Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Arsimi shqip në Europë

| E shtune, 14.12.2013, 04:40 PM |


ARSIMI SHQIP NË EVROPË

Liria    gjuhë të  huaj,  nuk  e  ka shijen  e  lirisë  së atdheut. Por,  një qiell zemre,  dhe  një  gjak  kënge,   është  gjithandej  Kosova.

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Mesazhi  i  Rilindjes  sonë Kombëtare vazhdon. Ideja dhe  fryma  e  saj më kanë  bërë    edhe pas 42  vjet  të angazhimit tim  në arsim,  përpara  nxënësve të  ndjehem njëjtë si në  fillim . Mërgimi  kurrë s`ka qenë qëllimi im,  por shpërngulja dhe dëbimet e pareshtura nga pushtuesi serbë,  na janë imponuar më thotë Qemal Kryeziu,  mësues në Hagen,  Bohum dhe Iserlon,  të Gjermanisë. Në Hagen jam që prej 20 vjetësh. Qemal  Kryeziu  u  lind    Roganë    Dardanës,  më 1942. Mësimet  e  para  i  mori    vendlindje,  ndërsa  arsimin  e  mesëm     Gjilan. I etur  për dije dhe  për  mësim,  Qemali kurrë nuk u kënaq me të arriturat e  tij.  Vazhdoi  studimet    Universitetin e  Sarajevës,  në fakultetin e Frengjishtes . Aty  mësuesi   Qemal   kulturohet   dhe  diplomohet për pedagog të gjuhës frënge. Jeta  e   çdo  mësuesi     Kosovë  ka  dramën  dhe  vuajtjen  e  tij,    thotë  Qemali. Ai regjim ishte vetë diktatori  e  terrori,  që ushtronte dhe komandonte dhunën mbi ne. Mirëpo,  lufta për çlirim  dhe  pavarësi,  dhe flaka e lirisë,  kurrë s´u shuan në zemrat tona. Në  bisedë  me  shokë,  me miqë  e  kolegë    gjithë pajtoheshim se lufta kundër pushtuesit  ishte  e  pashmangshme. Zullumi  këputet prej s´trashi,  thotë populli. Mësimi për heronjtë dhe luftat kombëtare aso kohe ishte i ndaluar,  rrëfen mësuesi Qemal,  por,  mësuesit shqiptar në ato vite nuk ndalonin që t´ua shpjegonin nxënësve të tyre,  pse kjo varfëri në popull,  pse kaq shumë dënime dhe të burgosur,  pse zemërohet Kosova,  e tjera e tjera. Armiku kudo na vëzhgonte,  na ndiqte. Mirëpo,  ne gjenim forma dhe mynyra që t´ua thoshim    vërtetën  nxënësve. Fatmirësisht,  ora  e  trimave të lirisë në beteja  ishte  e  njëjtë  me orën tonë. Kështu pra lëvizëm zemërimin  e zemëruar. Nxënësit  tanë  kudo  ishin  me çlirimtarët,  me më  të zotët  e    trimat. E vërteta  për  Kosovën e lirë më s´mund  të fshihej më. Nxënësit tanë,  e bashkë me nxënësit edhe ne ishim në demonstrata. Jo njëherë,  por disa herë,  më ka ndodhur,  thotë mësuesi Qemal,  kur  nxënësit  pyesnin: Pse shoku  arsimtar nuk  kremtojmë   festat   tona  ?  Pse      këto  festa mungon  flamuri  ynë  ? Dhe  pse heshtja heshtën aq gjatë,  dhe  pyetje nga më të ndjeshmet. Asaj  jete të blinduar  me  parulla   dhe  gënjeshtra,  ngadalë por sigurt,  po i vinte fundi. Grushti i popullit dhe vullneti për liri për çdo ditë po bëhej më i fortë. Në të gjithë ato beteja,  mësuesi ishte mes prushit dhe flakës,  mes të vërtetës e të pavërtetës. Nën pushtues   mësuesi   ishte   nën vëzhgim të përhershëm. Kosova  në të gjitha ato vite vuajti  një  vuajtje  gjenocidi. Pushtuesi  s`lejonte të ngrohë dielli më shumë se  ç ` lejonte  pushteti  i  tij . Të gjitha  programet për nxënës ishin përkthim ose të përkthyera. Të ndodhur në atë kalvar,  ne e ruajtëm  flakën dhe frymën tonë . Atë e ruajtëm së bashku e të bashkuar. Një gjë duhet ta them ,  thotë  mësues  Qemal,  para Plenumit të Brioneve,     kohën   e  gjakatarit Rankoviq,  edhe mësuesi,  edhe nxënësi,  edhe populli,    gjithë  ishim në burg,  pa marrë parasysh parullat dhe tekstet e tyre. Mësuesi  në atë kohë ishte shumë  i kufizuar,  nën kontroll të fortë të inspektorëve,  duke u kontrolluar edhe  bisedat  me  nxënësit. Prandaj,  42 vjet në arsim janë më shumë se një tregim,  më shumë se një   roman . Në letërsinë tonë,  jeta e mësuesit thotë  Qemali,   kujtoj se është trajtuar pak,   sepse mësuesve dhe nxënësve u  ra  barra  më e rëndë në  gjithë  lëvizjen  tonë  kombëtare. Prandaj,  22  vjet mësuesi    Kosovë dhe 20 vjetë mësuesi në Hagen është  angazhimi  im  dhënë  arsimit  të Kosovës. Mirëpo,  borxhi  ynë   ndaj  arsimit  dhe Kosovës nuk mbaron me kaq. Unë  thotë Qemali  vazhdoj të  punoja pa ndërprerë në frymën e asaj  që quhet,  Rilindje. Natyra  ime  s`më  lejon të jem i ëndërrës. Ajo natë e Kosovës,  ishte një terr i trashë,  që duhej thyer dhe mundur.Falë guximit të rinisë sonë,  dhe brezit të grushtave dhe të pushkës,  fituam gjënë më të shtrenjtë,  lirinë. Janë të shumtë shembujt,  tregon mësues Qemali,  kur nxënësit e mi janë dënuar dhe ekzekutuar,  pse ata kishin zemër të madhe dhe duar të bukura  për  t`i thyer prangat e burgut. I tillë ishte Rexhep Mala,  Kadri Zeka dhe shumë të tjerë . Në Gjermani nuk jam s´e desha,  por,  vullneti dhe nevoja më shtyri  të bëjë diçka më shumë nga vetja ime. Veprimtaria ime është e cilësuar në qytetet; Hagen,  Siegen,  Iserlhon,  Werdolh,  Lüdenscheid, Hoelimburg dhe Bochum. Punë  kemi bërë mjaft,  por,  kemi mundur edhe më shumë. Me   këtë   dua    them  se  deri  tani në Mësimin  Plotësues në Gjuhën shqipe,  ku unë punoj,   janë  arsimuar  rreth  2  mijë  nxënës,     është  një  sukses i  frymës dhe shkollës shqipe. Aktualisht,  unë i arsimoj që nga klasa e parë e  deri      dhjetën,  dhe kam rreth  220  nxënës të rregullt. Nxënësit në Hagen,  por,  edhe në paralelet ku unë punoj,  janë aftësuar në shkrim,   lexim,  histori,   gjeografi  dhe gramatikë. Ata  nuk  ndiejnë  rrezik të asimilimit dhe të mos komunikimit    gjuhën  amtare. Mbase,  programi për  nxënësit  me mësim plotësues është i shkurtuar,   për    gjitha klasat që nga klasa e parë e deri  në të dhjetën. Më  duhet    theksoj,  thotë  mësues  Qemali,  se  financimin,  librat  dhe udhëtimin  deri  në shkollë i  paguan  shteti  gjerman,  që është gjë e mirë. Unë  kujtoj,  thotë mësues Qemal,  se mësimi plotësues    gjuhën  shqipe ( vetëm nga  tri orë në  javë   për  çdo  klasë )  u  jep  mundësi   fëmijëve të mërgimtarëve ( atyre më    zotëve )  atyre  që mësimet  i  vazhdojnë  në shkollat gjermane,  të jenë shpresë për kuadro të reja të Shtetit    Kosovës. Kuptohet,  liria    gjuhë të  huaj,  nuk  e  ka shijen  e  lirisë  së atdheut. Por,  një qiell zemre,  dhe  një  gjak  kënge,   është  gjithandej  Kosova. Andaj,  pa arsim,  pa   këtë  armë supreme të kombit,  asnjë  hap   s `mund    bëjmë  përpara . Koha lëviz më shpejt se sa mendojmë ne.Prandaj,    angazhimi ynë    arsim,  në dijet bashkëkohore,   çështjen shqiptare e shpie aty  ku edhe e kemi qëllimin. Në këtë drejtim,  thotë   mësues   Qemal,     diturit  sot   bëjnë  historinë.

Qemal Kryeziu me arsimtarët shqiptar në Gjermani

Qemal Kryeziu me nxënësit e tij në Shkollë,    Hagen