Kulturë
Xhavit Gasa: Gjenerali
E premte, 20.12.2013, 07:18 PM
XHAVIT
GASA
GJENERALI
Gjeneral Gjin Markut udhëheqës i luftës
për çlirimin e Shqipërisë, vdiq në burg i shpallur
si armik i partisë komuniste
Bukuri të rrallë,
të dhuroi natyra,
trashëgim nga të parët,
të erdhi mençuria...
Strateg në luftë i pari,
cep në cep Shqipërisë,
ato grada GJENERALI,
oh...sa të hije të kishin...
Ç'tu thërmuan endrrat,
o gjeneral i lirisë,
podrumeve të errta....
brënda mureve të qeilsë...
Gjeneral ishe,
gjeneral mbete,
shqipet nuk vriten,
trimat nuk vdesin....
Ç'TA KËPUTËN VALLEN
(Valltarit matjan Zyber Sala
Bashkëvalltar me Besim Zekthin,
që u prangos nga regjimi komunist
dhe u dergj burgjeve deri në pleqëri)....
Të dridhej toka nën këmbë,
kur valles ja merje lehtë-lehtë.
Përbinshëm ti prenë flatrat,
në mes vallen ta ndalën...
Ç'ta këputën o Zyber Sala vallen,
si luleve petalçelura petalet.
I thinjur ishe kur fitove lirinë,
vallja hije të kishte si dikurë në rini...
Sa gurë të çmuar të kulturës,
thërmoj barbarisht çizmja e diktaturës...
HOMAZH
(Për artistët Matjanë që lanë gjurmë
në kulturën matjane dhe kombëtare ndër vite)
Dua ta mpreh penën nëpër rrasat e gurit,
dhe të ec nëpër shtigjet e Pjetër Budit.
Të ec pa ndaluar shteg pas shtegu, gurë pas guri,
gjurmëve të historisë,rrugës së shtruar nga Dilever Kurti.
Lahutës dhe çiftelisë t'ju terezis telin,
të xhelozohen bilbilat me zërin Qamil Xhikës e Nezir Nelit.
Nëpër festivale oda dasme dhe sheshe,
si Fadil Berberi e Isuf Kryekurti të kërcej zebekshe.
Të prek me dorën time këtë djep kulture e arti,
që gdhendën dhe mbajnë gjallë artistët e Matit...