| E marte, 17.12.2013, 07:20 PM |
Demir
KRASNIQI :
TUGJARËT E KËNGËTARËVE (Parodi)
O, lum po banë populli shqiptarë –
Na kanë dalë një grup tugjarë ,
Bëjnë biznese me këngëtarë ,
Me rapsodë e me valltarë !...
O, prej se doli interneti –
Për albume krisi kiameti !
Po sa këngët të incizohen –
N’ internet do t’ publikohen !
O, thërrasin grupe muzikore –
Veç me i qitë n’ televizore !
Matrapazët organizatorë –
Vet koreografë , vet regjisorë !...
O, për me i qitë n’ televizore –
N’ daç me mbërri popullaritet !
O, n’ daç me i bë vetit reklamë –
T’ thërrasin n’ dasma n’ katër anë !
N’ televizor
do t’
O, veteranët kanë mbet mbas derës –
S’i sheh kurrë syri i kamerës !
Për me dalë me t’ pa dikush –
Duhet dhanë pare me grusht !
O, kem hapë boll televizione –
Për biznes, korrupsione !...
Kem kamera me bollak –
Xhirojmë spote për merak !
Për xhirime e kem gjet një stallë ,
Ku ka qerre e duaj me tallë .
Aty ka kunguj e duaj me kashtë ,
Ka për hëngër sa me dashtë !
O, s’ ka rëndësi sa di me këndua ,
Por, sa di për të pozua !
Kënga jonë ma nuk dëgjohet ,
Por, ajo në trup shikohet !
O, s’ ka rëndësi si këndohen këngët ,
Rëndësi ka , si duken këmbët ?!
S’ ka rëndësi se çfarë muzike ,
Por, si duket pamja fizike ?!
O, s’ ka rëndësi se çfarë janë notat ,
Rëndësi ka si duken gjoksat ?!
S’ ka rëndësi se çfarë është teksti ,
Rëndësi ka të dukesh seksi !
O, valltarët ua presin mizat –
Mos t’ua prekin këngëtareve kërthizat !
E kur t’ nisin me u djersitë –
Valltarët rrinë duke i flladitë !
O, n’ manifestimet tradicionale ,
Në koncerte e festivale ,
Matrapazët iu bëjnë çare –
Për shpërblime nuk japin pare !
O, me juritë bëjnë konsultime –
Si t’i bindin me mashtrime ?!
N’ vend t’ parave për shpërblime –
U japin letra për kujtime !
“O, nëse pare do t’ fitoni –
Menjëherë do t’i harxhoni !
Do t’iu japim mirënjohje n’ fleta –
Që t’i ruani sa t’ jetë jeta !”
Gjilan, më 12.12.2013.