E marte, 06.05.2025, 11:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Vepër me kriter shkencor

E merkure, 11.12.2013, 08:55 PM


Vepër me kriter shkencor

Prof,dr. Zenun Gjocaj: “ Struktura leksiko semantike e stilistike e frazeologjisë shqipe”, Prishtinë 2oo1, 363 faqe

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Gjuhësia shqiptare u pasurua edhe me një vepër të rendësishme në degën e leksikografisë, me pjesën semantike e stilistike të frazeologjisë shqipe. Autori prof.dr. Zenun Gjocaj ka bërë hulumtime me përkushtim dhe ka vjelë me kujdes materjalin nëpër burime të gjëra të fushës linguistike dhe kështu ka përgatitur një studim të thelluar, këmbëngulës, për të përmbushur gjithherë kriterin e saktësisë, maturesë dhe të gjykimit shkencor. Në parathënien e veprës thekson se ishte i pasionuar për mbledhjen  dhe studimin e frazeologjisë.

Frazeologjia, fushë e gjerë e trajtimit dhe e studimit

Frazeologjia si disiplinë e re shkencore-gjuhësore është një fushë e gjerë dhe e ndërlikuar. Si degë e gjuhësisë ajo zë fill të studiohet në fillim të shekullit  XX. Në gjuhësinë shqiptare filloi të trajtohet në vitet e 60. Autori po ashtu vë në pah studiusit që hodhen dritë në këtë lami. Ai bën një vështrim historik dhe kritik për frazeologjinë si disiplinë gjuhësore, duke u ndalur në fillet e studimeve teoroke të frazeologjisë në shekullin e IX. Në këte aspekt trajtimin e kësaj disipline e gjen qysh në vitin 1909, por si disiplinë për herë të parë trajtohet më 1928, nga E. D. Polivanov. Autori mbështetet në shumë studius të kësaj dege të gjuhësisë, të cilët i citon dhe i shpiegon me kujdes. Për t’u ndalur në veçoritë e frazeologjisë, se gjuhësia e sotme i ka tejkaluar metodat e ngurta studimore tradicionale të frazeologjisë si shkencë e si tërësi. Kështu sqaron gjithanshëm objektin e frazeologjisë dhe njësitë e saja gjuhësore e letrare. Studimet e frazeologjisë shtrihen në shumë sfera letrare gjuhësore, praktike e teorike, stilistike, emocionale, historike e tjera- shpiegon autori dhe konstaton se leksiku dhe frazeologjia shtrohen në një rrafsh studimi të vonuar. Autori bën disa gjasime dhe dallime në mes të tyre. Thekson se ende ka kacafytje në hipoteza e hulumtime, shpesh kundërthënëse në shumë pika.

 Edhe frazeologjia shqiptare ka një ecuri të studimit në këtë lami duke ndjekur rrugët e gjuhësisë së përbotshme. Me të drejt konstaton se frazeologjia shqiptare ka bërë hapa të mjaftueshëm, duke përmendur disa studiues të gjuhësisë shqiptare, duke u mbështetur më tepër në studiusin e J. Thomajin.

Njësitë, karaktero etno-psiko-meditativ dhe analiza komponencionale frazeologjike.

Autori bënë fjalë për faktorëtqë ndikojnë në formimin enjësive frazeologjike, për faktorët e jashtëm gjuhësor, për vatrat burimore të gjymtyrëve përbërëse frazeologjike. Pasyrimi ijetës sociale në frazeologji dhe karakteri etno psiko-metitativ i frazeologjisë shqipe shtrihen në një fushë të gjerë  studimi në këtë vepër.  Autori ndërlidhet me realitetin, mendimin dhe gjuhën në frazeologji, duke sqaruar se gjuha është në shërbim të mëndimit ndërsa frazeologjia është pjesë  kuptimore e saj. Prof.dr. Gjocaj me pedantëri dhe njohuri shkëncore paraqet raporte logjike gjuhësore në frazeologji, për të vazhduar me idiomat në gjuhen shqipe, konceptet  themelore të tyre në rfazeologji. Për të gjitha këto bmështetet të gjuhëtarët Thomaji e Kostalli.

Për tipologjinë frazeologjike  dhe zhvillimin e saj – paraqet dy rrafshe: rrafshin horizontal leksiko- gramatikor dhe rrafshin e ndërthurjes kuptimore në boshtin vertikal. Autori në veçanti shqyrton se cilat njësi gjuhësore nuk umnd të formojnë frazeologjinë duke u bazuar në mendimet e studiusve shqiptarë dhe botërorë.

Çështjes së frazeologjisë dhe ofrmit të saj morfologjik dhe sintaktor i kushton kujdes të vaçantë, duke zbërthyer gjymtyrët, pjesët e ligjeratës, veçoritë e ndërlidhjeve sintaktore të njësive frazeologjike.

Për analizën kompomencionale frazeologjike, për fjalën dhe njësinë frazeologjike, për gjasimeve dhe dallimeve nga pikëpamja e gjymtyrëve përbërëse, autori sqaron se njësia frazeologjike vështirë mund të shpjegohet me një fjalë, pos në raste  të rralla. Prandaj pjesëmarrja e të gjitha pjesëve të ligjeratës në frazeologji si gjymtyrë përbërëse e shërbyese, përqendrohen vetëm në katër kategori gramatikore.

Analiza burimore e struktures frazeologjike, homo-polisemike…

Prof.dr. Gjocaj bën analizë burimore të struktures leksiko-grafike, duke u bazuar në studimet e Thomajt dhe duke shtuar se në analizën burimore frazeologjike ndihmojnë kushtet dhe rrethanat etno- spikologjike e socio- kulturore . në këtë fushë atori paraqet me përpikëri modelet strukturale të frazeologjisë në gjuhën shqipe. Sa i përket homo-polisemisë frazeologjike shqipe ai ka vjelë matërjal burimor të duhur dhe ka paraqitur homonimet, sinonimet dhe antonimet e fjalës dhe të frazeologjisë si kategori leksikore, të cilat kanë dallime dhe gjasime mes tyre. Në këtë fushë Gjocaj shkoqit secilën në veçanti me sqarime, shpjegime, shembujt që e përcaktojnë vlerën, kuptimin dhe përdorimin e tyre.

Tërminologjia frazeologjike-blloqet dhe tufat semantike.

Studiusi  Gjocaj ndalet me qasje shkencore në tërminologjinë e frazeologjisë në gjuhën shqipe dhe nënvizon duke ilustruar me shembuj përkatës se frazeologjia në kuptimin tekniko shkëncor ka karakter kryesisht tërminologjik. Andaj duke përdorur për një kohë të gjatë njësitë frazeologjike që janë tkurrur dhe kanë përfunduar në kompozita. Frazeologjia semantike shqipe shtrihet dhe dhvillohet në disa aspekte të zhvillimit, sepse semantika shqiptare e semasiologjia studiojnë kuptimin leksikor dhe ndryshimet e fjalëve e shprehjeve.Vvazhdohet me historikun e zhvillimit semantic, duke paraqitur punimet e para nga pikëpamja teknike dhe praktike-semisiologjike. Në këtë fushë të zhvillimit nënvizohet kontributi i dhënë në këtë lami nga J. Thomaj dhe R. Ismaili. Kështu bën analizën semantike në frazeologji me teoritë dhe metodat e saja. Sa i përket motivit semantik të frazeologjisë shqipe prof.dr. Gjocaj sqaron me kritere të saktësisë se si duhet dalluar burimin e elementeve përbërëse leksoko-gramatikore nga burimi i motivimit semantic të frazeologjisë. Në këtë rrafsh të trajtimit semantiko leksiko-frazeologjik, togfjalëshi i lirë nuk është kurdoherë bazë semantiko-sintaktike të njësive të saj – sqaron autori. Ndersa për blloqet dhe tufat sematike të frazeologjisë shqipe flet me njohuri të gjurmuesit dhe studiusit të formuar, me profile të specializuara gjuhësore. Kështu e begaton me argumente gjithëpërfshirëse karakterin historic- etimologjik në frazeologjinë shqipe.

Shërbimi i stilistikës, karakteri figurativ dhe veçoritë semantike në frazeologji.

Frazeologjia në shërbim të stilistikës zë një vend të dalluar në këtë vepër. Autori sqaron dhe përthekon në rrafsh të gjerë rendësinë dhe pasurinë e stileve që njësitë frazeologjike lozin në këtë fushë të studimit të stilistikës. Karakteri figurativ në frazeologji paraqitet me veçori  dhe tipare të veçanta. Çështje për shqyrtim është kur një fjalë me kuptim të figurshëm hynë në njësinë frazeologjike.Në këtë aspekt gërshetohet edhe me ngjyrime emocionale njësia frazeologjike, sqaron ai.

Për veqoritë leksiko semantike të frazeologjisë në letërsinë shqipe, Gjocaj bën një vështrim diakronik, duke paraqitur aspekte për frazeologjinë paraletrare, se frazeologjia shqipe  nuk ka filluar në shekullin XVI, por shumë më herët. Frazeologjinë në Letërsinë e Rilindjes  Kombëtare e trjton dhe e shpiegon me shembuj të theksuar të lëvizjes patriotike dhe kombëtare. Kështu e shqyrton me një kriter të vaçantë frazeologjinë e gjuhës  së sotme shqipe, frazeologjinë e shkrimeve publicistike, frazeologjinë e gjuhës së folklorit e tjera.

Fjalorët leksiko-frazeologjikë- vështrim historik.

Çështja leksiko-frazeologjike e shqipes zë një vend të vaçantë. Këtu parashtron çështjen e leksikografisë dhe të frazeologjisë më herët dhe deri në vitët ’50. Bën fjalë për fjalorin latinisht –shqip të Frang Bardhit dhe fjalorë të tjerë frazeologjikë në gjuhë të huaja, ndërsa për fjalorin e gjuhës shqipe, botuar me 1980, Gjocaj thotë se është kurora e gjuhësisë dhe e leksikografisë shqiptare deri më sot. Poashtu flet për fjalorin frazeologjik të Mehmet Gjevorit si i pari në leksikografinë shqipe, botuar më 1968, dhe për fjalorë të tjerë frazeologjikë. Autori bën fjalë për Fjalorin ballkanik (1999) me kompetencë të studiusit të lartë gjuhësor, duke dalluar vlerat, rendësinë dhe qellimin e hartimit të këtij fjalori.

Në këtë vepër ka bërë një studim me vlerë të lartë në laminë e gjuhësisë, duke përdor literaturë të begatshme, burime të materjalit ilustrues frazeologjik, që siq konstatojnë recensentët: akademik Rexhep Ismaili, prof. dr. Murat Blaku dhe prof.dr. Shefkije Islamaj, ky studim e përtregon autorin studius të formuar me profile të specializuara gjuhëtari që merret me seriozitet dhe me metodologji përkatëse në studimet e leksikut në përgjithësi dhe të frazeologjisë në veçanti.

Shenim:

Këtë recension  e dallova nga vepra ime “ Vështrime shkencore dhe letrare” dhe po e dërgoj në “Zemra shqiptare”  në shënjë respekti dhe përkujtimi për prof.dr. Zenun Gjocaj i cili kohë më parë ndërrojë jetë. Ai ishte dhe mbetet njëri ndër atdhetarët e njohur dhe  studiusit e mëdhenj të shkencave të gjuhësisë dhe letërsisë shqiptare. Në fushën e shkencës së gjuhësisë shqiptare shquhet, sidomos vepra “Struktura leksiko semantike e frazeologjisë shqipe” për të cilën e shkrova këtë recension.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx