E marte, 06.05.2025, 02:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Letër Iliridës

E shtune, 07.12.2013, 06:32 PM


Rrustem Geci

 

LETËR ILIRIDËS

 

Motër e gjakut dhe e betejave

mos u ligështo, bëhu e fortë

ji në udhën tënde mos u ndal

mbështetu në krahët t u a j

në prushin tënd të zemrës

Iliridë, jepi pak gjak rrënjës

mbahu në ( qenien ) tënde

në ilrishten shqip të Ohrit

në ilirishten shqip të Lëkovës

në ilirishten  e  Kumanovës

në ilirishten shqip të Tetovës

në Prespën, dhe Dibrën tuaj

në arbërinë përreth Vardarit

Iliridë, bjeri mendjes, mbahu

bëje dorën grusht, shtrëngoje

kudo ajo tokë është e jona

motër e gjakut dhe e betejave

shpirt, jepja dorën Manastirit

aty kam lulen e përjetshme

dhe gurin e gjuhës së shkruar!..

 

poezi nga libri "Shqipëri në çdo shtëpi"

 

TOKA ËSHTË GRUA E SECILIT

 

Fjalët në art s´janë pa figurë

tokës askush s´ia di thëllimat

as gruas të fshehtat e saj

tokën e ndjekin disa pasqyra

 

Zotit tim unë ia thashë troç

E bukura ecë hijeshisë së saj

toka është më e dashura grua

dashuria për gjithsecilin njeri

 

Në pamjet me akull dhe zjarr

toka i do më të plotfuqishmit

njerëzit e mençur dhe të ditur

ata që tokën e bëjnë hijeshi

 

Qysh kur toka ishte Adami

dhe qysh kur toka u bë Eva

u shumëzua lulja femërore

lulja që di të lexon, e të lindë!..

 

poezi nga libri "Mielli dhe uji"



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx