E marte, 06.05.2025, 08:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Bledi Ylli

E shtune, 14.12.2013, 02:36 PM


Bledi Ylli përgatitet të dali përpara lexuesit me librin e tij më të ri  me titull “Dëshirë Mistike”.Libri në fjalë eshtë redaktuar  dhe përgatitur për botim nga shtëpia Korrektuese “ Elena”.I urojmë autorit  suksese ne krijimtarinë e tij... Pilo Zyba!

 

BLEDI  YLLI

 

“SY ME SY”

 

Kalimthi tek ti m’shkuan sytë..

Dicka sec me mbyti, kalimthi,

E ngela ashtu, si “ i dytë’’..

Mes njerz’ve që vinin e iknin..

 

Ti ecje e unë të vështroja,

Në rrugën e drejtë n’atë park,

Dicka të pengoi edhe gjoja,

Vështrimin e hodhe, përqark..

 

Si era u nisa, të kapa,

E gjuha m’u lidh n’ata sy..

Vazhdova me ty disa hapa,

“E humba në hapa me ty”..

 

U ndale, u ndala, qetësi,

Mes zhurmës qe vinte përqark,

Të shihja më shije dhe ti,

Mes lulesh shumëngjyrëshe në park..

 

Më iku dhe zëri mes ngjyrash,

Dhe zemra më shkoi tek ti,

Ambjenti mes qindra fytyrash,

Aspak s’i pengoi sytë e mi..

 

Të etur vec ty te vështronin,

Por fjalët mungonin për dreq,

I ndjeja, që do te lotonin,

E s’munda qe s’munda ti heq.

 

Ashtu n’emocione i mbytur,

Dhe ndjenjat rreshtuar në rresht…

Dicka belbëzova, papritur..

E ti më kërkove të hesht…

 

Më the të hesht!Unë nuk fola.

Heshta, duke parë nga ty,

Sa të kota duken fjalët,

Në bisedat "sy me sy"...!

 

“FLUTURA NË ZEMRËN TIME”

 

Më duket bota më e bukur,

Kur prezencen tënde ndjej',

C'të të bëj që je një flutur,

Herë të humb' e herë të gjej.!

 

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën,

E bëra fushë me lule plotë,

Kurthe ngrita për ty flutur,

Por c’e do, s’të kapa dot..

 

U pajtova me dëshiren,

E  të lash te jesh ashtu,

I’u nënshtrova reaitetit,

Ti atje  e  unë këtu..!

 

Vjen ngadalë në zemrën time,

Edhe ulesh pa u ndjerë,

Ndonjëherë, je muza ime,

Dhe mërzia, ndonjëherë..!

 

Disi kështu kalon dhe koha,

Rend dhe jeta disi kështu,

Qysh at’herë që ty të njoha,

Ti atje e une ketu..!

 

Thonë që shpresa vdes e fundit,

E unë them, “ pas saj do t’vdes”,

Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,

Unë ty prap se prap, të pres..!

 

Më duket bota më e bukur,

Ndaj preferoj të rri me ty,

C’të të bëj që je një flutur,

“Herë këtu e herë aty”..!

 

“DRITA MALLI”

 

Ajo zhurma buzës detit....

Një aromë mbushur "natyrë"...

Bashkë me dritat e qytetit...

Më kujtuan një "fytyrë"...

 

Hapi krahët nostalgjia..

Edhe nis’ të fluturoj..

I rrëmbeu, ndjenjat e mija..

Gjer atje..! Atje i coi…

 

Të përk’dhela unë sërisht,

Sërisht e  ndjeva atë zjarr..

M’u mor fryma, tmerrsisht..

Zemra rrihte si e marrë..

 

E në qiellin e ëndrrës sime..

Me sy mbyllur si gjithnji..

Krahët hapur zemra ime..

Fluturon mbi dashuri..

 

U përpoqa  të të  flisja..

Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..

“Të dua”, doja të thërrisja…

Por pa dashur hapa sytë..

 

E kur do te them ''të dua''....

Mire e di, do të jesh larg...

Ike ! Po, por le tek mua..

Një pafund kujtimesh,varg...!

 

Dhe tani ti vjen me rrallë...

E me rrallë akoma, flet...

Dikur vije mbushur mall...

Tani ''malli'', je ti vete...

 

Ajo zhurma buzës detit..

Ajo aromë që hap mushkritë..

Mij’ra,  dritat e qytetit..

E unë shihja vec nje dritë…

 

BUKURI GERMASH

 

Në vargjet e një ''peme'' kërkova të ndaloj.

Fjlalët e vështira, nuk munda t'i kuptoja.

Sikur më foli pema, më tha që të lexoj.!

Edhe atë, ''kuptimin'',ta merrja si të doja..

 

I endur, nëpër fjalët e vargjeve në ''pemë'',

Gërmat u bënë fruta e frutat nje poemë..

Dhe fyti i helmuar kënaqej n’ëmbëlsi..

Ashtu, duke shijuar plot pjeshka e qershi..

 

Hëngra sa u ngopa e lash dhe për të tjerë,

Kishte aq shumë fruta sa kurrë s’do te mbaronin,

Mjaftojnë disa minuta kaq bukur per tu ndjerë,

Krahë morrën dëshirat gjithë botën e përshkonin..

 

Ika ashtu i lumtur, kënaqur sa më s’ka,

Dhe trupi fluturonte i mbushur energji,

Kuptimin qe unë morra me mbresat qe më la,

Tregojnë që shkronjat lidhur, dhurojnë vec bukuri…

 

MË MERR!

 

Sonte në mbrëmje,kalo e më merr,

Poshtë shtëpis sime i ulur do t’pres,

Si drita e hënës ndrico pak k’të terr,

Frymëzo me pak jetë, një shpirt që po vdes !

 

E dashura ime, kalo, më rrëmbe

Si dallgë e tërbuar përmbyt c’do trishtim,

Mbresat e ndryshkura, te zhytura nën dhe’

Nxirri ne pah, e jepu shkëlqim…!

 

Si ditë apo natë, njësoj është për mua,

Dhe sensi i kohës ka ngelur “atje”,

Përvec trupit tim,c’do gjë e kam hua,

Të lutem e dashur, kalo, më rrëmbe..!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx