E marte, 30.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Njerëzit dhe Mollët

E premte, 20.12.2013, 07:37 PM


Luan Kalana

 

Njerësit dhe Mollët

 

As ngjasojnë njerësit me mollët ?!

Molla kur piqet, skuqet ëmbëlsohet,

bashkë me gjethet zverdhet venitet,

...bie përdhe, fle gjumë, harohet.

 

Adami me Even që hodhën farën,

mbushen kopeshte me filiza të gjallë

s'u thanë mbi tokë, emrat mbeten ithtarë,

rojtën sa trupat u tretën ne përrallë.

 

U  qorruan se gërmuari gjurmët dijetarët,

të dëshmojnë origjinën e njeriut nga kafshët,

edhe poetet eksplorojnë me figurat, me fjalët,

a ju ka shkuar në mendje të thoni çudira.

 

Dielli lind, rezaton, ngroh gjith ditën,

vjen mbrëmja, i zbehur perëndon...

Njeriut i ardhka një kohë, mplaket,

vitet rokullisen pa u ndjere, ikën, shkon...

 

Pse s'thonë Njerëzimi lindi nga Molla..?!

Mollët çelin lulet, lëshojnë frutat e artë,

Njerësit si bletët mbledhin nektarin,

Shërojnë botën me mollë e majtë...

 

Njeriu e molla, puthen e skuqen,

dashurojnë me jetën kokë më kokë,

andaj ardhka një moshë e bardhë,

piqen e bien perdhe, humbin në tokë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora