E merkure, 01.05.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Gjilanasja ekspozon në Paris

E marte, 17.12.2013, 08:46 PM


Sukseset e shqiptarëve nëpër botë

Gjilanasja ekspozon në Paris

Nga Ukshin Zajmi

Të shtunen me 14 Dhjetor të këtij viti, në lokalet e Shoqatës “Albania”, në Saint-Dominique të Parisit në Francë u mbyll ekspozita e piktores gjilanase Burbuqe Osmani­-Jaha. Në këtë ekspozitë Burbuqja ekspozoi 30 piktura-peisazhe të punuara në teknikën e kombinuar, të cilën edhe e pagëzoi në bazë të mënyrës së pikturimit "Paysage imaginaire" (Peisazhi imagjinar).

Kjo është ekspozita e tretë përsonale e piktores Osmani-Jaha, pas asaj në Hanin e dy mbretërve (2008) në Prishtinë, asaj në Rueon (2010) në Francë, në të cilën për  punimet e ekspozuara foli Loran Biqoku, i cili me këtë rast përfoli kritikun e artit pamor nga Kosova Mustafa Ferizi për krijimet e kësaj artisteje, i cili ka thënë se frymëzimi i saj vjen nga natyra, e që përceptohet si burim i të mirave të kësaj bote, duke u trnsformuar nga realiteti në një peisazh magjik imagjinar.

Përndryshe Burbuqe Osmani Jaha deri me tash punimet e veta i ka ekspozuar në afro 20 ekspozita kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Francë, dhe i tërë opusi i saj krijues artistik, pos punës asaj shkollore në Akademin e arteve të Kosovës, klasa e Zake Prelvukajt, te e cila edhe ka magjistrue, i kushtohet peisazhit, fare pak atij vizuel, duke e perfeksioniar ate imagjinar.

Përndryshe, përderisa kompozitori Xh. Kejxh thot: “peisazhi imagjinar nuk është ai fizik por një transformim i tij përmes teknologjisë së re”, ne do të themi se peisazhi imagjinar i Burbuqe Osmanit-Jahes, është një transformim i peisazhit vizuel, duke filluar nga objektet e deri tek sfondi, përmes përzierjës së ngjyrërave duke u dhënë formë pamjeve sipas shijes së krijueses. Peisazhet e Osmanit-Jahes formohen përmes ngjyrërave themelore që ajo i përdorë, duke u përqendruar në të kuqen dhe të zezën me të gjitha nyansat e tyre, duke ua shtuar atyre edhe të bardhen, e cila na paraqitet si një dritë në tunel, e cila synon konceptin e saj për të ardhmen e lumtur.

Kjo ekspozitë është rezultat i punës së saj të përkushtuar për artin, i cili nuk ka të ndalur, andaj ajo synon që në të ardhmen të eksozoi edhe jasht Kosovës e Francës edhe në SHBA, Angli e gjetiu nëpër botë dhe ambicjet e saj ssigurisht se do të realizohen, sepse punimet e sajë kanë zgjuar kureshtje edhe nga koleksionuesit  dhe kuratorët e ndryshëm. Punimet e saja tashmë janë në koleksionet e Galerive dhe koleksionusve në Francë, Zvicër e Angli si dhe në Kosovë.

Besojmë se puna e saj e përkushtuar do të kurorëzohet me suksese të mëtejme, duke paraqitur në botë kulturën krijuese kosovare në të gjitha meridianet e kontinentit tonë, e duke u bërë kështu një ambasadore kulturore e vendit tonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora