E shtune, 20.04.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Jemi arbnorë dhe jo fytyrë luciferri

E premte, 27.12.2013, 08:59 PM


Ne jemi arbnorë dhe jo fytyrë luciferri

Nga Gjon KEKA

Tani për tani e vetmja parti politike që ka dal haptas kundër rrymave antikombëtare ,respektivisht fundamentalizimit islamik është partia e Haradinajt ,pra AAK. Dhe jo rastësisht kjo parti është e vetme në këtë betej sepse ,ka kapacitete brenda vetes, ka vlera kombëtare që nuk lejojn që kombi ynë të rrëshqas në humnerën e ideologjisë islamike.

Unë në fakt nuk i përkas asnjë partie politike,por betejën që është duke e bërë AAK ,për mua si njeri ,si një qytetar ,si një arbënor me gjak Kastrioti është për t'u përkrahur dhe vlerësuar lartë si një betejë në mbrojtje të kombit dhe identitetit kombëtar arbënor europian.

Mendjet e ndritura ,patriotët etj, janë ato që kanë qenë gjithnjë në orët e para të mbrojtjes së vendit nga armiqtë si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.Populli i Kosovës fatkeqëisht që nga përfundimi i luftës po përballet përveq të këqijave të shumta si korrupcioni ,kriminaliteti edhe me një dukuri tepër negative atë të fundamentalizmit islamik, dukuri kjo që fijet e lidhjes së barutit i ka nga armiqtë e njohur tanimë botërisht.

Kjo farë e keqe e cila tenton të mbillet në menatalitetin shqiptar përbën jo vetëm rrezikun brenda qenjes sonë dhe identitetit ,por edhe atë të zhvlerësimit të personaliteteve ,sulmeve të figurave qendrore kombëtare ,shlyrjes së plotë të së kaluarës dhe zhdukjes së ardhmërisë së popullit tonë ,bashkimit dhe rikthimit në familjen europiane.

Ndërkaq ne e dim se të gjitha kombet e universit kishte periudha e tyre të injorancës dhe të dritës,por edhe ne si komb u përballëm me shumë pushtues e njëri ndër to ishte edhe perandoria barbare osmane e cila solli me vete injornacën dhe primitivizmin, ashtu si edhe pushtues tjerë sollën veset dhe marrëzit e tyre.

Prandaj tani sidomos shqiptarët nuk duhet lejuar që brenda trupit të tyre të rritet një trup i huaj i ideologjisë demoniake, as nuk duhet që të i hap derën e shpirtit të tij që të fus farat e injorancës dhe ideologjisë sulltaniste -islamike dhe të radikalizmit islamik.

Duhet potencuar se pikërisht këto rryma ekstremiste janë duke sjell ndërlikime të mëdha të brendshme, deformim të imazhit ,futjes së dyshimit përball syve të ndërkombëtarëve në lidhje me ndihëm e saj të vazhdueshme,pengesë apo gjembës në kurrizë të vendit drejt rrugës së rikthimit në familjen europiane.Prandaj duke parë këtë shqiptarët e ndërgjegjshëm duhet sa më parë të shpëtojn atë që duhet shpëtuar ,pra më të vlefshmen ,identitetin,kulturën dhe imazhin që të ecin të sigurt dhe krenar drejt zhvillimit dhe proceseve të integrimit kombëtar dhe europian.

Shqiptarët nuk kanë nevoj për luziferr me fytyrë shqiptare në mesin e shqiptarëve si komb i lashtë që e prish edhe zemrën e europës së lashtë.

Ne jemi arbënor,dhe na mjafton të jemi arbënor ,bijë të Kastriotit që të ecim krenar ,nuk kemi nevoj për helme ideologjike nga askush dhe nga asnjë vend,Jemi arbënor dhe të tillë duhet të mbesim gjithmonë, europa dhe tërë bota demokratike do të na respektonte akoma më shumë nëse ne do ta risjellim do ta rilindim, do të rishfaqim në praktikë identitetin tonë gjenetik kombëtar dhe ta pasqyrojm vetëveten si pjesë esenciale e civilizimit të përbashkët të familjes europiane.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora