E marte, 06.05.2025, 08:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Fjala

E premte, 13.12.2013, 08:05 PM


Xhavit Gasa

 

FJALA

 

Askush,

nuk mban mend,

kur fjala e parë,

nga njeriu u tha.

 

Nuk kishte,

asnjë germë,

as letër të bardhë

vite dhe kalendarë.

 

Thonë i përcillte era,

humbisnin të lehtat,

nga pesha e rëndë,

mbetën të mençurat.

 

Era bëhej fortunë,

shi, breshër e rrebesh,

fjala u vesh me lëkurë,

të keqes për t'ju fsheh.

 

U ruajt nga bershëri e stuhia,

fjala e urtë, e mençur,

ra nën thundrën e krimbave,

nën lëkurë të fshehur.

 

Askush nuk mban mend,

kur fjala ka ka lind,

që kurrë të mos vdes,

ta pastrojmë nga çdo krimb...

 

 

RE DHE STUHI

 

Në qiellin e vrejtur,

i varën retë këmbët,

stuhisë dhe breshërit,

nuk i bëjnë ballë pemët.

 

Krrau..krrau...krrau,

korbat me zë të ngjirur,

këndojnë mbi gërmadhat,

nuk dihet fundi i stuhisë...

 

Nga retë dhe stuhitë,

çdo gjë shkatërrohet shembet,

zëngjirurit korbat e zinj,

vetëm fatkeqësi kudo sjellin.

 

E duam qellin të kaltër,

pa ré të zeza stuhi e breshër,

në vend të zëngjirurit krrau krrau,

të këndojnë bilbilat zë-ëmbël....

 

 

NË KOPSHTIN E ZEMRËS

 

As gurët e mullirit

nuk e nuk e bluajn,

gjuhën e mallkimit...

 

Në maxhen e jetës,

nuk bëhet bukë,

me miellin e urrejtjes.

 

Në kopshtin e zemrës,

të mbjellim me dashuri,

bimët e buzëqeshjes....

 

 

VYRTYT

 

Falja është vyrtyt,

vyrtyti e falja s'bëhen pis,

nga valët rëra shëlahet,

në fund ngelet rëra flori.

 

Asgjë s'ske mësuar,

nëse të falësh nuk di

valët nuk shpëlajnë lumin.

nga llumi nuk del flori...

 

 

ME GURË

 

Mos hedhim gurin në gropën,

e mbushur me baltë të zezë,

ciklat të gjithve na damkosin,

se pranë gropës jemi dhe ne....

 

Gropën me baltën e zezë,

le ta mbyllim të gjithë bashkë,

me gurë të mbushim themele,

mbi themele të ngermë kalatë



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx