Kulturë
Baki Ymeri: Krishtlindjet si një mrekulli hyjnore
E marte, 24.12.2013, 08:51 PM
KRISHTLINDJET
SI NJË MREKULLI HYJNORE E NJERËZIMIT
Nga Baki Ymeri, alban.voka@gmail.com
Shqiptarët, përveç fesë islame, nuk kanë asgjë të përbashkët me botën turko/arabe. Sipas Zija Jacajt, ka dëshmi gojore të transmetuara brez pas brezi (por me siguri edhe të shkruara) që kishat dhe manastiret orthodokse të sotme në territorin e Kosovës dhe Malit të Zi, janë ngritur mbi themelet e kishave Katolike Shqiptare, para dhe gjatë perudhës shumëshekullore te pushtimit dhe kolonizimit serb të Kosovës, që ishte një strategji e Kishës Orthodokse për të pushtuar territore. Në këtë Natë të Shenjtë të Krishtlindjve nuk na ka hije të shkruajmë për maskarallëqet e Fuad Ramiqit dhe Forumit Islamik të Kosovës që e keqpërdori fushatën elektorale duke ngjitur parolla antishqiptare kundër disa shqiptarëve të përsosur, por duam të themi se ndër gjuhët e Gadishullit Ballkanik, është vënë re prej kohësh se rumanishtja e shqipja kanë lidhje fort të ngushta midis tyre.
Historia
e këtyre lidhjeve, sipas dijetarit të famshëm, Eqerem Çabej, ka mbetur deri më sot
e pasqaruar, ndërsa shpjegimi i tyre përbën një nga problemet kryesore të gjuhësisë
ballkanike.
Derisa
Serbisë me shqiptarët i hasi sharra në gozhdë, me rumunët e Timokut ia arriti qëllimit
prefid për t’i sërbizuar masovikisht, duke mos u dhënë kurrfarë të drejtash
arsimore dhe fetare, ndaj s’kanë faj rumunët e disa fshatrave të atjeshme, që pranë
kufomës në arkivolin e të vdekurit e vënë një shtagë druri për t’u mbrojtur nga
serbët edhe në botën tjetër. Në bazë të konstatimeve
faktografike, i vetmi vend në botë ku mbi njëzet milionë banorë i urojnë njëri tjetrit Krishtlindjet shqip, është
Derisa shqiptarët i thonë kërcurit kërcunë, rumunët i thonë buturuga. Fjala është për buzmin. Paralelisht me fjalën Guri, Buzmi (kërcuri i Kërshëndellave), është një nga fjalët më të vjetra të gjuhës shqipes. Fjala kërcu (cung, kërçep, rrënjë e drurit nxjerrë nga dheu), të cilën e përdor edhe Budi në shkrimet e tij, nuk vjen as nga greqishtja, e as nga sllavishtja, por është një sintagmë autoktone që buron prej shqipes nëpërmjet rumanishtes.
Farefisnia
me rumanishten e kësaj fjale ka konotacione morfologjike dhe fonetike. Sipas një
studimi të Çabejt në gjuhën rumune (1961), fjala është për një formë të shqipes
së vjetër nga e cila rrjedh rum. Cr?ciun “kërshëndelle”, e cila ruan po atë formë.
“Kjo festë te Shqiptarët, te Rumunët, te Sllavët jugorë si dhe gjetkë ka marrë emrin
nga buzmi o kërcuri që ndizet atë natë feste në vatër: shq. Nata e Buzmit, rum.
Noaptea de Craciun. Me këtë bien në ujë gjitha shpjegimet e deritanishme të fjalës
respektive, duke e flakur hamendjen gjoja se qenka huazim nga sllavishtja apo
nga ndonjë gjuhë tjetër.
Dëshmi
historike të krishtërimit shqiptar
Sipas një dokumenti të motshëm (Thirrje Shqiptarëve të Bukureshtit), lëshuar nga Zyra e Komunitetit (Pleqësia e Shqiptarëve Orthodhoksë), datuar në Bukuresht më “14 Vjeshtë 1911”, kuptojmë se “Me rastin e ardhjes së At Fan Nolit në qytetin tonë, muarmë leje prej zëvendësit të mitropolitit (të) Ungaro-Vllahisë, Hirësisë së Tij Imzot Theodos, dhe prej ministrit të kulteve, Shquarësisë së Tij Z. C. Arion, për të meshuar shqip në Biserica Doamnei, Calea Victoriei, Palatul Nifon, një nga kishërat më qentrale të Bukureshtit. At Fan Noli do të meshojë pesë herë në qytetin tonë. E para meshë do të mbahet të Dielën që vjen, më 18 Vieshtë e I-rë (shtator), më 9.30 orë të mëngjezit. (Mbrëmësorja do të bëhet të shunë më 6 mbrëmane. Një kor, i drejtuar prej meshkujve të musikës Z. Thanas Dimitrescu, do të këndojë hymniet liturgjike shqip. Pas Ungjillit, At F. S. Noli do të predikojë mi këto subjekte: Të Dielën që vjen, “Porosit’ e Krishtit”; të Dielë, 25 Vjeshtë I, “Prifti i lik”; të Dielën, 2 Vjeshtë II (tetor), “Man i Zaktheut”; të Dielën, 9 Vjeshtë II, “Zëri në shkretëtirë”; të Dielën, 16 Vjeshtë II, “Vdekja e të çmendurit”. E ftuam prej Amerike priftin e parë dhe themeltarin e Kishës Shqipe që të dëgjojmë dhe në Bukuresht meshë dhe predikim në gjuhën tonë kombëtare. Eni pra të gjithë, burra, gra e fëmijë, të dëgjoni! Nga shumica që do të vijë të Dielën në kishë, bota do të kuptojë sa Shqiptarë në Bukuresht duan t’i falen Zotit në gjuhë të tyre.”
Nga një dokument tjetër (Bashkatdhetar i Nderuar, fletërrufe në gjuhën rumune drejtuar edhe Nikolla Naços në adresën Calea Moshilor Nr. 388), qysh në mars të vitit 1911, Komuniteti Ortodoks Shqiptar i Bukureshtit nxjerr në pah të vërtetën se “Pas përçapjeve të Eforo-Epitropisë shqiptare, e zgjedhur nga Zotërinjtë Tuaj, Mitropolia e Rumanisë i ka akorduar këtij Komuniteti autorizimim zyrtar për të patur një lokal të vetin për lutje, në të cilin priftërinjtë shqiptarë kanë rastin të zhvillojnë tërë shërbimin e shenjtë në gjuhën shqipe. Ky favor i veçantë na është lejuar falë njerëzve të shtetit rumun dhe përmes kësaj mënyre ka ardhur koha për kombin shqiptar që të organizohet themelisht në truallin mikpritës të Rumanisë dhe të ketë vatra kombëtare autonome, absolutisht të nevojshme për afirmimin dhe përforcimin paqësor të vetëdijes kombëtare shqiptare. I bëjmë një apel, pra, atdhetarizmit Tuaj të zjarrtë për të cilin keni dhënë dëshmi në të gjitha momentet vendimtare për kauzën nacionale shqiptare, që të keni mirësinë që si Ju, poashtu edhe miqtë Tuaj, krahas atyre që i lusim të intervenojnë me këmbëngulje, të merrni pjesë në mbledhjen e madhe kombëtare që do të mbahet të Dielën, më 13 Mars të këtij viti, në Sallën Eforiei, në orën 2 pas dite, në rend të ditës duke qenë çështja urgjente për të marrë qëndrim lidhur me lokalin e parë për lutje të këtij komunioteti”.
Nga një fletërrufe tjetër (në gjuhën rumune), datuar në Bukuresht më 21 Dhjetor 1909, nga ana e Komunitetiut Ortodoks Shqiptar, kuptojmë se “U bëhet e njohur Anëtarëve të Nderuar të Komunitetit tonë, se Eforo-epitropia në mbledhjen e saj më 20 Dhjetor të këtij viti, është mbajtur nga Zotërinjtë Kristu A. Zhapa (kryetar), Erakle Duro dhe Thoma I. Çami (nënkryetarë), Nikolae M. Koçiu, Vasile Tarpo, Pandele I. Evangjeli, Tënase Kantili, Gjeorgje A. Ciko dhe Nikolae Ionesku (këshilltarë), Andrei Ion Boria (arkëtar) dhe Vasile Zografi (sekretar). Me këtë rast, pranë mijëra falënderimeve drejtuar anëtarëve të Komunitetit dhe një apeli të ngrohtë, që të kenë mirësinë për të marrë pjesë në shërbimet e shenjta të kremteve të mëdha kristiane që po afrohen, në Kishën Shën Gjergji i Vjetër (Calea Moshilor), ku të gjithë do të lartësojmë lutjet tona të bashkuara ndaj Gjithëtëfuqishmit në gjuhën tonë kombëtare.” Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se dy vjet para mbajtjes së meshës së parë në gjuhën shqipe nga ana e Fan Nolit, në Bukuresht është mbajtur liturgjia e parë në gjuhën shqipe nga ana e një prifti vllah (Harallambie Ballamaçi), fakt që dëshmohet edhe përmes tre letrave të tij që ia ka dërguar Nikolla Naços në Bukuresht, në të cilat e njofton edhe për një fakt tjetër: se 5 vjet para hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë (1886), krahas nxënësve arumunë, në paralele të përzjera, Ballamaçi ua ka mësuar gjuhën shqipe edhe bashkëkombasve të tij shqiptarë (1881).