E merkure, 01.05.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dasma jonë kombëtare

E premte, 20.12.2013, 08:41 PM


Demir KRASNIQI :

 

DASMA JONË KOMBËTARE

 

E kem nisë një dasmë të madhe –

Marrim nusen si sorkadhe !

Defet tona lye me bojna –

Marrim  nuse me shqiponja !

 

Hajde dalim këndojmë me def –

E kem nisë dasmën për qejf !

Iu biem  defeve me  çampare –

Kem nisë dasmën mbarëkombëtare !

 

Sa me gëzim këngën fillova –

Na vijnë n’ dasmë nga mbarë  Kosova !

Vijnë  Drenica e Rugova ,

Na vijnë Llapi e Gjakova ...

 

Vijnë Gollaku e Karadaku –

Hijeshi  mbushet  konaku !

Lartë në qiell valon bajraku –

Jem bashkua vëllezër t’ një  gjaku !

 

Jem bashkua motra e vëllazëri –

Valon shqipja kuq e zi !

Jem bashkua miku me mik –

S’ ka ç’ na banë asnjë armik !

 

S’ pushon kënga e dyzeni 

Na vijnë miqtë  prej Prizreni !

Bien daullja  e dajreja –

Na vijnë miq e shokë nga Peja !

 

Bien  surlja e  mezhnica –

Na vijnë miq nga Mitrovica !

S’ na ndalë veriu , as murrlani –

Na vijnë miq nga Gjilani !

 

S’ pushon  uti  e  mandolina –

Na vijnë miq  nga Prishtina !

Hijeshi asht mbushë saraji –

Na vijnë miqtë nga Ferizaji !

 

Hajde dalim te kapixhiku –

Na vijnë miqtë nga Kaçaniku !

Hedhin valle nuse e bija –

Na vijnë miqtë nga Vushtrria !

 

S’ pushon gajdja e klarineti –

Na vijnë vëllezërit nga kurbeti !

Dasma jonë ka shumë  lezet ,

Ka mikpritje e muhabet !

 

Fort janë gëzua baba e nana –

Na vijnë vëllezërit nga Tirana !

Gëzim të madh vëllezër e motra –

Na vijnë miq , dasmorë nga Shkodra !

 

Gëzim të madh kanë tezja e daja –

Na vinë n’ dasmë , miq  nga Kavaja !

Sa me gëzim po bien tupani –

Na vijnë vëllezërit nga  Elbasani !

 

Hedhin valle shokë e shoqe –

Na vijnë n’ dasmë vëllezërit  prej Korçe !

Këndoni motra , ju lumtë dora –

Na vijnë n’ dasmë  miq nga Vlora !

 

S’ pushon kënga dhe kitara –

Na vijnë vëllezërit nga Himara !

Këndoni vëllezër  me sharkia –

Na vijnë miq  nga Çamëria !

 

Këndoni halla e këndoni  teze –

Na vijnë vëllezërit prej Preveze !

Po bien  saze  e violina –

Na vijnë vëllezërit nga Janina !

 

Zihet mishi në kusia 

Na vijnë vëllezërit nga Gucia !

Plot  tepsia me bakllava –

Na vinë n’ dasmë vëllezërit nga Plava  !

 

Hajde dalim luajmë te blini –

Na vijnë vëllezërit nga Ulqini !

Shpija jonë si piramida –

Na vijnë vëllezërit nga Ilirida !

 

Po bien defi e darabuki –

Po na vijnë vëllezërit nga Shkupi !

 

N’ krye t’ valles po prinë Xheva –

Na vijnë vëllezërit nga Presheva !

 

Mish t’ fërguar nda prej  koci –

Na vijnë vëllezërit nga Bujanoci !

Lartë po e ngritë flamurin Regja –

Na vijnë vëllezërit nga Medvegja !

 

Bijë e bija u martofshin –

Djem e çika mbarë u shtofshin !

Pushkët e gëzimit le t’ kërcasin –

Armiqtë tanë le të pëlcasin !



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora