| E shtune, 07.12.2013, 06:15 PM |
Diktaturat
i vrasin dashuritë
Romani "Nën qiellin e Prishtinës" të Duro Mustafait
(esse)
Nga Përparim Hysi
Duro Mustafai është tanimë një gazetar veteran. Ka mbi 50-vjet që shkruan dhe tek kalon mbi 80-vjetët, është përsëri po ai Duro Mustafai i viteve '50-të të shekullit që iku, me atë vitalitet të diurshëm. Dhe nuk po flas me hamendje subjektive dhe aq. Asnjëherë pena e tij nuk zuri "ndryshk". Ka kohë që ka dalë në pension për arsye moshe, por fryt i një pasioni të hershëm në fushën e letrave dhe,veç saj, "nuhatjes" prej investiguesi si gazetar, ai asnjëherë nuk fle i qetë. Peng i profesionit, të një gazetari profesionist, ai zë e qëmton o në xhepat e kujtesës,o në arshivat e tij krijuese ku, pa modesti të rreme, me shkrimet e tij me vlerë mund të ngrihet një pavijon i veçantë. Në këtë "pavijon" gjen gjithë atë punë të këtij gazetari pasionant. Natyrisht, Duro Mustafai, nuk është se ka spektrin e atij gazetarit që, pa pyetur për "kanunet partiake a shtetërore të kohës", të dalë me "yll në ballë" pa ia bërë syri tërr. Jo. Ajo që e dallon në gjithë atë punë të tij me shtypin,është fakti i njohur nga të tërë:- Duro Mustafai gjatë gjithë kohës, edhe kur ka qenë në përgjegjësi të lartë në hierarkinë e shtypit ( ai ka qenë për një kohë si kryeredaktor i gazetës më të shquar letrare të kohës, gazetës "Drita" ku përgjegjësia ka qenë, veçanërisht, e madhe) ka drejtuar si një profesionist me integritet e dinjitet. Kur drejtonte Duro Mustafai këtë gazetë,atje botoheshin krijime letrare jo nga fillestarë, por shkrime të tilla që afirmonin letërsinë dhe artin mbarëshiqptar. Kur them kështu, kini parasysh penat e mëdha në fushën e letrave,si: Kadare, Agolli, Fatos Arapi, Agim Sehu,Xhevahir Spahiu e të tjerë e të tjerë.
Pra,qe një përgjejgësi e madhe,kur " nga lavdia në katran", një çap të ndante. Mjafton që të dilje pak nga porosia nën fletë e partisë apo të shkelje sado pak në kallo partinë, nga kryeredaktor shkoje të hapje kanale apo dhe ca më keq: në burg! Duro Mustafai këtë handikap që imponote koha,e kaloi me faqe të bardhë, ndoshta si asnjë tjetër. Pse ka vepruar dhe punuar kështu,ai e ka ballin të bardhë. Një ballë të bardhë ku lexohet urtësia dhe mirësia njëherësh.
* * *
Instikti i profesionit nuk e lë rehat dhe tani. I është bërë si një afeksion që e mban gjallë dhe, tek rri midis njerëzish ( eh, ta njihni se sa njerëzor që është) ai duket sikur hulumton. I hanë duarët. Do që patjetër atë që e "thërret në fushën e krijimtarisë",ta bëjë prezente për lexuesit. Gjatë kohës ai ka bërë shkrime që nuk ishin me staturën e kohës. Të tillët i ka mbyllur në "sepetet e kujtesës" a skutave të fshehta. Si një"nikoqire" që mbyll e ruan diçka për një kohë të vështirë. Kështu ka bërë dhe Duro Mustafai me romanin e tij " Nën qiellin e Prishtinës".
Ky roman është
paksa unik,jo si romanet që tradicionalisht kemi njohur. Është një roman si
ditar, po me një thyerje kompozicionale, ku digresionet e shtojnë kërshërinë e
lexuesit. Në qendër të romanit është dashuria e dy të rinjëve. Dy të rinjëve që
jetojnë e studiojnë në një universtitet të Jugosllavisë titiste. Parë,kalimthi,
(unë nuk jam i pari dhe nuk besoj të jem dhe i fundit që shkruaj për këtë roman
me vlerë) kemi një dashuri të ngjajshme me atë baladë dashurie made in
Shekspir të "Romeo e Zhulieta".
Por,siç mendoj unë (kjo është dhe kuintesenca e romanit), kemi një dashuri me
ngjyrime pak më të rënda. Kemi një dashuri të dy të rinjëve të kombeve të ndryshme:
Sadriut-kosovarishqiptar( unë kurrë nuk e ndaj fjalën shqiptar kur flitet për
kosovarë) dhe Ljubës që është sërbe. Pyetja që shtron autori është:- A është e
mundur që kjo dashuri kaq e dlirë dhe kaq e bukur të finalizohet si të gjitha
dashuritë? Dhe të vjen keq që këtë pyetje
e ndjek një përgjigje mohuese. Autori, duke patur një penë të kultivuar, nuk "bredh
me vrap si puna ime" që të thotë:jo.
Ai duke hyrë (sidomos nën lëkurën
e Sadriut) sjell para lexuesit faqe të tëra që ta ngrenë adrenalinën e
gjakut dhe flokët të ngrihen gjëmb. Përpos
faqeve të ditarit, në roman ndeshesh me
gjithë atë arbitraritet të shetit diktatorial të kohës së Titos e pasTitos, kundër studentit shqiptar Sadri
dhe jo vetëm atij. Në roman ka faqe e faqe të tëra ku duket açik gjithë ai
genocid barbar i shtetit diktatorial jugosllav kundër pakicave, ku pjesa më tragjike
luhet mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata ndiqen e survjeohen; burgosen e
torturohen dhe ca më shumë linçohen barbarisht vetëm e vetëm se janë shqiptar. Fati
i Sadriut, këtij studenti honor të mjekësisë, nuk është i vetëm. Përkundrazi,
ky fat tragjik i ndjek gjithë shqipatrët e Kosovës, të cilët, siç