Kulturë
Remzi Limani: Dromca dashurie
E shtune, 07.12.2013, 08:13 PM
DROMCA DASHURIE
Jeta është një kandil i zbehtë – vetëm dashuria mund ta ndrin!
Nga Remzi Limani
VALMIRA
Dashurinë duhet shijuar me ngadalë duke e ruajtur mendejen!
Ditë më parë, ishin dakorduar që të shiheshin në zyrën e tij. Redoni, sikur i humbur në përqafimin e imagjinuar, me padurim e priste ardhjen e Valmirës, aq më tepër, kur e paramendonte imazhin e saj hyjnor dhe aromën eksituese të parfumit “Armani Diamonds”, të shkrirë prapa guaskave të veshit, rreth gastarës së qafës dhe dekolltesë bardhoshe. Këtë lloj parfumi, ajo e preferonte ta përdorte në ditët verore, kurse, në ditët e mbështjella me gëzofin e dimrit, ajo e zëvëndësonte dhe e praktikonte parfumin “Bvlgari Brown”. Krejtësisht i kredhur në brendinë e ëndrrës ma aromë e saj, nga inercioni i takimit me të preferuaren e tij, ai ndjente një shqetësim të këndshëm, dhe në vazhdimësi thithte tymra duhani. Pandërprerë i shikonte akrepat e orës. Orën ia kishte mbuluar mënga e këmishës dhe, sa herë që e shikonte, me bezdi e tërhiqte mengüen, dhe kjo i ngjallte neveri që s`mund ta duronte. Për këtë, ai e hoqi orën nga dora dhe e shtroi mbi tavolinë që ta kishte para syve në vazhdimësi. Akrepat e orës i dukeshin statik dhe sikur nuk lëviznin dot në sytë e tij – përveq sekundarit i cili sillej brenda rrethit të orës dhe mendjes së tij të hutuar...
Arritja e Valmirës, i dukej sikur një dritë jete, e cila i vinte nëpër një udhë të ngusht dhiare dhe, pafundësisht zvarritej nëpër shumë shtigje për të arritur deri te pragu i botës së tij imagjinare, që i bëhej sikur ia dëgjonte ngulimet e takave mbi pllakat e qeramikës, duke e imagjinuar me tërë pashinë e saj trupore, e cila, në mendjen e tij, natyrshëm ndërronte hapat duke i tundur mollaqet e saja përplot bollëk lakmie... Ashtu, ende i kredhur në mendime, Redoni e priste buzeqeshjen e saj, drejt një përqafimi me aromë të paçtë parfumi dhe, papandehur, të trembur nga hutia e zgjoi cingërrima e celularuit. Matanë, zëri i Valmirës, këndshëm shkriu fjalët në mendjen e tij. Ajo, me zërin magjepsës e njoftoi, Redonin se ishte vonuar dhe nuk ishte në hap me kohën. Për këtë, ajo propozoi që të takoheshin tek parkingu para banesës së saj, dhe njërrugësh ta shpiente deri në kompaninë, ku ajo mbante postin e menaxherës ekzekutive.
Kishin
kaluar disa javë pa u parë fare. Ndërkohë, Valmira kishte udhëtuar për në
Sarajet e Bardha dhe nga atje, për dhuratë, Redonit ia kishte sjell një kollare
të cilën donte t`ia jepte me këtë rast.
Edhepse, Redoni kishte një përvojë të nduarnduarshme, personaliteti i Valmirës i vinte shumë i mistershëm dhe ia bënte të vështirë t`ia gjente kodin e saj të fshehur..., mbase diku në kërthizën e saj zambake, që bënte të stepej dhe të përjetojë një ngërç nga sytë e saj të qeshur…
Pasi ndaluan veturën, ajo e ftoi në zyrën e saj për të llafosur paksa rreth ditëve të kaluara. Ai zuri portretin e mbështjellë dhe së bashku ngjitën shkallët e kompanisë për në zyren e saj. Në të hyrë në zyrë, Valmira u lëshua në karrigen e menaxherës, kurse Amfioni zuri vend në karrigën karshi saj. Pas pak, ai e pyeti për ditëlindjen. Ajo, me një vijëzim buzëqeshjeje ia konfirmoi se pikërsht sot festohej ditëlindja e saj. Redoni, sikur e riktheu guximin e humbur dhe sakaç brofi nga karrika. Ajo sikur e hetoi qëllimin e tij dhe njëkohësisht u ngrit nga karrika e saj dhe ia zgjati dorën e pritur, për t`i marrë urimet e mikut te saj.
- E pra, Urime ditëlindja e dashur! Jetë të shëndetshme, të mbështjellë me gëzofin e mirëqenies dhe të dashurisë!
Pasi mbaroi me fjalët, mezi të gatuara, lehtas e tërhoqi kah vetja dhe e - zuri në faqen e djathtë dhe, sikur hajdutçe... ia zuri edhe cepin e buzëve qershizë...
- Faleminderi mik i nderuar! – e falënderoi Valmira dhe nuk e bëri me zë vjedhjen hajdutçe të buzëve të saja plot nektar ambrozi!
Redoni i kënaqur..., pasi ngrehu frymën deri në gishtërinjt e këmbës, zuri dhe ta shpaloste portretin e saj, të cilin ia kishte dedikuar për ditëlindje.
- Ja, e dashur! – kjo është dhurata ime për ty!
-
Oooo..., faleminderit shumë, Redon! Jam e befasuar!
Pas pak, ajo e zuri portretin e kornizuar dhe me interesim e lexonte përkushtimin e shkruar përfundi nënshkrimit ku e kishte firmosur Redoni.
Tani, sikur të relaksuar bisedonin për shumë gjëra – kryesisht për bukurinë e saj dhe mundësitë e kuptimit të njeriut për mrekullitë e Perëndisë, bukur të skalitura në trupin e Valmirës – ku çdo nejri, me dashje e pa dashje vritej këndshëm në sytë e saj – porsi Redoni i ngushtuar me pamjet e saja, të cilat e dehnin të tërin, me shpresën se ai do të prehej në përqafimin e saj...!
Derisa, Amfioni kënaqej me frymën e saj dhe prehej në elegancën e fjalëve të saja që rridhnin me një gjuhë të kultivuar – kënaqësinë e tij e ndërpritnin trokitjet e kohëpaskoshme në zyren e Valmirës. Me rastin e ditëlindjes së saj, koleget e punës vinin për ta uruar me përqafime dhe dhurata ia lëshonin mbi tavolinën e punës.
Koha ikte... Tani, Redoni përgatitej të çohej. Mirëpo, assesi nuk mundte të pajtohej të shkonte e mos ta zinte për mollaqet e saja të harlisura – bile për ditëlindjen e saj, të fuste diçka të saj në grushtin e tij... Dhe, hiç më pak se mollaqet e ndara në dysh, ai në të ikur, duke u përshëndetur ia zuri të djathtën e mollaqes së tultë plot mrekulli – për çka ndjeu një çlirim shpirti. Edhe këtë veprim hajdutçe, ajo nuk e mori për të keq – përpos se lehtas e goditi dorën e tij, porsi të një fëmije, i cili pa dashjen e tij, e bënte ndonjë gaf të papritur!....
Amfioni, i stërkënaqur, që ia doli t`ia prekte tulet e mrekullueshme - dorën e tij, me të cilën ia kishte zënë mollaqet, e puthi këndshëm, dhe të njejtën në shenjë përshëndetjeje, nga distanca, dorën e tij në luhatje ia zgjati Valmirës, dhe me ngadalë ia mbylli derën e zyres.
(1)
PA YJE PA HËNË
Gracka e parë ku bie çdo njeri, është dashuria!
Ishte kohë dimri e dashur, kur pritej lindja e luleborës dhe syri yt të nxjerrë buzëqeshjen e shkrirë mbi ballin e ngrirë…. Mirëpo… në këmishë nate, hëna memece ndiçonte ballin e dylltë mbi nusërinë tënte të fjetur… Si për inat njëmijë vjet natë. Natë e thatë. Si për inat, në gjemba shtronte gjumin e fëmijëve të ngratë… Si për inat, në sytë e tu plot natë. E palosur e vrarë nga bukurina e shtrirë. Si për inat, hënën e rrahën me lopatë. Si për inat, i ikuzëri, i iku gjaku… Natë, pa yjë pa hënë. Si për inat Njëmijë vjet natë. Kështu e dashur e kujtoj natën e fundit, kur flaka e qiririt dhe nata digjeshin në sytë e mi, kur heshtja jote shponte kokën përtej ashtit tim. Eh, vështirë, shumë vështirë, t’i flakësh kujtimet në vetmi. Nëpër tablotë e kujtimeve harbon koha dhe nga dhembja e han mishin tim. Ashtu… i trishtuar nga hija ime, vetminë e ngrirë mundohem ta vras së koti. Mendjengulur rri i zgjuar me hijen tënde. Andaj, nuk e di? A do të sosej nata me frymën time? Nuk e di? Si të vdiset pa pikë gjaku në trupin tim?!? Në këtë natë ngrice, vetëm lotët puthën në një pikë, dhe lutjet e mia që i thurja në vazhdimësi “A thua me sytë e tu do të çelë mëngjesi?” Eh…, të kujtohet e dashur? – kur e përmbysyr shtrydhje flokun e lagur mbi trupin tim… Bardhësitë tua verbuese i shpalosje me naze… së bashku me zjarrin, prajshëm digjeshe me sytë e prushtë.
Atëherë, në shtëpinë tonë, me dritare kah rruga – të kujtihet e dashur? - kur prapa perdeve grimcoja hijeshinë tënde, mbi trupin tënd solemn të mbuluar me push kadifeje… Tani, në dritë
hëne, nata përgjon dhimbjet dhe për ty gjëmon. I trembur them me vete: pse e dashur sonte s`flet me mua? Si ta zë gjumin nëpër ulurima qensh, që pa dashje ma hajnë gjumin që se kam! Ti e di e dashur! - mua, pa zërin tënd s`më merr gjumi – sikur atëherë të shtrirë e të mbuluar me të kuqen e mëndafshit ngjyrë kërmezi – sikur atëbotë me bollëk lakmie e mbuzur pranë meje…
E dashur, sytë e natës në mua rrudhen në një pikë. I hutuar në një botë tjetër rri i shtrirë… Në këtë shtrat pa ty, nata zgjatë sa një rrjedhë lumi. Këtu në këtë shtrat, dikur i mbushur plot me ty, rrush e prush në mua, saora digjej nata në mua!
Tani, nata e veshur me sy loti, rri e zgjuar pa sy njeriu. Pa sytë e ty, e vetmja dritë, që dukej si një llambë vajguri dhe më rrembente plot etje dashurie në ty…
(2)
FIKSION IMAZHI
Çdo dashuri e është thes i mbushur me brenga!
Fryma
ime, engjëlli im, gjithësia ime, marroqja ime!
Dashuria e mbështjellë me aromën tënde, shëron verbërinë time dhe plagës time i vie këndshëm porsi lule ballsami për ta shëruar dhimbjen time për ty. Andaj, më beso se gjithnjë frymoj me frymën tënde dhe, duke pritur takim tonë vdes i zgjuar deri në agim. Nëse trupat tonë do t`i harmonizojnë frymëmarrjet, do ta ndjej këndshëm ngrohtësinë tënde, pa të cilën qëmoti ka filluarishin të mërdhinë shpirti im i veshur me acar vetmie!
Tani, i
mbuluar me vellon e hijes time dhe ofshamën e një të çmenduri, himnizoj këngën
time të vrarë… Mirëpo, asnjëherë pa i humbur rrugët e ëndërrave, të cilat
shtrohen para meje deri në takimn e sërishë me ty dhe frymën e vakët që
Dua ta dish: se shpalosa shumë gjokse kuçedrash por, askund se takova aromën tënde dehëse… Eh, sikur të isha i mbuzur pranë teje, gjunjas do të hiqesha nëpër vijat e thyera mbi trupin tënd dhe, pa asnjë dyshim, s`do lëja vend të pa puthur në ty. Tani, i lodhur, plot anemi pranvere në mua, i robëruar me ëndrrat vrastare, pres i verbër dritën tënde të ndriçojë rrugën time pa drita…
(3)
SHIU I VJESHTES
Jeta është një kandil i zbehtë, vetëm dashuria mund ta ndrin!
Së bashku me heshtjen tënde solemne iku edhe dielli. Gjethurinat e shkëputura shtrohen gjithandej lagjes së qullët. Për ta parë diellin sërish, dallëndyshet fluturojnë drejt çerdheve të ngrohta, Unë me unë... ende rri strukur mes pritjes së mallit për një puthje që s`më vjen dot nga ti e dashur. Ashtu, pa bëza, fytafyt i kapur nën kthetrat e natës në heshtim, me lutjen time për Ty, lundroj me kujtimet që rrëshqasin ëmbël mbi ballin tënd, që akoma s`mund ta preku... Eh..., sa e vajshme vie vjeshta në sytë e mi. Së bashku me heshtjen time mbulohet nata dhe fytyra yte engjëllore. Shiu i vjeshtës shtrydhej këndshëm, merr përqafimin tënd, dhe prajshëm pikon mbi trupin tim plot zjarrmi dashurie për Ty - ku fryma ime gjen paqen për një frymëmarrje të zgjatur brenda teje, ngrohtësisë sate pushtuese që nuk ma lejon atë shpërthim hyjnor dashurie!...
Tani, të lus e dashur! Eja me shiun e vjeshtës, së bashku t`i lajmë fytyrat e prushta të etura dashurie..., e cila do na rikthej frymën e humbur dhe lotin e tretur me shiun e sivjetshëm. Eja, mos ngurro! - edhe ashtu, një ditë do ta zë rrugën dashuria e pamëshirshme!...
(4)
TAKIMI I PUTHJEVE
Dashuria është ushqim dietal!
E dashura ime! Si askë tjetër, të desha dhe ndjej mall të pashuar për ty- gjithnjë zjarr i shprushur të kujtoj. O Zot! – sa më mungon fryma yte dha afshi i dashurisë sate. Duart tua, sikur lulet kacavarëse në qafën time të tharë mungojnë. Por, ç`t`i bëhet kohës dhe mendjes së njeriut? - kur në takimin e puthjeve mungon e dashura ime!
Dua ta kuptosh e dashur! – kam nevojë fryme për ty, ngase, hetueshëm më vijnë sëmbimet në shpirtin e trembur nga sytë e dashurisë rrëmbyese, të cilët shohin përtej etjes së luleve dhe, vetëm ti, në takimin e puthjeve tona, të cilat tani më mungojnë, dhe vetëm ato, me shiun e luleve mund ta shuajnë zjarrin e shprushur në mua!...
Tani, i shtrirë mbi gjembat e natës, fytyra e hënes ra mbi mua, dhe në sytë e shterrur zuri gjumin tim të lodhur. Mirëpo, përqafimin tënd me aromë dehurie nuk e hetova. Si duket, hëna shtroi mashtrimin e natës memece, dhe pa fjalë mbylli shkëlqimin e saj, pa e hetuar gjëmën e dashurisë sime.
Tani, nuk e di – me çfarë ngjyrash do vishet mëngjesi i nesërm? Si do të vjen syri i agmisë pa pamjen tënde? Si do të çelin luleshpatat pa syrin tënd të shkepur gjithandej horizontit mbi Dardani?...
(5)
ME TË NJEJTËN DASHJE
Dashurinë e njohin vetëm ata që bien në lakun e saj!
E dashur! Me të njejtën dashjeje, me emrin tënd në majë gjuhe, rri e pres e nuk ndakoj së prituri. Sa ecën kohët e pritja më bëhet edhe më e këndshme. Nuk di sa e gjatë do të udhëtoj pritja, sërish do më gjejë ulur tek pragu i derës së yrtit, gjithnjë me syrin e pranverës së veshur në ty. Do të pres deri në përjetësi, me të njejtën dashje, të cilën e mbolle në shpirtin tim, ngase, prej kohësh ndihem i uritur..., më mungon imazhi yt dhe fryma e vakët mbi ballin tim. Tani, sikur mbete ëndrra ime e përlotur dhe, askush s`dua t`mi fshinë lotët për ty. Andaj, me lerë të qajë prajshëm për bukurinë tënde të fjetur në mua... sepse, dashuria shpeshherë shndërrohet në një përrallë, sa e hidhur, aq e ëmbël, e cila, këndshëm rënkon në mua dhe lotët për ty i shndërron në margaritarë dashurie. Pra, lotët vërshues, ku lahet dhembja dhe dashuria për ty, nxjerrin mërzinë e vakët në mua dhe..., për një çast më bëjnë të lumtur, sepse, vaji më vjen sikur një këngë ngushëlluse për ty dhe mua. Prandaj, të dua së bashku me dhembjen që më ledhaton këndshëm, sepse është mëkat të vdesësh pa asnjë të vetme dhembje. Dhembja më bën të ndihem pranë teje dhe të hetoj aromën tënde parajsore.
(6)
FLASIM PA U PARË
Në shtratin e dashurisë s`ka mbretër, aty thyhen të gjitha shtizat!
E nderuara Valentinë! - ka kohë që s`kemi frymuar së bashku. Hezitimi Juaj, që të pimë kafe së bashku dhe të sqarohemi rreth miqësisë sonë të ndërsjellë, më bën të mendojë ndryshe dhe të ndihem i mbështjellë me vetminë time përplot premtime të bukura, që porsi gëzimi i fëmijëve harbojnë nëpër ëndrrat e mia… Ka kohë që flasim pa u parë - gjithnjë matanë celularit dëgjohej buzëqeshja yte që flet shumë dhe nuk bëzanë, për ta kuptuar ëmbëlsinë e fjalës së vërtetë…Nuk do ishte e përceptueshme dhe e kapshme për mendjen e shëndoshë, që ti, me tërë atë potencial bukurie, me një pamje veçane dhe plot shpërthime rrufesh në ty – të mos keshë dikend, i cili do të frymonte këndshëm në prehërin tënd prej një zonje dhe intelektualeje të dalluar… Andaj, do ishte e kuptueshme dhe mëse e pranueshme nga ana ime, që dikush lehtas përkundet në prehërin tënd dhe e zë gjumin parajsor. Përqafimi yt i shtrydhur dhe i ngjeshur pranë një mashkulli meritorë, për mua është me tamam dhe e justifikueshme në tërësi. Andaj, pse heziton?!?… Pse nuk thua se i buzët tua janë të zëna me nektarin e bletës në fluturim! Kjo është mëse e kuptueshme dhe e drejta yte e pakontestueshme. Në këtë kuptim, nuk më pëlqen mospërfillja e zërit tim, i cili rrah së bashku me gjithë rrumbat e kambanave të kësaj bote, për ta kuptuar atë që nuk e ndjen zemra jote…
Nuk e di? – herë herë më dukesh butësi engjëllore, herë – herë, egërsi e bukur dhe e shpalosur… sikur Pentesileja, me tërë lakuriqësitë e saja e varur në krahët e Akilit. E përqafuar me luftëtarin e Trojës, sikur nuk e sheh betejen e një shpirti tjetër, i cili lufton me frymën tënde, për të të zhveshur të ngrohtë në dritën e hënës memece mbi Dardani.
Valentinë e dashur!- Mos e përqafo hijen time, ngase mund të trishtohesh nga pagjumësia ime për ty… unë, akoma jam ndër të gjallët dhe me të gjallët frymoj pranë teje. Andaj, zgjate pakëz dorën që së bashku të yjëzuar të ngritemi në dritë hëne – në mos asgjë tjetër, ma huazo një frymëmarrje tënde, që së bashku t`i pimë kafetë në syrin e mëngjesit, apo të ndonjë mbrëmenate me qirinj të ndezur… Duhet të dëshmohemi… nga suri i pranverës duhet të dalim – o si dy miq të vërtetë, o si dy dashnorë të përgjegjshëm në sytë e njeri – tjetrit… Mos harro! – Ti je ajo, e cila vendos kujt do t`ja falësh frymën tënde të shtrenjtë, mbase, edhe ia ke falur natës, e cila rri syhapur dhe numëron puthjet ëmbëlake mbi trupin tënd të shkrirë në dritë hëne…
(7)
HARTA EROTIKE
Mos u dashuroni marrëzisht, ngase do të vuani përjetësisht!
Vetëm përmes dashurisë jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetë. Dashuria është fisnikërim i ndjenjave dhe lartësim i shpirtit. Ajo është ajo që e lëviz botën dhe ta lëviz edhe tepelekun e kokës po qe se të përplas në prehërin e saj, e nje fisnikeje çfare më je Ti e Dashur. Gabim e kanë ata që mendojnë se mund të jetojnë edhe pa dashurinë e cila rrezaton nga sytë e prusht të femres. Pa femra do ishte bota ferr i vërtetë, ngase, femra e krijoi botën në kopshtin e saj plot aromë dashurie që të jep frymë jete dhe kuptimin për të jetuar më të bukurën e kësaj bote. Bukuria nuk fshihet vetëm në trup, por edhe në shpirt. Trup e shpirt. Nga ky pikëshikim, femra është vatra e luleve më të bukura në botë. Ajo shfleton hartën erotike të trupit të saj dhe shikimet të ndalen para një fotografie eksplozive, e mbështjellë në afshin e ndjeshmërisë plot zjarr, që lëkundin gjinjtë e zanave porsi suvalë deti.
E falënderojmë Zotin, që na ka hedhur këndejpari në kopshtin e bukurisë ku frymon edhe qenia yte plot aromë dehurie. Njohim shumë krijues nga bota e artit, të cilët u frymëzuan dhe bënë emra duke u marrë me të bukurën, e cila i lumturoi dhe ua fali shpirtin për të krijuar dhe për të qenë të lumtur me vetminë e tyre, duke e himnizuar femren në poezi dhe në prozë, duke u shndërruar ndërkohë në ëndërrimtarë të mëdhenj së bashku me mua, me shpresen se sërish do ta përqafoj aromën e një gruaje çfare më je ti e shenjta ime. Tashmë, me dhembje të kujtoj me flokun e derdhur në prehërin tim, me bindje se sërish do qajmë dhe qeshim së bashku. Ndoshta pa dashje, femra kërkon prova dashurie dhe, kur e kupton se është e dashur nga dikush, atëherë, nxjerr në pah naivitetin për t`i humbur vlerat e saja dhe të atij që e deshi.
(8)
ZOG MËNGJESI
Megjithatë..., më mirë të jesh i dashur, se i dashuruar!
Vetëm jam e nuk di ku?!? Imazhi yt ma shtrydh mendjen gjithandej shtigjeve të mendjes së habitur... Nuk di ku dhe kah më vjen aroma e trupit tënd, këndshëm i mbështjellë me afshin e dalldisur në ty!... Pastaj, duart e mia zgjaten drejt teje, për ta zënë zjarrin e prushtë brenda teje!... Në sytë e territ e ndjej shikimin tënd miklues, dhe butësinë e flokut tënd të derdhur shtratit tim...
Nuk e di!
- cili zë pikoi në veshët e natës, dhe butësisht më tha: se fustani të sillej
rreth belit, sikurse unaza në gishtin e dobësuar nga dhembja për ty.
Tashmë, shpirti im i shndërruar në zog mëngjesi, bërë gati fluturimit drejt teje – drejt shkëlqimit tënd, drejt kubesë së qiellit hyjnor, për të qenë krah teje, i shtrirë në mbretërinë tënde që s`mund ta kam... Andaj, si duket, vetëm dëshira është e imja, kurse fuqia magjepsëse mbetet tek ti, ende e pa shpërthyer në mua... Kupto e dashur! Nëse vdes dashuria, vdesin edhe gjithë ëndrat e njeriut. Andaj, jam i lumtur që të kam në ëndërr..., dhe së bashku i merendojmë kujtimet në sirtarin e një dashurie të lënë në rrugën time pa drita, ngase iku shkëlqimi yt, dhe fiku të gjitha dritat e lagjes së ëndërrave. Tashmë, në vend të frymës sate plot magji, në mua flen terri dhe ëndrra për ty.
Pra, unë i shndërruar në zog mëngjesi, do fluturoj me këngën time nën sqetull, drejt teje, të thërras, që së bashku të vritemi në strofën e parë të këngës kushtuar ty e dashura ime.
(9)
ORA
I lumi njeri që ka kujt t`i rrëfehej për dashurinë e tij!
I lumi ai që ka kujt t`i rrëfehej! Unë, rrëfimin tim e bëj me shkronja, pika, presje, pika habitore dhe pikëçuditëse. Kështu, duke i gdhendur fjalët me pika..., rrëfehem deri në pikëpyetjen të madhe, për ta kuptuar, nëse fjalët e mia pikojnë në veshin e duhur dhe syrin e mëngjesit, me të cilin mundohem ta shoh buzëqeshjen e saj - apo, gjithë fjalët, të zhubrosura përfundojnë në koshin e një nate shurdhmemece!...
Megjithatë, shkruaj, ëndërroj dhe kujtimet më shkepen gjithandej - si zhelet e një lypsi, i cili, pa fjalë shikon sytë e kalimtarëve, nëse do ia ngrohin grushtin me ndonjë lek të mbetur anash...
Eh, sa kisha dashur të dëgjohen dhe të puthen fjalët e mia! - në ëndrrën time të shkrihet trupi i saj. Të jetë e imja, e vetmja lule në kopshtin e Edenit, ku të ngjeshur me lakuriqësi, do ta kafshojmë mollën e ndaluar!...
E dashur! Mos u friko nga kafshimi i mollës! Ne do të kemi dashuri të bollshme, me të cilën mund të ushqehemi jo vetën ne, por edhe zogjtë e uritur, të cilët fluturojnë rreth nesh duke ekzekutuar këngën e etjes për ty, për pikat e lotit në shuplakën time, për buzëqeshjen tënde, që dukej porsi dielli në mesditën bregdetare.
Tani, nuk e di se cila ëndërr, cila shkronjë e radhës, cila pikë e shiut, cila ditë do të ma kumtoj orën e takimin tonë në mesditën e puthur ?!?
A thua, besimi im i verbër në ty, do t`i rrënoj gjithë ëndërrat e mia? Nëse më do, të lutem e dashur, shtrohu në përqafimin e ëndërrave, ku zhvishet bukuria yte në mua!...
(10)
SHPIRTËRORJA DHE TRUPORJA
Kur në dashuri numërohen puthjet, ato sosen shumë shpejt
Pa bëza, pa e trzuar këngën e mëngjesit, mundohesha ta lexoja mendjen tënde të mbyllur në sirtarë prej kohësh…, dhe sillja ndër mend fjalët tua të mbështjella me ledhka dashurie, nga të cilat rridhte një shpresë latente në sytë e mi...
Interesant!
Sikur mundohesha ta bëja një dallim në mes të shpirtërores dhe trupores sate...
Edhe pse të dua të tërën... mendoj se dashuria ndahet në dy pjesë - në atë
shpirtërore dhe në atë trupore. Sipas një mëndimi, shpirtërorja fillon prej
belit e naltë, kurse truporja prej belit e poshtë. Mirëpo, si të ndahen këto dy
pjesë të një mrekullie në ty?... Megjithatë, në pjesën e naltë, qëndron koka.
Në kokë qëndrojnë sytë e shpirtit, buzët e epshit dhe fjalët në majë të gjuhës,
pa të cilat nuk mundemi dot ta shprehim atë që duhet thënë në sytë e tjetrit.
Brenda kokës qëndron truri - pjesa më vitale e organizmit tonë - qendra e
shqisave e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve tona të
vullnetshme. Pra, truri është qendra e mendimeve, ndijimeve dhe e përceptimeve,
përmes të cilave njeriu shpreh vullnetin e tij për shumë gjëra e në veçanti për
dashurinë dhe të bukurën, për ta dalluar dhe shijuar aromën e parfumit në
trupin e shkrirë të ndonjë zonje, e në veçanti në trupin tënd. Bile, atyre të
cilëve s`i hynë dot gjërat në kokë, themi se atyre u janë bërë trutë çorbë...
ose ju kanë ikë trutë në fund të këmbëve. Në këtë kuptim, na
(11)
ËNDRRA ZGJATU PËLLËMBEN E DORËS
Dshuria është labirint i panjohur. Për ta gjetur korridorin e daljes nuk të premton fryma!
Pamja yte nuk mund të diskutohej… Vështirë se dikush mund t’i rezistonte prekjes sate - qoftë edhe me të vetëmën majë të një gishti... Pafajsisht të veshi Perendia me sy të qeshur, që hapin shteg drejt përqafimin tënd.
Në vorbullën e mendimeve të shumta, teksa ëndërroja ta rrokja qenien tënde të lëmuar... që ngazëllente aromën e paqtë të përqafimit, frika nga pamja yte engjëllore i bënte gjithë fjalët të heshtin. Imazhi yt shpirtëzonte ndjanjat, mendjen time dhe gjakun e fuste në lëvizje, që të bëja hapin e parë drejt shtegut të hapur... I pushtuar nga aroma yte - sikur bëhej zgjimi i një shpirti tjetër në mua... Nga hyjnorja e dëshiruar..., sikur e humba pusullën dhe befas më kaploi një hutesë. Papandehur, ëndrra e zgjati pëllëmben e dorës sime drejt teje. Ti, kënaqshëm ma zure dorën dhe e shtrove mbi shuplakën tënde elegante. E pushtuar dhe e ngacmuar nga ndjeshmëria e prekjes, me një hov, sikur ëndrra të shtriu të shpalosur pranë meje.
Tash, e mbuzur pranë, me mollëzën e gishtin tregues, ecje nëpër tri vijat e pëllëmbës sime dhe ndalove tek vija e jetëgjatësisë. Ende, pa filluar të flisje për vijat e pëllëmbës, një intuitë e mbrehtë, nën peshën e një shtyse të fortë instikti, na kryqëzoi shikimet dhe pa bëza u zunë në përqafim.
Tashmë e shtrirë... Frymëmarrjen e parë me trup të hapur, symbyllurazi e ekzekutove në duart e mia!... - me një kafshim epshi i njome buzët e thara. Pastaj, shpalose krahët, kofshët, gjokset dhe kërthizen zambake. Nën frymëmarrjet e zjarrta sërish i takuan shikimet dhe, flaka e mori qafën tënde të zhveshur, të një gruaje me përqafim të etur, që po ecte drejt flakës... Në ty, sikur lëvizte lumi dhe sillte ujërat që dehin...
O Zot! Gjërat po lëviznin me një shpejtësi marramerndëse – thash me vete. Si duket, dimri i sivjemë nuk do të ketë ngrica... Në mes kofshësh tua të ngrohta do të shkrinë të gjithë dimrat...
Me një zë ëmbëlak dhe shikim prushi më the: M’i prek djersët mbi ballë, edhe ato që ecin nëpër vijat e thyera të trupit tim. Prek çdo gjë në mua... Preki edhe daullet e gjakut tim dhe dëgjojë se si rrahin nën trupin tënd. Mund të fundosësh edhe në gjakun tim i dashur. Fundosu ku të duash në mua... Të kridhemi së bashku në vorbullën e dashurisë, ku në çdo frymëmarrje këndshëm mbytet njeriu!..
Ëndrra sybukur vazhdoi me të njëjtën marramendje dashurie. Djersët e mbyllura në sferat e kristalta, të prushta, rrokulliseshin nëpër vijat e trupit tënd dhe shkriheshin në rrjedhën e ëndrrës…
(12)
MËNDAFSHET E NATËS
Mos u dashuroni marrëzisht, ngase do të vuani përjetësisht!
Nuk e di
se si ndodhi! Ëndrra më thirri me zërin tënd, që të shtrohemi së bashku nën
mbulesën e natës së mëndafshtë. Në të
afruar buzë shtratit tënd, ende pa u prekur..., me the që të futem në banjo!
Unë kam bërë banjo para se të vijë këtu – të thash me një drithërimë zëri.
Mirëpo, më shumë kam nevojë t’i lajë dhëmbët. Nëse ke ndonjë brushë të
papërdorur, do t`ishte mirë. Të thash, sikur doja të kuptosh, se edhe unë e
ndjej etjen e natës në ty...
I pushtuar dhe i mbushur plot ndjenja gjallërie, Të vështrova këndshëm dhe këmbëcingthi hyri në banjo. Përveç larjes së dhëmbëve, e bëri edhe një dush të lehtë. Pa u vonuar, me trup të vakët dhe frymë burri, u struka nën faqën e jorganit dhe u mbuza pranë trupit tënd të shkrirë... Tani, brenda syve të natës, për herë të parë të shikoja si një tërësi..., të shpalosur deri në mëndafshet tua... Trupi yt, i veshur me mrekullitë e Perëndisë, ngjante në një qershi të mbushur përplotë kokrra ëmbëlake. Me dashje..., me temena ngriti dorën e majtë dhe mblodhe flokun e derdhur, bëre një rrotullim trupin në të djathtë, dhe ngjeshe gjokset në kraharorin tim. Porsi një vashë lezetare, me buzë të prushta, në sytë e tu çeli një buzëqeshje fragmentale. Unë, me një frymë të ngritur, këndshëm të zaptova të tërën... Mes gishtërinjve, me një egërsi elegante, përposhtazi t`i zura pjesët e tulta...
(13)
ANEMI PRANVERORE
(Dashurinë e ngurtë e shkrinë ëmbëlsia e fjalës)
Nga malli për ty digjem këndshëm. Ëndrrat më kanë mbetur të mbyllura në sirtarin e mendjes së humbur nëpër mugëtirën që s`mund ta shqyej. Vështrimi im, tashmë i venitur dhe plot anemi pranverore i lodhur në mua, sikur numëron hapat e fundit drejt teje e dashur! Prej kohësh kur të njoha, verbërinë time e mori malli dhe shtriu acarin në horizontin e humbur. Tashmë, Perëndia zgjodhi bukurinë tënde, të më denoi këndshëm - që shikimi dhe mendja ime të mbesin të ngrira në të vetmen pamje magjepsëse, ku vizatohej dhembja në dritë hëne dhe thyhej dritëhija mbi trupin tënd plot mrekullira ende të paputhura në ty dhe brenda teje..., të cilat ma zgjasin ofshamën deri tek gishtërinjtë e këmbëve që nuk ecin dot pa frymën tënde, që më mungon tej mase dhe më bën të çalë... A thua, do e kuptosh dhembjen time, ori e bekuara e Perëndisë?!? Nuk e di! – përse ma dhuroi Zoti aromën tënde, që s`mund ta ndjeja përgjithmonë?!?
Jo vetëm unë, por askush tjetër nuk do të të imagjinonte, nëse shpirti yt dhe bukuria e derdhur në ty nuk do ishte një shtysë e fortë, për të qenë i mbuzur me frymën tënde. Në këtë kuptim, nuk dua t`ju bindi (ngase kot kur atë nuk e ndjeni), se është mëkat të vdes dashuria e pashijuar, nga njeriu i cili për çdo ditë..., mengjeseve, mbrëmjeve, para gjumit, dhe atëherë kur nga makthi i dashurisë për ty zgjohem para këngës së gjelit, vazhdimisht duke menduar për ty, duke përqafuar hijen tënde, me dënesë rrjedhin lotët nga qepallat e lagura për ty dhe këngën e dashurisë sonë që iku pa e shijuar nusërinë në ty…
(14)
ROB I LUMTUR!
Falë dashurisë edhe ne dashurojmë
Interesant! – ka kohë, që netët e mia shtrojnë terrinën pra syve të venitur, për t`ma vështirësuar pamjen tënde dhe kujtimet për ty e dashur. Megjithatë, sonte hijet e natës memece më vijnë me fytyrën e tënde të qeshur, e cila këndshëm shkrep buzëqeshjet e praruara në dhomën time. Dhe, sikurse me shkas..., sikur e hazërt…, erdhe të shtrohesh në dhomën e gjumit dhe me majën e gishtërinjve t`u plot elegactë e shprishje flokun e dendur në pasqyren e shpirtit tim të etur për ty...
Unë, asnjëherë s`i takova vobektësisë së njerëzve, të cilët nuk dashuruan kurrë askë dhe mbetën të mbyllur në vobektësinë e tyre të pakuptimt! Andaj, janë të vobektë ata që asnjëherë nuk dashuruan, përpos që deshën të jenë të dashuruar nga të tjerët. Ata nuk e kuptuan aromën dhe forcën e dashurisë, as dhimbjet e këndshme - sikurse lehonat që ngrehin zërin të vërshuara nga lotët e gëzimit, të veshura me buzëqeshjen e lindjes së re, të një jete dhe frymëmarrje të re, që na vie dhuratë e një dashurie të re. Në këtë kuptim, çdo dashuri është një lindje e re, e cila rrjedh ndryshe, me një aromë tjetër dhe asnjëherë nuk ngjanë me ty dhe ëmbëlsitë t`ua përplot lakmi dhe bollëk bukurie...
Sikurse edhe dje, sot, nesër dhe gjithnjë, mundohem këndshëm që të rikujtoj në vazhdimësi, që të shkruaj, për ta kuptuar se nuk është vështirë të jesh rob i një dashurie. Dhe për këtë, e dashura ime, unë ndihem rob i lumtur...
Nganjëherë pyes se nga më erdhe? Cila erë e fortë, të p[rplasi në verbërinë time, e cila nuk më la të shpalsi tërë shikimin tim nëpër vijat e shtigjeve të trupit tënd! Prej nga retë e imazhit të t[nd më përcjellin prej çasti në çast?!? Pse nuk mund të zhveshi mendjen nga kujtimet për ty? Ku je ti e dashur?!? - që e praruar rri para meje e nuk flet me dhembjen time?!?
Interesant! – nga dashurisë për ty, herë – herë ta kam “frikën”, të “urrej” dhe të “vras” për çdo ditë, sepse, ti je frika ime dhe ethet e mia, të cilat nuk largohen nga unë, sepse ti je e vërteta, shpirtërorja ime – pa të cilën nuk mund t`i hapi sytë e mëngjesit...!
(15)
DO TË KUJTOJ KËNDSHËM..
Dashuria e mund burrërinë
E dashura ime! – kur e do dikë, natyrshëm duhet të vuash për të, ngase, kujtimet të bëjnë të ndihesh i privilegjuar për atë që e deshe dhe e kujton! Kur e humbë dashurinë, dëshiron që ta rikthesh, andaj, edhe nëpërmjet kujtimeve e ruaj ngrohtësinë e buzëqeshjeve tua “vrastare”. Nuk besoj, se dikush do shkruaj pafundësisht, duke të dërguar mesazhe të nxjerra nga zemra dhe porsi rrumbi i një kambane të humbur kujtimet për ty përplasen mureve të jetës. Këtë e bëjnë vetëm ata, të cilëve u ka mbetur në fyt puthja yte, andaj, bindu se kënga ime është vrarë në hijeshinë e syve t`u, që ma dhuruan verbërinë për të të mos parë më!...
Tani, shpeshherë më dukej: se rreth meje fluturon imazhi yt me fytyrë engjëllore dhe buzëqeshje krenare, dhe zogjtë e dalë nga parajsa yte, më ledhatojnë me krahët e tyre. Duke e diktuar dhembjen time, me cicërrima shërojnë plagën time, që mbeti e hapur deri tek rrënjët e dhembjes për ty e dashura ime, që mbolle rrënjët e dashurisë në mua!!!
Nuk di! - se si ta dërgoj një puthje, të ta hetosh ngrohtësinë time, e cila mbanë shenjtërinë tënde, të mbështjellë me dashurinë time të varur në portën e parajsës sate! Nuk e di?!? Vërtetë nuk e di?!? Si ta dërgoj një puthje e ta kuptosh, se pa ty, vetmia ime nxjerrë një frymëmarrje të një të marri, i cili vallëzon me hijen e flokut tënd...
Çfarë të të shkruaj më? Të të them se më mungon - e di bota! Të të shkruaj se nuk mundem pa ty, e di fryma ime e harxhuar... Andaj, mos t`i lëndojmë kujtimet dhe të bukurën, sepse ti e do fjalën time të varur në qepallat e mia, ku ruhet loti im dhe derdhej vetëm për Ty.
(16)
KUJTIMET PËR TY I MBAJ NËN SQETULL
Dashuria është “batanie” e ngrohtë
Eh.., tani në britmin e parë të kësaj vjeshte, ditët e lagura do shkrihen në lumin e etur. Koha e artë, porsi një kuadro filmi, pa e parë kalon nëpër katrorin e mendjes sime të humbur diku në horizontin e mbushur mugëtirë mëngjesi vjeshtor. Andaj, të lutem e dashur! Mos lejo të më dashuron askush tjetër përpos kujtimimeve për ty. Të betohem, çdo ditë do të vishem vetëm me kujtimet për ty. Me të njejtat do e zë gjumin së bashku me aromën tënde “Armani Diamonds”.
Ty, që nuk të shoh më, dua që të ndjej..., të dashuroj me frymë të zgjatur, t`i përkujtoj sytë e qeshur përplot dashuri në mua! Të të dashuroj, aq sa zgjat aroma yte në mua, e cila sa vjen e shtohej, sa vjen e derdhej në sytë e përlotur!...
Vetëm ti e din se sa më duhesh... buzeqeshjet tua të ngrohta dhe dashuria deri në qiell. Vetëm ti, do më shpëtoje nga kthetrrat e dashurisë sate. Askush tjetër s`mund ta largoj lepardin e zi, që rri karshi meje dhe ma ndalon ardhjen tek ti. Vetëm ta dish: shtegun e dashurisë askush s`mund ta mbyll. Dashuria është si lumi i tërbuar, i cili vërshon toka të tëra për të arritur deri tek buzët e thara... Njeriu është si rrapi, i denjë për t`i qëndruar furtunave dashurore. Eh, dashuria ime..., më trego të lutem: si të shartohem me fuqinë e lisit të bungut, që ta kuptosh qëndrueshmërinë time dhe rrugën drejt parajsës sate?...
Shpeshherë është vështirë t`i gjesh fjalët, sepse ato të vërtetat janë të pakta dhe çuditërisht njerëzit nuk ju besojnë, ngase, në vorbullën e të pa vërtetave, humbin fjalët dhe sëmbimet e zemrës, që ngjajnë në një regëtimë drite të humbur në errësirë...
Vështirë, vërtetë vështirë, të ta përshkruaj dhembjen time dhe prekjen tënde, nga e cila fshihet edhe dielli, nga frika se do shkrihet shkëlqimi i tij nga prekjet tua... sepse, nga nënqeshja yte lozonjare fikej zjarri dhe nga shikimi yt kurohen plagët dhe shndërrohen në ëmbëlsi gjumi që se kam. Çfarë të të them tjetër, kur i mungon shkëlqimi yt mendjes time.
Më kujtohet takimi i shikimeve tona, ku tinëzisht luftoja me vetveten time, për t`u bindur në pafajësinë e syve t`u, që pa dashje më shikonin nën harkun e vetullave të djallëzuara... Në këtë kuptim, engjëjt takohen me Zotin, duke besuar se edhe unë do të takohem me aromën tënde dhe gjithë dehurinë e shikimit tënd – pafajësisht të shkruar bukur!
Këtu e gjithë jetën, mesazhet dhe kujtimet e dashurisë për ty, hapërojnë nëpër labirinthet e mendjes sime, duke i mbledhur kujtimet për ty dhe pjesët e trupit tim, sepse, kudo që të nisem, kujtimet për ty do i mbaj nën sqetull, i mbështjellur me aromën tënde dehëse...
(17)
GRINDEM ME ATË QË NDJEJ PËR TY
Dashuria është një ëmbëlsirë: e bukur dhe shumë e shijshme. Por, në të arritur në stomak shndërrohet në helm
…Aq momente të bukura…, fjalët tua dhe kujtimet më ngrehin dorën e tharë…, m`i ledhatojnë faqet e skuqura nga zjarrmia për Ty… Dhe, tash i ndryrë, nuk e di, si ta sqaroj mungesën e frymës sate... Ty, e cila nga larg e heton gjëmën time, mërzinë e fshehur nën qerpikët e lagur për ty. Ty, e cila di ta ngroh shpirtin tim të mërdhirë, aq sa duhet, as më shumë as më pak. Aq sa të ma kthesh buzëqeshjen e vrarë… Ty, e dashura ime, e cila e di sa shumë preferoja të të puthja symbyllurazi, vetëm pak pas guaskës së veshit, lehtas, sa për ta hetuar aromën tënde dhe timen të preferuar dhe frymën e zgjatur nga puthja e bekuar…
Shumë dashura, ime – sikur të më shikoje në sy… do t`i kuptoje të gjitha… Të gjitha ndjenjat e mia, të cilat çdo ditë rënkojnë pë Ty, me gjithë madhështinë tënde prej një femre veçane nga lulet tjera, që si mbolla asnjëherë në shpirtin tim, përpos aromës sate të cilën akoma e ndjej dhe më bën të ndihem pranë teje…
Prej kohësh që nuk shihemi, në vazhdimësi më shtrydhet mendja, dhe nuk kam guxim… nuk e di, se si të ta them në sytë e ty të prushtë të veshur me bojëra vere, ta zbrazi shpirtin… shpirtin e mbushur me vrerë dashurie, sepse, akoma të ndjej…, sikurse shtrati im i gjumit që se kam, akoma mbanë aromën tënde, sikuse trupi im akoma digjej nga prekjet tua…Andaj, mendimet nuk më lënë të qetë… grindem me vetveten... me atë që ndej për ty e dashura ime! Pastaj, kafshoj terrin në mua dhe buzët tua, duke kërkuar gjurmë kafshimi në to…
E dashur! – as vet nuk e di, a është kjo dashuri? – apo çmendi?!? Mirëpo, e di, se nga koha që kaloi e nuk piqemi së bashku, ditët zgjasin në përjetësi. Më mungon buzëqeshja yte, ato vrima në faqet tua të ndezuara shëbojë. Prekja yte. Shikimi yt tinëzisht i puthur në mua…
Tani, pyes vetveten: pse ike nga shuplaka ime? Nëse është dashur të shkosh, të më lësh më dashurinë time - për ty të çmendem… të digjem, të më mundosh këndshëm, atëherë pajtohem, pajtohem me të gjtha për ta kujtuar ëmbëlsinë e dashurinë tonë!
(18)
MALLI...
Ai që dashuron me masë, dashuron gjatë
Nga malli për ty digjem këndshëm. Ëndrrat më kanë mbetur të mbyllura në sirtarin e mendjes së humbur nëpër mugëtirën që s`mund ta shqyej. Vështrimi im, tashmë i venitur dhe plot anemi pranverore i lodhur në mua, sikur numëron hapat e fundit drejt teje e dashur! Prej kohësh kur të njoha, verbërinë time e mori malli dhe shtriu acarin në horizontin e humbur. Tashmë, Perëndia zgjodhi bukurinë tënde, të më denoi këndshëm - që shikimi dhe mendja ime të mbesin të ngrira në të vetmen pamje magjepsese, ku vizatohej hëna dhe thyhej drtëhija mbi trupin tënd plot mrekullira ende të paputhura në ty dhe brenda teje..., të cilat ma zgjasin ofshamën deri tek gishtërinjtë e këmbëve që nuk ecin dot pa frymën tënde, e cila më mungon tej mase dhe më bën të çalë... A thua, do e kuptosh dhembjen time, ori e bekuar e Perëndisë?!? Nuk e di! – përse ma dhuroi Zoti aromën tënde, që s`mund ta ndjeja përgjithmonë?!?
(19)
NATA E ZHVESHUR NË TY…
Në dashuri s`ka garanca
Për çdo ditë, një besim i verbër më krijon kënaqësi plot diell në sytë e Valës. Ëndrrat e mia shkrihen së bashku me buzëkuqin tënd në buzët e mbushura përplot lëng luleshtrydhe. Më shumë se kjo, nuik më duhet e dashur. Ti je buzëqeshja ime, nga e cila ikin retë e zeza dhe krijohet një baraspeshë e qëndrueshme në shpirtin tim. Me fjalët dhe frymën tënde të vakët dhe shumë ndjenja tjera, marrin këngën për të vazhduar me dëshirë drejt teje në përqafimin e Valës së harruar!
Gjithmonë marr inspirim të jashtëzakonshëm kur mendoj për ty dhe këngën e fyelltarit të varfër, i cili, së bashku me blegerina shtrinë këngën e tij nëpër gjithë horizontin e presht parajspor. Andaj, të deshiroj në çdo fjalë të këngës dhe çdo kënd të jetës sime të pakuptimt, deri në takimin tonë...
Nganjëherë më kaplon një mendim i trisht, se nuk do të takoj kurrë, asnjëherë nuk do e ledhatoj natën në ty…, nuk do ta erëmoj asnjëherë gjallërinë tënde me aromë livadhesh të mbushura luleshtrydhe, asnjëherë nuik do e shijoj ëmbëlsinë e buzëve tua të shkrira nga zjarrmia e dashurisë…
Megjithatë, unë e imagjinoj natën e zhveshur në ty, vetëm në këmishë nate dhe flokun e shprishur!... Megjithatë, unë shkruaj, për ditët që nuk mund të të përqafoj, deri në takimin e yjeve me natën solemne i shtrirë pranë teje!…
(20)
NATA KRIDHEJ NË TY
Mos hyni thellë në dashuri, ngase do zhyteni në baltën e gjallë.
Derisa kjo natë kridhej në pafundësinë e bukurisë sate, symbullurazi mundohem të mbështillem me ngrohtësinë tënde dhe të lumturohem - që ti egziston në pasqyrimet e mendjes së një të marri!... Në pafundësinë e kaltërsisë ëndërrimtare dhe pikat e dhembjes sime, madhështia yte më rrëmben këndshëm... Bile, sikur të kisha afër..., kjo natë do më dhimbte më pak. Mirëpo..., edhe kjo do të kaloj dhe sërish do jemi së bashku në shkëlqimin e diellit. Nëse këto mbesin vetëm iluzione ëndërrimtare, vetëm prekje e një mugëtire, ta dishë e dashura ime nuk ka asnjë fuqi e zezë, që mund të më ndaloj e të mos vazhdoj ëndrrën time dhe rrugëtimin drejt buzëqeshjes sate, ngase, unë jam në pritjen tënde, të më rrëfesh për kohën dhe puthjet e humbura, ta ma rikthesh shikimin dhe ëmbëlsinë tënde prej një engjëlluashe e ngujuar në parajsën tënde...
E dashura ime - mos u merakos për mua! Unë nuk i frikohem dhembjes së dashurisë, përkundrazi, dashuria për ty më bën të ndjej këngën time të vrarë, dhembjen tënde, frikën tënde të paarsyeshme..., çdo plagë në zemrën tënde të madhe, qetësinë tënde që s`më flet. Të gjitha i ndjej dhe kënaqem me dhimbjen time. Të gjithë ne, kemi nevojë për disa çaste heshtjeje, ngase, heshtja na vie si një këngë ngushëllimi për kohën që iku vrikthi – pa e kuptuar lumturinë dhe aromën e luleve parajsore...!
Më beso, e dashur! – të gjithë ne, nga një dashuri kemi lindur! – dhe kështu ka filluar... Jeta jonë është dhuratë e një dashurie, e cila lindi nga sytë e prushtë... Andaj, dashuria është diçka hyjnore dhe, nganjëherë jemi të pazot ta kuptojmë frymën e saj, pa të cilën nuk çelin lulet, me të cilat thuren kororat e dashurisë!...
Kupto e dashur, që nga dita që nuk shihemi, në kubenë e qiellit janë fshirë të gjithë yjet. Eee, kënga ime e dashur, e tërë kjo natë memece, më bënë të vdes nga kujtimet për ty. Andaj, kisha dashur, që së bashku të rrugëtojmë deri në pafundësi...
Tani, qëmoti e kam kuptuar – se ti i takon yjeve mëtanë botës sime dhe e tëra je shndërruar në shkëlqimin prej Hëne...
(21)
NATË E ZHVESHUR NË TY
Dashuria dhe frika hetohen nga stomaku.
Për çdo ditë, një besim i verbër më krijon kënaqësi plot diell në sytë e ty. Ëndrrat e mia shkrihen së bashku me buzëkuqin tënd, në buzët e mbushura përplot lëng luleshtrydhe. Më shumë se kjo, nuk më duhet e dashur. Ti je buzëqeshja ime, nga e cila ikin retë e zeza dhe krijohet një baraspeshë e qëndrueshme në shpirtin tim. Me fjalët dhe frymën tënde të vakët dhe shumë ndjenja tjera, marrin këngën për të vazhduar me dëshirë drejt teje në përqafimin tënd të harruar!
Gjithmonë marr inspirim të jashtëzakonshëm kur mendoj për ty, dhe këngën e fyelltarit të varfër, i cili, së bashku me blegerima shtrinë këngën e tij nëpër gjithë horizontin e presht parajspor. Andaj, të deshiroj në çdo fjalë të këngës dhe çdo kënd të jetës sime të pakuptimt, deri në takimin tonë...
Nganjëherë më kaplon një mendim i trisht, se nuk do të takoj kurrë, asnjëherë nuk do e ledhatoj natën në ty…, nuk do ta erëmoj asnjëherë gjallërinë tënde me aromë livadhesh të mbushura luleshtrydhe, asnjëherë nuk do e shijoj ëmbëlsinë e buzëve tua, të shkrira nga zjarrmia e dashurisë…
Megjithatë, unë e imagjinoj natën e zhveshur në ty, vetëm në këmishë nate dhe flokun e shprishur!... Megjithatë, unë shkruaj, për ditët që nuk mund të të përqafoj, deri në takimin e yjeve me natën solemne i shtrirë pranë teje!…
(22)
DALLDIA E AROMËS SATE…
Dashurinë e vrasin vetëm fjalët.
Pasi i hapa sytë e mëngjesit, nuk di se si më erdhi..., ta laj fytyrën me buzët tua! Mirëpo, gjithnjë më fshihesh prapa perdeve të ëndrrave. Vetëm tinëzisht, në dritë hëne, me naze shfleton pjesët më mishtore të hijeshisë trupore, për ta shtuar etjen e ëndrrave të kallura dhe gjëmën e rënkimeve për ty e dashur.
Nuk e di, e dashura ime?!? Pse më përcjllë hija jote? E buzëqeshur më përcjellë pas çdo hapi! Ta ndjej frymëmarrjen e lodhur pas meje, ngase merr frymë në mua, në çdo kohë e mëndim për ty, unë shikoj me sytë e t`u. Me sytë e t`y shikoj, andaj, gjithkah kah degdisen kujtimet e mia, e tëra je në mua dhe nxjerrë frymën nga shpirti im, për t`i njomur buzët tua me afshin tim. Nga brendia, kur më kap dalldia e aromës sate, e kërkoj vetëm fjalën tënde, prekjet tua mbi ballë, të më shërojnë nga të ligat e terrinës shtruar brenda meje…
Çdo gjë që frymon rreth meje më je ti. Sepse, dashurinë që e mbolle në kubenë e qiellit, me zë parajse vjen në mua. Buzëqeshjet tua kalojnë rrugën fshehurazi, nëpër retë e mërrolura, pa i lagur faqet e skuqura, ende e vakët dhe e hazërt shtrohesh para meje, për t`i vulosur kafshimet në mesnatën e zjarreve… Dashurinë që e mbolle në qiell, mbeti e varur dritë nuri në mua…
Tashmë, zemra ime regëtinë një dritë të mekur, e shndërruar në skenë baleti, atje tek liqeni i mjellmave i mbushur lot gëzimi, se dita do të takoj me mua dhe diellin në shuplakë dore, që e ruaj për ty e dashur, për t`i hapur sytë bojëvere që të shohësh çdo gjë që shoh dhe unë. T`i shohësh të gjitha, t`i marrësh të gjitha, ngase, çdo gjë e imja është pjesë e ytja, që e lë të rënkojë thellë në mua!...
Dhe kështu e dashur ime! - çdo kujtim i imi rrugëton drejt teje, nga mendja ime deri tek sytë e ty plot diell, për të qenë gjithnjë e sigurt në dashurinë që ruaj për ty, sepse, edhe gjaku im ka marrë ngjyrën e syve Ty!
(23)
EJA KREHE FLOKUN E PRANVERES
Dashuria e vërtetë i ka tingujt e harmonizuar.
E dashur, ti e di, se unë frymoj me aromën tënde, me gjithë ngjyrat e dashurisë sate, me të cilat këndshëm vishet pranvera në sytë e mi. Ti je në mua më shumë se fryma e shpirtit..., më shumë se etja e grunajave të thara.
Prej se i takuam shikimet, së bashku me zërin tënd të ngrohtë, nga rrënjët e luleve hyre në mua dhe lidhe gjithë plagët e mia... Tani, në mua çele gemin e dashurisë së vyshkur!
Më duket se erdhi koha, kur solemnisht do të trokasësh në vetminë time, që ta zgjosh këngën e zogjve të uritur për dashurinë tënde, Eja, eja krehe flokun e pranverës, dhe bëhu buzeqeshja e ditës sonë të re...
E dashur, gjithnjë të ndjej se të kam pranë! Buzëqeshjet tua të shkrira, m`i ngrehin perdet e mykura nga sytë e politur në ëndërrimet për ty. M`u bëre kuptimi im i jetës. Yllesha ime, që shndërritë errësirën time. Të lutem! – eja në përqafimin tim dhe vrite djallin që rri nën sqetullat e mia... sepse, pythjet tua ngjallin ndjenjat e fjetura në mua dhe verbërisë sime ia falin dritën e humbur.
(24)
HËNË E STOLISUR ME YJET KURORË
S`ka ilaç për të sëmurin nga dashuria.
Edhe një ag mëngjesi, me naze nxjerrë dritën nga sytë e ty, për ta fshirë errësirën me pamjen tënde beharore. Kjo pra, e bukura dritë, e shkrirë në buzëqeshjen tënde, me aromë dehëse shtron flokun tënd në gjithë horizontin e luleve plot nektar dashurie. Kori i luleve në horizont, me frymë të ngritur këndojnë odet e Serembes, dhe me forcë ndjenjash, me lot vajtojnë një këngë solemne kushtuar ty e dashura Valë. Ty që më je Hëna ime e stolisur me yjet kurorë!.. Andaj, netëve të pa gjumë, shikimi im vishet gjithë qiellit mistik, rrugës së qumështit, duke u përbiruar mes yjesh, diku në pafundësinë qiellore, diku ku mund të të të gjejë të stolisur me qëndizmat e yjeve mbi ballë – atje lartë, ku shkëlqimi i yjeve barazpeshon me bukurinë e shkrirë në sytë e t`u ëmbëlak.
Me agun tim, sikur më bëhet se shuhet shpresa, nga frika se yjet do të fikën nga etja për ty. Sepse, netët pa yje, pa mëshitë tërheqin zvarrë shpirtin tim, deri tek xhepat e errësirës së fshehur prapa hijeve të natës.
Megjithatë, shpresa për takimin tonë më mbanë frymën. Nata në pritje më jep shpresën e re, se do të kalërosh mbi kuajt e rrufesë drejt përqafimit tim!
Eja, më jep dorën, së bashku të ngritemi në dritë hëne. Eja, më merr këndshëm, atje ku mbretëron dashuria, atje ku ëndrrat e mia përjetohen si të vërteta...
(25)
ËNDËRR VJESHTE
Ku s`ka diplomaci, s`ka as dashuri.
Tani, sapo i mbylla sytë… prapa perdeve të lëshuara , nata syveshur përgjon klithjet e një dashurie të humbur në mesnatë. Një shushurimë ere shiu, me vete merrte gjethet e zverdhura dhe gjithandej shtronte vjeshtën e qulltë mbi Dardani.
Nata e strukur në mëndafshet e saja..., hetueshëm ndjente ngrohtësinë dhe prekjet magjike me gjuhën e etjes së natës… Pa bëza, ajo shpalosi gjithë ngrohtësinë e gjokseve të saja gjimbushura, dhe natën e zhveshi deri tek themrat e këmbëve të lëmuara mrekullisht… Deri në frymëmarrjen e fundit, nuk e kurseu as këngën as puthjet, që të dashurin ta vë në prehërin e saj, dhe ëndrrën e tij ta vë në dritë hëne. Le ta shoh e gjithë bota ëndrrën syhapur, dhe etjen e një ëndrre për dashurinë e humbur.
Ti e dashura ime, akoma nuk flet me mua. Akoma nuk e fshinë lotin tim, me të cilin pakufishëm ngrehi këngën deri në kupë të qiellit, për ta shtrydhur shiun e vjeshtës, që ta shpëlaj ftytyrën time të përloturt gjithandej mureve të dhomës sime plot acar në mua…
Tani, i ngelur me kujtime, vishem me ngrohtësinë e një puthjeje, e cila, thellë më rrëmben mendjen e shprishur për të qarë në prehërin tënd, premtuar prej kohësh, kur i lidhëm gishtërinjtë dhe të putha në trinë dore…
(26)
NATA MEMECE
Nëse dashuroheni për çdo ditë, do ta humbni kuptimin mbi dashurinë.
Kur njeriu rri i mbështjellë me vetminë e tij, mundohej ta gjejë një kompromis me natën dhe dashurinë e degtisur matanë maleve të shenjta. Kështu, nata memece rri syhapur, për të zënë ëndrrën e radhës, e cila vjen me një nënqeshje dhe mbuzej pranë meje pa folur asnjë fjalë.
Kështu, ëndrra e strukur në mua, pa fjalë më rrëfen lojën e trupit tënd, duke lëvizur, vala e dashurisë merr formën e ylberit mbi mua. E thyer, në kryqe lakuriqe, luhatej së bashku me ritmin e grunajave në erë...
Eh..., sa vende të fshehura nga dielli gjinden në trupin e saj..., të cilat do i puthja me frymë të zgjatur... Me elegancë, do e nxirrja zjarrin në sytë e saj, sepse ajo, në majë gjuhe mbanë nektarin e natës... Dhe, po të shtrohemi në një seancë dashurie, akush s`do e zë gjumin gjatë lojës sonë hyjnore, sepse do të hapen gjithë mërrolat e qiellit dhe do shkëlqej bota nga bardhësitë tua vërbuese...
Nga gjithë këto ëndrra, fjalë dashurie që më robërojnë, më bëjnë të përjetojë shumë drithërima të këndshme në ty...
(27)
SYRI I QIELLIT
Dashuria e vërtetë është shpatë që pren çdo dilemë.
Syri i qiellit, nën harkun e vetullave plot hidhësi dashurie, nga qepallat e reve të pikëlluara pikon lotin për ty e dashur! Nuk e di? – a po i ndjenë thirrmat e gjakut tim, gjëmat e dashurisë për ty a po i dëgjon? Nuk e di, faqet e lagura a po i heton? – nëpër të cilat vërshon loti deri tek rrënjët e luleve me aromën tënde, që e duan dashurinë tënde tëngrohtë…,ngase, lulet e botës i rritë vetëm fryma e dashurisë sate?!?
Do ta doja trupin tënd, të shpalosur deri tek buzët e etjes! I kredhur brenda qenies sate…, thellë to ta shtrydhja zemren e natës deri në shpërthimin hyjnorë…
Nga dhoma ime me drtare të fikura, dëgjojë pikat e shiut, që tashmë bien në distancë. Disa sosh, ende pikojnë mbi pllakat e qeramikës së shtuar mbi lagjen e bardhë – të tjerat, pikojnë mbi ballin tim të dylltë dhe rrokullisen nëpër brazdat e fytyrës së mërzitur për ty. Me dhembje shpirti, nxjerrë kokën në dritaren e fikur dhe shikoj mbi pllakat e shtruara. Nga gjithë katrorët e shtrirë, të shpëlarë nga shiu, kishin humbur të gjitha gjurmët e kalimtarëve dhe asgjë skishte mbetur për t`u parë – nëse gjurmët tua do të shfaqeshin me pahirë!…
Me ritmin e pikave të fundit, shtrydhej edhe syri i qiellit parajsorë. Nata ziliqare, fiku të gjitha dritat e lagjes, për ta shtruar gjumin që s`e kam, ngase, ulurima e qenve të mëhallës, m`i hanë veshët e varur në portën e pritjes madhështore…
(28)
MË NË FUND…
Njeriu pa dashuri s`ka jetë as qëllime.
Eh…, më në fund e dashura ime! – e mora shpërblimin nga i Madhërishmi ynë! Nga ai që të krijoi me shumë dashuri dhe të veshi me buzëqeshjen e tij. Duke e bekuar frymën magjepsëse në ty, të skaliti në format më të begenisura trupore, ku vritej djalli dhe piqej malli për ty. Pra, më në fund, erdhe me elegancën e një mbretëreshe dhe hyre në skenën time plot errësirë. Porsi në ballon e vallëzimt, me hapa kërcimtarë më more në përqafim. Me dashje, porsi një balerinë, ecje në majë të gishtërinjëve dhe me ngadalë shpalosje mrekullitë tua mahnitëse në sytë e mi. Andaj, kësaj radhe, Perëndia më dhuroi ëndrrën më të bukur që më erdhi deri më tash dhe këndshëm u palua nën jastakun tim. O Zot!... Çfarë mrekullishë formash ledhatova natën e kaluar…! Si kurrë më parë! Në paralojën e vdekjes mbi ty, pa u ndalur, të puthja gjithë trupin me bardhësi qumështore. Pastaj, mes gishtrinjësh të lidhur, shtrydhnim kënaqësitë shpërthyese… Me kokë të lëshuar, t`i puthja gjokset e azdisura, nga të cilat ngritej gjaku drejt majave të zëshme…, për t`i zbrazur zërat e natës deri në shpërthimin hyjnor brenda teje…
Në këtë seancë dashurie ëndërrimtare, buzët e etura vazhdonin kafshimin dhe ndalonin në një pikë shikimi. Fytyra yte e veshur me ngjyrë alle, ngulte shikimin në mua. Me puthje plot ngrohtësi, më ledhatoje me shikimin e ndezur të mbushur gaca prushi dashurie në ty… Eh…, puthjet tua magjepsëse, më merrnin të tërin deri në çmendi…, trupi yt, i mbuluar me push kadifeje – ah trupi yt…, i dhënë për mua dhuratë nga Perendia, porsi fluturë, me elegancë, plot ndjesi të holla, shpalosje krahët, më rrëmbeje në përqafimin tënd dhe ngjallje shpirtin e etur në mua…
Me gjithë frymën e përjetimit, ofshamat dhe vështrimi yt i ngrohtë më krehte fijet nervore për të vazhduar i ngjeshur me bukurinë tënde. Buzët tua frutore, sikur dy thelpinj portokalli, në ty dhe mua përndeznin lojën e zjarrit dhe më tërbonin deri në çmendi dashurie…
Me sytë e mi të gëzuar, ëmbëlsisht të shikoja, me tërë trupin e shtrirë me pashi hyjnore. Me lavd magjupi, të shikoja me krekosje të fshehur, ngase, unë isha i përzgjedhuri i Perëndisë, për të dashuruar dha ledhatuar ashtu siç doja dhe siç e kërkonin lëvizjet tua trupore në disponimin tim…Dhe, tashmë mund të të puthi kudo në çdo vend të trupit dhe brenda teje…
Për një çast, m`u duk s`e zura n`fluturim. Diku, nga lartësitë qiellore, të shikoja të shtrirë me gjithë lakuriqësinë tënde me vezullim dëbore. Me buzëqeshjen e shkepur gjithandej hapësirës qiellore, shkëlqimi yt vërbonte gjithë yjet dhe hënën e varur mbi trupin tend të shkrirë…
Pastaj, sikur nëpër një fije floku tënd, zbrita nga qielli dhe sërish u ngjesha mbi trupin tend ende të vakët nga magjia e natës… Sërish fillova të t`i lemoj format më mishtore të qitura nga trupi yt. Me mollëzat e gishtërinjëve, me ngadalë, ama tepër më ngadalë, nëpër konfiguracionin e vijave të trupit tënd, tërhiqja gishtin tregues, duke ta shtuar etjen e trupit edhe për një përqafim zjarri shpërthyes… Më pastaj, sikur një qenush i uritur, fillova të të lëpij të tërën, nëpër tërë sipërfaqen e trupit të xhamtë, për t`u ndalur tek kërthiza yte zambake. E cila, porsi lule e bukës, më dashje ma shuante urinë për ty. Pas ngopjes me lulen e bukës, me afsh të ngritur zbrita mes kofshëve bardhoshe, për ta puthur drithërimen e tyre femërore… Tani, me kokë mes kofshësh, trupin të mbaja në krahët e mi. Pas shumë pythjeve mikluese mes kofshëve plot bardhësi, ndalova tek pika shpërthyese…, ku pas pak do të takohen rrjedhat e ujërave të shenjtë, që në vazhdimësi burojnë lëngë dashurie deri te shpërthimet e zëshme hyjnore…
Për këtë
dashje…, Pas disa frymëmarrjeve të thella, ngrite kokën dhe me një zë - mëzi të
dëgjuar më pëshpërite në veshin e majtë: Më merr të lutem! Të deshiroj! Unë jam
e hazërt!... – më the me një drithërimë trupi në lëvizje harkore… Unë, me plot
dashje…, të zura përposhtazi ndër vithe dhe me ngadalë rrëshqitja këndshëm në
brendinë e parajsës sate… Të ngjeshur si kurrë më parë, trup me trup, merrnim
frymën e njëri – tjetrit. Kafshimet e puthjeve nuk ndalonin për asnjë çast dhe,
më ëmbëlsi fjalësh, zërat tanë shkriheshin në majë
(29)
KUJTIMET
NXJERRIN
Ëndërrat për dashurinë ta bëjnë ditën e lumtur
Sa vështirë është ta duash dikë e të mos jesh me të. Vështirë, vërtetë shumë vështirë, të duash, dhe askujt mos t`ja thuash, ta fshehesh dhembjen dhe të flasësh për lumturinë që nuk e ke! Në këtë kuptim, sikur t`isha para tytës së gjatë, dhe të më pyesnin për dy dëshirat e fundit – dëshirën e parë do ta shfrytëzoja të të puthja njëherë në ballë. Kurse, dëshira e dytë do të ishte të të them se gjithnjë të kam dashur.
Dhe, kështu engjëllusha ime - i shtrirë mbi ëndrrat e mia, kudo që jam, dritat e natës nuk i fiku dot, dua ta shoh profilin e bukur të fyryrës sate në pasqyrën e dhomës sime. As portat e lagjes nuk i mbylli, ngase më bëhet se i ndjejë hapat t`u drejt meje. Nuk është aspak me rëndësi se ku gjindesh tash. Më rëndësi është se ti frymon thellë në mua. Në vetminë time, për çdo natë, solemnisht i shpalosë kujtimet dhe ëndrrat për ty.
E dashura ime! – për të të dashur ty, është një dënim i këndshëm, për të fituar ty, është një luftë e rrufeve në qiell. Për të pasur ty është një privilegj. Mirëpo, kur pa dashje të humbas në ëndërr, në mua rrënohet e tërë bota e gjallë, ngase, dashuria është një lumë i cili nuk kthehet më. Pastaj, kujtimet e dashurisë nxjerrin lot dhe pamëshirshëm të vërshojnë shpirtin !...
(30)
SË BASHKU NË DRITË DIELLI
Kush luan me dashurinë, bëhet lodër e fatkeqësisë.
Zemër, nuk e di pse?!? – por sot, në sytë e mëngjesit ndihesha paksa i lumtur! Ndoshta nga fakti se isha duke të shkruar ty, dhe nga e vërteta, se askush akoma nuk e mori frymën tënde në mua.
Mirëpo, rrumbi i kambanës mbi Ulpianë, akoma thërret me zërin tënd. Gjëmat e dhembjes shtrihen gjithandej horizontit të tymt nga mugëtira e mëngjesit vjeshtor. Tani, nuk e di, si të ta sqaroj gjendjen time? – ditët e fikura në shpirtin tim. Atë ndjenjë të padurueshme…, ato hapërime e dalldisje gjithandej syrit të vjeshtës në kërkimin tënd! Tani, me shkas, më bëre të kuptoj nga lindë e shkreta dashuri dhe, këtë do ta kuptoja edhe më shumë – po të dilnim së bashku në dritë dielli, që të betohesh se do më lejosh ta zë gjumin në prehërin tënd, ku do qajë koha ime…, gjithë gëzimet dhe hidhirimet në mua, të mbledhura nëpër gjithë hapësirat, nëpër të cilat akoma i kërkoj gjurmët tua.
Ti, fryma ime! – duhet ta kuptosh se: “Dashuria e përkryer është ajo e cila na bënë të palumtur.” (Soren Kirkegaard), dhe si e tillë, dashuria për ty, më është bërë pjesë e jetës sime të palumtur deri në takimin tonë, ngase, vetëm njerëzit e mëdhenj mund të dashurojnë me tamam. ( Leonardo da Vinci ).
Zemër, nuk e di pse?!?...
(31)
TI JE FORCA IME
Të dashuruarit nuk dinë ç`është frika.
...Dhe, ënërrat për ty nuk ndalojnë, gjithnjë pas mesnatës shtrohen para meje. Edhe sonte erdhën të bekuarat! - dhe zunë vend mbi qepallat e fjetura. O Zot! – sa e bukur erdhe..., e veshur me fustan bojëvere, të qepur me petale trëndafilash të kuq. Duke e goditur gjithë fantazinë time, furishëm hyre në mua. Fuqishëm dhe vetëm me një shikim, ende pa më prekur..., shpalose djalërinë në mua..., dhe shkrive gjithë ngricën në sytë e natës. E sheh pra e dashur?!? Ti je forca ime, të cilën të ndryrë e ruaj për ty... Andaj, në thellësitë e ëndërrave të mia, gjithnjë dorëzohem para hijes sate, e cila, kujdesshëm më ruan nga të ligat..., duke e ruajtur baraspeshën mendore, e një çmendurie të pranuar në mua!
Dhe kështu... edhepse njeriu mund t`i ketë të gjtha..., nuk do të thotë se ai është i veshur me gjithë lumturinë. Njeriun e bën të lumtur ajo që nuk mund ta ketë në prehërin e tij... Dhe, ajo më je ti! - e bekuara e Perëndisë, të cilën këndshëm e shtrydhi në mendje time, për ta ndriçuar natën në mua. Pra, ti je forca ime. Ti e di! - pa ty vritem në vetmi, deri atëherë, kur të ma kthesh buzëqeshjen e humbur, për ta vazhduar këngën e zogjve të vrarë!...
(32)
PA TY, ÇDO GJË ËSHTË ASGJË
Aty ku ka dashuri, nuk ka nevojë për lule.
E dashur, ditën kur linde ti, hëna lëshoi një lot rënkimi. Perëndia zuri të qajë, ngaqë e humbi ylleshën, më të bukurën e tij nga gjerdani e yjeve ndriçues. Pa ty, drita e hënës zuri të zbehej – porsi fytyra ime, e shkrirë në aneminë e një kohe të vrarë në mua... Këtë e kuptova nga ëndrra, që zuri buzëqeshjen tënde në pasqyrë e dhomës së gjumit. Pastaj e kuptova, se nga parajsa kishte ikur engjëllusha ime. Andaj, mos u friko nga errësira ime, dil nga pasqyra. Hapi krahët e bardhë dhe më përqafo prajshëm. Kur bie nata, në dritarën tonë lëshohen perden e territ, fshehtësinë tonë, nuk do ta kuptoj askush, askush nuk do ta kuptoj ikjen tënde nga parajsa yte!
Eh!... - ëndrrat rremashe..., nganjëherë të çojnë pranë buzëve të etura dhe ikin vrikthi, pa e shuar etjen e shpirtit. Megjithatë, nëse ke vendosur, që një ditë të dalësh nga ëndrra ime, përnjëmend të ekzekutosh buzeqeshjen tënde në pasqyrë, atëherë, eja nëpër shtegun e luleve. Këtu, asgjë s`ka ndryshuar, numri i shtëpisë dhe emri im kanë mbetur të njejtë.
Mbretëresha ime! Nëse të dhembë e kaluara yte, mëndo në mua, eja krah meje, që së bashku t`i shtrydhim ngjyrat e ylberit mbi Ulpianën e lashtë sa yjet në qiell mbi ne, ngase, pa Ty, çdo gjë në mua është asgjë. Kurse, me Ty, asgjëja në mua merr formën e gjithçkaje të bukur, ngase do gjallërohej me frymën e shenjtërisë sate.
Ti, flutura ime e dalë nga parajsa, sikur t`i kisha krahët ty, do të via sonte, t`i mbuloja faqet e ngrohta me shuplakë dore..., nëpër trupin tënd plot drithërimë, do t`i krehja kujtimet e netëve të harlisura... Do t`i puthja buzët e prushta, sytë bijëvere dhe, qetasi, pa bëza asnjë fjalë, do të fshihem në xhepat e natës, pa më parë askush, as rojet e parajsës sate!
(33)
SYMBYLLURAZI TË KUJTOJ
Dashuria është bukë e gatuhet me fjalë të zgjedhura.
E dashura ime! – nuk është rastësi kur i mbyllim sytë për të qarë. Kur ëndërrojmë të bukurën, kur lutemi për mbarësi, kur puthemi dhe kur mundohemi t`i rikujtojmë ëndërrat tona! E tërë kjo ndjenjë, është një shtysë e cila na bënë të ndihemi ndryshe në kuptimin emocional. Andaj, symbyllurazi të kujtoj dhe këndshëm të shpalosi deri në majë floku. Në jetën tonë, ka shumë gjëra që s`mund t`i prekim..., mirëpo, ne i ndjejmë në zemrat tona, dhe si të tilla, na bëjnë të ndihemi të gjallë... Për mua, është ndjenjë e papërshkrueshme, kur në sytë e ty të qeshur, tashmë të ëndrrës sime, ta shoh vetveten të mbuzur pranë teje! – sepse, unë nëpërmjet ëndrrës sime, hapëroj gjithandej, duke e kërkuar zërin tënd të humbur, që akoma nuk pikon në guaskën e veshit tim dhe nuk mi thua fjalët tua të veshura me dhelka dashurie...!
Engjëllusha ime, t`i nuk je vetëm një ëndërr sybukur, ti ekziston në frymën time, dhe për këtë, me daulle kushtrimi të kërkoj gjithandej kopshteve parajsore, atje ku mund të jetë shkrirë imazhi yt mes luleve me aromën tënde!
E dashur! Dashuria nuk shqitet lehtë nga mendja. Të dashurosh, do të thotë të jetosh me ëmbëlsitë e saja..., andaj, dashuria di të bëhet edhe ëndërrimtare, fryma e saj të zë shtegun e mendjes, që të mos hyn askush tjetër në mes nesh, përveç buzëqeshjes sate, me të cilën hapen sytë e diellit deri në vegimin e portokallt. Pastaj, nën tingujt e pianos, që pasqyrojnë motive nate, solemnisht bien perdet e syve dhe imazhi yt zhvishet në sytë e natës lakuriqe.
(34)
VALA E DASHURISË
Kur të humb dashuria, të humb edhe burrëria.
Ti Mollëkuqja ime! - të duash, do të thotë ta jetosh të vërtetën. Në valën e parë për dashurisë, ta përjetosh drithërimën e trupit dhe lëkundjet mendore, për të hetuar frikën e këndshme nga dashuria yte!... Andaj, bëhu Vala e Dashurisë dhe pamëshirshëm rrëmbe gjithë shpirtin në mua!... Të jesh Valë dashurie, është hyjnore dhe njerëzore për zërin e këngës sate, nxjerrë nga etja ime për Ty. Më beso! – me dashurinë tënde, që vjen valë stuhie në mua, jam i gatshëm ta rikthej shikimin e humbur. Ta rikthej guximin, për të puthur hënën në ballë - e pse jo, edhe për ta krehur flokun tënd mes gishtërinjve të mi.
E dashur! – pa dashuri të mbulon vobektësia e shpirtit, e cili është lule në Ty. Prandaj, bëhu Valë Dashurie, dhe në Ty do çelin gjithë lulet e botës dhe do bëhesh nuri i ëndërrave të mia. Mos e shtrydh dashurinë dhunshëm..., dashuria e do frymëmarrjen e thellë. Hapësira e ngushtuar në shpirtin tënd, do e ngulfas të bekuarën dashuri, e cila, e përlotur të rrin karshi dhe kërkon frymën tënde!... Mos!- mos ia mbyll dritarën frymëmarrjes sime! Eja bëhu Valë e Dashurisë sime. Lëri rrjedhat e lumenjve të ecën natyrshëm dhe natyrshëm ta shuajnë etjen e luleve të bekuara, ndër të cila gjindesh edhe ti me gjithë aromën tënde parajsore!...
(35)
MESDITË E PUTHUR
I lumi ai, që ka kujt t`i rrëfehej për dashurinë e tij.
Unë, rrëfimin tim e bëj me shkronja, me pika, presje, pika habitore dhe pikëpyetje. Kështu, duke i gdhendur fjalët me pika..., rrëfehem deri në pikëpyetjen e madhe, për ta kuptuar, nëse fjalët e mia pikojnë në veshin e duhur dhe syrin e mëngjesit, me të cilin mundohem ta shoh buzëqeshjen e saj - apo, gjithë fjalët, të zhubrosura përfundojnë në koshin e një koke shurdhmemece!...
Megjithatë, shkruaj, ëndërroj dhe kujtimet më shkepen gjithandej - si zhelet e një lypsi, i cili, pa fjalë shikon në sytë e kalimtarëve, nëse do ia ngrohin grushtin me ndonjë lek të mbetur anash...
Eh, sa kisha dashur të dëgjohen dhe të puthen fjalët e mia! - në ëndrrën time të shkrihet trupi i saj. Të jetë vetëm e imja, e vetmja lule në kopshtin e Edenit, ku të ngjeshur me lakuriqësi, do ta kafshojmë mollën e ndaluar!...
E dashur! Mos u friko nga kafshimi i mollës! Ne do të kemi dashuri të bollshme, me të cilën mund të ushqehemi jo vetën ne, por edhe zogjtë e uritur, të cilët fluturojnë rreth nesh duke ekzekutuar këngën e etjes për ty, për pikat e lotit në shuplakën time, për buzëqeshjen tënde, që dukej porsi dielli i mëngjesit në bregdetin shqiptar.
Tani, nuk e di se cila ëndërr, cila shkronjë e radhës, cila pikë e shiut, cila ditë do të ma kumtoj orën e takimin tonë në mesditën e puthur ?!?
A thua, besimi im i verbër në ty, do i rrënoj gjithë ëndërrat e mia? Nëse më do, të lutem, shtrohu në përqafimin e ëndërrave, ku zhvishet bukuria yte në mua!...
(36)
ME TË NJEJTËN DASHJE
Gënjeshtrat brenda dashurisë mund ta shkatërrojnë një jetë.
E dashur! Me të njejtën dashje për Ty, me emrin tënd në majë gjuhe, rri e pres e nuk ndaloj së prituri. Sa ecën kohët e pritja më bëhet edhe më e këndshme. Nuk e di sa gjatë do udhëtoj pritja ime, por gjithnjë do më gjejë ulur tek pragu i derës së yrtit, gjithnjë me syrin e pranverës së veshur në ty. Do të pres deri në shtratin e gjumit tim që se kam, do të pres me të njejtën dashje të cilën e mbolle në shpirtin tim, ngase, prej kohësh ndihem i uritur..., më mungon imazhi yt dhe fryma e vakët mbi ballin tim. Tani, sikur mbete ëndrra ime e përlotur dhe..., Zot, ruana! - askush s`dua t`mi fshinë lotët e mallëngjimit për ty, sepse mallëngjimi për Ty më bën të ndihem i gjallë në pritje. Andaj, me lerë të qajë prajshëm për bukurinë tënde të fjetur në mua... sepse, dashuria shpeshherë shndërrohet në një përrallë, sa e hidhur, aq e ëmbël, e cila, këndshëm rënkon në mua dhe lotët për ty i shndërron në margaritarë dashurie. Pra, lotët vërshues, ku pikon dhembja e dashurisë për Ty, nxjerrin mërzinë e vakët në mua dhe..., për një çast më bëjnë të lumtur, sepse, vaji më vjen sikur një këngë ngushëlluse me përqafimin tënd që se kam. Prandaj, të dua së bashku me dhembjen që më ledhaton këndshëm, sepse është mëkat të vdesësh pa asnjë të vetme dhembje. Dhembja më bën të ndihem pranë teje, dhe në pritje ta hetoj aromën tënde shëruese...
(37)
NËPËR TABLOTË E KUJTIMEVE
Në dashuri ka plot histori...
E dashur! Pse nuk vjen buzëqeshja yte akoma?!? - të shtrihet pranë meje e ndriçuar. Sonte nata mbeti pa drita. Nuk e di sa do të zgjas kjo punë e pikave të territ mbi qytetin tonë pa lumë? Tanimë..., nuk i dihet... se cilin buton do ta shtypin kujdestarët e territ? Ata, nën dritën e ndezur, duke pirë kafe e duke bërë llafe, pa ndonjë plan të çkyçjeve, papandehur, diku e shtrojnë terrinën dhe shtojnë pikëllimin e natës! Tani, së bashku me heshtjem time dhe terrin, nën dritën e mekur të qiririt luajmë domino. Me ngadalë, flaka e qiririt dhe nata, prajshëm digjen në sytë e mi. Eh..., nëpër tablotë e kujtimeve harbon koha ime e thinjur. Heshtja e kujtimeve shpon kokën përtej ashtit tim! – Vështirë, shumë vështirë, t’i flakësh kujtimet në vetmi. Vetmia kërkon frymë njeriu, që së bashku ta shtrydhin natën, të ngjeshur trup me trup, me ledhka fjalësh, ta kafshojnë terrin në buzë – sepse, njeriu pa dashuri vishet me botën e çmendur! Kupto e dashur! – Në sytë e gjelit të kuq, pa zërin tënd agmia vonohet. Onufri mbulohet me ngjyra dheu dhe..., nga dhemja për ty e han mishin tim!
Tani, nuk e di? – a do sosej nata me frymën time? Nuk e di, vërtetë nuk e di – si të vdiset pa pikë gjaku në mua?!?...
(38)
NË FRONIN QIELLOR
Nëse dashuria ta shfleton mendjen, do mbetesh një libër i pavlerë.
Edhe sonte, nga bubullima ndizej qielli mbi Dardani. Nga gjaku i syve plot trishtim mallëngjimi në mua, shtrydhej shiu i kuq. I kuq, gjaku im…, së bashku me ulurima qensh të frikësuar, zëri im ngritej drejt qiellit të shpërthyer, për të të shpëtuar nga të ligat e natës. Rreth teje shkuheshin vetëtimat, nga të cilat projektohej fytyra yte e shkrepur nur. Dhe, drita e shpirtit tënd, asnjëherë e fikur në fronin qiellor, sikur më thërriste me duar të zgjatura drejt meje. Unë, sikurse zvarritesha nëpër mërrolat e qiellit, i përhanur nga frika, se nuk do e kapja dot gishtin tënd treguas, i cili më ngjante në pikturën e Mikelangjelos të ekzekutuar në kubenë e kapellës së Sikstinës, e cila shfaqte skenën, kur Zoti ia dhuron jetën Adamit. Mirëpo, papandehur syve më ra një perde tyli, dhe nuk të zura më në sy. Sikur u fshehe në anën e ërrët të hënës dhe fute fërgëlli tmerri në mua… Eh!... Ëndërrat e çmendura mes bubullimash të ulin në djersë vdekjeje!...
Pra, kjo ishte një ëndërr e frikshme e dashur! Tani, sërish rreth teje ledhatoj frikën, se të humba mes ulurimave të qenve të natës. Dhe, besom, malli më ka marrë! – ta ndjej butësinë e dorës sate mes gishtërinjve të mi. Andaj, të lutem! Mbështille natën time me ngrohtësinë tënde… sepse rreth teje jam unë, dhe ëndërra ime për të qenë nën kafshimin tënd prej hëne!...
(39)
NËPËR GURË MENDIMESH
Nëse e humb dashurinë e parë, ke kujdes me të dytën.
Sonte më vjen syve një përhitje. Pranë meje ndalon e mbuzur. Nëpër gurë mendimesh rrokullisem, i verbër për Ty vdes i etur... Tani, i molisur shoqërohem me hijen tënde. Pa ty ndihem frymësosur dhe i nderë. Andaj, me kujtimet për ty, përgjithmonë fëmijë vajës do të mbetem. Prandaj, nëse e dëgjon zërin tim të çjerrë, ngjitur qiellit drejt teje – kupto se unë jam! - si kurrë më parë..., me hijen tënde merrem ngrykas dhe, për këtë mrekulli, një suvalë çmendie bie mbi mua... Pra, me dashje, drejt qiellit, kujtimet për ty ngritën në majë plepi, ku gjithë murmurima e gjetheve gjëmon në mua...
Tashmë, dhembja ime lot i shteruar, përgjithnjë mbeti në brigjet e qepallave të lagura, dhe me përqethje veshi trupin tim. Mirëpo, asnjëherë pa e ndalë frymën në të sosur, me dehuri shpalosi kujtimet për ty, të një gruaje me aromë të paçtë. Të një gruaje, që shkrnë buzëqeshjen në mua dhe nuk flet me ëndrrën time... dhe, me frymë të ngritur i përhënur, zëshëm lëshoj thirrma drejt qiellit. Me plagën e malcuar, nëpër kohë digjem nga malli për Ty dhe, i plagosur, porsi gjethe e çarë mbështjellë plagët në mua!...
(40)
BUZËQESHJA JOTE NGUSHËLLUESE
Dashuria është çelës për ta ndryshuar jetën.
A thua është kohë e ëndërrave, apo më janë mbushur sytë mugëtirë. Nuk e di, a është këngë malli, apo dikush i troket vetmisë time? Si ta kuptoj ëndrrën time?...Si ta shpalosi bukurinë e saj? Nuk e di, nëse kënga yte vret këndshëm, nëse fjalët tua thurin kurora lulesh?!?
Për atë, Zot!... Më eshtë ngrirë mendja...Sikur lumi i veshur me bukurinë e acart. Nuk e di, nëse mjellma ecën mbi lumin e ngrirë? Nëse shkrihet dot shikimi im nga ngrica jote e argjenduar?
Eh..., sa bukur! – sikur trëndafili i ngrirë shkëlqeje në ëndrrën time, e brymosur në sy plot magji. Nuk e di, vërtetë nuk e di? - si ta shpalosi ëndrrën time? - Nëse ëndrra bëhet zhgjëndërr, të betohem se në shuplakë dore do të mbaj! Këndshëm do vdes në prehërin e tënd...
E dashur! Më kujtohej kur rastësisht i takuam shikimet, dhe befas i frikësuar nën ethe mbetea i magjepsur... Tinëzisht u mbështolla me aromën tënde dhe dehurinë e paparë e përjetova në sytë e Tu.
Andaj, kjo vjeshtë më kujton një vello mugëtire në mua, dhe emrin tënd Valë dashurie... Për këtë ti e di - se unë nuk jam mbret, Mbretëria ime më je Ti !
Kjo aromë vjeshte më parafytyrohet ëndrrën në dysh... Gështenjat e ziera mbi tryezë dhe buzëqeshjen Tënde ngushëlluese!...
(41)
ËNDRRA ZGJATI DORËN TËNDE
Të dashuruarit janë gjithmonë në bela.
Pamja jote nuk mund të diskutohej e dashur!…Vështirë se dikush mund t’i rezistonte prekjes sate - qoftë edhe me të vetëmën majë të një gishti... Ty, pafajsisht të veshi Perendia me sy të qeshur, që hapin shteg drejt përqafimin tënd.
Në vorbullën e mendimeve të shumta, teksa ëndërroja ta rrokja qenien tënde të lëmuar... që ngazëllente aromën e paqtë të përqafimit, frika nga pamja jote engjëllore i bënte gjithë fjalët të heshtin. Imazhi yt shpirtëzonte ndjanjat, mendjen time dhe gjakun e fuste në lëvizje, që të bëja hapin e parë drejt shtegut të hapur... I pushtuar nga aroma e trupit tënd - sikur bëhej zgjimi i një shpirti tjetër në mua... Nga hyjnorja e dëshiruar..., sikur e humba pusullën dhe befas më kaploi një hutesë. Papandehur, ëndrra e zgjati pëllëmben e dorës sime drejt teje. Ti, kënaqshëm ma zure dorën dhe e shtrove mbi shuplakën tënde elegante. E pushtuar dhe e ngacmuar nga ndjeshmëria e prekjes, me një hov, sikur ëndrra të shtriu të shpalosur pranë meje.
Tash, e mbuzur pranë, me mollëzën e gishtin tregues, ecje nëpër tri vijat e pëllëmbës sime dhe ndalove tek vija e jetëgjatësisë. Ende pa filluar të flisje për vijat e pëllëmbës, një intuitë e mbrehtë, nën peshën e një shtyse të fortë instikti, na kryqëzoi shikimet dhe pa bëza u zunë në përqafim.
Tashmë e shtrirë... Frymëmarrjen e parë me trup të hapur, symbyllurazi e ekzekutove në duart e mia!... - me një kafshim epshi i njome buzët e thara. Pastaj, shpalose krahët, kofshët, gjokset dhe kërthizen zambake. Nën frymëmarrjet e zjarrta sërish i takuan shikimet, dhe flaka e mori gastaren e qafës tënde të zhveshur, të një gruaje me përqafim të etur, që po ecte drejt flakës...
Dhe, sikur me një zë ëmbëlak dhe shikim prushi më the: „M’i prek djersët mbi ballë, edhe ato që ecin nëpër vijat e thyera të trupit tim. Prek çdo gjë në mua... Preki edhe daullet e gjakut tim dhe dëgjojë se si rrahin nën trupin tënd. Mund të fundosësh edhe në gjakun tim i dashur. Fundosu ku të duash në mua... Të kridhemi së bashku në vorbullën e dashurisë, ku në çdo frymëmarrje këndshëm mbytet njeriu!...“
Ëndrra sybukur vazhdoi me të njëjtën marramendje dashurie. Djersët e mbyllura në sferat e kristalta, të prushta, rrokulliseshin nëpër vijat e trupit tënd dhe shkriheshin në rrjedhën e ëndrrës…
(42)
SHPIRTËRORJA DHE TRUPORJA
Dashuria me interes shumë shpejt vdes.
Pa bëza, pa e trzuar këngën e mëngjesit, mundohesha ta lexoja mendjen tënde, të mbyllur në sirtarë prej kohësh…, dhe sillja ndër mend fjalët tua të mbështjella me ledhka dashurie, nga të cilat rridhte një shpresë latente në sytë e mi...
Interesant!
Sikur mundohesha ta bëja një dallim në mes të shpirtërores dhe trupores sate...
Edhe pse të dua të tërën... mendoj se dashuria ndahet në dy pjesë - në atë
shpirtërore dhe në atë trupore. Sipas një mëndimi, shpirtërorja fillon prej
belit e naltë, kurse truporja prej belit e poshtë. Mirëpo, si të ndahen këto dy
pjesë të një mrekullie në ty?... Megjithatë, në pjesën e naltë, qëndron koka.
Në kokë qëndrojnë sytë e shpirtit, buzët e epshit dhe fjalët në majë të gjuhës,
pa të cilat nuk mundemi dot ta shprehim atë që duhet thënë në sytë e tjetrit.
Brenda kokës qëndron truri - pjesa më vitale e organizmit tonë - qendra e
shqisave e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve tona të
vullnetshme. Pra, truri është qendra e mendimeve, ndijimeve dhe e përceptimeve,
përmes të cilave njeriu shpreh vullnetin e tij për shumë gjëra e në veçanti për
dashurinë dhe të bukurën, për ta dalluar dhe shijuar aromën e parfumit në
trupin e shkrirë të ndonjë zonje, e në veçanti në trupin tënd. Bile, atyre të
cilëve s`i hynë dot gjërat në kokë, themi se atyre u janë bërë trutë çorbë...
ose ju kanë ikë trutë në fund të këmbëve. Në këtë kuptim, na
(43)
ËNDËRRAT ME VELA
Dashuria është matematikë me plot të panjohura.
Udhëtimi im ëndërrimtar nëpër mugëtirë vjeshte, me vela dashurie, nëpër shtatë palë qiej lundron drejt shkëlqimit tënd të bekuar! Nën ritmin e pikave të shiut, dhe vallës së erës, e cila ngjan në një vallëzim festiv, ku trupi yt sillej porsi fugë rreth meje, më bën të mos ndihem tej mase i vetëm, ngaqë, mes valës së dashurisë sate dhe gjethëve zverdhake, që këndshëm këndojnë ode ngushëlluese vetmisë sime solemne, kujtimin për ty e hedh mbi supe porsi llabane bariu, për ta ngrohur natën me ty. Udhëtimi im, eh…, udhëtimi im imagjinar, pa drojë kalëron mes vetëtimave që shkuhen qiellit deri në gjetjen e përqafimit tonë, që akoma s`mund ta zë të prekshëm…, dhe tia shtrydhi shpirtit tim të etur për ty… Andaj, kuptoje dhembjen time, dhe më pyet: sa plagë dashurie për ty zënë vend në trupin tim?!? Unë, i thërmuar, i grisur, i çarë dhe i vrarë nga sytë e ty që s`flasin me mua - kam mbetur peng i dashurisë sate që rënkon në mua. Prandaj, vetëm ti, lëkurëbardha ime…, askush tjetër, s`mund ta fikë zjarrin në mua! Vetëm ti, ngase, prushi i zjarrit tim, të takon vetëm ty dhe askujt tjetër.
(44)
LULE BALLSAMI
Dashuria është një varkë mbi det, drejtimin e së cilës duhet ta pëcaktojmë vetë.
E dashura ime, ndjenja e vetmisë nganjëherë është budallaqe. Nuk të ndihmojnë as tymrat e duhanit të mallkuar, as ndonjë pije e fortë që shkrin mukozën e gojës së tharë. Asgjë nuk lëviz në rrethin e hënës memece, e cila s`flet me mua. Kurse ti e dashur, valë dashurie je strukur diku…, në mes të ëndërrës dhe zhgjëndrrës, qëndron në një këmbë pulëbardhe n`fluturim... Unë, i pa gjumë, e pres ëndrrën time, ngase, më vjen si lule ballsami dhe shëron plagën time. Pra, ti je lulja ime shëruese, aq e bukur, sa të gjithë e kanë lakmi ëndrrën time, në të cilën merrem ngrykas me ty. Dhe, vazhdoj të ëndërroj, të ma hapësh derën, të m`i lidhësh krahët e plagën sime dhe, me naze të shtrihesh pranë mallit tim. Dhe, ja unë, sërish marr të shkruaj rrefimet për ëndërrat me hijen tënde dhe…, nuk e di çfarë të të them? Çfarë të të shkruaj sonte për të nesërmën, që do ta lexosh me syrin e mëngjesit? Një gjë e di – se çkado që të shkruaj, për ty do të këndoj. Me frymën e njejtë të mallëngjimit, për ty e dashur rënkoj… Aq shumë të kërkoj, e asgjë nuk shoh nga dritarja me shikim kohësh të mykura. Asnjë zë kambane akoma nuk e paralajmëron ardhjen tënde plot hijeshi drite. Aq shumë të kërkoj, e nuk e di, vërtet nuk e di!!! - cfarë do të bëja unë, krah bukurisë sate? Si do ta zaptoja aromën tënde, nga e cila dehen yjet në kubenë e qiellit bilur!... Dhe, kjo shumë do më dhemb, nëse e tërë kjo mbetet vetëm një ëndërr vjeshte e qullët!...
(45)
LULEBORA
Dasuria e kultivon butësinë tek njeriu
E dashura ime, Lulebora ime! Pahetueshëm, hape krahët e pulëbardhës dhe mbulove Bregun e Diellit me të bardhën festive. Tani, me sebep, ëndërrat e mia i fute nën vellon e dëborës së parë plot hijeshi kristalesh, të qëndisur me fije floku të argjenduar, dhe buzëkuqin e nusërisë sate të humbur!... Bukur! – vërtetë bukur, të vishet qyteti me pamjen tënde solemne.
Dëgjo, lulja ime zog dëbore! Bëhu nuse e maleve të stolisura me fjolla bore. Me puthjen tënde të vakët, eja shkrije acarin mbi ballin tim me sy xham akulli. Eja të lutem! - eja më merr, së bashku të ngjeshur nën vellon e kësaj nate, kudo shtruar me bardhësinë tënde, gjithandej të udhëtojmë së bashku të puthitur. Pastaj, më ngit deri tek yjet e kristalta. Me merr dhe më mbulo me flokun tënd prej mëndafshi, të udhëtojmë së bashku nëpër gjurmë dëbore, deri në pafundësinë qiellore, atje ku shtrihej mbretëria e dashurisë, të më tregosh se si duhet dashuruar? Cilat lëvizje tua thërrasin drithërimën e trupit?... Ta kuptoj se si përkëdhelej dashuria e vërtetë në ty, sepse, me gjuhën e dashurisë, më së miri shtrydhej malli im për ty. Me prekjet tua…, që ngacmojnë shpërthimet e zërave drithërues, do të shkunden gjithë malet nga mbipesha e gëzofit dimëror.
(46)
LOT I VETMUAR
Jeta është një aferë dashurie.
E dashur! – tashmë erërat e vjeshtës fishkëllojnë gjithandej shtigjeve të thyera…. Kjo mërzi vjeshte e shtrydhur me shi lotësh, edhe zogjtë shtegëtarë i bënë të ikin të zemëruar. Eh! – sikur t`isha në krahët e tryre, të ikja dhe unë diku…, në një rrugë pa kthim. Të iku nga pema e dashurisë sime e mbushur plot hidhësi ëmbëlsie... që më futi udhëve të përbaltura, nëpër erërat e uritura për dashurinë tënde. Erëra të çmendura, të cilat, pamëshirshëm gëlltitisin hijen time të ngrysur, shtruar para teje, e ti nuk e sheh dot!!!
Tani, derisa nata vishej me aromën tënde, koha e kujtimeve gjithnë ndalon tek pika e lotit të vetmuar. Eh! Ëndrra ime, kjo turturë, në cepë të buzës sate një buzëqeshje shkrep me naze… Megjithatë, fytyrë engjëllushe gjithnjë do të kujtoj. Edhe sytë e tu të bukur, të cilët kanë peshë vetëm atëherë të zgjuar pranë meje… Eh, sikur dhembja ime të kishte ngjyrë dashurie, do më vajtonin gjithë kalimtarët e rastit, të prekur në zemër, do vazhdonin rrugën e tyre të përlotur për ty dhe mua!!!
(47)
SHTATË SHAMITË
Jetën e përbëjnë miliona momente dashurie, kurse ne, jemi produkt i një të vetmit moment dashurie.
Nëpër konfiguracionin e trupin tënd të shpalosur, ëndrra shtrin shikimin e s`ngoptet dot me hijeshinë tënde e dashur. Unë, i gurëzuar dhe i ndryrë, nxjerri frymën e sosur, fshehurazi, nën sqetull fsheh trishtimin tim, dhe aromën e mallit për ty, për bardhësitë tua që s`ndrijnë në sytë e mi. Brenda ëndrrës së çmendur, i mbështjellë me mallin për ty, përvajshëm vishen sytë e mi... Thirrmat me emrin tënd i merr suferina dhe si dëgjon askush. Andaj, me të drejtë..., nata e shurdhër e pikëlluar pikon në mua.
Për kujtim nga unë, desha t`i dhuroj shtatë shami për shtatë ditët e çdo jave të vetmisë sime. Me shaminë e parë, gjelbëroshen verore, mbështille mollën në degë, bëhu një det i gjërë grunajash, shqyeje terrin mbi ballë dhe zgjohu në sytë e diellit. Me dy shamitë laroshe, hidhu n`fluturim, shkriu në bojëra qielli në harkun e ylberit mbi Ilirikum. Me kaltëroshen e qetë, bëhu mëngjes i qeshur dhe zgjohu në prehërin tim. Me të bardhën solemne, fshije kërthizën zambake, dhe thithe vesën mbi trup. Dy të zezat ruaj larg teje. Mos e dhashtë Zoti ! Lumi i lotëve T`u, të dal jashtë brigjeve të qepallave!...
Tani, ëndrra ime mbetet një mashtrim sybukur, Një zë, një tingull i humbur, i cili gjithnjë në shpirt më ndez dhembje, si shkëmbi thikë bie mbi mua.
Ëndrra ime, me flokun e derdhur mbi supe, me gjethe vjeshte e mbuluar, në sy më nguli verbimin!... Asgjë më s`do të shoh, përveç kujtesës vrastare!...
(48)
KAM TË FTOHTË E DASHUR
Dasuria është etje që pihet symbyllurazi
Dëborë, gjithandej bardhësi verbuese. Gjurmët e para të këtij mëngjesi të çonin deri tek portat e dëborës, atje deri tek Kroi i Dautit, në majë të Gërmisë, të stolisur me gjurmë të bardha sorkadhesh dhe zogjve të uritur për ca troha buke, të lëna nga kalimtarët e rastit, të cilët, sot nuk ia mësynë majave të malit – përpos Dautit, një burri të pashoq, i cili, me hukamën e ngrohtë, që nxirrte nga mushkëritë e moçme të malit, mundohej ta shkrinte kroin e ngrirë mbi majoke, që ta shtrydhte një pikë ujë në shuplakë dore, për faunën shqiptare nga etja e acarit.
Tanimë, hingëllimat e ditës mbarojnë më shpejt, gjithë zërat mbyllen brenda poratve të ngrira. Unë, pa ty kam të ftohtë e dashur! – ethet e dashurisë sate, hynë dhe dalin nga ëndrrat e mia mbuluar me dëborë. Nëpër xhepat e kujtesës sime, fishkëllojnë erërat e dimrit plot acar në mua. Eh!!! – më thuaj të lutem! Çfarë do të bëja pa ëndërrat e mia, ku frymon etja ime për ty? Po të mos harbonte imazhi yt nëpër ëndërrat e mia - unë..., nuk di se si do ta hapja dritaren e syve të borës, ngase, ti më je e vetmja, që më ke mbetur trohë ushqimi, dhe dritë jete, për mendjen e shkëputur gjithandej gjurmëve në kërkimin tënd.
E dashur! – kjo dritë dëbore në sytë e mi nuk është e imja. Këto bardhësi vezulluese, të shpërndara nëpër visoret e mbuluara dëbore - janë sytë e ty, rreze drite, që nuk arrijnë deri tek verbëria ime e etyr për dritën tënde. Andaj, të lutem, shtrije shikimin tënd gjithandej, të me shohësh edhe mua, duke uluritur si një qenush, i mbetur jashtë portave të mëhallës, në pikën e natës së ngrirë të vetmisë së akullt!
(49)
TI JE DIKU!...
Ku hyn dashuria zhduken të gjitha errësirat në mendjen e njeriut!
Nuk e di,
kush hyri vjedhurazi në ëndrrën time?!? Nën hënën e fikur, dashurinë time të
fshehur ma rrëmbeu pa e parë syri i natës. Euuuu, medet, medet… thash me
vete!... – Ku të treti nata pa hënë? Pastaj, zërat e natës më thanë: se në maja
Tani, gjunjazi zvarritem udhëve të thyera, nëpër gjithë portat e dëborës të kërkoj. Me sy të përlotur, bëlbëzoj me dhembjen time. Rrugëve të qytetit të humbur, duke dënesur me të madhe, pres netët hënëplota që të kërkoj yllin tënd ndriçues. Ti, diku je! – nga brendia e ëndrrës sime të vodhi dikush…, pa menduar - se do të pushtohej nga aroma yte, dhe nga shkëlqimi yt do të vërbohej në të dy sytë. Eh…, lakmia për të bukurën i vë perde syve dhe verbërinë ta dhuron falas! Tani, bashkë të ndarë, diku do të piqet malli ynë, në lot do të mbytemi këndshëm. Nëpër tingujt e dhembjes, valë – valë ndjenjash më vijnë nga ti e dashur. Me mendje rri mbi kurora malesh. Shikimi im shtrihej gjithandej për ta zënë buzëqeshjen tënde të praruar. Dhe, nëse e zë syrin tënd, në shuplakë dore do ta puthi dhe, porsi lypsar nate, i lumtur do kthehem në kasollën time mbuluar me vellon e dëborës. Brenda mureve të dhomës, nëpër të cilat shfaqej pasqyrimi yt, symbyllurazi do të puthi të zbathur… tuli ndër këmbët e bukura do të dridhej. Frutat tua më mishtore, të hazërta do të bien mbi flakën time. Nata e veshur me këmishë tyli, do t`i shpalos gjithë bardhësitë tua dhe, të ngrohta do t`i shtroj mbi çarçafin e dashurisë sonë!...
(50)
ATY KU FILLOI KRIJIMI YNË
Në këtë nat? të vonshme dimri…,po të thërras me gjakun e fjalës së bukur shqipe, që ta kuptosh gjuhën e dhembjes së dashurisë për ty. I etur si kurrë më parë, shikoj portretin tënd të pavdekshëm, dhe tingujt e këngës sonë në pambarim. Vërtetë i etur jam për ty… Më beso! – vërtetë shumë i etur frymoj për ty e dashur!…
Më thuaj
të lutem! - kah të bartën erërat e kësaj
nate të mërdhirë?
Tani, kambanat i bien territ dhe tmerrit, e zëri yt nuk më vjen !!! Në cilin varg yjesh, të fshehu hëna që sflet me mua? Ti e di - unë, akoma pres një puthje…, puthjen tënde që s`ma jep dot, ta shuaj etjen që kallet në mua!... Duhet ta kuptosh - o ylleshë e pashuar, se të dua dhe të ndjej aty ku ngjizet fetusi i hyit, ku zemra thithë pikat e para të gjakut dhe filloi krijimi ynë... Andaj, mos e fsheh buzëqeshjen e kafshuar. Dil nga errësira ngulfatëse, së bashku të gdhihemi në sytë e mëngjesit të përqafuar!...