E shtune, 27.04.2024, 08:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Alida Hadri: Dashuri, sa do të më urresh?!

E merkure, 25.12.2013, 03:25 PM


Dashuri, sa do të më urresh ?!

Aq shumë dhimbje ndjej, sa zëri im më duket i huaj dhe nuk e njoh!.. Vragën time, ti nuk e sheh dot!!! Unë zë humbur, nuk kam fuqi të ta thërras përqafimin tënd, shpëtimin tim! Gjithqka qe kisha ishte kjo zemër e pastër, qe rrahte vetëm për ty i dashur. Tash edhe kjo, e lodhur nga dashuria për ty, pushon e mbytur në detin e lotëve të mi ..! Eh, sa vështirë qenka, të ikësh nga dashuria ime për ty!....

Nga Alida Hadri

Nuk e di? - A do ta kuptosh ndonjeherë fjalën time dhe kuptimin e lotit tim, i cili rrëshqet qetas dhe pa bëza rënkon për ty. Apo, ty të duket…sikur unë jetoj në një botë tjetër, ndryshe nga bota jote! -  në një botë roze e kristaltë, e mbrojtur nga çdo fjalë, nga çdokush, që mund ta  prish baraspeshën e mendjes sime, aty ku vend ka vetem imagjinata ime, sepse dua t`i degjoj tingujt e një melodie parajsore, që rri strukur në mendjen time dhe, akoma nuk arrij t`i percaktoj notat e asaj kënge, të cilën e dëgjoja e mbështetur krah teje plot frymë dashurie. Në sytë e ty, dukesha si në mjegull vjeshte. Unë së bashku me kujtimet, vazhdoj të zë gjumin me ty, me tingujt e kitarës, të cilët më duken aq larg meje dhe lotit tim për ty…

Këtu, rrezet e diellit nuk depertojnë, asnje dritë shprese nuk e shoqëron errësirën time të mbështjellë me hijën tënde në ikje. Edhepse, besoj se ajo fije drite ne fund të errësirës verbuese je ti – unë prap genjej veten time!...  nga kjo valët e dhimbjes me shtyjnë drejt realitetit dhe më përplasin shkëmbinje thepor, derisa ftyra ime të fitoj vragën e dashurisë për ty. Mirëpo, frymën time në të sosur nuk e dëgjon. Vragën time, ti nuk e sheh dot!!! Unë zë humbur, nuk kam fuqi të ta thërras përqafimin tënd, shpëtimin tim! Gjithqka qe kisha ishte kjo zemër e pastër, qe rrahte vetëm për ty i dashur. Tash edhe kjo, e lodhur nga dashuria për ty, pushon e mbytur në detin e lotëve të mi ..! EH, sa vështirë qenka, të ikësh nga dashuria ime për ty!....

Sa herë dua të të pyes, ku je? Dhe, të njejtën kohë lutem te mos të gjej… Vështirë, vërtetë vështirë, t`I  ndjesh zërat tjerë, të cilët thërrasin emrin tend dhe, më pyesin: a të lëndon fakti se je larg tij?!? Unë mbaj lotët në qepallat e lagura dhe nuk flas e them: JO,  UNË NUK TE NJOH! NË FAKT, NUK TE KAM NJOHUR KURRË!  Dhe, tani e kuptova, se duhet të vazhdoja jeten time, sepse, mendja ime afër teje, për çdo qast, me gjithë momentet magjike u shndërrua në një torturë… Tani, aq keq ndjehem sa nuk flas me vetveten. Vetëm shkruaj, që të shpreh ndjenjat e mia, mbuluar me lot të shkrirë në duart tua i dashur im, i ëndrrës sime vrastare, e cila akoma më ledhaton me duart tua. Andaj, ti qenie e pashpirt, do ta kuptoje qështë dhimbja e dashurisë… Pyes veten, si do te ishte të të kisha perball? A do të mundja t`i thoja gjithë ndjejat e mia pët ty, apo, thjeshtë do të vdisja në sytë e tu! Sa keq, kur dhimbjet këthehen dhe ta marrin frymën sërish në duart e një të pashpirti!...

Pse nuk më bën, te harroj botën tënde, kur ke një aftësi të tillë?!? Por, sikur ushqim e ke vuajtjen time! Përse u largove ateherë, kur më se shumti kisha nevojë për ty?!? Kur vetmia mbështillej me këngën ngushlluese, të cilën e degjova me perqafime e puthje që tjeterkush mi fali me dashuri, të cilën nuk do ma dhuroje ti. Por, interesant,  ti ndryshon aq shumë me të, sikur dielli me shiun… Ai është aq engjëllor, që të bën të ndjesh keqardhje për dashurinë e tij ndaj meje – larg torturave tua të pamëshirshme, të cilat më ngulfasnin të tërën. Megjithatë, çuditërisht, një çmenduri më thotë, se akoma të ndjej pranë frymës sime. Mirëpo, nga keqardhja nuk munda ta ndaloj veten e mos t`I them tjetrit, TE DUA! E perqafova dhe i thashë: mos më lërë vetem, qendro me mua dhe, çuditërisht, pas një fryme me të, i thashe largohu nga unë!!! Tani, nuk e di?! A ishte ky një inercion dashurie për ty, apo thjeshtë një reakcion shpirti i vrarë nga ti, I cili endae rri paluar në mendjen time. Nuk ishe ti, ai që me perqafimin tënd më dhurove paqe. Këtë e ka kuptuar edhe ai… dhe, çdo fjalë që ja them atij dukej genjeshter dhe, më thotë se ndihej i vetëmuar, se do I zbrazë gjithë lotët për mua dhe do vdiste sikur zemra ime të rrehte afër tij. E pse kjo nuk eshte e mundur?!?...

Edhepse nuk jam e tillë… më duket vetja e pashpirt, për faktin se tani e puth tjetrin, edhe pse nuk e dua!!! Por, e respektoj e admiroj aq shumë.. sa mundohem ta largoj nga vetja e nuk mundem ... Me fal, të lutem më fal, që puth buzët që nuk janë të tuat! Mos më urrej kur ta kuptosh, ngase, ti më shtyre, ti mbylli sytë në përqafimin e dikujt tjetër, dikujt që nuk i përket botës sate me sy te mjegulluar, që nuk e panë luleborën e mërdhirë në pritjen tënde!...



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora