E marte, 30.04.2024, 10:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Ermira Plaka: Simbolika e pemës së Krishtlindjeve

E merkure, 18.12.2013, 08:00 PM


SIMBOLIKA E BREDHIT, PEMËS SË KRISHTLINDJEVE

NGA ERMIRA PLAKA

Të flasësh dhe të komentosh për natyrën është gjithmonë diçka thjeshtësisht e bukur. E ndonjëherë me karakterin arbitrar të elementëve natyrorë, ne mundohemi të shpjegojmë e të japim arsye për ekzistencën dhe funksionimin e fenomeneve, dukurive apo objekteve fizike që në çdo kohë mbushin hapsirën e saj e që ne i quajmë “bukuritë e rralla natyrore”. Është e vështirë të arsyetosh mbi origjinalitetin e rrallë dhe të hulumtosh mbi zanafillën e tyre, duke pranuar si fakte edhe legjendat e hipotezat e hedhura mbi to.

Pema e bredhit, si një nga elementët më të bukur dhe më indentifikues të natyrës dhe njëkohësisht më të hërshmit e ka bashkëshoqëruar njerëzimin deri në ditët e sotme. Dhe vërtetë, bredhi në çdo stinë të vitit karakterizohet nga pigmenti i klorofilës, që e bën atë padyshim elementin më kuptimplotë që kemi në natyrë. Origjina e kësaj peme vjen nga ritet e lashta pagane. Romakët zbukuronin fushat e mbushura me bredha. Duke marrë parasysh konatacionin që ai mori, Kisha Katolike Romake e simbolizoi atë me lindjen e Krishtit ne 25 dhjetor. Kjo është cilësuar edhe si “Festa e Diellit të Pamposhtur” që kishte lidhje të drejpërdrejtë me ndriçimin, dritën. Me kalimin e viteve, bredhi, Pema e Krishlindjeve dhe e Vitit të Ri, nuk e humbi rëndësinë e saj, përkundrazi, është përhapur kudo anë e mbanë botës. Në festat e fundvitit pothuaj çdo familje ka një bredh të zbukuruar me elementët karakteristikë dekorativë. Kjo lidhet me atmosferën e gëzueshme që kërkonte të trasmetonte një ambjent i tillë. Interesante është forma e tij, duke nisur nga një bazë e gjërë e duke vazhduar me zvogëlim të saj deri sa arrin maja.

Përveç festave, ditët e sotme, bredhi nuk mund të konsiderohet pema e preferuar për t’u mbjellë në ambjentet e jashtme të shtëpive apo bizneseve, që kanë lidhje direkte me natyrën. Është diçka e bukur dhe e thjeshtë që e “ha syri”. Shpesh ne i referohemi atij për diçka tjetër. Kjo pemë është konsideruar edhe si “Pema e Jetës”. Baza e fortë që ajo ka të imponon vetvetiu siguri dhe besim për të arritur deri tek maja, paralelizëm ky që bëhet me ecurinë në jetë. Duke i qëndruar ende kësaj pjese është edhe mezazhi i paqes dhe dashurisë me njëri-tjetrin. Shpesh, poshtë saj vendosen dhurata simbolike për pjestarët e tjerë të familjes për të shprehur dashurinë dhe respektin që kemi për ta në një formë disi të veçantë. Ngrohtësia familjare është qëllimi dhe rezultati i dëshirueshem i kësaj peme të bukur.

Një lidhje tjetër shumë e fortë me këtë pemë është simbolika e miqësisë. Gjithsecili prej nesh në jetën e tij e ka një mik, një shok, shoqe a grup shoqëror, që e konsideron vërtet të afërt. Fundja fare, të gjithë kemi dëshirë për këtë të mirë të domosdoshme, që na duhet në momente të lumtura e më pak të lumtura në jetë. Diku në faqet e një libri interesant lexova një pjesë për bredhin, pemën e Krishtlindjeve, në lidhje me shoqërinë dhe aty ku ne sot vendosim yllin, pra në majë,tek skica ishte vendosur thjesht: miku. Në bazë të formës së saj vendoseshin kategoritë e miqëve, të rinjë, të vjetër, të afërt, të largët, të besueshëm etj etj, por gjithsesi mbeten miq të cilët kanë lenë gjurmë në jetë. Do ishte bukur që të gjithë ne të kishim pemën tonë të miqësisë.

Ngado që shkojmë, në këto ditë, shohim pemë në formën e bredhit, vijnë festat përsëri, ne mezi presim ta zbukurojmë. Ndryshojnë stinët ndryshojnë ngjyrat por pema mbetet po ajo, e njëjtë si gjithmonë me ato baza e simbolika. Do ishte edhe me domethënëse nëse gjatë gjithë jetës, ne, do të na shoqërojë një pemë me rrënjë shumë të thella, me degë ë të gjëra me hije të madhe ku të gjejmë moment qetësie gjatë netëve të vetmuara të jetës. Kështu, e gjithë jeta jonë do ishte një pemë, me formën e një bredhi…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora