E merkure, 01.05.2024, 08:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Intervistë me poetin Adem Zaplluzha

E enjte, 19.12.2013, 08:59 PM


Udhëtim nëpër vargun  kryeneç  të poetit Adem Zaplluzha

Intervistë nga Xhevahir Cirongu

Magjia e të shkruari është pakëz si e çuditshme. Ajo nuk është një rastësi, por dhuratë nga vetë Zoti ,e dërguar për te njerëzit e veçantë në shoqërinë njerëzore. Të tillë njerëz, ushtrojnë gjithë qënien e tyre shpirtërore, frymore, mendore dhe fizike duke shkruar mbi fletët e bardha të bllokut të shënimeve. Misioni i tyre, pra i të gjithëve krijuesve të të gjithave fushave të shkencës,është shprehja e mendimit duke e hedhur atë nëpër mjetë fjalës së shkruarë. Jo vetëm kaq, por fjalën krijuesit e gëdhendin bukur dhe japin frymarrje e ngrohtësi për te lexuesi që e transmentojnë te të gjithë kategoritë e tjera të shtresave shoqërore njerëzore. Kjo krijesë e çuditshme me petale e polen lule, gjendet edhe te poetët. Vargjet e shkruara prej tyre në poezi, ngjajnë si gjethet e vjeshtës me kolorin shumëngjyrëshe, dhe brenda tyre thithin polenin e që mbushim liqenin shpirtëror të lexuesit tonë.

Ne takuam personalisht poetin A. Zaplluzha në qytetin e Prishtinës. Ky pot, tashmë është bërë i njohur jo vetëm në Kosovë, por në gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë. Poeti Zaplluzha, ka një prodhimtari të bollshme e cilësore në këtë fillimshekulli të ri. E gjithë lënda shkrimore krjuese në botimet e tija, ka rrëfenja të çuditshme përgjat vargut që përcjell për te lexuesi ynë. Ne intervistuam për këtë qëllim edhe poetin A. Zaplluzha.

Pyetje:

-Cili është qyteti juaj i lindjes?

Përgjigje:

-Kam lindur në qytetin e Prizrenit më 01.02.1943.Aty kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime. Historia e lashtë e këtij qyteti ka ndikuar edhe në formimin tim me ndjenjën e patriotizmit e të atdhedashurisë.

- Çfarë kujtimesh ruanë nga qyteti i Prizrenit?

-E ,si të them! Ato janë të shumta, saqë kanë zënë rrënjë thellë në memorien time. Edhe sot në këtë mosh të thyerë, kujtimet nga qyteti im i lindjes shpalosen të gjalla para meje. Ato më shfaqen si një ekran televiziv ngdo që shkoj e hedh hapin tim. Shkurt, më rinojnë!

- A mund të na thoni më konkretisht?!

-E pse jo! Vendin e parë e zënë lojrat që bënim me bashkëmoshatarët nëpër rrugicat e qytetit, si dhe kur ngjiteshim në bedenat e kalasë. Te gurët e kalasë, sa herë që prekja me duar ata, më shpalosësh historia e popullit tonë që ka luftuar në shekuj për lirinë e mbrojtjen e vatrave tona stërgjyshore nga pushtuesit. Atdheu ynë,Shqipëria është pëllëmbë e histori.

- Me sa dimë juve edhe jeni arsimuar. Ku e keni kryerë arsimin?

- Në kushtet e një terrori psikologjik që përdorte sllavi, munda të mbaroj filloren e më pas gjimnazin në Prizren. Më von me këmbënguljen time, mbarove edhe Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Kjo ishte edhe ëndrra ime e fëmijërisë: që unë të arsimohesha e të bëhesha dikushi në jetë.

- A e keni ushtruar profesionin e mësuesit?

- Këtu më zure ngusht, sepse pak e kam ushtruar profesionin e zemrës time. Kushtet e rrethanat e kohës nuk ta lejonin këtë mundësi. Në fillim kam punuar mësues në fshatrat Sdudençan të Therandës. Më pas në Hoça të qytetit afër Prizrenit.

- …Po më pas ku u punësuat?!

- Ashtu siç u thashë edhe më lartë, largohem nga arsimi dhe punësohem si përkthyes në Korporatën Energjitike të Kosovës.

- z. Adem! Ju jeni tashmë një poet i njohur në fushën e letrave shqipe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Rumani etj. Kur e keni filluar rrugën tuaj letrare për herë të parë?

- Unë jam frymëzuar nga shumë poetë, por më shumë nga poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Poezinë e parë e kam shkruar në moshën e fëmijërisë. Rrugëtimin letrar e nisa me vjershën për fëmijë e cila u botua në revistën ‘’Pionieri’’në vitin 1957.

-Ç’lidhje ke patur me grupin letrar që mban emërtimin’’Lulëkuqet e Kosovës’’ ?

- Kjo do mbete një ditë simboli për mua deri në vdekje. Dita më krenare, sepse bashkë me shokët e punës atje në Korporatën Energjitke, themeluam grupin letrar. Aty u botua edhe përmbledhjea ‘’Ngjyra e Kohës’’ ku u përfshinë poezi të ndryshme, por edhe të mijat. Kam botuar edhe në gazeta e revista letrare në Prishtinë, Shkup dhe Zagreb.

-Më thatë që keni punuar si përkthyes. Po nga veprat tuaja që janë të shumta me poezi, a janë përkthyer në gjuhë të tjera?

- Po, janë përkthyer në gjuhën Rumune nga i mirënjohuri Baki Ymeri. Eshtë përkthyer libri me titull ‘’Pema e bekuar’’ në vitin 2010 dhe u mirëprit nga lexuesi Rumun. Gjithashtu, po këtë vit në Boras të Suedisë në antologjnë ‘’Jehona e shekujve’’ të autorit Sokol Demaku janë përfshirë edhe disa poezi të mijat.

- Po prezantime të tjera a keni?

- Kam , por nuk dua të vetëlavdërohem.

- A mund të na thoni disa prej tyre!?

- Meqënse po më ngacmon kaq shumë me këto pyetje, po u them shkurtimisht: Jam prezantuar në leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, si dhe për fëmijë 1872- 1995 nga Odhise K. Grillo. Po kështu në librin me portrete shkrimtarësh nga Demir Behluli në Prishtinë, 2002.

- Ju jeni një poet cilësor dhe sasior. A mund të na thoni sa vëllime keni botuar deri tani që po u bëjmë këtë intervistë?

- Ato janë shumë e shkojnë deri në 96 vëllime të botuara me poezi e skica letrare. Kam në proces punimi për botim edhe katër vëllime me poezi.

- Kush ju financon për botimet letrare?

-Një pjesë të konsidorueshme kam financuar vetë nga kursimet e mija.Kurse tjetrën nga donator e indivitë të ndryshëm që e duan artin dhe letërsinë. Dua të falnderoj me këtë rastë të gjithë ata që më kanë ndihmuar për botimin e librave të mija. Ja ,këto katër vëllimet e reja më ka sponsorizuar z. Xhevdet Krasniqi që punon avokat në qytetin e Prishtinës. Por edhe Departamentin për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës. Por nuk mund të lë pa përmendur edhe ‘’Market plus’’ dhe drejtorin Tefik Haxhiu, si dashamirës e mik i librit, që më ka mundësuar botimin e mjaft librave me poezi.

…Dhe ne lexuam titujt e librave që ka finacuar z. Xhevdet Krasniqi, ky njeri human e dashamir i letërsisë shqipe. Vëllimet: ‘’Mëkati i hijes’’,’’Rinjohja’’, ‘’Një zog prej uji’’, ‘’Diku në fund të një fillimi’’.

- Përveç faqeve letrare ku ju botoni nëpër gazeta e revista, u kemi lexuar edhe në portalet elektronike. Si e ndjeni veten aty kur ju botoni krijimet tuaja?

-Të them të vërtetën, më japin jetë e frymëzim për të shkruar edhe më shumë. Teknologjia e sotme maderne na ka bërë edhe më të njohur në rrethet letrare nëpër botë. Komentet janë të shumta nga kolegët, si shkrimtarë e poetë nga gjithë kontinentet. Interneti na ka afruar dhe miqësuar me njëri- tjetrin si mjet komunikimi dhe shkëmbim vlerash midis njerëzve, e sidomos mes krijuesëve të vjetër apo të rinj qofshin ata të të gjithave fushave të shkencës. Ne si poet e ndjejmë më shumë, pasi jemi qënia më e ndjeshme e shoqërisë!

- Në cilat portuale elektronike botoni krijimet tuaja?

-Kudo! Nuk kam dallim mes tyre. Në ‘’Zemra shqiptare’’, Fjalalirë’’, ‘’Kosovarmedia’’, ‘’Gazeta kritika’’, ‘’Dituria.se’’ etj. Zëri i shqiptarëve boton çdo ditë nga një poezi. Kjo më lumturon si krijues.

-Përveç se poet,ju jeni edhe një prind shëmbëllor.Kur je njohur për herë të parë me bashkëshorten,edhe kjo mësuese,Sulltanën?

-Ju më kërkuat intervistë për poezinë!? Por, ju gazetarët, të gjurmoni drei në skutat e fsheta edhe në intimitet,deri në marrdhëniet familjare. Nuk po zgjatem: Shkurt jam njohur në vitin 1968 në Prizren, në 500 vjetorin e lindjes të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Sulltana ka punuar 46 vite në arsim. Eshtë vajzë Pejane dhe ka punuar në Krushë të Madhe e në Hoq, në shkollën ‘’Asim Vokshi’’ mbi 30 vite . Sot që të dy burrë e grua jemi pensionista.

-Nga martesa sa fëmijë keni?

-Jemi të lumtur unë si baba, por edhe Sulltana si nënë që lindëm , rritëm dhe edukuam dy fëmijë, pra dy djam. Të dy djemtë janë të arsimuar dhe me profesion. Djali i madh e ka emrin Armand. Eshtë i martuar me Almën dhe kanë një fëmijë me emrin Ardias.Jetojnë në Londër.

Ndërsa djali i dytë, e quajnë Arbri dhe bashkëshorten Sofije. Edhe këta kanë fëmijë: Gentin e Ada,vajza. Jetojnë e punojnë në Otavë të Kanadasë. Aty djali është menaxher kryesor për emigracionin.

-Z. Adem! Qysh në fillim të kësaj interviste, u shprehët se frymëzimet e para për të shkruar ka ndikuar historia e qyteti të lindjes Prizreni. Dua të di unë e lexuesi, se ku janë rrënjët e vargut të poezive tuaja, pra tharmi e tingulli lajmotiv që përcjell poezia jote !?

-Si të them! E gjithë lënda shkrimore krujuese e imja, jo për mburrje, ka si rrënjë e taban dheun e tokës sonë, Shqipëri. Oksigjeni i vargut është historia e popullit tonë,kurse rrënja e shkronjave thithë gjakun e dëshmorëve që përcjell heroizmin dhe sakrificën e popullit tonë në shekuj për te brezat e sotëm e të nesërm. Frymëzuesja e krijimeve të mija me frymë patriotike, qysh në fëmijëri, ka qënë dhe mbetet dallëndyshja Shtëpia e Rilindjes sonë Kombëtare që ndodhet në qëndër të qytetit tim të lindjes. Aty kam marrë vesën e kristaltë të vargut tim poetik.

- Edhe një pyetje tjetër, e të fundit për këtë intervistë: A keni marrë vlersime letrare për gjithë këtë oaz botimesh që keni botuar,sepse nuk është e lehtë të krijosh e të botosh afro 100 vëllime! Pra, juve keni më shumë botime se sa moshë jete!? Ç’mund të na thuash për këtë?

-Oh, këtu më zure prapë ngusht! Të thash që në fillim që s’dua të vetmburrem. Le ta thonë të tjerët si të mirën ashtu edhe të keqen. Jam i hapur për të gjithë. Meqënse ma kërkon një gjë të tillë po ua them juve. Me rastin e 70 vjetorit të lindjes më bëri një ftesë televizori Shtetror i Prishtinës. Aty dhash një intervistë. Kjo është e para inervistë që kam pranuar para medies televizive. Kurse vlerisme të tjera kam marrë nga klube të ndryshme letrare si: Mirënjohje me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, nga revista ‘’Albanezi-Shqipëri’’- Bukuresht. Vlerësime letrare të cilat janë disa në numër, nga Klubi i Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ të Kastriotit- Kosovë. Çmimi i Karrjerës , nga Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve Durrës, e të tjera.

Poeti Adem zaplluzha na fletë edhe për shokët krijues si: Rexhep Kllokogi, që është edhe antar nderi i klubit të Kastrotit. Por nuk lë pa përmendur dhe Fetali Berisha, mësuesin e matematkës që jep mësim te shkolla ‘’Pandeli Sotiri’’. Ismail Simnica, si dhe kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve ‘’Fahri Fazliu’’ të Kastriotit, Bedri Neziri. Vetë Ademi është edhe nënkryetar i Klubit të Shkrimtarëve në Kastriot, por edhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në qëndër të Prishtinës bëmë edhe nga një foto me poetin e përmasave kombëtare të letrave shqipe z. A Zaplluzha. Një vajzë me emrin Velmine Q. Krasniqi, që u njohëm rastësisht e që vazhdonte arsimin e lartë, na bëri shkrepjet e blicit me aparatin fotografik te shtatorja Zahir Pajaziti ( Hero i Popullit) .Poezia e poetit të Zaplluzhës ka vlagun e tokës shqiptare.

Të falnderoj për kohë që ia kushtuat kësaj intervise. Ju uroj shëndet e suksese në krijimtarinë tuaj, që edhe në të ardhmen të na sillni vepra të tjera cilësore letrare.




(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora