E marte, 06.05.2025, 08:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kem një Himn dhe një Flamur

E premte, 13.12.2013, 08:33 PM


Demir KRASNIQI:

 

KEM NJË HIMN DHE   NJË FLAMUR

 

Le e rritë jam në Tugjec –

Nuk e dua Himnin memec !

Unë jam gjak i Bajram Currit –

E dua Himnin :”Rreth Flamurit”!

 

Nuk e dua atë Flamur ,

Që i yni s’ ka qenë kurrë !

Dua Flamurin me shqiponja ,

Që e qëndisi Marigona !

 

Dua shqiponjën  dy krenare –

  valojë n’ trojet shqiptare !

Dua Flamurin e Skënderbeut –

  valëvitët mbarë Atdheut !

 

S’ dua Flamur të imponuar ,

S’ dua t’ rrojmë ma të copëtuar !

Jem një komb – popull shqiptarë ,

Duam   bashkimin  mbarëkombëtarë !

 

Pranë Flamurit me imponim –

Kurrë për jetë nuk jap betim !

Pranë Himnit me imponim –

Kurrë për jetë nuk bëjë nderim !

 

Do të  shkrihem , të fashitëm 

Himnit t’ huaj  n’ këmbë nuk i ngritëm !

Rrënjës sime nuk i  shkulëm –

Himnit t’ huaj nuk i përkulëm !

 

Duam   Flamurin që e kem hak ,

Që për te është derdhë shumë gjak !

Për Flamur e për Atdhe –

Shumë e djemtë kanë hëngër dhe !

 

Jem një komb me një Atdhe ,

Nuk na ndanë parti , as fe !

Kem një Himn dhe një Flamur –

S’ mundet kush të na i merr kurrë !

 

Gjilan, më 10.12.2013.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx