Kulturë
Zyba Hysa: Isuf Luzaj - ''Princesha Rugina''
E enjte, 12.12.2013, 08:08 PM
Historikisht, ne jemi futur pa mend në lëmin e luftës, bota ka marrë grurin, ne po kashta na ka mbetur...
REFLEKSIONE NGA TRAGJEDIA ME TRE AKTE “PRINCESHA RUGINA” E AUTORIT ISUF LUZAJ (SAN ANTONINO, 15 DHJETOR 1945, DORESHKRIM)
NGA ZYBA
HYSEN HYSA
Gjatë intervistave dhe bisedave të ndryshme për të ndërtuar librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”, përveç të dhënave në lidhje me këtë figurë emblematike të politikës, historisë dhe kulturës shqiptare, pata fatin e madh të shikoj, të njoh dhe të kuptoj shkrimin e tij e pse me një kaligrafi bukurshkrimi, por që kërkonte zemër për ta deshifruar... Këtë mundësi ma dha bija e tij, Elisabeta, duke më dhënë dorëshkrimin e tragjedisë “Princesha Rugina”...
Ika dhe në dorë mbaja dorëshkrimin e tragjedisë me titull “Princesha Rugina”. Ecja dhe më dukej sikur mes duarsh kisha diçka të shenjtë, diçka që na përket të gjithëve, por unë kisha fatin ta kem në dorë para lexuesve tjerë. Herë rendja, herë ngadalësoja hapat dhe shfletoja dorëshkrimin. Pashë një rregullsi të jashtëzakonshme, gjë që më beri të mendoj, se profesori i kishte ripunuar shkrimet e tij, se të shkruash një tragjedi në vargje, dora ecën me vrapin e erës e sigurisht bëhet një shkrim jo i njëllojtë, por sipas valës së muzës, por ajo që më bëri përshtypje, qe se shkrimi i Isuf Luzajt ishte një shkrim shumë i vështirë për t’u lexuar, kjo për faktin se ai shumë fjalë i përdorte jo me gjuhën standarde, se kjo vepër ishte shkruar që në vitin 1945 dhe ngaqë ishin shkruar me stilograf, here – herë shkronjat bëheshin njësh.
Arrita në shtëpi dhe me atë dëshirën e madhe për të lexuar, si një i etur që e sheh ujin për karshi dhe më në fund merr gotën për të pirë, fillova të lexoj nga fillimi e pse vajza e tij më porositi që nuk do mundësh ta lexosh e vërtetë kishte pasur të drejtë. Nuk po mundja ta deshifroja tekstin. U përpoqa... por jo.
E lashë mbi
tavolinë dorëshkrimin dhe dola në ballkon duke parë nga Kanina.
Hyj brenda dhe shkoj te kompjuteri, shkruaj titullin e saj “Princesha Rugina”, më pas personazhet, veshjet, skenën dhe për çudinë time unë po e lexoja dhe nga ngazëllimi vazhdova ta hedh gjithë tragjedinë në kompjuter.
O zot i madh! A do vijë ndonjëherë ndonjë shtet i vërtetë shqiptarë që të vlerësojë vlerat me vlerë të shqiptarëve? Kur do të marrin vendin e merituar në patronin e nderit këta korife të letrave shqipe?
Me ëndjen për të parë vazhdimin e ngjarjeve punova deri vonë. Edhe të nesërme, edhe të pasnesërmen, pa frikë nga 17 orë pa lëvizur në kompjuter. E përfundova duke vendosur trepikëshin (...) në ato pak vende që nuk munda të kuptoja ndonjë fjalë dhe qëndrova...
Unë kisha dëgjuar histori tjetër këtu në Vlorë për Ruginën, një histori që vërtet më frymëzoi dhe shkrova poemthin “Princesha e Kaninës”, por si duket edhe në këtë histori të hershme, dora e komunizmit ka ndërhyrë për ta përshtatur sipas shijeve komuniste, për të fshehur thelbin e rrënimit të mbretërisë të Gjergj Aranitit, ndaj Rugina e Balshajve të Beratit nuk iku nga kështjella se u pushtua nga turqit, por u dënua me burgim nga vetë Gjergj Araniti, për shkak të tradhtisë së mikut të tij venedikas Branagondit, të cilin e la të kujdesej për mbretërinë në kohën që shkoi në luftë dhe fitoi duke çuditur botën, duke bashkuar shqiptarët dhe trojet deri përtej kufijve etnikë.
Pasi mbeta pak çaste pa frymë, e pushtuar nga magjia e një tragjedie të sjellë nga Isuf Luzaj, ashtu siç di të shkruajë ai e vetëm ai, ai që derdh art, kulturë, histori, filozofi, fisnikëri dhe përmes kësaj përzierje të kujdesshme, sjell para lexuesit mesazhe të fuqishme sa aktuale kombëtare, po aq dhe universale dhe në fund shkrova:
Kur lexon tragjedi, dihet që ka momente të caktuara që njeriu qanë e kjo është normale, në një tragjedi, por kur lexon tragjedinë “Princesha Rugina” të mjeshtrit të penës shqiptare, Isuf Luajt, krahas lotëve që të vijnë herë vesim, herë pikë – pikë, herë rreke dhe herë shoqëruar me bubullima të fuqishme shpirti , mendon që autori i kalon caqet e një krijimtarie kombëtare me një stil të jashtëzakonshëm shekspirian, me një skalitje të personazheve mrekullisht, që do të thosha ia kalon tragjedive të Shekspirit (kjo jo për zbukurim të shkrimin), se duke e nisur që në fillim me daltë, më pas duke rrjedhur ngjarjet, duke përdorur dalta më të holla deri më në fund të padukshme, por që të dalin parasysh personazhe të kalibrit botëror.
Sot më shumë se kurrë unë qava bashkë me Ruginën e paraqitur nga një mjeshtër që loti kurrë nuk iu nda, unë klitha bashkë me Aranitin që i mbyll sytë me fjalët: “Lamtumirë Atdhe i dashur, nënë e madhe Shqipëri” e ndjej se përballë kam portretin prej drite të Isuf Luzajt... e di... e mendoj, që edhe Ai këto fjalë ka thënë, kur u largua nga Shqipëria dhe po këto fjalë ka thënë kur ka mbyllur sytë për herë të fundit.
Mënyra se si i ndërton personazhet, tregon që është një krijues i rrallë për ta pasur zili bota dhe ne, shqiptarët, duhet të qëndrojmë për ta takuar, për ta afruar në sofrën e madhe të letërsisë shqiptare duke hequr dorë, një herë e mirë nga piramidat e letërsisë së komunizmit, se koha është e demokracisë, por nuk ka demokraci pa qenë të lirë, pa qenë të barabartë në tryezën e rrumbullakët të letërsisë shqiptare. Kurrë nuk do kemi demokraci, nëse në këtë tryezë nuk u lihet vend të gjithëve dhe të gjithë të kenë vendin e tyre, ku poltroni të ketë lartësinë që meritojnë secili, sipas vlerës së prurjeve në kulturën shqiptare. E pra, nëse do e mendojmë Isuf Luzajn në këtë tryezë fisnikësh, nëse do kemi kurajë ta shikojmë në sy, do na duhet të ngrihemi në këmbë, se poltroni i tij qëndron shumë lart.
“Shkrimtarët shqiptarë nuk i prekin më plagët e jetës, tragjeditë dhe kontradiktat e theksuara të shoqërisë sonë... Te ne kanë ende kompleksin se po të shkruajnë për jetën, do të quhen konservatorë, të prapambetur, arkaikë. Prandaj asnjë tragjedi e vendit nuk gjendet në këto libra dhe nuk ka asnjë përpjekje për të thënë një të vërtetë që do ta ndihmonte shoqërinë të rregullojë jetën. Letërsia nuk ka fuqinë e rregullave, por ajo influencon, ndikon tek ata që drejtojnë shoqërinë, që të vënë pak mend në kokë. Letërsia jonë është jashtë realitetit shqiptar, prandaj edhe nuk lexohet.”(Dritëro Agolli)
Duke pasur parasysh këtë gjë, unë mbështes mendimin e Dritëroit fuqishëm, se më shumë se kushdo ai e di se si janë shkruar librat në diktaturë, ku nuk mund të shkruaje dhe një fjalë për tragjeditë e vendit dhe për tragjedinë më të madhe, siç qe komunizmi, ashtu të vërteta, që të mos përsëriteshin më, që të mësonin nga gabimet e mëdha të historisë, që të ndryshonin sjelljet me njëri – tjetrin dhe me të huajt, fatkeqësi që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të sjellin tragjedi pas tragjedie e për çudi asnjë nuk shkruan vërtetësish.
E vetmja krijimtari e shkruar me një art të kulluar që buron nga tabani shqiptar, që mban aromë Shqipërie, që shpreh shqetësim dhe vjen si një thirrje e pse u shkrua në kantinën e vetmisë larg Atdheu, kudo nëpër botë, është krijimtaria e Isuf Luzajt. Ç’fatkeqësi që ajo nuk ka fatin të dalë në dritë për të ndriçuar sytë e pa dritë!
Unë nuk kam lexuar deri më tani ndonjë tragjedi të shkruar nga dramaturgë shqiptarë (kërkoj ndjesë nëse ka por unë nuk kam lexuar) dhe ky është një paradoks i madh për letërsinë shqiptare, ku fatet e kombit tonë janë kaq tragjike. Nuk harroj para disa vitesh, Skifter Këlliçi ishte frymëzuar nga rënia e kullave binjake në Amerikë dhe kishte shkruar një libër dhe më kujtohet që i kam bërë një koment duke i tërhequr vëmendjen, që mirë bën, po pse nuk shkruan për tragjizmin e Gërdecit... Me këtë dua të them, se ne shqiptarët vlerësojmë të huajt dhe po shkruam për ta, do na vlerësojnë edhe ata. Ky lloj inferioriteti, apo më mirë vetëposhtërimi ndër ne duhet të marrë fund një herë e mirë, se secili është secili dhe është secili kur i shërben origjinës së vet, vendit të vet, kombit të vet. Këtë kompleks inferioriteti e kanë të veckëlit, karrieristët, të shiturit, të paaftët, ata që komandohen për pesë para, ndryshe ka ndodhur me Isuf Luzaj, ai shkruan thjeshtë, por me tingull të lartë artistik, me një tingull që të ndjell magjishëm, ai shkruan që “të ndikojë tek ata që drejtojnë shoqërinë”, duke treguar vërtetësish arsyet e tragjizmit shqiptar, arsye që vazhdojnë të jenë po ato si para 500 - 600 vjetësh, ashtu siç i paraqet autori te tragjedia “Princesha Rugina”.
Në veprat tona jepet heroizmi i shqiptarëve ndër shekuj, dhe është fakt, por lind pyetja, pse sapo fitojmë humbasim? Ku është e meta e historisë sonë? Pse nuk nxirren këto të meta që të mos përsëritet historia me tragjizëm të njëpasnjëshëm?
Të lexosh këtë tragjedi, vërtet shikon si në skaner historinë e vërtetë të kombit tonë, histori që për fat të keq përsëritet... e përsëritet... e përsëritet e ...
Le të futemi në një analizë ideore, ku autori e ka veshur me figuracion të thjeshtë, por me fuqi shprehëse të mëdha. Ai nuk kërkon figura nëpër lumenjtë e botës, nëpër ato lumenj që piu gjithë jetën, por ai i merr nga burimet e kristalta të gjuhës shqipe, nga tabani popullor të vendosura si gurët që zënë vend në muret e një kështjelle për të na dhënë një vepër kështjellare, siç është tragjedia “Princesha Rugina”.
Tema që trajtohet në këtë tragjedi është lufta e Gjergj Aranitit për bashkimin e trojeve shqiptare gjatë viteve 1443– 1444, ku forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Araniti, hyjnë thellë në Maqedoni duke e goditur armikun përtej "kufijve" të zotërimeve, për ta zhvendosur sa më tutje trojeve etnike, por krahas kësaj autori nxjerr pastër që pse shqiptarët e pse kanë luftuar pafundësisht, përsëri nuk kanë arritur të bashkohen përjetësisht, por ende janë të copitur.
Në ato
kohëra e më pas, për të normalizuar marrëdhëniet midis shteteve, lidheshim me
anë të martesave, të njëjtën gjë kanë bërë shqiptarët për të lidhur krahinat e
ndryshme të vendit për t’u bërë bashkë e
për të luftuar së bashku, kundër pushtuesve.
Kështu
Gjergj Araniti martohet me Rugina Balsha nga Berati, ku autori i përshkruan: “Karl
Thopia: Të përshëndes mbret i Epirit, të ndëgjuar për i mirë/ Karl Thopia i
Beratit, bijën princeshën Ruginë/
Veç kësaj ai trajton mrekullisht ndjenjë e bukur të dashurisë dhe besnikërinë deri në vetëflijim të femrës shqiptare për të mbrojtur dinjitetin dhe krenarinë shqiptare e ç’është ajo më e rëndësishmja dhe më fatalja, është besimi pa kushte që kanë shqiptarët tek të huajt, të cilët duke u mbështetur tek zakoni i poshtër do të thosha i të respektuarit të huajit, na kanë përdorur duke na vënë kundër njëri – tjetrit dhe kështu gjithë lufta, gjithë sakrifica e bijve brez pas brezi ka shkuar dëm dhe unë kam dalë në përfundim, se është mëkat të derdhet edhe një pikë gjak shqiptari për të fituar vetveten, ajo që duhet të bëjmë është të duam njëri – tjetrin, të hapin sytë e dijes dhe të kërkojmë këmbëngulësish të drejtat tona të ligjshme, vetëm kështu bota do të ndalë revanshin e poshtërimit të kombit tonë, vetëm atëherë do jemi bashkë.
Isuf Luzaj i skalit personazhet aq mrekullisht sa ata mbeten në mendjen e lexuesit, ashtu siç kanë mbetur personazhet e klasikëve të letërsisë botërore, se vlerat që ata shpalosin përmes janë aktuale edhe sot. Kemi parasysh thënien e Homerit: “Pellazgët ishim me origjinë hyjnore dhe prejardhja e tyre ishte nga Ylli Sirius, ndërsa ardhja e tyre në planetin tokë ndodhi pas lindjes së madhe në Univers dhe ata erdhën me krahët e shqiponjës nënë, ashtu sikurse era që përkëdhel malet dhe detet, fluturuan mbi këtë Dhe që quhet Tokë, të parët mbi njerëzimin e vdekshëm të kësaj bote ishin: Ateu (Atdheu) dhe Mëma (Mëmëdheu)”, ndaj Isuf Luzaj i kujton Evropës historinë tonë të lavdishme deri në hyjnizim “pas Kombit t’ Zotit” dhe shprehet: “E Europa si e kuptoftë rrezikun q’i kërcënohet/ Të mbledhë mënë e të tërë në një urdhër të bashkohet/ E të vijë pas kombit t’Zotit që mban soje e fenë e tij/ Kan në soj që lëvrin gjak arbri të kulluar/ Gjak të Lekës e të Pirros që një botë kanë sunduar/ Përsëritet historia, vjen e gjen zotin e tija/ Shekujt rrinë me ballpërulur, kur njerëzimit i sundon...”
Nuk i shpëton autorit të përshkruajë çdo detaj të riteve dhe traditave tona shqiptare gjatë ceremonive të dasmave dhe gjatë dorëzimit që i bëjnë krushqit japin porositë duke shpalosur jetën e familjes tyre dhe kushtet ku vajza është rritur: “Bijën time, mbret i madh, e kam rritë me shumë kujdes/ Si lulen q’e mbrojmë nga ftoma, si manushaqe prej vese/ Si tarëndafilin nga bryma, edhe shpirti i ri i saj/ Është si syri i dallëndyshes i qeshur dhe i pa faj/ Që njeh jetën veç nga librat, edhe artin e sundimit/ E di veç e ka mësuar nëpër libra të Llatinit/ Për shtëpinë t’eme pasurore, asht i vetëm xhevahir/ Amanet derës së Kaninës të ma mbajë, ta kursejë/ Shpirti i saj, pëllumb i bardhë, ka mësuar të rrëfejë/ Edhe mëkatet përpara Zotit me bes’ e me thjeshtësi/ Pa ruajtur të mos shohi gjëra të vështira t’i urrejë/ Lot e vaje njerëzore e pastroi zemrën fisnike...” e Araniti jep besën e thotë: “Në shpirt tënd mos gjetë vend as për së largu meraku/ Të dy palët dijtëm e zgjodhëm, fate që në shpirt gatuar/ Se si do t’a bjerë në shtrohesha shpirt’ i madh i fisnikëruar/ Shkëlqen e ndrit porsi ylli e frymëzon sot tjerë nderon/ Shorten time mbretëreshë, do e rrethoj me kujdese... Dhe bëhet betimi i mbretëreshës: “Në Perëndinë të betohem e në Shën Mërinë time/ Mbretëreshë të pastër të qiejve, mëm’ e Zotit q’asht virgjine/ Në shenjtore në shenjtorë, në të mirë malesh me borë/ E në gjak që derdhën trimat si dhëndurrë me kurorë/ Kur për atdhe në fushë të nderit bien lebërit t’anë therorë/ Kur shqyponjtë e shqype zonjës heronjtë tanë për liri/ Në kujdes që më ka dhënë nëna e në dritë të ylberit/ Porsi hëna, porsi dielli natës e ditës q’ë janë mike/ Unë do nxeh e do të ndrij, kur e si ta duash ti...”
Autori nuk lë pa theksuar virtytin e besnikërisë, betimin që bëjnë para zotit dhe njëri tjetrit për të qëndruar besnik deri në vdekje, betim që koha e diktaturës e zhduku duke e zëvendësuar Zotin me një punonjës të rëndomtë të gjendjes civile, duke i çuar shpesh në këtë zyrë sipas urdhrave të partisë. Araniti: “Besnikëri të kërkoj, besnikëri asgjë tjetër…” dhe Rugina përgjigjet: “Mbret vështro në sytë e mi, e në zemër e në ballë/ Vur dorën në zemrën time, do kuptoç sa të dua/ Është për ty që e kam ruajtur dashurinë me zjarr e mall.../ Besnikërisht t’adhurojë një mbret të madh si je Ti/ Me besë, o mbret i dashur/ Më kupto o mbret i dashtur/ Syri e mendja e zemra jote pjektë yllin n’dashuri/ Me këtë zemr’ të pastërtë, me këtë shpirt, me këta sy...”
Autori jo e vetëm përshkruan këtë fakt, por edhe traditat tona të martesave në kishë, gjë që provon origjinën fetare të shqiptarëve, origjinë që nuk ka nevojë për debatet pa kripë të “kokave” të letrave shqiptare (Qose – Kadare) për ditë e ditë me radhë, ku mbusheshin gazetat me spektaklin e tyre akrobatik, se Isuf Luzaj me pak vargje e thotë shqip se nga është origjina fetare e shqiptarëve, ashtu normalisht, pa ngritur zërin, si tellallët që u jepnin ndonjë monedhë dhe bridhnin rrugëve duke rënë daulles dhe duke thirrur: “O milet.... Bum... bum... bum...” për të justifikuar pagesën.
At Mihadit që u bekon martesën: “Në emër të birit të shpirtit shenjë/ U bekoj me dritën e shenjtërisë / U njoh të martuar para Zotit e njerëzisë/ Fat të madh të lumtur, prijës të denjë për këtë vend!”
Jeta përherë ka valëzime, bile deri në lëmime, siç ishte dhe momenti i martesës së gjetur mes dy fiseve më në zë të kohës, e cila gëzoi mbretërinë, shqiptarinë, por në të njëjtën kohë nxiti ligësinë e armiqve tradicionalë të popullit tonë. Duke qenë për vite e vite sundues në trojet tona, studiuan shpirtin human dhe besnik të popullit, por kurdoherë, një njeri i varfër dhe i paditur, është shumë lehtë të gënjehet me para, pa e ditur se po futet në llumin e tradhtisë ndaj atdheut, ndaj vetvetes.
Autori skalit mjeshtërisht personazhin e Rrebezhirës (fallxhores, parashikueses) që i thotë Ruginës fatkeqësinë që i kanoset, ku autori për të qenë tërësisht shqiptar përmend edhe perëndeshën Dodonë. Rrebezhira: “Unë jam plakë Rrebezhira që banoj sipër në Dodonë... / Në principatë të Beratit në këtë mbret qëndron një lumë/ Në Thopiajt bje rrufeja, mjegull e zezë e furtunë/ Shpërndan princër e princesha, shkatërron popullatë e fron / Zjarr i madh shtriga shtrigane tym e flakë nëpër ballkone... Do i ndezë eshkën një të huaji, që do djegë e do përpijë.../ Eshk e huaj thonë djeg shumë, zjarrit tradhtisë si lumë...” e nga ky rrëfim, Ruginës i bie të fikt. Araniti i tmerruar vjen dhe duke mos ditur se çfarë i ndodhi i lutet me përgjërim: “Mblidhe mendjen zonjë e dashur xhevahir i adhuruar/ Jam unë burri yt i dashur, që të mbledh në krahëruar/ Që të dua e s’ta them...”
Asnjëherë nuk është parë me sy të mirë bashkimi i shqiptarëve, ndaj dhe bashkimi me krushqi i këtyre dy fiseve nga më të përmendur për kohën armiku punoi nën rrogoz duke dërguar lajm në kështjellën e Kaninës, se gjoja Karl Thopia, nuk lejon ujin për të vaditur dhe për distilat dhe këtë e bën përmes personazhit të Sabinit, një personazh sa i hershëm, po aq aktual në shoqërinë tonë shqiptare, një shqiptar që punon për të huajt, një shqiptar që rreh gjoksin për besnikëri e nuk e shoqëron me vepra të mira, ai është më i lig, më i dëmshëm se armiku. Kjo na ka shoqëruar historikisht, tradhtia mbrenda nesh dhe gojë hidhuri shkon dhe i nxit inatin Gjergj Aranitit për vjerrin e vet, jo për të prishur kurorën, se ajo do ishte faza e dytë, por për të prishur lidhjen mes shqiptarëve dhe duke shfrytëzuar shterimin e krojeve në verë, i shtyrë nga dorë e huaj fajëson Thopiajt. Sabini: “Madhëri! Në buzë të lumit në Devoll e Tomorricë/ Ka kricur huta helmuar, luftë për ujtë e lumit/ S’rrahin më për ne destilat, s’bluajnë drithë gurët e mullirit/ S’ka më ujë për arat tona, as koritat e bagëtive/ S’ban më bar i njomë në hamull, është keq për gjënë e trashë/ E në Kolonjë e në det, që në Rrashbull e në Gostë/ U thanë njerëzia për ujë, bën dhe nxehtë kjo Perëndi/ U bënë Thopiajt si shtrigat që thajnë krojet me magji...”
Këtu shpërthen gjaknxehtësia e Iliro – Trakut, ku Isuf Luzaj e ve shpesh në dukje edhe në veprat e tjera, edhe në karakterin e tij shpesh të rrëmbyer, se në vend që të shkojë Araniti për bisedime tek vjehrri i tij, merr vendime drastike, për ta luftuar deri në shkatërrim, duke kërkuar edhe ndihmën e miqve të huaj, të cilët e kishin provuar veten se ishin besnikë. Pa u menduar gjatë, (kjo vjen si rezultat i tërbimit që ka shqiptari pasi ndjehet besëprerë) duke menduar që të marrë hak ai thërret Branagondin, një komandant venedikas, ku Gjergj Araniti i beson thesarin, kështjellën, mbretëreshën e bukur Ruginë shtatzënë dhe ikën në luftë. Araniti: “Thirr Branagondin të mbledhë këshillin ushtarak të kombit/ Krerët e ushtaret t’largët, t’u dërgojë të gjithë të vinë/ Të parët e ushtrisë janë thirrur për në Kaninë/ Thesari të parashohë shpenzimet huasi...”
Autori jep vlerat e mëdha që ka femra shqiptare, për të ulur gjakrat, por që për fat të keq burrat shqiptare nuk e përfillin zërin e tyre, se zëri i femrës, është zë nëne, zë motre, zë gruaje, dhe zëri i tyre thërret me zemër, se shigjetat e luftës do bien mbi zemrën e tyre, ku bijtë, vëllezërit, burrat dhe baballarët do japin jetën. Rugina: “Lum kush mundi të shuajë zjarrin, kush hesht shemrin e njerëzimit/ Perëndija është me të. Mbreti i madh shpirt mëshironjës/ Duket kur i fal vëllezërit, pa gjykon vetë Perëndija.../ Ndaj o mbret zgjeroi zemrën, të bekoftë Zonja Shën Mëri...”
Më duket që bota na e ka studiuar karakterin tonë luftarak dhe na fut në luftë e pret të rrëmbejë fitoret tona. Araniti: “Pellgu i madh t’i bjerë pas shpine t’i rrëmbejë me një të fshirë/ Principatën atërore t’a vras brenda në Berat/ Ti bjejnë lebrit vetë që luftën e bëjnë me gas/ Të shkëlqejë shpata ime e të djegë si vetëtimë/ Të kuptojë kush s’ka kuptuar, të mendojnë ata që s’dinë/ Ç’është Araniti i helmuar e kush sundon në Kaninë/ Aranit Komnen Golemi, si trimat si batërdi.../ Mjaftë deri sot kam duruar, të ndarë në Principata/ Tri Shqipëri vogëloshe e mbi to sundon si nata/ Frikë e fqinjëvet që një ditë t’i përpijë me një teftik/ Bëj një Shqipëri të madhe e të fortë e të bashkuar/ Çdo e ligë s’vjen për të dëmtuar, nga njëherë dhe për të mirë/ Më ndihmoftë Perëndija në ndërmarrjen për Bashkim...”
E si mund
të ketë bashkim duke luftuar me njëri – tjetrin? E si mund të jetë bashkim, kur
lufton me babanë e gruas, kur i shfaros familjen e saj?
Paradoks shqiptar një paradoks i trashëguar, se Araniti në vend që të ketë shqiptar të besuar, i beson venedikasit duke i thënë: “Ti Branagond do të mbeteç komandant i kryeqytetit/ Komandant i ushtrisë së dheut qe ke këtu e i detit/ Ki kujdes vendin e popullin drejtësinë e qetësinë.../ Kujdes punët në metale e kriporet e thesarin/ E magazitë e ushqimit kënaqe Margaritarin.../ Veç kujdes Branagond do të lë në duart e tua/ Nderin t’im, familjen t’ime, mbretëreshën që e dua.../ Po ta lë në dorën tënde. Në ty pres besnikërinë...”
Besnikëri!? Nga kush? Nga njerëz që nuk e njohin këtë virtyt të shqiptarët? Kanë vuajtur nga padituria... nga mos njohja e karakterit të fqinjëve, duke i besuar si vetes, ne jemi futur në lëmin e luftës, bota ka marrë grurin e saj, ne po kashta na ka mbetur, ashtu dhe në luftën e Kosovës, mbi 20 mijë viktima, mijëra përdhunime, shumë nuk u dihet as varri e përfundimi; ne po kashta e luftës na mbetet... dhe betohet Branagondi me fjalë të bukura siç betohen Branagondët modernë të kohës së sotme, se do jemi të lirë, se do shkojmë drejt Be – së, ashtu siç shkuam drejt komunizmit e kurrë nuk e takuam “parajsën” e tij e pse rendëm edhe kur tjerët e braktisën, po kështu do na dalë edhe me BE – në, tjerët po e braktisin, ne vrapojmë si qen të vapuar dhe jemi të sigurt që kurrë nuk do të arrijmë, se do dalë ndonjë “keshtjellë” tjetër e politikës botërore që do na ndjellin dhe do vrapojmë përsëri si një qen që i rrëfejnë copën e mishit përkarshi dhe kur afrohemi, “op” e gëlltisin vetë. Dhe të “këput shpirtin” Branagondi kur betohet: “Të betohem para Zotit, para mbretit t’lartë të Qiellit/ Për profet e për shenjtorë për të gjitha dritat e qiellit.../ Të betohem mbreti im, Besa - besë më ke fisnik/ Besa besë më ke besnik, do më kesh besnik me besë.../ Njëmijë herë më mirë të vdesë se t’ha në besë mikun e tij/ Mbretërinë do e gjeçe të qetë, të lumtur e të gëzuar/ Mbretëreshën porsi qelqe, vetja e dytë e me shëndet...”
Historikisht kështu zhvillohet historia jonë dhe përsëri kështu veprohet edhe sot. Sapo marrin pushtetin, hipin aeroplanit dhe shkojnë pinë ndonjë kafe me ndonjë të huaj, dalin foto dhe u bë zhvillimi ynë, jo të bashkohen në bisedime mes pozitë – opozitë për të mirën e vendit, por sillen sikur kanë përballë armikun më të madh të tyre.
Demokraci do të thotë fjalë e lirë, mendime ndryshe, por jo të kundërta për një çështje që u përket të gjithëve, që i përket së ardhmes së vendit, ndaj autori i trajton ngjarjet pa zbukurime ideore, pa gënjeshtra: “Kur të shkruhet historia të shkruhet me vërtetësi, kundër kujtdo, më këdo, edhe kundër meje, edhe kundër interesit të përgjithshëm po qe e nevojshme, edhe kundër një pjese të Atdheut, duhet thënë e vërteta, vetëm e vërteta, se nëpërmjet së vërtetës, ne do të mësojmë dhe duhet të themi më shumë të ligat e historisë se sa të mirat e saj. Një burrë shteti që udhëheq, duhet t’i njohë vendit të vet më shumë të metat, veset, se sa virtytet, një burrë shteti i vërtetë duhet të njohë më shumë rreziqet që mund të vijnë se sa të kremtet... E para pas Zotit, vjen e vërteta, kush është me të vërtetën, është më afër Zotit.” – do shkruante autori Isuf Luzaj në kujtimet e tij.
Këtu fillon tragjedia e vërtetë, kur Branagondi përpiqet të bëjë për vete mbretëreshën dhe mendon: “Ky është çasti më i mirë t’përfitoj nga fjal’ e saj...” dhe futet tek dhoma e saj pa trokitur. Rugina: “Tjetër herë! Kur të hyç në dhomë të mbretit…/ Jam mbretëresha e sjellja jote, po t’a them që s’më pëlqen...”, atëherë ai fillon me finokërinë e fjalëve ledhatuese për ta bërë për vete: “Falmë fajin mbretëreshë, faji më duket i rëndë/ Po jam mësuar i mbrendshëm, në pallat të tij për kujdesje/ Ndodha afër e ndëgjova tingëllimë dy tri këngë/ Si të zogë xhikomales kur në prill laget prej vese/ E unë pranë madhërisë t’saj kam detyrë kështjelltarie/ T’u pajtoj plagët e shpirtit me një lloj aftësie.../ Qan e vuan e vuan thashë mbretëresha ime?/ E u ktheva me dëshirë që tu vlejë shpirti im...” e mbretëresha ia kthen: “Kam merak për mbretin t’im...”, por Branagondi i kthehet: “Qoftë lëvduar Zoti i madh për ç’bukuri ka krijuar/ Perri qielli që si femra përmbi dhe t’na ka dërguar/ Atë trup si stalaktite, ata sy porsi kristal/ Trëndelina bukuroshe që në maj lulëzon mali/ Jeni gjalp i ngjeshur brumë ato llërë e ato duar/ Pendë korbi stisin borës ata qerpikë të shënjuar/ Ata flokë që arratisen kur na merr të zemëruar/ Ai ball e syri poshtë, si liqen kur i bie hëna/ Zot o madh në një t’gati kurrë se kishte bë nëna/ Ajo gojë shegë e pajame që Parajsën hap e mbyll/ Zagushi me një gotë ujë, ja zjarr i largët në pyll (në gjunjë) Mjaft durova që m’ bren dhembja e shiko se m’ke zënë në lak/ Besak i shkretë merak më hedh si gjarpri në hark/ Mjafë e mbajta gojën mbyllur, plot një vit që vuaj i gjori/ M’a pushon zemra lëvizjen kur më vështron për tërthori...”
Rugina, me atë besnikëri që e karakterizon femrën shqiptare i përgjigjet me tërbim: “Mjaftë, mjaftë, mjaftë i mallkuar.../ Ik e çduku e mos t’shikoj më i pabesë dhe i pështirë/ I paudhi të gënjeu që digje si kundërmonë/ Sytë xixa si lugati shumë i ulët i pështirë/ Do jeçë shitur në të huaj që bën gjoja për një çast...”
Autori ka ditur të vendosë fjalën e duhur në personazhet e duhur, në fjalët e Branagondit ka ligësi të mbështjellë me artin e bukur të fjelës së veshur me figuracion mahnitës, ligësi përmes “dashurisë” që ai i shfaqte çdo ditë për ta mposhtur, por ajo kurrë nuk ra në elozhet e tij mashtruese e pse ai përdor artin e tij të inteligjencës dhe dijes me një figuracion të jashtëzakonshëm të përshtatur në gjetje shqiptare e pse ai ishte venedikas, që të ishte më i besuar ndaj saj: “Mbretëreshë je si shqiponjë e bukur rritur malesh të lartë/ Me hidhërim lëshohe sulmonjëse, mbi një rob që të ashtë baltë/ T’a shkelçi me këmbët e tua, të digjet e të bëhet hi/ O ti bukuri magjike, fale pak robin e mjerë/ Falëm se s’i se ç’them i gjori, kam një vit që po çmendem/ Pas në shekuj e përralla, si i vdekuri në të gjallë/ Ka një vit që jam harruar i ftohtë si një copë hekur/ Si trup që s’ka shpirt në vetëhe, nëpër të gjallë qarkulloj/ E s’di se kujt t’i qaj hallin, kujt t’i them e ç’ti tregoj?/ Shkon nga shkon shpirt i helmuar, porsi gjarpëri nëpër vapë.../ Do të them le të përmbyset, bota yjet edhe qielli/ Le të moliset hëna , le të mos ndërrojë më dielli/ Ti je Jeta! Ti je Bota! Ti je shpresë përjetësije/ Ti je shpirti, Ti je mëndja, ti je qenie Perëndije/ Ti je krijesa qiellore, që zbriti mrekullijë/ Kë për të bërë të lumtur edhe kë për çmendim/ Ti jeta, ti ëndrra, ti paqja, ti thesari/ Ti shpirt i shenjtë që rri kur u shpall në mal kaluari/Ti ëndja e ti ishe kuptim për jetën/ Më la mendja! S’ke mëshirë! Më la mendja jam marrosur.../ Bukurija jote zonjë, medësh më ke shkalluar/ Bukurija më dha dhembjen përse të kam dashuruar/ Që në çastin e parë që të pashë yll e hënë përmbi dhe.../ Oh ylli i bukurisë, o ti krijesë e magjisë/ Xhevahir i shenjtërisë, o ti dritë e nusërisë/ O fytyrë e Sh?n Marisë, o gjysëm e Perëndisë.../ Thuaj detit të më mbysë, thuaj zjarrit të më djegë/ Thuaj shpatës të më presë, thuaj të më futin në varr/ Thuaj që duhet të vdes e s’është më jetë për mua/ Thuaj të përmbyset bota, por mos thuaj që unë s’të dua. (bije në gjunjë duke qarë) Nuk kanë të mbaruar përpjekjet e Dranagondit për të gjynjëzuar Ruginën, por ajo përherë krenare dhe me atë fisnikërinë e saj i kthehej me të qetë: ”Branagond mblith met e zemër/ Ja gjej vendin që ti bëje, ja për ndryshe ndërro emër...”
Ajo që të mrekullon në fjalët dashurore, është përdorimi i mjeteve stilistike të pa ndeshura në ndonjë vepër tjetër, ku shkrimtarët për të treguar se sa dinë gërmojnë në kulturën botërore, sidomos në atë greke dhe në vend të Dodonës pellazgjike që unë e kam ndeshur edhe në veprat tjera poetike të Isuf Luzajt, përdorin Olimpin, Zeusin... këtu kemi të bëjmë me letërsi të mirëfilltë origjinale shqiptare. E më vjen ta shkruaj edhe një herë të gjithë tragjedinë, aq shumë më ndjell, por do më duheshin faqe e faqe pa mbarim të shkruaja e të reflektoja ndaj saj.
Ardhja e Aranitit me fitore ishte tërbimi i Branagondit e duke parë që prej dredhisë së tij nuk ia arriti qëllimit, atëherë i rrëfehet bashkëpunëtorit të tij Sabinit e ai me atë servilizmin e pështirë që manifeston shqiptari ndaj të huajve e me ligësinë e një të shituri përgatit kurthin për ta quajtur Ruginën tradhtare me konsullin e Greqisë e për këtë shfrytëzojnë takimin që ajo bënte natën me të vëllanë. Vishet si i vëllai Sabini e vëllanë e saj e vret Branagoni e po kështu vrasin dhe konsullin e Greqisë e për vrasjen te tij akuzuan dy kaçakë dhe i vranë për të mbyllur gjurmët, gjoja të mos e marrë vesh bota tradhtinë e mbretëreshës.
O
shqiptar, sa keq më vjen, që përherë fajtor mbetesh dhe fatkeqësisht një fajtor
pa faj. E mbreti e dënon Ruginën në kështjellën e Romenës. Ajo nuk kundërshtoi
se e dinte që kurrë nuk do e besonte Araniti, se ai besimin më të madh e kishte
tek Branagondi e pse nëna e tij Ollymbia dhe motra Drita betoheshin për ndershmërinë
e Ruginës dhe jo vetëm kaq, por e ëma shprehu dëshirën të shkojë në burg bashkë
me të. Ollymbia: “Dhe të bëheç mbret i dheut, ti je prapë djali im/ T’bëj harrëm
qumështin e sisës e pegin e gjakun tim/
Unë e kam thënë dhe e them përsëri dhe do ta them sa të jem gjallë e do ta lë dhe me amanet këtë fjalë: Besimi i verbër që kanë shqiptarët ndaj të huajve ua ka shtuar mëkatet më shumë atyre dhe vendit i kanë shtuar më shumë vuajtje, më shumë gjak e lot nënash e grash shqiptare. Po nuk arritëm të mësojmë këtë çelës magjik që hap portën e ndritur të ardhmërisë sonë kombëtare, i cili është bashkim zemrash dhe mirëkuptim mes shqiptarësh dhe bashkëpunim me të huajt në bazë reciprorotetit, ndryshe kurrë nuk do kemi zhvillim, bota do krijojë përrallën e radhës dhe ne duke dëgjuar përralla do na zërë gjumi pranë vatrës së fikur.
Autori
Isuf Luzaj e mbyll tragjedinë me tragjedi dhe kjo më bën të besoj, se kush i
tejkalon mëkatet, vjen një ditë që mëkatari përfundon tragjikisht, ashtu si
preja e tij, (ashtu siç u shkatërrua dhe Serbia prej mëkateve ndaj popujve), ndaj ka ardhur koha që të jemi të drejtë me
drejtësinë, të jemi të vërtetë në vepra e në fjalë, se koha shpesh dënon mëkatarët
e pse ata mendojnë se janë të fituar. Duke falur mirësi e drejtësi, do fitosh
mirësi e drejtësi, në të kundërt, thotë populli ynë:
RUGINA: Jo, jo, jo, kurrë, kurrë, kurrë/ Duhet të jetosh për kombin e për bir të bëhet burrë/ Të kam falur mbret i dashur të kam falur me gjithë zemër/ Tani jam bërë therori yt unë nuk jam veç një femër/ Ti jeto për kombin t’ënë dhe për Agimin tim/ Pëng ta lë Agimin e dashur ta bësh t’mençur e trim/ Zot dërgomë mëshirim. (Vdes)
ARANITI: “Zot i madh të qofsha falë, që krijove yje e diej/ Zot i madh të qofsha falë, q’end rruzuj nëpër qiej/ Zot i madh të qofsha falë , që dhe jetë dhe dritë prej reje/ Zot i madh të qofsha falë , ty të falem Perëndi!/ Zot i madh falmë mëkatin e madh për të fundit herë/ Falmë zot, s’jetoj dot jeta ime më s’ka vlerë/ Kotësi, boshësi, kotësi, veç kotësi/ Boshësi, asgjësi, marrëzi, kotësi/ Boshësi një flluckë sapuni flakë e tym e erë e hi/ Fat i zi që më gënjeu, qorr e i shurdhër mor i mjeri/ Më ngrite e lart me ngjite, por sa njerëzit më dhe vlerë/ E pastaj ti më rrëzove pa mëshirë në humnerë/ Fat i zi, fat i mallkuar, fat i ndyrë që je ti./ Ambicion e egoizëm sy t’pa ngopur që m’ori Zoti/ Ndjenjë e egërtë që më endi si t’ërbuar r në shtigje inati/ Si shpezë të etur për ujë, nëpër male përmbi dete/ Më endet shpirti i mallkuar që un e marr mendjen me vete/ Ee njerëzija m’adhuron, m’thirrën gjysëm perëndi/ Sa harrova ç’është jeta, ç’është krijesa, ç’është njeriu/ Ëndërrova koh të lartë si të gjysëm Perëndi/ Ndaj zoti i madh më dënoi me këtë ëndërr i magji
(duke iu drejtuar Olimbisë i ep Agimin) Mëm’ e dashur merr Agimin rrite me besim në Zotin/ Të njohë veten q’është i vogël, me Perëndi ta shuajë inatin/ Të sundojë ndjenj e pësime, shembull mos marrë t’unë/ Të ruajë kufijtë e vendit se është mbret mbi një racë trime/ Të mos i besojë Turkut, t’mos besojë armiqësinë,/ As të huajit përtej detit, as të huajit që ka për brinjë/ Tradhtare, tradhtare, tradhtare kjo njerëzi./ Lamtumirë mbretëri, madhëri, ëndërrime/ Lamtumirë Shqipëri e dashur Shqipëria ime/ Lamtumire popull fisnik, vegjëli me nder e trime/ Lamtumirë bashkim i kombit i një ëndrre zengjine/ Lamtumirë Atdhe i dashur, mëmë, e madhe SHQIPËRI! (e vret veten me thike dhe bije i vdekur)
Ky është fundi
tragjik i tragjedisë “Princesha Ruginë” e kjo e shkruar në