Kulturë
Thani Naqo: Përballë me lëmenj
E merkure, 11.12.2013, 07:08 PM
Thani
Naqo
PËRRALLË ME LËMENJ?
Ti s'ke si ta dish ç' është lëmi,
Strumbullari i drunjtë pse duket i artë.
Pse kuajt spërkatin me xixa kalldrëmi,
Pse qielli, dikur, ishte më i kaltër.
Ti s'ke si ta dish ç'ësht' ngarësi i kuajve,
Epoka e lëmenjve tani është fikur.
Ama, kokrën e grurit shkolitnin prej duajve,
Thundrat e atyre, që quhen krifëngritur.
Ti s' ke shijuar lëpjeta me gjizë,
As dhallë të ftohtë e lakror me rradhiqe.
Nafora, që ty, të japin në kishë,
Bekim i lëmenjve në mijra e mijra vite.
Ti s'ke si ta dish ç'është vrahtari,
Si pastron grurin me erën e mbarë.
Pastaj, për jastëk, një samar kali,
Të atyre kuajve që unë kam ngarë...
dhjetor 2013
Komentoni
Artikuj te tjere
Agron Mema: Vargje që flasin shumë
Bedri Tahiri: Rikujtesë...
Cikël poetik nga Agron Shele
Sokrat Habilaj: Eja edhe si dhimbje
Dibran Demaku: Abdullah Konushevcit
Lulzim Logu: Kurthet e ëndrrës
Çmimet e letërsisë 2012, ndahen mes miqsh
Elvi Sidheri: Një (Car) Dushan mbi Vardar...
Gjon Keka: Rreth lutjes së Gjergjit
Burhanedin Xhemaili: Nehas Sopaj - 40 vjetori
Poezi nga Armela Hysi
Demir Krasniqi: Manastir - fole shqiponjash
“Jetë të Riciklueshme” - Dokumentari Më i Mirë
Hilmi Saraçi: Shqiptarë dhe shtëpi të djegura
George Seldes: Dita e Armëpushimit, 1918
At Zef Pllumi, në penën e Silvio Berluskonit
Hysa & Hooper: Dy intervista nga dy kontinente
Ermira Babamusta: Suksesi i regjisores Arta Kallaba
Qazim Shehu: Kamarierja
Nebi Dragoti: Brilante fushe