Kulturë
Rrustem Geci: Arsimi shqip në Europë
E shtune, 14.12.2013, 04:40 PM
ARSIMI
SHQIP NË EVROPË
Liria në gjuhë të huaj, nuk e ka shijen e lirisë së atdheut. Por, një qiell zemre, dhe një gjak kënge, është gjithandej Kosova.
Nga Rrustem
Geci - Dortmund
Mesazhi i
Rilindjes sonë Kombëtare vazhdon.
Ideja dhe fryma e saj
më kanë bërë që edhe
pas 42 vjet të angazhimit tim në arsim, përpara
nxënësve të ndjehem njëjtë si në fillim . Mërgimi kurrë s`ka qenë qëllimi im, por shpërngulja dhe dëbimet e pareshtura nga
pushtuesi serbë, na janë imponuar më thotë
Qemal Kryeziu, mësues në Hagen, Bohum dhe Iserlon, të Gjermanisë. Në Hagen jam që prej 20 vjetësh.
Qemal Kryeziu u
lind në Roganë
të Dardanës, më 1942. Mësimet e
para i mori në vendlindje, ndërsa
arsimin e mesëm
në Gjilan. I etur për dije dhe
për mësim, Qemali kurrë nuk u kënaq me të arriturat
e tij.
Vazhdoi studimet në Universitetin
e Sarajevës, në fakultetin e Frengjishtes . Aty mësuesi
Qemal kulturohet dhe
diplomohet për pedagog të gjuhës frënge. Jeta e çdo mësuesi
në Kosovë ka dramën dhe
vuajtjen e tij, thotë
Qemali. Ai regjim ishte vetë diktatori
e terrori, që ushtronte dhe komandonte dhunën mbi ne. Mirëpo,
lufta për çlirim dhe
pavarësi, dhe flaka e lirisë, kurrë s´u shuan në zemrat tona. Në bisedë
me shokë, me miqë
e kolegë të gjithë
pajtoheshim se lufta kundër pushtuesit
ishte e pashmangshme. Zullumi këputet prej s´trashi, thotë populli. Mësimi për heronjtë dhe luftat
kombëtare aso kohe ishte i ndaluar, rrëfen
mësuesi Qemal, por, mësuesit shqiptar në ato vite nuk ndalonin që t´ua
shpjegonin nxënësve të tyre, pse kjo
varfëri në popull, pse kaq shumë dënime
dhe të burgosur, pse zemërohet Kosova, e tjera e tjera. Armiku kudo na vëzhgonte, na ndiqte. Mirëpo, ne gjenim forma dhe mynyra që t´ua
thoshim të vërtetën
nxënësve. Fatmirësisht, ora e
trimave të lirisë në beteja
ishte e njëjtë
me orën tonë. Kështu pra lëvizëm zemërimin e zemëruar. Nxënësit tanë kudo ishin
me çlirimtarët, me më të zotët
e më trimat. E vërteta për
Kosovën e lirë më s´mund të fshihej
më. Nxënësit tanë, e bashkë me nxënësit
edhe ne ishim në demonstrata. Jo njëherë, por disa herë, më ka ndodhur, thotë mësuesi Qemal, kur nxënësit pyesnin: Pse shoku arsimtar nuk
kremtojmë festat tona
? Pse në këto festa mungon
flamuri ynë ? Dhe
pse heshtja heshtën aq gjatë, dhe
pyetje nga më të ndjeshmet. Asaj
jete të blinduar me parulla
dhe gënjeshtra, ngadalë por sigurt, po i vinte fundi. Grushti i popullit dhe
vullneti për liri për çdo ditë po bëhej më i fortë. Në të gjithë ato beteja, mësuesi ishte mes prushit dhe flakës, mes të vërtetës e të pavërtetës. Nën
pushtues mësuesi ishte
nën vëzhgim të përhershëm. Kosova
në të gjitha ato vite vuajti një vuajtje
gjenocidi. Pushtuesi s`lejonte të
ngrohë dielli më shumë se ç `
lejonte pushteti i tij .
Të gjitha programet për nxënës ishin përkthim
ose të përkthyera. Të ndodhur në atë kalvar, ne e ruajtëm
flakën dhe frymën tonë . Atë e ruajtëm së bashku e të bashkuar. Një gjë duhet
ta them , thotë mësues
Qemal, para Plenumit të Brioneve,
në
kohën e gjakatarit Rankoviq, edhe mësuesi, edhe nxënësi, edhe populli, të gjithë ishim në burg, pa marrë parasysh parullat dhe tekstet e tyre.
Mësuesi në atë kohë ishte shumë i kufizuar, nën kontroll të fortë të inspektorëve, duke u kontrolluar edhe bisedat
me nxënësit. Prandaj, 42 vjet në arsim janë më shumë se një tregim, më shumë se një roman . Në letërsinë tonë, jeta e mësuesit thotë Qemali, kujtoj se është trajtuar pak, sepse mësuesve dhe nxënësve u ra
barra më e rëndë në gjithë
lëvizjen tonë kombëtare. Prandaj, 22 vjet
mësuesi në Kosovë dhe 20 vjetë mësuesi në
Qemal Kryeziu me arsimtarët shqiptar në Gjermani
Qemal
Kryeziu me nxënësit e tij në Shkollë, në Hagen