Kulturë
“Jehona e Karadakut”: Nehas Sopaj
E merkure, 11.12.2013, 07:28 PM
INFORMATË
Shënimi i 40 vjetorit të veprimtarisë letrare të NEHAS SOPAJT
Sot në Kumanovë, në organizim të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, para një numri të madh të dashamirëve të artit, letërsisë dhe kulturës shqiptare, u shënua 40 vjetori i botimit të veprave të para letrare të autorit Nehas Sopaj. Bëhet fjalë për përmbledhjet poetike “Këngët e blerta" në Shkup dhe "Algjet" në Prishtinë (1973), të cilat u vlerësuan lartë nga kritika letrare e kohës, duke u prezantuar nëpër antologji të ndryshme të poezisë në vend dhe jashtë.
Fillimisht, kryetari i klubit, Sevdail Demiri, theksoi se Nehas Sopaj është një nga emrat më të veçantë të letërsisë shqipe, i cili gjatë këtyre 40 viteve të veprimtarisë letrare, na ka ofruar rreth 40 tituj të veprave nga zhanre të ndryshme, duke filluar nga poezia, tregimet, novelat, romanet, përkthimet, librat shkollore dhe studime letrare.
Poeti Fatos Rushiti, para publikut lexoi biografinë e autorit dhe deklamoi vargje nga poezia e zgjedhur bashkëkohore e Sopajt.
Më tej, shkrimtari Burhanedin Xhemaili, paraqiti një vështrim kritik më të hollësishëm për veprat letrare të Nehas Sopajt. “Autori me tërë këtë opus letrar dhe me këto përzgjedhje shënon kulmin e arritjes estetike në vlerat e poezisë shqipe në përgjithësi, dhe në krijimin e individualitetit të tij letrar në veçanti, si botë poetike më vete që dallon prej krijuesve të tjerë të afirmuar”, u shpreh Xhemaili.
Më pas, autori Nehas Sopaj, shprehu falënderimet e tij për nderimin e bërë, duke rikujtuar kohën kur si 19 vjeçar kishte shpërthyer bota e tij artistike, me botimin e dy përmbledhjeve të lartpërmendura, të cilat atë e kishin radhitur në mesin e poetëve më premtues të kohës.
Në emër të kryesisë së Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, kryetari Sevdail Demiri, ndau Mirënjohje për Prof.Dr. Nehas Sopaj, poet, shkrimtar, pedagog e studiues i letërsisë, me rastin e 40 vjetorit të botimit të veprave të para autoriale.
Manifestimin e përshëndeti edhe shkrimtari nga Shkupi Fadil Curri, i cili e vlerësoi lartë veprën letrare të Sopajt, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë, me dëshirën që edhe shumë vepra tjera letrare dhe shkencore t’ia dhurojë letërsisë shqiptare.
06.12.2013, Kumanovë
Shërbimi për informim
SHTOJCË (Jeta dhe vepra):
NEHAS SOPAJ
U lind më
19. 07. 1954 në Sllupçan të Kumanovës. Filloren kryen në Opajë, të mesmen në Kumanovë,
kurse studimet, gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. Studimet postdiplomike i
kryen në Prishtinë, kurse magjistraturën e mbron më 1983. Doktoranturën me
titull “Rrëfimi në romanin monologjik shqiptar” e
Veprat e botuara:
1. Këngët e blerta, përmbledhje poetike, Flaka.- Shkup: 1973, 46.
2. Algje, përmbledhje poetike, NGBG Rilindja.- Prishtinë: 1973, 50.
3. Të fala prej hënës, përmbledhje poetike, NGBG Rilindja, Prishtinë, 1975, fq.52.
4. Në rreth, përmbledhje poetike, NGBG Rilindja, Prishtinë, 1979, fq. 83.
5. Gjysmëhëna, përmbledhje poetike, në Flaka, Shkup: 1980, 64.
6. Gjëmat e gjëmisë, prozë (tregime dhe novela), Flaka, Shkup, 1985, fq.128.
7. Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë, përkthim nga kroatishtja, Rilindja, në vazhdime, Prishtinë 1985.
8. Antologjia e poezisë erotike maqedonase, përkthim nga maqedonishtja, në vazhdime, Flaka, Shkup, 1985.
9. Letër Lirijes, prozë (tregime dhe novela), NGBG Rilindja, Prishtinë, 1987, fq.128.
10. Himeret e harbuara, përmbledhje poetike, Flaka, Shkup, 1988, fq.68.
11. Përralla për peshkun dhe peshkatarin, përkthim nga maqedonishtja në shqipe, Mislla, 1988. fq.52.
12. B. Bojaxhiski: Lulet e para, përkthim nga maqedonishtja, Makedonska kniga,1988,fq. 120.
13. Në fund të Akeronit, prozë (tregime dhe novela), bot. Flaka, 1993, Shkup, fq.112.
14. Panoramë e letërsisë shqipe për fëmijë (prezentim antologjik), Gj. Fishta, N. Nikaj, E Mekuli, I Kadare, R. Hoxha, B.Dedja, R.Kukaj, Y. Shkreli, K.Çeliku, A.Islami, në rev. Gëzimi, Shkup, 1993-1994.
14. Rrëfimi në romanin monologjik shqiptar (disertacion doktoranture), gjendet në fondin e Fakultetetit Filologjik në Shkup, 1994.
15. Kazani magjik dhe përralla të tjera (nga maq.) Shkup, 1996, fq. 100.
16. Lulet e verdha, poezi, Flaka, Shkup, l996, fq.150.
17. Çapini, dramë-groteskë, Jehona, 1996, nr. 2-3, fq. 65.
18. Rrëfimi në romanin shqiptar, studim letrar, bot. Shkupi, Shkup, 1996, fq. 247.
19. Letërsia moderne, doracak për vitin e IV të shkollave të mesme, Prosvetno delo, Shkup, 1996, 260 fq.
20. Fluturimi mbi Sllupçan, roman për fëmijë, ShShShM, Shkup, 1997, fq. 145.
201. Paralelet letrare (studime: Purolirika shqipe dhe Rrëfimi në romanin shqiptar), bot. Shkupi, Shkup, 1998, 450 fq.
22. Rruga e gaforres, roman, K.Sh.Jehona e Karadakut,Kumanovë,2000,302 fq.
23. Letërsia për fëmijë (tekst universitar), bot. Fakulteti Filologjik, Shkup, 2000, 156 fq.
24. Alga e dalë nga deti, K.Sh., (zgjedhje nga poezia), bot. Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2001, 314 fq.
25. Antologjia e poezisë së pastër shqipe, (prezentim antologjik - 24 autorë me parathënie), bot. K.Sh. Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2002
26. Unaza e humbur, roman, bot. Jehona e Karadakut, Kumanovë,2003,fq 292.
27. ???? / Algjet (botim bilingual shqip – maqedonisht), bot. ???????, ??????, 86 ???.
28. Gjuhë shqipe dhe letërsi (në koautorësi me A. Hamitin), tekst për vitin IV të gjimnazit të reformuar, bot. Prosvetno Delo, 2004, 351 fq.
29. Energjia negative (Novela ose kallëzime lirike); poezi, prozë, dramë dhe intervistë, bot. Jehona e Karadakut, 2006, fq. 229.
30. Letërsia për fëmijë, tekst universitar (i ripunuar dhe plotësuar); bot. Fak. Filologjik, Shkup, 2007, 246 fq.
31. Alga e dalë nga deti, kolanë botimesh të tjera të letërsisë shqipe dhe maqedonase (parathënie: A. Aliu), Manastir, 2008
32. Shpalimi i herbariumit (studime letrare); bot. Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2008, 145 fq.
33. Individualitete letrare I – Beqir Musliu (studim), bot. Rozafa, Prishtinë 2008, 278 fq.
34. Dragi Mihajllovski: Skënderbeu im, roman (nga maqedonishtja përkth. Nehas Sopaj), bot. Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2008, 217 fq.
35. Poeti dhe poezia (Interpretim dhe prezantim), bot. Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2009, fq. 128
36. Algae of the Sea, zgjedhje nga poezia, (shqip: Alga e dalë nga deti), kolanë botimesh të tjera të letërsisë shqipe dhe maqedonase përkth. Dorian Koçi, bot. Mikena, Manastir, 2010, 187 fq.
37. ??????, ????? ?? ?????????, ???. ???????, ??????, 2012, 114 ???.
38. Individualitete letrare II - Teki Dërvishi (studim) bot. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë, Shkup, 2013, 228 fq.
*Nehas Sopaj është profesor ordinar i Letërsisë së sotme shqiptare dhe Letërsisë për fëmijë... Magjistrant (1983), doktorant (1994), specialist i narratologjisë... Ka udhëhequr si mentor disa magjistrantë dhe doktorantë.
*Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë që nga 1979; anëtar Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë (themelues) që nga vëllimi 1995, anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanovë (themelues), anëtar nderi i Shoqatës Drita të Athinës, anëtar nderi i Shoqatës Haiku në Elbasan, etj.
*Pos pjesëmarrjeve të shumta në vend, në trojet shqiptare, pjesëmarrje aktive në simpoziume e seminare si dhe në manifestime ndërkombëtare:
Mbrëmjet Poetike të Strugës, (1974 – 2012),
Takimet poetike ballkanike në qytetin Gërxheli, Rep. e Bullgarisë (2007),
Takimet poetike në Lod?ve të Francës (2007) etj.
*Shpërblime:
- Vendi i parë, për poezinë Paralele; rev. letrare “Zëri i Rinisë”, 1972, Prishtinë;
- Vendi i parë, për ese, rev. letrare Zëri i Rinisë 1973, Prishtinë;
- Vendi i parë, për tregimin Rënia e lirë, te rev. letrare “Jehona”, Shkup,1985;
- Vendi i dytë, për tregimin Janusi me dy fytyra, te gazeta “Rilindja”, Prishtinë,1986;
- Vendi i parë, për poezinë Kataraktet te rev. letrare “Pegasi”, Athinë, 2004.