E merkure, 01.05.2024, 11:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Ali Jasiqi: Vrasja e pandriçuar

E merkure, 18.12.2013, 06:47 PM


Vrasja e pandriçuar

Shkruan: Ali Jasiqi

Kush e vrau Lajmëtarin- është titulli i novelës së Avdi Ibrahimit, të kësaj vepre që qëndron në mes të novelës dhe romanit.

Sipas përshkrimeve të personazhit,ngjarjeve që shtjellohen në vepër nuk është vështirë që të dëshmohet se Lajmëtar Çlirimi në të vërtetë është atdhetari, patrioti, poeti e muzikanti Jusuf Gërvalla, që u vra pabesisht bashkë më të vëllanë e një tjetër; vrasje që edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pandriçuar.

Veprimtaria e tij e nxiti autorin që të gjurmoj fakte, të imagjinojë ngjarje e personazhe në mënyrë që vepra e tij të hedhë një fije drite në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Në të vërtetë në qendër të vëmendjes së lexuesit dhe të ngjarjeve të novelës nuk është Lajmëtari, por Hektori, një personazh ky i paepur që gjurmon fakte e të dhëna për të ndihmuar në zbulimin e nxitësve të kësaj vrasje dhe arsyet e shkaqet që e kanë nxitur kryerjen e saj.

Hektori, që ka pikësynim shëmbëlltyrën e Lajmëtarit për të shkuar gjurmëve të tij që do t’i mundësojë ta çojë në vend amanetin e tij në vend, vështirë mund të lirohet nga dilemat se kush në të vërtetë është nxitës i likuidimit fizik të idolit të tij. Mos,vallë, këtu ka gisht sigurimi shtetëror i Shqipërisë apo edhe ai gjerman?

Megjithatë,në bazë të të dhënave dhe fakteve vjen në përfundim se vrasjen e ka nxitur dhe e ka organizuar Shërbimi Sekret Jugosllav, kundërshtari i të cilit ishte Jusuf Gërvalla. Dorasi, gjithsesi vjen në plan të dytë në krahasim me nxitësit dhe organizatorët. Autori, në fund të veprës shtron dilemma para lexuesit dhe para organizatorëve.

Autori, në fund të veprës, shtron dilema para lexuesit se kush mund të ishin vrasësit e shumë figurave të shquara shqiptare, në mesin e të cilëve e numëron edhe këtë të fundit.

Avdi Ibrahimi, në këtë vepër ka vijëzuar disa personazhe, që këtu janë dhënë sipas metodës”bardh e zi”.

Në një anë kemi Hektorin, Lonin,Profesor Kalimashin, Vashën, Luleborën e ndonjë tjetër që simbolizojnë njerëzit e mirë, idealistë e patriotë, e në anën tjetër Brushën, Vejziun, Sabit,Dilinxhiun e të tjerë përfaqësues, të së keqes, imoralit, anti-njerëzores, që zhyten gjithnjë e më shumë në ujëra të turbullta me veprimet e ndyra, e mbi të gjitha, çka është edhe më e keqe, janë anti-kombëtarë.

Kjo mënyrë e trajtimit pasqyron vlerën e veprës, do të pritet mirë nga lexuesi.

_________

Fragment nga novela ”KUSH E VRAU LAJMËTARIN”në Revistën “Kosovarja” qershor 2000.faqe 36. veçoi këtë fragment Ali Jasiqi

Avdi Ibrahimi

Pjella e qoftëlargut

Lajmëtari, vërejti gjestin jonjerëzor të tij. i tha:

Vini për të më vrarë ?

Keni marrë urdhër nga ata të UDB-së për të kryer atentat

ndaj meje?

Po, - tha si i përhumbur Analfabeti.

Pse?

Kështu, më kanë urdhëruar !

Po kush të ka urdhëruar?

Shefi im, zotëri…Ai më ka thenë se duhet ta vrasësh Lajmëtarin, se është spiun i Jugosllavisë !...

Keni argumente për një akuzë kaq të rendë kundër meje zotëri ?

Unë, personalisht nuk di asgjë, por Shefi më ka thënë se për këtë ekzistojnë disa fakte ?!

E keni menduar e peshuar mire këtë fare pune, se mos ju ka futur Shefi në lojëra dinake ?

Mos është ky një gjykim, tepër i gabuar për mua !...

Eh ! Sa jam lodhur nga këto thashetheme që fliten e përfliten kundër meje, pa kurrfarë argumenti.

Kam bindjen time se këto thashetheme burojnë dhe gatuhen në kuzhinat e kryeqendrës jugosllave dhe ndoshta edhe t’ i Analfabet je bërë njëra nga veglat qorre të tyre.

Mos edhe ti je nga ajo pjella e Qoftëlargut ?!

-Lajmëtari mendoi me vete dhe tha: “ I gjori, ndoshta vetëm din të zbatoj urdhra të eprorëve të tij, pa i kuptuar fare”.

-Zotëri, s’keni pse më ofendoni me fjalë të rënda.

Nuk jam vegël e shkaut, por jam në luftë kundër tij andaj largoni nga koka juaj ato mendime të gabuara që i krijuat për mua, unë i takoj Lëvizjes…

Oh! Jo zotëri.

Sikur të ishit kështu si thoni, nuk do ta merrje për sipër një detyrë kaq budallaqe.

Ti, je njeri i lëkundur, lum miku.

Ju s’ jeni me askë, pra ju nuk jeni një krushk lirie, sado që e mbani veten për të tillë.

Mendova njëherë se, mos u ndodhët rastësisht pranë banesës sime, sepse urtia popullore thotë: ”Rasti është mbret i botës”. Dhe, kështu mendova mos rastësia na bëri edhe miq…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora