E enjte, 18.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Libri i Skënderbeut - Libri i Mrekullive

E premte, 20.12.2013, 08:59 PM


Libri i Skënderbeut,  ose Libri i Mrekullive

Nga Gjon KEKA

Njohja e se kaluarës sonë si komb nuk është një kapital i vdekur, por tepër i gjallë, i pranishëm, sepse përmes njohjes të së kaluarës ne njohim rrënjët e pemës sonë dhe fitojm një pamje të qarte të saj.Vetëm duke hyrë në shpritin e së kaluarës sonë ne mund të shohim skenat e jetës, gjurmët dhe karakterin, parasëgjithash të fitojm një pamje të qartë të saj duke e sjell të pranishme në kohën tonë, pra duke e njohur atë dhe personalitetet mbikohore që lanë gjurmë të pashlyera.

Ndërkaq,  Libri i Skënderbeut,  ose Libri i Mrekullive,  është një format i madh dorëshkrimi,  dhe tepër kurioz,  i cili ruhej në bibliotekën e Dukës së Weimarit.

Ky dorshkërim që ka qëndruar në duar të liderit dhe mbretit të Shqipërisë Gjergj Kastriotit konisderohet si një dhurat që i kishte bërë atij Ferdinandi i Aragonit.

Ky dorëshkrim me vlera të mëdha historike dhe të përgjithshme thuhet se ishte në duar të Gjergj Kastriotit dhe, pra ia e posedonte këtë libër, por edhe nëse ky doreshkrim nuk do të ishte në duar të tij, nuk është më pak interesant dhe i vlefshëm.Por duhet nënvizuar se jo rastësisht mbanë emrin libri i Skënderbeut, apo libri i mrekullive, që do të thotë se ai ishte në duar të tij dhe aq më mirë që ky libër u bë akoma më i njohur, sepse përbënte një dhurat të dyfish për studiuesit e para për librin dhe karakterin e tij, si dhe për personalitetin që e posedonte atë. Siç edhe kam shkruar në librin tim, ”Skënderbeu, ideator i bashkimit europian”, mbreti i pavdekshëm i Shqipërisë, vizionari dhe strategu i kombit tonë gjente kohë edhe të lexonte, ai kishte preferencat e tij të leximit dhe njihte në thelb artinë e më hershme dhe frymëzimet që kohërve që ai merrte nga njerëzit e urtë që lanë gjurmë,  thjeshtë Gjergji i donte dhe i konsideronte librat si pjesë e lidhshmërisë së njeriut me njëri tjetërin, libri për të kishte rëndësi të madhe .

Megjithkëtë libri dorshkrim që kishte në duar Gjergj Kastrioti kishte 325 faqe pergamen, i dekoruar në çdo anë, shoqëruar me figura, ajo ndahej në dy pjesë njëra thuhet se i përket shekullit XV ndërsa tjetëra atij të XVI.

Në pjesën e parë librin ka këtzë përmbajte dhe përfaqëson makina të panumërta dhe shpikje, ndërsa më pas edhe përdorimi i luftës,  rrethimeve dhe sulmeve : armëve të çdo lloji,  armët,  bomba,  shkalle ngjitje ; instrumente e të ndryshme, ura, mullinj dore,  skena të mundjes, marshime, manovra ushtarake,  subjektet tjera, pastaj të ingjinieringut të artit të përgjithshëm luftarak etj etj.

Ndërsa në pjesn e dytë e cila është posaqërisht e përbërë nga skena të kohës si të jetës publike ashtu edhe të asaj private,  pra të karakterit të jetës dhe imazhit të përgjitshëm.Pra në këtë droshkrim të pjesës së dytë ka një veçanti ajo e përdorimit të kostumeve,  të artizanateve, tregëtisë,  atributet tjera të kushteve jetësore, arti i kuzhinierisë,  kovaçët,  rrobaqepësit, prodhuesit e rripave, këpucëtar, cirku, peshkatarët, fermerë, piktorë, poetë, muzikantë astronomët, mjekë, etj,  pastaj ato të jetës së brendshme shtëpiake, si mobilje,  qelqi enë, instrumente të ndryshme, harpa, , këmbanat, akrobajtë, portrete, simbolika të ndryshme, të gjitha kanë brenda tyre subjektet,  por të gjitha këto të përfshira brenda këtij dorshkrimi i japin kuptim dhe rëndësin por edhe vlerën e madhe këtj dorshkrimi që ka poseduar mbreti i Shqipërisë, i pamposhturi dhe lideri i urtë e vizionar Gjergj Kastrioti.

Poashtu siç shihet edhe në foto libri paraqet një struc me një patkua në sçepin e tij, që qëndron pranë një tavoline, të vendosura dy vezë të mëdha pranë, ulur qëndron një filozof dhe e gjithë kjo në mënyrë magnetike tregon gjithë eksperimentin e përfshirë të magjisë dhe vlerës së këtij shpjegimi të madhe në këtë dorshkërim.Sidoqoftë,  pavarësisht mungesës së teksteve të caktuara shpjeguese ky libër, dorshkrim, apo Libri i Skënderbeut është një nga koleksionet më origjinale të kohës dhe për ne si Shqiptarët një arsye më shumë, sepse ky dorshkrim ishte në duar të Gjergj Kastriotit, heroit tonë kombëtar dhe mbrojtësit e ideatorit të unionit të familjes europiane.Duhet theksuar se libri i Skënderbeut, ka pas fatin të jetë i njohur edhe për botën shqiptare, por nga të pakët shkrimtarë dhe studiues tanë si p.sh. Aleks Buda dhe Moikom Zeqo.

Kështu që me pakë fjalë veprat dhe ngjarjet e të drejtës se kombeve dhe jetës së njeriut janë si këshilla të shkëlqyera të një ndërtese të mrekullueshme.Prandaj edhe ky droshkrim që quhet edhe Libri i Skënderbeut,  ka një rëndësi të madhe sepse mbanë emrin dhe parasëgjithash ka qëndruar në duar të themeltarit dhe majës së lavdisë së kombit tonë arbënor europian.Pikërisht Gjergj Kastrioti rridhte nga pema e madhe e lashtësisë së kombit tonë për t'i dhënë emrin dhe renditur krahas lavdimtarëve si Aleksandri, Pirro duke qëndruar së bashku si shtylla të përjetshme të kombit tonë dhe civilizimit të përbashkët të familjes sonë europiane.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora