Kulturë
Hilmi Saraçi: Shqiptarë dhe shtëpi të djegura
E diele, 08.12.2013, 07:47 PM
Recension
Një vepër për shqiptarë dhe shtëpi të djegura nga pushtuesi serb
Ferit B. Dibrani ; “Shqiptarë dhe shtepi të djegura nga pushtuesi serb në Vushtrri e rrethinë” - Vushtrri, 2013
Nga Prof.
Hilmi Saraçi
Ferit B. Dibrani sikur ka fituar një përvojë për të shkruar vepra që paraqesin barbarinë dhe mizorinë serbe ndaj shqiptarëve. Kështu pas katër veprave të shkruara më parë me tematikë të ngjajshme, tash se fundi shkroi veprën me tri vëllime (1567 faqe) që flet gjithashtu për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, respektivisht për shqiptarë dhe shtëpi të djegura nga pushtuesi serb në Vushtrri e rrethinë. Kështu ai ka bërë një punë të mirë dhe mjaft me pergjegjesi kur i ka hyrë kësaj pune.Prandaj duke lexuar këtë vepër (me tre Vëllime) do të shohim traxhedinë dhe tmerrin që ka ndodhur dikur dhe gjatë periudhes kohore 1998-1999, kur forcat ushtarake policore kriminale serbe vranë , masakruan, dëbuan dhe doxhen shumë shqiptarë të pafajshëm dhe shtëpitë e tyre kudo që gjendeshin. Autori është përpjekur që këto krime t’i paraqesë më besnikëri, me të dhëna argumentuese, me fotografi , faksimile, dorëshkrime, deklarata nga disa që përjetuan këto tmere dhe me dëshmi të veçanta : me fotot e autorëve të dyshuar për krime (me emër e mbiemër) të cilat do të lehtësojnë identifikimin e tyre,para drejtësisë, sidomos për vrasjen e shqiptarëve dhe djegëjen e shtepive të tyre në Vushtri me rrethinë. Kjo punë me përgjegjesi nuk ka qenë e lehtë për autorin…
Konsultimi dhe respektimi i literaturës përkatëse
Për të gjitha këto ai (Dibrani) ka konsultuar, përveç literaturës që ishte e lidhur ngusht me këtë tematikë edhe dokumentacionin nga arkiva e Kuvendit Komunal , respektivisht komisionin komunal për identifikimin dhe vlerësimin e shtëpive të djegura në teritorin e Vushtrrisë, sidomos nga KMLNJ-ja është shërbyer me materjal të nevojshëm për hartimin e librit. Për këtë edhe autori flet në parathënien e librit. Ai në fillim të veprës flet për historikun e qytetit të Vushtrrisë me rrethinë, për etimologjinë e emrit të Vushtrrisë, për standardizimin e emrave të vendbanimeve të komunës së Vushtrrisë, për të dalur pastaj në historinë e thimbshme dhe tragjike të shqiptarëve të përzenë nga vatrat e tyre : Toplica (Sangjaku i Nishit), kur u vranë, u masakruan dhe u përzunë nga trojet e tyre me mijëra shqiptarë (1877-1878). Dibrani në këtë rast ka menduar ta zgjerojë librin dhe të shkruajë për të gjitha familjet e ndjekura nga Toplica (Sanxhaku i Nishit), emrat e vendbanimeve dhe traxhedinë e tyre gjatë egzodit për në Kosovë dhe vise të tjera. Në këtë mënyrë nuk ka respektuar sa duhet titullin e librit. Megjithëse autori ka përdor shumë fusnota për të treguar nga është marrë lënda dhe literatura e nevojshme, shihet qartë se në këtë fushë nuk janë respektuar sa duhet rregullat që udhëzojnë për vjeljen e materjalit nga literatura përkatëse, prandaj bie në sy , aty këtu, përvetsimi nga lënda e autorëve që kanë shkruar për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë nga trojet e tyre –Toplica (Sanxhaku i Nishit) dhe masakrat dhe djegëjet e shqiptarëve në Vushtrri me rrethinë. Autori megjithatë përpiçet të shpalosë me kujdes krimin dhe masakren serbe ndaj shqiptarëve në Vushtrri e rrethinë duke paraqit të vrarët , të masakruarit dhe të djegurit me gjithë shtëpitë e tyre.
Sistematizimi dhe mbarështrimi i lëndës
Në këtë fushë sistematizimi, ndërtimi dhe mbarështrimi i duhur i lëndës nuk është në nivel të duhur.Në vëllimin e parë që përfshin 633 faqe, 398 faqe janë të mbushura me fotografi, pa ndonjë ndërpreje të veçantë komentimi, sidomos të shtepive të djegura, me emrat e pronarëve , kategorizimin dhe vlerësimin e shtëpive të tyre të djegura nga komisioni komunal në Vushtrri. Në vëllimin e dytë që përmban 432 faqe i terë libri (fund e krye) përmban vetëm fotografi, pa shkëputje dhe pa shpiegime të nevojshme letrare dhe artistike, sidomos të shtëpive të djegura . Gjithashtu në vëllimin e tretë që përmban 402 faqe renditen fotografi të shtëpive të djegura nga kriminelët serb dhe vetëm 23 faqe të tjera me letra- deklarata të dëshmitarëve , faksimile nga gazetat, emra të kriminelëve, listën e dëshmorëve e të tjera, marr nga KMNJ-ja në Vushtrri… Si duket autori ka dëshiruar që vepra të dalë sa më voliminoze, pa menduar se për të shkruar një vepër të mirë nuk arsyetohet vetëm me fotografi të shtëpive të djegura me emrat e pronarëve, me kategorizimin dhe vlerësimin e tyre që ka bërë komisioni komunal. Këto shkrime dhe fotografi të renditura në vepër nuk përmbajnë sa duhet kriteret e nevojshme letrare dhe artistike, sikur e kanë zvogëluar vlerën e ndërtimit të veprës ,sidomos kur vepra është e e ngarkuar me fotografi pa një sistematizim, renditje dhe ndërtim të mirë…Mëgjithatë këto fotografi mund të konsiderohen me rëndësi të veçantë …Për pakujdesinë e duhur letrare, artistike dhe për ngarkimin e veprës me fotografi , përveç autorit mbajnë përgjegjësi : redaktori dhe recensentët që nuk e kanë sygjeruar dhe udhëzua sa duhet autorin… Mirëpo vepra si e tillë ka një rëndësi të veçantë, ka një domethënie të madhe për kohën, është një ndihmesë për opinionin e gjerë lexues që të njohtohet më mirë me fotografi për krimet serbe: djegëjen e shqiptarëve dhe të shtëpive të tyre nga kriminelët serbë…