Kulturë
Kadri Tarelli: Shpend Topallaj, mjeshtër i simbolikës
E merkure, 25.12.2013, 03:02 PM
SHPEND
TOPOLLAJ MJESHTËR I SIMBOLIKËS
Romani “Unë isha në Mat’hauzen”.
Nga Kadri Tarelli, Durrës
“Unë isha në Mat’hauzen”, ëshë libri i publikuar kohët e fundit, nga shkrimtari i njohur durrsak, Shpend Topollaj, të cilin ai e quan roman biografik. Libri i kushtohet Ahmet Zenel Çekaj, i cili nuk është personazh letrar i sajuar, por një njeri i thjeshtë dhe i njohur në Malësinë e Tropojës, të cilin dallgët e jetës ku s’e përplasën. Ai mundi të veprojë e mbijetojë dhe që ka mirësinë të na lerë trashëgim atë çka pa, provoi dhe pësoi vetë dhe shokët e tij.
Titulli mbase nuk bën shumë përshtypje, pasi janë
thënë e shkruar shumë për këtë kamp famkeq të nazizmit, gjatë luftë së dytë
botërore. Dikush edhe mund të thotë: “hë se të njëtjat ndodhi, tortura dhe tmerr
ka në këto vende, ku jeta s’ka vlerë dhe jetohej në një shtrat me vdekjen. Ja
që lexuesi edhe
Libri lëçitet lehtë dhe me ëndje, falë gjuhës dhe penës së shkathët të autorit, por më së shumti për strukturën e thjeshtë të romanit, ku heroi ynë rrëfen jetën e tij. Është një zgjedhje mjaft e goditur, që lexuesi duke u kthyer në traditën e herëshme, ulur këmbëkryq pranë zjarrit bubulak, aty në odën e burrave, e ndjen veten pjestar e bashkëbisedues. Qëllimisht “Romani” nuk ka as ndarje e as kapituj, ku fjala rrjedh qetë e as të lodh e as të bezdis. Mjafton pak fantazi dhe secili mund ta përfytyrojë veten në një natë dimri pranë vatrës, duke pjekur gështenja dhe së bashku me Ahmetin të humbasë në ato vite të shkuara, ku fati i njeriut është i lidhur me fatin e atdheut, në atë histori të trazuar, ku pleksen lufta për liri me përpjekjet për mbijetesë, ku besimi te fjala e thën dhe besa te fjala e dhënë, ndeshen me zhgënjim, padrejtësi e deri në marrëzi.
Në librin e Shpendit, “Unë isha në Mat’hauzen”, duhet thënë se jeta e Ahmetit, këtij malësori nga Tropoja, është plot të papritura, me kthes të forta, me pak çaste të lumtura, por me shumë vuajtje, me shumë guxim e durim për të mos vdekur e turpëruar. Me ato pak fjalë të thëna aq sinqerisht dhe pa zbukurime, futemi në të kuptuarit e historisë, të jetës dhe psikollogjisë së shqiptarëve si individ dhe si komb. Autori e quan roman biografik, ndërsa unë, ndoshta edhe të tjerë mund të mendojnë kështu, do ta quaja libër historik, pasi të gjithë personazhet, duke filluar që nga Ahmeti ynë, Sadri Din Lushaj, Beqir Sulo Agalliu, Beqir Ndou, Kudret Kokshi, apo Jahelezët e Dragobisë, e plot të tjerë, të cilët janë njerëz me emër dhe mbiemër, që lëvizin, punojnë, luftojnë dhe rrugëtojnë në udhën e fatit, bashkarisht me të mirat dhe dobësitë e tyre dhe përfshihen në vorbullat e historisë, ku jo të gjithë ja dolën mbanë.
Dikush do të pyesë se cilët janë personazhet. Më kot
do të lodhet t’i gjejë e t’i ndajë, pasi aty janë të gjithë, duke filluar që me
pjestarët e familjes, e më tej shokët, miqtë, bashkëvuajtësit.
Në shumicën e herëve, kur japim vlerësimin për një libër themi se, është i mirë për brendinë dhe mesazhet që përcjell, i këndshëm për mënyrën e ndërtimit të subjektit, dialogut dhe artit të të shprehurit, dhe i bukur për gjetjet e veçanta që bën autori, si në rastin e këtij romani, të simbolikës së qëmtuar e të qëlluar mësëmiri. Për dy të parat i takon vetë këndonjësit të zgjedhë e të japë mendim, ndërsa për simbolikën duhet ndalur, pasi është tipike për këtë libër dhe e përdorur heshturazi dhe mjeshtërisht, aq sa në fund, gjithkush mund të pyesë dhe të diskutojë me veten dhe me të tjerët.
Gjykojeni këtë ndodhi: “Beqir Ndou, deputet, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe zëvendësministër i brendshëm, kishte tradhëtuar! Tani paska dalë kundër vijës së Partisë. Më parë, gjatë luftës fashistët e kishin arestuar plot dymbëdhjetë herë, por po kaq herë e kishin lëshuar”. Kjo sipas komunistëve në pushtet e “bënte Beqirin të dyshimtë. Pra, ai duhej të pushkatohej, që të mbetej i besueshëm”. Dhe më në fund, shokët e luftës dhe partia e tij e burgosin për të trembëdhjetën herë. Vallë kë kishte tradhëtuar ai luftëtar i vijës së parë? Rasti i Beqirit, se mos është i vetëm. Gjatë pesëdhjetë viteve diktaturë, kështu si Beqiri e pësuan me dhjetra, në mos me qindra kuadro të dalë nga lufta, madje me poste e detyra edhe më të larta.
Ç’përgjigje do t’i jepni dhe
ç’qëndrim do të mbani kur të ndesheni me një ngjarjeje të hidhur të ndodhur në
kufi, ku me pak rreshta përcillet te lexuesi përçarja dhe armiqësimi i
shoqërisë shqiptare, e shumëpërfolura lufta e klasave. Çuditërisht këtu autori
i kursen fjalët: “Azem Neza nga njëri krah, shahesh me një djalë nga familja
Shyti, në krahun tjetër. Njëri i thoshte tradhëtar e tjetri komunist dhe që të
dy mbetën të vrarë nga plumbat e shoqi-shoqit”. E çuditëshme kjo që ndodhi
në hapsirën shqiptare, pasi kurdoherë pas lufte njerëzit lenë armët dhe i
kthehen punës, ndërsa ne, për gjysëm shekulli mbetëm të ngujuar në llogore dhe
i vumë dyfekun, fitimtari të mundurit. Është pak të thuash se është vetëvrasja
e kombit, pasi kjo plagë është një fatkeqësi, të cilën heshturazi nuk po lemë
mbrapa edhe sot e kësaj dite, në njëzët e kusur vite demokracie.
Në faqet e fundit të librit, skena më e bukur që na drithëron të gjithëve. “Në përmendoren “Fitore mbi fashizmin”, vendosur nga shqiptarët në kampin gjerman në Mat’hauzen, në 9 maj të çdo viti, një qytetar polak vendos një karafil i kuq në grykën e pushkës”. Ngjarje e vërtetë që na bën krenar ne racën shqiptare. Një veprim me simbolikë të fuqishme e të magjishme, ujdisur mjeshtërisht nga autori, duke na lënë në përfytyrimet tona të hamendësojmë lloj-lloj skenash heroike, trimërore, dashurore dhe njerëzore së bashku. Unë mendoj dhe, kështu kisha dëshirë, që në ballinë të librit, të vendosej një kompozim artistik i tillë: “Karafil mbi pushkë”. Kështu së bashku me portretin e Ahmetit, heroit të librit, do të fliste shumë më shumë, pasi është simboli i jetës që triumfon mbi vdekejn, është e mira që e mund të keqen, është hyjnizim i jetës që vazhdon, ku edhe ne shqiptarët kemi lënë gjurmë dhe shpirt, por që edhe kemi hisen tonë.
Falënderime Shpendit, për këtë libër të bukur dhe me vlera letrare, njohëse, edukative dhe krenarie, sidomos për të rinjtë.