E marte, 06.05.2025, 06:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Pesë vjetori i web faqës zyrtare të famullisë Binçës

E hene, 16.12.2013, 09:10 PM


Pesë vjetori i web faqës zyrtare të famullisë Binçës; www.famulliabinqes.com

Një historik i shkurtër

Duke parë zhvillimin e teknologjisë informative, dhe problemin e famullisë çka i përket lidhëshmërisë dhe kontaktit mes vendlindjes dhe diasporës, dhe duke qenë të vetdijshëm se sot vetëm përmes kontakteve reciproke, punës së përbashkët, famullia e Binçës, rinia në veçanti e cila dëshiron të jetë sa më e afërt mes veti, në krye me famullitarin e dikurshëm don Albert Demaj, mes shumë punëve e iniciativave në të mirë të të gjithë besimtarëve të famullisë kudo ata gjindën, ndër shumë projekte tjera morën edhe këtë dëtyrë dhe obligim.

Pra, në dhjetor të vitit 2008., ish famullitari i famullisë Binçës don Albert Demaj në bashkëpunim me Shoqatën Rinore “Imzot Mark Sopi”, morën një inisiativë e menjëherë pas edhe një vendim që famullia e Binçës të ketë edhe web faqen e saj zyrtare. Pas këtij vendimi u fillua menjëherë me punë, pra përgaditjet për të krijuar një web faqe ku do mund të shpalosën të gjitha projektet, të gjitha planet dhe prezantimet e të arriturat e famullisë Binçës.

Kuptohet se për këtë punë masmediale dhe serioze, ishte e udhës dhe nevojshme të gjindët një partner apo më mire të themi bashkëpuntorë të cilët do garantonin (siguronin) shërbime kualitative të web faqës. Kështu pas disa konsultimeve dhe bisedimeve, si partner u zgjodh z. Skender Gojani nga Prishtina i cili edhe përgaditi platformën dhe krijoi dizajnin e pare të web faqës zyrtare të famullisë, pra; www.famulliabinqes.com të cilën shumë shpejt edhe e hudhi (plasoi) në rrjetin e internetit.

Rreth punës në web faqen e famullisë…

Web faqën e famullisë nga fillimi me shumë sukses e administroi z. Arijan Rama nga Stubëlla e Epërme (të cilin e falenderojmë shumë), kuptohet e gjithë puna u bë në bashkëpunim të ngusht me don Albert Demaj, z. Vilson Markun-Tale (që ishte i angazhuar kryesisht me aparatin e tij rreth fotogalerisë për të na prezantuar dhe dokumentuar çdo gjë rreth famullisë, një punë e madhe dhe angazhim serioz që nga fillimi), me SHR. “Imzot Mark Sopi” e shumë të rinjë tjerë nga famullia dhe diaspora…

Web faqja shpejt u përhapë përmes internetit dhe në internet, kështuqë mbrenda një kohe të shkurtër thuajse të gjithë besimtarët tanë e më gjerë këtë web faqe e paten në shtëpitë e tyre, kjo dritare virtuale shumë shpejt hapi shpresën dhe besimit e bashkëpunimit –lidhjes – së ngusht mes vendlindjes dhe diasporës, mes diasporës mes veti dhe të gjithë besimtarve të famullisë kudo që gjinden, hapja e web faqesë zyrtare të famullisë u mirëprit dhe pranua shumë mire mes besimtarëve të famullisë e më gjerë.

Në muajin gusht të vitit 2009., Luigj Sopi, në përcjelje të z. Anton Zefit (aktivist i dalluar shumëvjeçar i famullisë në diasporë) jemi paraqitën te famullitari don Albert Demaj, ku e informuan që z. Sopi posedon sadopak disa njohuri lidhje me administrimin e web faqës në internet, dhe me dëshirë iu ofrua, ndihmën dhe gadishmërinë për të punuar në të mirë të web faqes, nëse kjo është e dëshiruar. Propozimimi u mirëprit shumë mire nga don Alberti, ku dhe u mendua se ky ofrim e kjo gadishmëri do ia lehtësoi shumë punën edhe z. Arijan Ramës i cili edhe ashtu ishte i stërngakruar me punë e studime, ngaqë edhe ngelnin disa punë e freskime në web faqën.

Don Albert Demaj më pas organizoi një takim me Arianin, me të cilën u morën vesh lidhje me punën e mëtutjeshme dhe të cilin e falenderoi për punën e deri atëhershme, kurse  Arian Ramaj me këtë rast më paisi  me paswortat e nevojshëm për të administruar tutje web faqën, kështu që nga shtatori i vitit 2009., është filluar punën dhe më është besuar  administrimi i web faqës së famullisë, tanimë me një staf të ri nën udhëheqjen e famullitarit don Albert Demaj, redaktor Marjan Sebaj-Sopi, administrator z. Luigj Sopi, fotograf z. Vilson Marku – Tale, dhe administrator galerie z. Jozë Simani.

Këtë punë natyrisht e kemë filluar me një përkushtim të madh, me seriozitet, por mbi të gjitha me dashuri të madhe që web faqja e famullisë të arrit sukseset dhe qellimet e parapara për të cilen dhe ishte krijuar.

Për të arritur këto qellime  dhe suksese Ky staf me shumë sukses e mbi të gjitha me dashuri punoi deri në korrik të vitit 2011., kur edhe u bë ndërrim famullitari, ku don Albert Demaj mori dëtyrën e misionarit në Zvicër, kurse në famullinë tonë, famullitar erdhi don Aleksandër Kola, i cili poashtu sikur edhe paraardhësi i tij, me përkushtim të madh mori përgjegjësinë edhe mbi web faqën e famullisë duke motivuar dhe përkrahur me të madhe punën e deritanishme dhe duke i dhënë vullnet e përkrahje të madhe të gjithë stafit të web faqës për vazhdimin e punës së mëtutjeshme e cila dhe vazhdoj punën me shumë suksese.

Disa detaje të veçuara …

Web faqja e famullisë Binçës mbrenda këtyre pesë viteve, ka publikuar;

- mbi 8.000 fotografi nga aktivitetet në famulli dhe diasporë,

- ka publikuar video ingjizime të ndryshme,

- ka mbi 600 artikuj shkrimesh me mbi 15.000 faqe nga autor të ndryshëm por kryesisht nga personat – besimtarët – e vet famullisë,

- rregullisht publikohen leximet e të Diellës, Lutje të ndryshme, materiale mbi historikun e famullisë si dhe materiale aktuale nga jeta kulturore, sociale e politike…

- kemi rubriken BOTIMET, ku shumë autor nga famullia kanë publikuar botimet e tyre të cilat nëpërmes rrjetit elektronij janë shpërndar anë e mbarë botës.

- publikon rregullisht revistën e famullisë „Shën Antoni i Padovës“, pastaj revistën „Drita“ (të ipeshkvisë) e shumë e shumë materiale të tjera të cilat janë në shërbim e dobi të besimtarit dhe vizitorit të web faqës zyrtare të famullisë së Binçës.

Tani në shënimin e pesë vjetorit e punës sonë, ne kemi paisur web faqën me një teknologji më të afansuar, me teknologji të re e cila e bënë faqën tonë shumë moderne dhe të kërkuar e vizituar nga persona të ndryshëm anë a mbarë trojeve shqiptare e më gjerë…

Web faqja e famullisë është e hapur për të gjithë dhe ne edhe kësaj rradhe ju ftojmë dhe presim bashkëpunimin e të gjithë besimtarëve në rend të parë, të gjithë vizitorëve të cilët e dëshirojnë një shoqëri më të afansuar, një shoqëri më të mirë dhe pa probleme, një shoqëri e rini të edukuar dhe përparimtare. Me këtë falenderojmë të gjithë përkrahësit tanë, të gjithë besimtarët kudo gjindën, të gjithë ata që na mbështesin dhe përkrahin pandërpre në punën tonë. Falenderojmë bashkëpuntorët dhe mirëpresim bashkëpuntorë të rinjë…

Pra, të gjithëve URIME PESË VJETORI I PUNËS SË WEB FAQËS ZYRTARE TË FAMULLISË,

Me shumë respekt

Luigj Sopi, administrator

Aty këtu – Intervista të shkurtëra lidhje me punën e portalit tonë…

Don Albert Demaj, misionar në „Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër“

1. Luigj Sopi: I nderuari don Albert, ju në dhjetor të vitit 2008 keni hapur web faqen e famullisë Binçës, cili ishte qellimi dhe vizioni juaj dhe a është arritur ky qëllim deri me sot?

Don Albert Demaj: Të nderuar përgjegjës të këtij portali të suksesshem, të dashur besimtarë të famullisë së Binçës, mbrenda dhe jashtë atdheut, të nderuar vizitorë, jam shumë i lumtur që iniciativa jonë para pesë viteve për formimin e këtij portali ka dal me shumë sukses. Më kujtohet shumë mirë, se sa kemi vuajtur në fillim për të realizuar dëshirën tonë për një vepër të këtillë: na mungonin ekspertet e kësaj fushe. Përpos të rinjve të famullisë të bashkuar në ShR „Imzot Mark Sopi“, dua të falënderojë gatishmërinë e Arian Ramaj, që falas e vullnetarisht të mbështes projektin tonë, si dhe Skender Gojani nga Prishtina që na ka regjistruar faqen tonë në Internet.

Mua si famullitar në Binçë dhe në Kosovë në përgjithësi më ka pënguar që besimtarët tänë në diasporë të ndjehën të huaj edhe në Diasporë edhe në Kosovë. Andaj kemi dashur të kemi një qëndrim ndryshe ndaj tyre. Për këtë arsye kemi formuar Këshillin e famullisë në Diasporë, dhe mund të them se jemi famullia e parë në Kosovë me një nismë të tillë. Ky ishte hapi parë i lidhjes sonë konkrete me diasporën. Pastaj lindi dëshira të kemi fletushkën e famullisë që do t`i nxitë të rinjtë me shkrime dhe hulumtime për të kaluarën, të sotmën dhe projekte për të ardhmën. Sepse, historia krijohet me shkrime. I falënderojë të gjithë ata që kanë ndihmuar që gjatë kohës sime për 4 vite të botohën 1o nr të revistës sonë “Shën Antoni i Padovës”. Dhe më në fund u realizua edhe krijimi i portalit tonë. Çdo fillim është i vështirë, por dëshira dhe entuziazmi për të çuar punën përpara na ndihmonin shumë. Portali ynë u bë një informator i rëndësishëm dhe urëlidhëse mes famullisë dhe besimtarëve tanë nëpër botë. Ne filluam në fillim me publikimin e lutjeve të përditshme meditative, të shkurta por shumë të mira, me fjalën e Zotit të së dielës dhe me lajmërimet e ngjarjeve që ndodhnin në famulli. Ne ishim famullia e parë në Kosovë që organizuam natën e Kërshëndellave vluarjën e verës dhe fishekzjarre, ku krijohej një atmosferë vërtet festive, pa frikë nga krismat e pakontrolluara. Ne ishim famullia e parë që organizuam “apero” pas meshës për të gjithë për Pashkë, që kishim meshën e veçantë me apero për të sëmurë. Ne ishim famullia e parë që me program shumë të mirë organizuam festën për mërgimtarë në verë dhe shëtitjen me fëmijtë e mërgimtarëve nëpër Kosovë. Dhe të gjitha këto aktivitete, përveç me shkrime, i përcillte edhe fotografi ynë Vilson Marku – Tali me syrin e kamerës. Falënderojë Zotin që qëllimi ynë është arritur me plotni, dhe gëzohem shumë që tash bile edhe ka përparuar edhe më shumë ky Portal shumë i suksesëshëm. Ju falënderojë edhe tani që përcillni e publikoni edhe aktivitet që bëhën në Misionin tone, këtu në Zvicër.

Për fund më lejoni të falënderojë shumë të gjithë bashkëpuntorët e mi në famullinë e Binçës, që ndihmuan dhe avancuan portalin: Motrat, Këshillin e Famullisë, Bekimin, Alfredat, Talin, Jozën, Valentinin, Dinën, Visarin, e sidmos Marjan Sebaj-Sopin, Luigj Sopin dhe të gjithë të tjëret.

Urime 5 vjetori dhe me suksese festofshi edhe shumë përvjetore të tjerë.

Me respekt, falënderim dhe dashuri për Ju, i juaji Don Alberti

Marjan Sebaj – Sopi, redaktor i web faqes

2. Luigj Sopi: Shumë i dashuri Marjan, Ju vitin 2009., me shumë dashuri keni marrë përgjegjësinë e redaktorit të web faqës së famullisë Binçës, tanimë web faqja feston pesë vjetorin e veprimtarisë, a jeni të kënaqur me të arriturat e këti portali?

Në rend të parë përshëndes të gjithë besimtarët tanë, të gjithë lexuesit e portalin tonë, dhe të gjithë shqiptarët kudo gjinden.

Me këtë rast Uroj dhe përgëzoi të gjithë famullinë e Binçës, për pesë vjetorin e veprimtarisë – punës – së pakursyer të të gjithëve rreth web faqës sonë, dhe vërtetë një punë e madhe që është bërë mbrenda këtyre viteve. Falenderoi iniciatorët e hapjës së këtij portali, një idejë e mrekullueshme për bashkëpunim e bashkëveprim, në vetdijsimin e ngritjen e kulturës sonë, për ruatjen e vlerave të mirëfillta që trashëguam nga të parët tanë, për ruajtjen e diasporës nga asimilimi dhe nxitjen e perspektives së tyre në vendlindje, për afirmim të tyre, për përhapjen e dashurisë ndërvëllazërore mes veti dhe të tjerët, për mbjelljen e dashurisë tek gjeneratat e reja ndaj vendlindjes së baballarëve e të parëve të tyre… Falenderoi mbështetësit dhe përkrahësit, dhe të gjithë bashkëpuntorët dhe vizitorët e shumtë të këtij portali i cili tani na është bërë pjesë përbërëse e jetës së shumë familjeve, e jetës dhe përditëshmërisë sonë. Nuk është punë e lehtë të mbahet në nivel të lartë të lexueshmërisë portali, por me ndihmën tuaj të pakursyer, në rend të parë me ndihmën e Zotit deri më tani ia kemi dal, dhe shpresoj se do mundohemi gjithkund të jemi në të mirë të bashkësisë sonë, të jemi shembull i bashkëveprimit, shembull i bashkëpunimit mes veti dhe me portale e revista tjera psh. ZemraShqiptare, Gazetaditore, Gazetaora, Tribuna Shqiptare… të cilat janë në shërbim të së mirës, të kombit.

Një falenderim i madh i shkon ish famullitarit don Albert Demaj, pastaj famullitarit aktual don Aleksandër Kola, motrave dhe të gjithë njerëzëve që kanë punuar për portalin tonë, apo edhe që në fardo mënyre kanë qenë pjesë e përbashkët e punës sonë si shembull me tema të ndryshme, me intervistime, foto etj etj..Kam vetëm disa vërejtje të vogëla me këtë rast;

1. Rinia e jonë duhet të jetë më aktive në shkrim-lexim, të jetë më kooperative, më e zërshme me kërkesa e punë, të jetë më dinamike, të mendoj më tepër për punë të përbashkët sesa individuale, mos të harrojmë; BASHKIMI BËNË FUQINË.

2 Dhe, një kritikë për meshtarët e motra (intelektual e intelektuale) tanë, të cilët shumë pak janë të kyqur me shkrime e publikime në këtë portal. Kurse, nëse është nevoja për kritika janë të zërshëm, edhe për këtë faleminderit.

Falenderim i shkon diasporës së famullisë sonë në Zvicërr për aktivitetet e panumërta që bëjnë, e veçanarisht për gjithë këtë punë të madhe pesëvjeçare një falenderim i madh i shkon pikërisht mirëmbajtësit apo administratorit të këtij portali z. Luigj Sopit pa të cilin vështirë se do ia dilnim, apo edhe hiq. Dhe në fund, edhe për Luigj Sopin kam një pyetje të cilën e pres në fund të kësaj interviste.

Luigj i dashur, në farë probleme ballafaqoheni gjatë punës suaj rreth mirëmbajtjes së portalit? Çfarë do iu thoshit pas pesë vjet pune besimtarëve tanë e në veçanti rinisë? Pas një dizajni të mrekullueshëm e për çdo lavdatë që keni bërë kohën e fundit, çfarë mendoni në të ardhmën? Dhe, dëshiroj të di, a ju paguan kush për gjithë këtë punë që bëni e që kjo iu merrë me orë e orë punë, rrymë, energji e mund?

Respekt e dashuri për të gjithë!

Marjan Sebaj-Sopi

Rostock (Gjermani); Dhjetor ‘ 2013

Vilson Marku, fotograf i web faqës dhe aktivist i SHR „Imzot Mark Sopi“

3. Luigj Sopi: I nderuari Vilson ju jeni ndër bashkëpunëtorët e parë të web faqës së famullisë, dhe pikërisht materiali i parë i cili u publikua në rubrikën më të vizituar të web faqës sonë atë të Galerisë është vepër e Juaj. Tani në pesë vjetorin e web faqës keni të publikuar mbi 8.000 foto nga aktivitetet e famullisë, për këtë publikisht ju shkon një falenderim e mirënjohje e madhe, sepse me fotot Tuaja ne në diasporë jemi çmallur, jemi freskua e marrë forcë për punë dhe vullnet për të qëndruar dhe sa më parë për ta vizituar vendljindjen të cilën na paraqitni sikur një pejsazh në panaroma të bukura. Na thoni diç rreth punës tuaj?

Vilson Marku: Të nderuar vizitorë të web-faqes sonë, të nderuar bashkëatdhetar tanë kudo në botë. Ndihem shumë i lumur, i nderuar dhe i priviligjuar, me vlerësimin Tuaj për punën time të vogël, që u mundova sado pak t’ju ç’malli me fotografi e video nga vendlindja, nga aktivitetet e ndryshme e veçmas nga ato të SHR „Imzot Mark Sopi“.

Para pesë viteve siç e ceku më lartë edhe don Albert Demaj, së bashku me këshillin e SHR „Imzot Mark Sopi“ mendonim si mund ta mbajmë një web-faqe e cila do të shërbente si urëlidhëse mes nesh dhe vëllezërve tanë në diasporë, të cilët i kemi larg fizikisht por që janë gjithmonë në mendjen e në zemrat tona. Prandaj, menduam se do të ishte shumë e dobishme për famullinë tonë në tërësi, të kemi idejat e njerëzve që mund ti paraqesin aty, punën e dëshirat e tyre, shkrimet e intelektualëve tanë si meshtarëve, motrave të nderit, stundetëve…, ku me matrialet e tyre të mund të pasurohemi intelektualisht e shpritërisht.

Duhet të dimë se çfarë duam. Kur e dimë këtë, atëherë duhet të kemi kurajën ta themi atë, e kur e themi, atëherë duhet të kemi kurajën ta bëjmë!

Pra, falë angazhimit të don Albertit me Kryetarin e Shoqatës Nue Bekaj dhe anëtarve të tjerë ia arritëm qëllimit, dhe me një sukses të jashtëzakonshëm puna jonë ka ecur në vazhdimësi, dhe tani mund të them lirisht se e gjitha është në një nivel të lartë. Me këtë rastë dëshiroj të falenderoi përzemërsisht njerëzit e palodhshëm dhe meritor të kësaj faqeje, në rend të parë adminstratorin z. Luigj Sopi dhe redaktorin Marjan Sebaj-Sopi, si dhe të gjithë bashkëpuntorët e tyre në diasporë e famullinë tonë, në vendlindje. Një falenderim i madh i shkon famullitarin tonë aktual dhe të dashur don Aleksandër Kola, që gjithmon na mbështetë në të gjitha punët që janë pozitive dhe me interes të perbashkët, për të mirë të famullisë.

Çka të them rreth  8.000 foto dhe 4 video qe kemi bërë?!

Thuhet se; Fotografia vlenë sa 1000 fjalë. Duhet të bëjmë më shumë fotografi kur sidomos në momente gëzime, momente të lumtura, kështuqë në momente mallëngjimi ato ti nxjerrim e ti shikojmë çdo herë me këtë do të kemi mundësi të madhe ta rikthenim gëzimin, harmoninë, dashurinë dhe buzqeshjen në fytyrat tona..

Gjëja më e mirë për një fotografi, është se ajo nuk ndryshon kurrë, edhe pse njerëzit në të me kohë ndryshojnë për kah pamja e jashtme!

Prandaj me dëshirë të madhe, vullnet të mirë dhe dashuri, pa kurëfarë përfitimi dhe interesi, jam munduar e do mundohem me kënaqësi edhe më tutje që Ju, sidomos nga diaspora që duke i shiquar fotot të ndjeni afërsinë e vendlindjes. Mendoj që këtë sadopak e kemi arritur, sepse çdo gjë që e don dhe e fillon me ndihmën dhe përkrahjen e Zotit dhe shoqërisë, normal se më pas as suksesi nuk do mungoj…

Ja, që tani pas pesë vitesh puna dhe mundi ynë po vlerësohet nga Ju, dhe duke falenderuar Zotin që ma ka dhënë mundësinë të jam në shërbimin Tuaj, falenderoi edhe Patrik V. Marku që më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë veçmas në realizimin e videove si shembull;  shënimini i 100 vjetorit të lindjës së Lumës Nënë Terezë,  pastaj video  për 5 vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit; video për 50 vjetorin e ardhjës se motrave B.D.H në Binçë dhe festa e Krishtlindjës 2008 etj.

Natyrisht se është dashur një angazhim dhe punë e madhe, por lirisht mund  të them se në njërën anë është shumë shumë punë e vogël ajo që kemi bërë dhe jemi duke bërë për ju mërgatë e nderuar, meqë meritoni edhe më shumë, sepse ju na jepni forcë e motiv, gjithnjë na dilni në takim e ndihmë lidhje me kërkesat tona në vendljindje, si shembull; ndërtimin dhe meremetimin e sa e sa shtëpive, ndihmën ndaj të varfërve, pleqëve, fëmijëve e të sëmuarve e gjithçka tjetër gjithmon na jeni pergjigjur. Është mirë të jesh i rëndësishëm. Por mbi të gjitha dhe më e rëndësishme është të jesh i mirë. Prandaj, nga zemra Ju falenderoj të gjithëve, dhe jam shumë i bindur se edhe Zoti mendon për ju, realizon lutjet tuaja, ndërton shtëpit tuaja në qiell, pasuron shpirtin tuaj, dhe sa herë që keni nevoj Ai është me ju! Zoti na bekoftë dhe shpërbleftë!

Urime 5 vjetori, suksese për të gjithë!

Me nderime;

Vilson Marku –Tale

Don Aleksandër Kola, famullitar

4. Luigj Sopi: I nderuari famullitar don Aleksandër, vitin 2011, u caktuat famullitar i famullisë Binçës dhe pos obligimeve të shumta famullitare keni trashëguar edhe dëtyrën e përgjegjësit të faqës zyrtare të famullisë. Ishte kjo një përgjegjësi shtesë për Ju, apo një mundësi e mirë për të përhapur edhe në këtë formë Fjalën e Zotit, për ta hudhë në tokë farën e mirë në mënyrën moderne këtë të internetit, me këtë me qenë edhe më afër besimtarëve të shumtë të famullisë që keni Ju si bari i mirë dhe atë shpirtëror të shpërndarë nëpër shumë vende të ndryshme të Europës dhe Botës?

Don Aleksandër Kola: Në rend të parë i përshëndes të gjithë besimtarët e famullisë kudo që jetojnë ata dhe i falenderoj shumë për një mirëpritje shumë të përzemrt që ma bërën që nga dita e parë si famullitar kur pranova dëtyren në vitin 2011. Përshëndes dhe falenderoi të gjithë bashkëpuntorët e mi, bashkëpuntorët e web faqës së portalit tonë zyrtar të famullisë, dhe të gjithë lexuesit e kësaj faqe.

Famullia e Binçës është një famulli me karakteristika të veçanta në dioçezën tonë pasi atë e lidhë një histori e lavdishme kombëtaro-fetare ku në një mënyrë pikërisht vepra dhe shembulli i martirëve tanë të Karadakut i viteve 1846-48, përveç se na bënë të ndihemi krenarë në anën tjetër edhe na obligon për të punuar edhe më shumë, për të ndjekur jetën dhe veprën e tyre shembullore, në ruajtje dhe kultivim të vlerave tona fetare dhe kombëtare.

E veçanta tjetër është  e sotmja apo e tashmja dhe e ardhmja e famullisë sonë. Pse e ceki këtë, sepse ne këtu jemi një famulli me tri objekte Kishtare dhe objekte tjera fetare në një hapësirë të vogël. Pra, kemi Kishën e shën Ndout si kishë famullitare, pastaj edhe dy filialla: në fshatin Kabash kemi kishën kushtuar shën Nikollit ipeshkëv dhe në Viti kishën e kushtuar Zemrës Krishtit. Të cilat në një mënyrë paraqesin një ruajtje, trashëgimi, kultivim dhe prezantim të vlerave, e të pranisë së popullit të krishterë katolik në komunën e Vitisë. Kështu që këto mbajnë e ruajnë dhe gjithësesi përçojnë vazhdimësinë e mësimeve, predikimit të Ungjillit që nga themelimi i Kishës së parë, pra që nga apostujt e parë të Kishës që janë shën Pali e nxënësit e tij. Kështu, pra, të gjitha këto që ceka më lartë duket se na kanë obliguar që edhe ne si famulli të jemi gjithnjë aktiv dhe kontribues në jetën e përditshme tonën, në të gjitha sferat si fetar dhe kombëtar – si shqiptarë. Në këtë padyshim se ndihmë të madhe kanë dhënë në rend të parë besimtarët e famullisë e në veçanti rinia që është shumë aktive në famulli, si dhe të gjithë bashkëpuntorët. Një dritare e pastër dhe e hapur për të gjithë ishte dhe është edhe portali i web faqës së famullisë që lidhë besimtarët tanë, popullin tonë kudo ata jetojnë me informata nga famullia dhe më gjërë.

Shfrytëzoi rastin që si famullitar i famullisë së Binçës, veçmas në këtë përvjetor të pestë të punës së palodhshme të të gjithëve rreth portalit tonë, të falenderoi përzemërsisht të gjithë dhe lus Zotin që punën tuaj ta shpërblej me të mirat e tij. Shpresoj dhe besoi fortë se edhe në të ardhmën do kemi mirëkuptim mes veti, se do të kam unë përkrahjen tuaj dhe gjithësesi edhe juve përkrahjen time dhe bekimin tim për të kontribuar sa më shumë që është e mundëshme në përhapje të fjalës së Zotit, të mirëkuptimit dhe dashurisë ndërvëllazërore, në avancim të projekteve tona si dhe në të mirë të të gjithëve.

Faleminderit të gjithëve dhe URIME 5 VJETORI, Zoti na bekoftë dhe ndihmoftë të gjithëve.

Don Aleksandër Kola, famullitar

Luigj Sopi; Marjan i dashur në fillim dëshiroj të falenderoj për pyetjet e parashtruara më lartë dhe për përkrahjen tënde që nga fillimi i punës tonë rrethë portalit të famullisë. Është e vërtetë se për të mirëmbajtur një portal në një nivel të lartë teknik duhet shumë punë, shumë mund por mbi të gjitha dashuri, e pikërsisht dashuria për vendlindjen dhe famullinë tonë, sado që punojmë e kontribuojmë prapë më duket se është ky një kontribout, një punë shumë e vogel që kemi pasur mundësi t’i ofrojmë vendlindjes, famullisë dhe besimtarëve tanë kudo që jetojnë e veprojnë ata.

Problemet që kishim gjatë punës tonë në fillim?! Në rend të parë ishte kapaciteti jo i mjaftueshëm i web faqës. Ne kur filluam me punën tonë plasuam shumë materiale dhe foto të shumta për të cilat nuk kishim kapacitet të mjaftuar, mirëpo, këtë problem e zgjidhëm shumë shpejt duke rritur kapacitetin dhe duke iu përshtatur planeve dhe ambicieve që kishim për portalin e famullisë në të ardhmën të cilat gjëra, tani mendoj se me sukses i kemi realizuar.

Tani edhe sipas mendimit të shumë vizitorëve të faqës sonë, pra kemi një portal shumë të avansuar e ndoshta problem i vetëm është pak mungesa e materialeve të mjaftueshëm. Ne gjatë këtyre pesë viteve kemi pasur një përkrahje të madhe nga shumë besimtarë të famullisë, si dhe nga meshtarët e famullisë sonë si don Franë Sopi, famullitar në Pejë, don Frok Zefi (meshtar në Kroaci), don Marjan Marku (meshtar në Zvicër) pastaj bashkëpuntorët e jashtëm si z. Ndue Ukaj, z. Albert Ramaj, z. Zef Ahmeti, dr.don Lush Gjergji-n e shumë të tjerë…, mirëpo, për një portal sikur kemi ne famullia e Binçës ka nevoj për më shumë angazhim, veçmas të rinisë tonë, të studentëve, dhe gjithë intelektualve që kemi në famulli e gjetiu, të punohet dhe publikohen materiale e tema që mirren me jeten e besimtarëve, famullisë dhe jetës kishtare në dioçezën tone në Kosovë.

Prandaj, duke Ju falnderuar të gjithëve për mbështje, për përkrahje e lutjet e Juaja, edhe tani deshiroi të theksoj, t’ju bëjë me dije e t’ju thërras se web faqja e famullisë është e hapur për të gjithë krijuesit dhe aktivistët e famullisë cilët dëshirojnë të publikojnë përvojat, të arriturat, shkrimet e punimet e tyre.

Marjan i dashur dëshironi të dini Ju e ndoshta edhe ndokush tjetër; a paguan kush për gjithë këtë punë që është bërë rrethë web faqës deri me tani?!

Ja, pra disa të dhëna që nga themelimi i web faqës.

Për të funksionuar një web faqe duhet të paguhen të ashtuquajturitë DOMEN DHE HOSTING të cilat i paguajmë çdo vit te z. Skender Gojani në Prishtinë dhe atë për vitin 2009/10 dhe 2011., kemi paguar nga 100 € në vit, kurse për vitin 2012., kemi paguar 150 euro, kurse tani kemi një kontratë të re e cila vlen deri në fund të vitit 2015., dhe kushton 120 € në vit të cilat shpenzime janë paguar që nga fillimi dhe ende paguhen nga fondi i famullisë që kemi në Zvicër. Kurse çka i përket angazhimit dmth punës rreth mirëmbajtjes së web faqës tonë e kam cekur edhe më lartë dhe po e përsërisë; pra, e gjitha dhe nga të gjithë kjo punë bëhet me dashuri, nga dashuria e për dashuri ndaj vendlindjes, famullisë tonë.

Dhe në fund sa i përket planeve për të ardhmën, dëshiroj të theksoj se për momentin nuk do kemi ndryshime teknike në portalin e famullisë por do përqëndrohemi dhe do punojmë kryesisht rreth motivimit sa më të madh të besimtarëve tanë, rreth organizimit sa më të mirë të besimtarëve tanë që të punojnë dhe kontribuojnë edhe më shumë rreth web faqës dhe aktiviteteve tjera në famulli e diasporë, e të mundohemi të kemi sa më shumë aktivitete e me këtë edhe materiale me vlera të veçanta për vendlindjen tonë, për popullin tonë, për famullinë tonë të dashur, pra këto janë dëshirat dhe prioritetet që kemi paraparë për të ardhmën, pra; motivim, stimulim, përkrahje, bashkëpunim e dashuri sa më të madhe mes veti.

Me respekt dhe dashuri;

Luigj Sopi

Zvicër’ 2013

Opinjone dhe përgëzime …

Dr. Dom Lush Gjergji, vikar gjeneral i ipeshkvisë së Kosovës

Web faqja e famullisë së Binçës është shumë e dobishme për informim, formim dhe vetëdijësim shpirtëror, fetar, kulturor dhe shoqëror, sepse i lidhë “gjymtyrët” e kësaj Bashkësie me Zotin dhe me njëri-tjetrin në kohë dhe në hapësira të ndyshme. Urime, që me kënaqësi i përcjell me falënderime, uratë dhe shumë dashuri!!!

Don Lush GJERGJI

Prishtinë; Dhjetor’ 2013

Don Fran Sopi ; famullitar në Pejë

Të them të vërtetën edhe pse tani pak jam në moshë të shtyer, mirëpo në këtë kohë në të cilën jetojmë doemos duhet të pranoj se përdorimi i kompjuterëve dhe mjeteve tjera të komunikim-informimit janë bërë të pashmangshme për një afrim sa më të madh mes veti. Kështuqë, nga kjo ka shumë të mira dhe një e mirë është gjithësesi edhe hapja e web faqës zyrtare të famullisë së Binçës pikërisht para pesë viteve e që me punën e saj bënë, dhe ka bërë shumë në informim, faqe kjo që është e pamundur e të mos vizitohet meqë na ofron dhe afron shumë me famullin, vendlindjen.

Ndoshta e veçanta e kësaj është se kjo famulli, pra Binça është famullia e vetme në Kosovë që ka një faqe (portal) zyrtar dhe atë shumë të avansuar e cila është gjithëpërfshirëse për të gjithë besimtarët në famulli e diasporë pikërisht kjo që e bënë edhe më të veçant dhe të respektuar këtë web faqe. Që ka tema të përzgjedhura, me rëndësi të madhe fetaro-kombëtare, informata të ndryshme me vlera etj…, dhe që të gjithat janë në interes të të rinjëve tanë, të popullit tonë, shihet edhe nga vizitorë të shumtë që i bëjnë këtij portali. Më pëlqen se faqja është jashtëzakonisht transparente dhe e hapur për të gjithë besimtarët, për të gjithë njerëzit vullnetmirë pamvarësisht se ku jetojnë ata, në një mënyrë kjo faqe është bërë dritarja komunikimi dhe bashkimi për të gjithë ne!

Unë sinçerisht me kënaqësi të madhe në kontiunitet vizitoj këtë portal Tuajin e tonin, dhe me shumë dashuri aq sa kam dijtë dhe mundur kam bashkëpunuar dhe publikuar shkrime e punime të mia, meqë rast këtu edhe falenderoi mirëmbajtësit e këtij portali që më kanë dhënë këtë mundësi. Shpresoj dhe besoj se këtë bashkëpunim do e mbajmë dhe thellojmë edhe më tej në të ardhmën, kështuqë me këtë rast dhe jubile të rëndësishëm pesë vjeçar, ju premtoj se do keni gjithnjë mbështetjen time të pakursyer, maksimale, dhe duke iu uruar shëndet të gjithëve, paqe e mirësi, dhe mbi të gjitha dashuri e suksese, Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve kudo jeni. Urime pesë vjetori!

Me respekt dhe nderime;

Don Fran Sopi, famullitar

Pejë; Dhjetor’2013

Prof. Isak Ahmeti, shkrimtar

Hapja e web faqes zyrtare, para pesë viteve, www.famulliabinqes.com ishte një risi, ishte veprim i qëlluar dhe me vend edhe për faktin sepse kështu u krijua një dritare e vogël, por e rëndësishme, jo vetem për besimtarët e Famullisë së Binqës. Në këtë web faqe kemi pasë mundësi të lexojmë  informacione, komente dhe shkrime të tjera mjaft cilësore dhe me vlerë. Një meritë e veçantë për këtë i shkon ideatorit dhe administratorit të kësaj faqeje! Uroj suksese të reja!

Stubëll e Epërme ’2013

Kosovë

Valon Maloku, moderator (Vala Mala Shou)

Gjithmonë përkushtimi ndaj Zotit dhe fesë ka qenë pjesë e kulturës së shqiptarit. Aty ku u frymëzuan shpirtnisht edhe të parët tanë rilindasit e shumë veprimtarë. Me punën e Juaj në këtë faqe tash e pesë vite beheni strumbullar të të gjitha aktiviteteve, me Zotin përpara drejt të ardhmes.

Prishtinë; Dhjetor.2013

Baki Ymeri, poet

Ta gëzojmë Famullinë e Binçës, këtë tempull të shejtë të krishtërimit shqiptar! Zoti e bekoftë, dhe Ju bekoftë Juve, besimtarë të respektuar që e vizitoni dhe i frekuentoni liturgjitë e meshtarëve tanë që Zotit i thonë Zot! Ju priftë e mbara, dhe Zoti e Jezu Krishti me Shën Marinë e engjëjt e saj qofshin gjithmonë me ne!

Kryeredaktor i revistës „Shqiptari“ në Bukuresht (Rumani)

Djetor’ 2013

Fran Tanushi, krijues

Në pesë vjetorin e aktivitetit të web faqes zyrtare http://www.famulliabinqes.com Uroj dhe përgëzoj themeluesit dhe drejtuesit e saj me urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar suksese të vazhdueshme, në informim dhe pasqyrim të veprimtarive të famullisë, besimtarëve të saj si dhe më gjerë.

Augsburg (Gjermani)

Dhjetor’ 2013

Prof. Sabit Abdyli, shkrimtar

Me rastin e përvjetorit kaq të rëndësishëm, ju përgëzoj për punën që keni bë dhe po bëni me Web Faqen tuaj elektronike. Puna juaj me përkushtim në informimin e aktiviteteve jo vetëm kishtare, por edhe kombëtare e kulturore, Portalin tuaj e kanë bë dritare për të gjithë shqiptarët brenda trojeve etnike dhe në botë. Uroj edhe shumë dekada tjera të suksesshme!

Auckland (Zelandë e Re)

Dhjetor’ 2013

Vilson Culaj, poet

Portali famullia e Binçës është një dritare informative, ku përmes saj krijues, meshtar, ipeshkvnij, e studijues shqiptarë nga diaspora si z. Marjan Sebaj-Sopi, z. Zef Ahmeti, z. Albert Ramaj e deri te shkrimet e papes shpalosin një tablloid informacionesh bazë e korrekte lidhur me zhvillimet kulturore e fetare si të nivelit mbarnacional por edhe atij ndërkommbetar. Ky portal është edhe një mundësi me shumë për tu njohur me kishën martire të zonës së Karadakut siç është ajo e Binçës, ngjarjet e takimet që realizon ipeshkvia e Kosovës dhe aktivitetet e famullive. Ështe për tu admiruar niveli akademik e informativ lidhur me disa figura të përbotshme siç ishin Anton Çetta, Ibrahim Rugova, Imzot Nikë Prela, Imzot Mark Sopi…, shkrime e kolume nga shkrimtari i madh Kadare, shquhen më pas shkrimet shumë cilësore të Dr. don Lush Gjergjit, dr. don Gaspër Gjinit, Imzot Zef Gashit, prof e studijuesit të mirënjohur Isak Ahmetit etj…, ku të gjithë së bashku krijojnë një tabloid e Kaliegoskopi vlerash informative e kulturore që lidhen në identitetin e vazhdimësinë kulturor e shpirtëror të të gjithë shqiptarëve anekënd botës.

(Vilson Culaj, poet – jurist i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare – diplomaci)

Klinë; Dhjetor. 2013

Edmond Sh Pruthi, Publikues i GazetaOra.com

Solidariteti dhe mirëkuptimi është një gjë kyqe për jetesë të rehatshme. Edhepse popullin tonë e kanë kapluar shumë okupime në shekujt e kaluar, prap kemi qëndruar të fortë e të bashkuar si popull.

Portali i Binçës ka thyer kufinj, nuk është portal lokal, por përfshinë zërin e ndjenjën gjithëshqiptare në botë.

New York; Dhjetor. 2013

Me respekt dhe dashuri falenderojmë të gjithë:

Stafi i Portalit www.famulliabinqes.com

Përgjegjës: Don Aleksandër Kola, famullitar

Redaktor: Marjan Sebaj –Sopi

Administrator: Luigj Sopi

Vilson Marku: fotograf i web faqës



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx