E merkure, 24.04.2024, 04:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Keka: Lutja e Skënderbeut në Krujë apo Lezhë?

E diele, 15.12.2013, 05:42 PM


Keka: Lutja e Skënderbeut të vendoset në Krujë apo Lezhë?

Studiuesi Gjon Keka i cili gjeti gjate hulumtimeve te tij mbi personalitetin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut lutjen pas rikthimit ne Kruje 1443 , tani kerkon qe kjo lutje te vendoset si epitaf ne Kruje apo Lezhe.

"Lus bashkine e Krujes dhe Lezhes qe ne baze te mundesive te tyre , meqe tash po afrohet edhe Janari te vendosin Lutjen e Gjergj Kastriotit ne Kruje apo Lezhe.

Kjo do t'i sherbente frymes se kastriotizmit dhe vizionit europian ,por njekohesisht do te tregonim se ne e mbajme gjakun e tij dhe marrim fryme arbenisht. Gjergj Kastrioti eshte jo vetem hero i kombit tone por edhe hero dhe mbrojtes i mbare civilizimit te familjes europiane."

(E plotesuar) Ekskluzive: Publikohet lutja e Skënderbeut pas rikthimit në Krujë

 “Për ata qe kerkuan te dine se nga erdhi Lutja e Gjergjit, per skeptiket, pjesa e lutjes se Gjergjit eshte ne latinisht dhe gjermanisht,por ai ka fol edhe arbenisht, une e perktheva sa nga latinishtja aq edhe nga gjermanishtja qe te dal e plote kjo pjese e lutjes te cilen e kam gjete ne nje nga bibliotekat nacionale te Austrisë”, thekson studiuesi Gjon Keka.

Po publikojmë një pjesë të lutjes se Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pasi ishte rikthyer ne Kruje ne nëntor të vitit 1443. Kjo pjese e lutjes është gjetur gjate hulumtimeve te studiuesit Gjon KEKA, duke hulumtuar dokumentet mbi personalitetin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Lutja:  "Zot ti je i lavdëruar, i nderuar dhe i bekuar,  qe serish ke dëbuar ushtrinë turke nga vendi ynë, dhe e ke sjell vendin tone ne themelet e tij te vjetra, Atdheu im, unë jam i yti gjithmonë, Na e dhuro o Zot një fund te bekuar..." Kjo pjese e lutjes është gjetur gjate hulumtimeve te studiuesit Gjon KEKA, duke hulumtuar dokumentet mbi personalitetin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Për ata qe kerkuan te dine se nga erdhi Lutja e Gjergjit, per skeptiket, pjesa e lutjes se Gjergjit eshte ne latinisht dhe gjermanisht,por ai ka fol edhe arbenisht, une e perktheva sa nga latinishtja aq edhe nga gjermanishtja qe te dal e plote kjo pjese e lutjes te cilen e kam gjete ne nje nga bibliotekat nacionale te Austrisë, rreth memorieve te popujve ,te princave dhe mbreterve(Memoriae populorum) me grup autoresh ,prandaj edhe po e vendos edhe nje pjese qe kam bere dhe nje gjysme foto sepse ishte liber i vjeter i demtuar i vitit 1697."-thekson studiuesi, Gjon Keka./standardi.info



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora