E marte, 06.05.2025, 02:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Diktaturat i vrasin dashuritë

E shtune, 07.12.2013, 06:15 PM


Diktaturat i vrasin dashuritë

Romani "Nën qiellin e  Prishtinës" të Duro  Mustafait

(esse)

Nga Përparim Hysi

Duro Mustafai është tanimë një gazetar veteran. Ka mbi 50-vjet që shkruan dhe tek kalon mbi 80-vjetët, është përsëri po ai Duro Mustafai i viteve  '50-të të shekullit që iku, me atë vitalitet të diurshëm. Dhe nuk po flas me hamendje subjektive dhe aq. Asnjëherë pena e tij nuk zuri "ndryshk". Ka kohë që ka dalë në pension për arsye moshe, por fryt i një pasioni të hershëm në fushën e letrave dhe,veç saj, "nuhatjes" prej investiguesi si gazetar, ai asnjëherë nuk fle i qetë. Peng i profesionit, të një gazetari profesionist, ai  zë e qëmton o në xhepat e kujtesës,o në arshivat e tij krijuese ku, pa modesti të rreme, me shkrimet e tij me vlerë mund të ngrihet një pavijon i veçantë. Në këtë "pavijon" gjen gjithë atë punë të këtij gazetari pasionant. Natyrisht, Duro Mustafai, nuk është  se ka spektrin e atij gazetarit që, pa pyetur për "kanunet partiake a shtetërore të kohës", të dalë me "yll në ballë" pa ia bërë syri tërr. Jo. Ajo që e dallon në gjithë atë punë të tij me shtypin,është fakti i njohur nga të tërë:- Duro Mustafai gjatë gjithë kohës, edhe kur ka qenë në përgjegjësi të lartë në hierarkinë e shtypit ( ai ka qenë për një kohë si  kryeredaktor i gazetës më të shquar letrare të kohës, gazetës "Drita" ku përgjegjësia ka qenë, veçanërisht, e madhe) ka drejtuar si një profesionist me integritet e dinjitet. Kur drejtonte Duro Mustafai këtë gazetë,atje botoheshin krijime letrare jo nga fillestarë, por shkrime të tilla që afirmonin letërsinë dhe artin mbarëshiqptar. Kur them kështu, kini parasysh penat e mëdha në fushën e letrave,si: Kadare, Agolli, Fatos Arapi, Agim Sehu,Xhevahir Spahiu e të tjerë e të tjerë.

Pra,qe një përgjejgësi e madhe,kur " nga lavdia në katran", një çap të ndante. Mjafton që të dilje pak  nga porosia nën fletë e partisë apo të shkelje sado pak në kallo partinë, nga kryeredaktor shkoje të hapje kanale apo dhe ca më keq: në burg! Duro Mustafai këtë handikap  që imponote koha,e kaloi me faqe të bardhë, ndoshta si asnjë tjetër. Pse ka vepruar  dhe punuar kështu,ai e ka ballin të bardhë. Një ballë të bardhë ku lexohet urtësia dhe mirësia njëherësh.

*    *   *

Instikti i profesionit nuk e lë rehat dhe tani. I është bërë si një afeksion që e mban gjallë dhe, tek  rri midis njerëzish ( eh, ta njihni se sa njerëzor që është) ai duket sikur hulumton. I hanë duarët. Do që patjetër atë që  e "thërret në fushën e krijimtarisë",ta bëjë prezente për lexuesit. Gjatë kohës ai ka bërë shkrime që nuk ishin me staturën e kohës. Të tillët i ka mbyllur në "sepetet e kujtesës" a skutave të fshehta. Si një"nikoqire" që mbyll e ruan diçka për një kohë të vështirë. Kështu ka bërë dhe Duro Mustafai me romanin e tij " Nën qiellin e Prishtinës".

Ky roman është paksa unik,jo si romanet që tradicionalisht kemi njohur. Është një roman si ditar, po me një thyerje kompozicionale, ku digresionet e shtojnë kërshërinë e lexuesit. Në qendër të romanit është dashuria e dy të rinjëve. Dy të rinjëve që jetojnë e studiojnë në një universtitet të Jugosllavisë titiste. Parë,kalimthi, (unë nuk jam i pari dhe nuk besoj të jem dhe i fundit që shkruaj për këtë roman me vlerë) kemi një dashuri të ngjajshme me atë baladë dashurie made in Shekspir  të "Romeo e Zhulieta". Por,siç mendoj unë (kjo është dhe kuintesenca e romanit), kemi një dashuri me ngjyrime pak më të rënda. Kemi një dashuri të dy të rinjëve të kombeve të ndryshme: Sadriut-kosovarishqiptar( unë kurrë nuk e ndaj fjalën shqiptar kur flitet për kosovarë) dhe Ljubës që është sërbe. Pyetja që shtron autori është:- A është e mundur që kjo dashuri kaq e dlirë dhe kaq e bukur të finalizohet si të gjitha dashuritë?  Dhe të vjen keq që këtë pyetje e ndjek një përgjigje mohuese. Autori, duke patur një penë të kultivuar, nuk "bredh me vrap si puna ime" që të thotë:jo.  Ai duke hyrë (sidomos nën lëkurën  e Sadriut) sjell para lexuesit faqe të tëra që ta ngrenë adrenalinën e gjakut  dhe flokët të ngrihen gjëmb. Përpos faqeve të ditarit, në roman ndeshesh  me gjithë atë arbitraritet të shetit diktatorial të kohës së Titos  e pasTitos, kundër studentit shqiptar Sadri dhe jo vetëm atij. Në roman ka faqe e faqe të tëra ku duket açik gjithë ai genocid barbar i shtetit diktatorial jugosllav kundër pakicave, ku pjesa më tragjike luhet mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata ndiqen e survjeohen; burgosen e torturohen dhe ca më shumë linçohen barbarisht vetëm e vetëm se janë shqiptar. Fati i Sadriut, këtij studenti honor të mjekësisë, nuk është i vetëm. Përkundrazi, ky fat tragjik i ndjek gjithë shqipatrët e Kosovës, të cilët, siç del në roman, kurrë dhe në asnjë rast, jo vetëm nuk e bënë kurrizin kurbë, por, përkundrazi, e dhanë jetën "si me le". Dashuria e Ljubës me Sadrinë patën një fat tragjik: Sadriu, në vend të diplomës, u  vra barabarisht në burgjet sërbe,kurse Ljuba u çmënd. Një dramë që të  llahtaris. Por romani  nuk është vetëm "ditar". Nëpër faqet   e tij, ti sheh si në ekranin e një filmi, gjithë atë genocid famkeq mbi shqiptarët. Orvajtaja e Udbashëve për të rekrutuar, shqiptarë kundër shqiptarëve matan (nënëkupto SHqipërinë), del bosh. Lexues!  Ndiqi faqet e këtij romani dhe do të shohësh që nuk do  dalësh i zhgënjyer. Ai genocid që pamë me atë persekutim biblik të disa vjetëve më parë ( më hapur se kurrë), gazetari  dhe shkrimtari Duro Mustafai ka filluar ta futë në optikën e tij invstiguese qysh në vitet '50-të. Të vjen mirë që sot e shohim Kosovën të pavarur (sa inat më vjen që Evropa dhe Amerika e quajnë "Kosovo!!!"(korsiva është imja), por brezat duhet ta dinë mirë si genocidin serb,ashtu dhe qëndresën heroike të kosovarëveshqiptarë historikisht. Duro Mustafai nuk është magjistar, por si një orakull i urtë na jep mesazhzhin me vlerë: "Diktaturat i vrasin dashuritë", i përgjakin ato siç përgjakën dashurinë e shqiptarit Sadri me sërben Ljuba.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx