E marte, 06.05.2025, 07:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tugjarët e këngëtarëve

E marte, 17.12.2013, 07:20 PM


Demir KRASNIQI :

 

TUGJARËT E KËNGËTARËVE (Parodi)

 

O, lum po banë populli shqiptarë –

Na kanë dalë një grup tugjarë ,

Bëjnë biznese me këngëtarë ,

Me rapsodë e me valltarë !...

 

O, prej se doli interneti –

Për albume krisi kiameti !

Po sa këngët të incizohen –

N’ internet do t’ publikohen !

 

O, thërrasin  grupe muzikore –

Veç  me i qitë n’ televizore !

Matrapazët organizatorë –

Vet koreografë  , vet regjisorë !...

 

O, për me i qitë  n’ televizore –

Po iu marrin pare mbas dore !

Po ju marrin pare ryshfet –

N’ daç me mbërri popullaritet !

 

O, n’ daç me i bë  vetit reklamë –

T’ thërrasin n’ dasma n’ katër anë !

Kush jep pare ma shumë peshqesh –

N’ televizor do t’ del ma shpesh !

 

O, veteranët kanë mbet  mbas derës –

S’i  sheh kurrë syri i kamerës !

Për me dalë me t’ pa dikush –

Duhet dhanë pare me grusht !

 

O, kem hapë boll televizione –

Për biznes, korrupsione !...

Kem kamera me bollak –

Xhirojmë spote për merak !

 

Për xhirime e kem gjet një stallë ,

Ku ka qerre e duaj me tallë .

Aty ka kunguj e duaj me kashtë ,

Ka për hëngër sa me dashtë !

 

O, s’ ka rëndësi sa di me këndua ,

Por, sa di për të pozua !

Kënga jonë ma nuk dëgjohet ,

Por, ajo në trup shikohet !

 

O, s’ ka rëndësi si këndohen këngët ,

Rëndësi ka ,  si duken këmbët ?!

S’ ka rëndësi se çfarë muzike ,

Por, si duket pamja fizike ?!

 

O, s’ ka rëndësi se çfarë janë notat ,

Rëndësi ka si duken gjoksat ?!

S’ ka rëndësi se çfarë është teksti ,

Rëndësi ka  të dukesh seksi !

 

O, valltarët ua presin mizat –

Mos t’ua prekin këngëtareve kërthizat !

E kur t’ nisin me u  djersitë –

Valltarët rrinë duke i flladitë !

 

O, n’ manifestimet  tradicionale ,

Në koncerte e festivale ,

Matrapazët iu bëjnë çare –

Për shpërblime nuk japin pare !

 

O, me juritë bëjnë konsultime –

Si t’i  bindin  me mashtrime ?!

N’ vend t’ parave për shpërblime –

U japin letra për kujtime  !

 

“O, nëse pare do t’ fitoni –

Menjëherë do t’i harxhoni  !

Do t’iu japim mirënjohje n’ fleta –

Që t’i ruani sa t’ jetë jeta !”

 

Gjilan, më 12.12.2013.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx