Kulturë
Gjon Markokaj: Nikaj - Mërturi
E enjte, 12.12.2013, 08:06 PM
NIKAJ-MËRTURI
Nga Gjon Markokaj
Nikaj - Merturi,
mrekulli natyrore!
Malet i
Qafat porta mbrojtëse
lumenjt, i freskojnë.
Dielli, i ngroh me nge,
mbrohen prej malevet
i bashkon toka ujtë dhe ajri
Gjithmonë të pandarë...
Nënë Arbëria, ata i lindi,
shkëmbi është djepi që i rriti;
shëndetplotë e mëndjekthjelltë
"Flori" janë Nikaj – Mërturi.
Rriten si gojfilet nëpër gur
Shifën si argjend i bardhë
kurrë s'u ikë ndriçimi
Thirren Nikaj-Mërtur.
Rrrënjët Arbërore,
i ruajne të pasterta
besimin doke e zakone
gjithnji te pa '' shkermoqura''.
Në mbrojtje të trojeve,
e n' luftrat për Pavarësi
Lirisë i falën jetën,
u martirizuan për Atdhe.
Jetojnë si vëllëzer,
t' besës në shoqëri,
e mbajnë sofren shtruar
me shumë bujari....,
Zërin jau rriti
sofra dhe pushka
N' eliten shqiptare,
mbajnë, "tituj e grada"
Nikajmerturësit,
Janë ballëlartë!
Atdheut i apin trima,
kulturës i apin elitë.
./.
-Per ZemraShqiptare nga Washington State, USA, 10 dhjetor 2013-