi kokën sikur ta kishin goditur ose të flitej për të.

-Pse?-pyeta.

-Herë ngacmo njëri,herë tjetri,dhe unë e humba mendjen.Këta burra sikur s`janë martuar dhe s`kanë parë ndonjëherë femra me sy,- tha ajo.-

Nuk doja ta zgjasja më fjalën e saj .Ajo nuk fliste për mua po edhe nuk më pëlqente të kuptohej për Gimin ,se daullj bie për ata që kanë veshë.

-Sa të mungojnë-pyeta

-Dhjetëmijë lekë, tha ajo

Nxora paratë dhe ia zgjata po ajo refuzoi. Unë këmbëngula.Ajo sërish refuzoi.Kur i përmenda motrën time dhe vajzën jo pranoi.I thashë të kishte kujdes herë tjetër,s`duhej të ishte kaq e butë.-

-Jam e re ,tha.

Më duhet të them , ndërsa rrëfej këtë histori , se atë natë kam ndjerë një dhimbje koke dhe kam menduar gjatë për fatin e asja vajze, për atë botë të murrmë meshkujsh të uritur që jargëzohej prej bukurisë së saj dhe ajo s`kishte asnjë faj.Më duket jo vetëm e padrejtë kjo gjë, por aq edhe fyese për mua,jo se duhej të mbaja anëne saj, po se kjo tregonte një dobësi të tmerrshme që shprehej dhunshëm për shkak të mosrealizimit.

Që nga ajo ditë nuk vajta më në atë lokal.Kishin kaluar kohë ,kur gruaja më mori dhe shkuam në një butik.Ajo do më blinte për ditëlindje një pallto.Sa u befasova kur e pashë atë vajzë aty.E njoha.Do ishte mirë të mos më njihte, po sytë e saj u drejtuan tek unë me mirëdashje dhe buzëqeshja e saj ishte shumë e afërt.Mbasi i kontrolluam palltot dhe unë zgjodha atë që më pëlqente ,shkuam të bënim pagesën.Ajo e zbriti çmimin aq lekë sa i kisha dhënë dikur. Duke shtuar se edhe një dhjetëshe do ta zbriste vetëm pse më njihte dhe kishte respekt për mua. Gruaja nuk foli.Kur dolëm jashtë ia tregova të gjitha, por ajo s`më besoi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx