E marte, 06.05.2025, 11:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E enjte, 12.12.2013, 09:23 PM


Neki Lulaj

 

KOMBI IM BALLË NDRITUR

 

Kombi im rrugëtoi në udhë betejash ballëndritur

Me besë me flamur, me gjuhë e me tokë

Në rrugë mes acareve të viteve që kanë ikur

Rrënjët u mplkesën në gur, në shpirt dhe në kokë.

 

Tremijë vjet kërkoi e kërkoi një rreze lumturie

Jetuam mes udhëkryqeve në pafundësi

Njëqind e një vjet na u dukën si flakë lirie

E sot na bashkon shqiptarçe Nëntori i ri

 

Njëqind e një vjet fluturuan në duhë qiellore shqipet

Mbi shumë ura nën gryka me një hark Ylberi

Zemra i dha shpirt forcën gurit që ndizej e digjej

Thellë u mplekësën ëndrat te guri i një themeli

 

Nëpër furtunë e dallgë ecën njëqind e një vjet

I bënë dritë hije historisë sonë ëndrës së lirisë

Kur shkoj në Ulqin,në Çamëri, në Shkup e në Preshevë

Prek me shpirt ëndrrat e ndrydhura të shqiptarisë

 

Gëzuar vëllezër të gjakut shumë e shumë

Ju që keni në zemër të mbjellë një flamur

 

 

BALLI YT

 

Sipër ballit tënd krelat e flokëve si shkumë ujëvare

Janë mpleksur bash si mjegulla mbi Rozafë

Mbushin zgalat e murit ca tinguj serenate

Në mes zgavrave të rrapit zogjtë këndojnë pa ndalë

 

Mbi Kala po më duket se vrojton Teuta pa pushim

Dashurinë e nimfave të gurra në cep të një oborri

E hiri rrit shtatin mbi pishën e Çabratit me gjelbërim

Balli yt shndërit e duket si qielli kaltëror te honi

 

Mbi kalldrëmet e kohërave qep zgërbonjat e lisave

Me perin e merimangës mes molëzave të gishtërinjve

Qëndis brigjet me perlat e bardha filigram në ditët ballëdrita

Me gurët e pickuar të rrugicës kujtoj ditët e rinise

 

 

KOHËT

 

Rastësisht bashkë kohërat një ditë na kanë takuar

S’e di pse sytë vjedhurazi lëpiheshin në fytyrë me etje

Kullosnin te njëri tjetri me etjen e madhe e të pashuar

Në kohën e ikur që kurrë më nuk do të kthehet

 

Koha ikte hipur mbi një karrocë të vjetër prej druri

Se di pse ne i shpalosnim ëndërrat bashkë mbi fletë

Te netët e pagjuma preknim me muzën me fuqi burri

E dikush në gjumë gërhiste në dhomën e tretë

 

U shpalosën puthjet si petalet e luleve para diellit

Kurrë nuk e di cili i pari i shpleksi të gjatat gërshetat

Faqet e qëndisura me brumë shpirti dukeshin si qielli

Vargjet tona mendonim se zbuluan thesarëet e shtrenjta

 

E s’e dinim se fjalët ishin në robërinë e fletës

Ishin në oborrin e poezisë me mollëzat e gishtërinjve

Shtrydha lotin me grimcat e shpirtit dhe të jetës

Dhe eca pa u lodhur në udhën e këngëve nëpër brigje

 

 

PSE

 

Me zamkën e zemrës plagën e shpirtit e shërova

Dhe emrin tënd e gdhenda në gurin ëndërrror

Ndryshkun ia u hoqa eshtrave që më mbolli koha

E në lulet e para që erdhën nga Çamëria mora aromë.

 

I kujtova ninullat e netëve të gjata

Kur gjyshja i këndonte tek oxhaku

Mbi prush zinte shtatin e rritjes flaka

E hija e blertë e hirit rrinte te pragu.

 

Mbi flatrat e pritjës prek durimin për dashuri

Kur eci si Kolomb rrugëve në Çamëri

Kur mësoj për Marko Boçarin

Kur dëgjoj për trimëri

 

 

SONTE  NË BËRLIQ

(Imazhe malli nga vendlindja ime  ku e lidhi jetën)

 

Stërkala mbi gjamë vërshojnë si përroska vjeshte

Mbi parmakët e dritares heshtja ndrydh vetminë

E sipër faqeve të qelqit shkruhen imazhe jete

Mes zefirit përplaset porta që kërcet nga era e vetmisë

 

Kullë boshe pa fëmijë nuse, burra e pleq

Mes zgalave të murit përshpërit vetëm era

Merimanga në shtatin e parajës fle e qetë

Oh po shumë paska hapur krahët heshtja

 

Porta e drurit me dhimbje kërcet e vetëm kërcet

Macja mjaullin për një copë bukë në tasin e vjetër në odë

Nuk ka fëmije në oborr e lulja ka mbetur e shkretë

Mungonn zëri i pleqve dhe kutia e duhanit të fortë



(Vota: 36 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx