Lato, me "kurriz?!!!"
"Kur
digjesh nga qulli, i fryn kosit" - Populli
Tregim
nga Përparim Hysi
Unë jam
Brahim Ballshi. Me profesion kam qenë mësues. Mësues në 8-vjeçare të një fshati.
Mbiemri Ballshi nuk përkon me
prejardhjen time. Ballshi është në Mallakastër dhe unë nuk jam nga
Mallakastra. Po sa rëndësi ka kjo për ç'do t'ju tregoj më poshtë. Po të lexoni proverbën popullore,
kjo po që ka rëndësi. Se atë që thotë populli, nuk e tund as topi.
* *
*
Mësues
kam dalë aty nga vitet '70-të të shekullit që iku. Sado që kisha mbaruar të lartën
për gjuhë e letërsi, mësim jepja në 8-vjeçare. Nuk qemë ndonjë kolektiv i madh,
por aq sa ishim,e kishim lehtë që ta njihnim njëri-tjetrin. Se pas viteve
gjashtëdhejtë,nuk para kishte lëvizje kuadri. Të kish zënë lapsi në iks shkollë dhe
mund ta ngrysje atje, në mos kishe diku
në pushtet e ,sidomos, në komitet të partisë ndonjë mik. Ndryshe,harroje
lëvizjen. E them këtë se kisha gati 5-vjet në këtë kolektiv dhe po këta kolegë:
laj- thaj 7 mësues e 6 mësuese. Gati
gjysma kishin krijuar familje dhe në ata që ishin beqarë, isha dhe unë. Përgjithësisht,
shkonim mirë me njëri-tjetrin.
Po dhe ndonjë "prapësi" të
vogël e bënim. Sidomos, unë, Hali dhe Gaqi që, ngaqë i kishim familjet larg, jetonim në një dhomë që na kish gjetur kshilli popullor i fshatit.
Po ku ngrysej gjithë java, pa ndonjë
"englendi" nga ato rinoret. Edhe dy kolege ( nga qyteti këto) flinin
po në fshat,paksa larg nga dhoma jonë. Njëra nga koleget qe e urtë:dele është pak
të thuash. Tjetra, kish nevojë për fre. Siç thoshim mes
nesh:Olimbia (ajo "delja",pra) kish nevojë për shtyrje, tjetra,
Liljana, për fre. Them për fre, është pak. Ore,a ke parë shpuzë e gjallë. Dhe e çudi,asaj,deles,
veç urtësisë,Zoti, i kish dhënë dhe një pamje që nuk linte
vënd për ngacmime, kurse tjetrës, o nëne! O nëne! Hënë,futu brënda,se doli
Liljana. E bukur që ç'të them? T'i këputje kokën e ta mbaje në dorë. E bukur,
por,siç mendonim ne,dhe kjo "qënia" e dinte që pëlqehej dhe të ndillte
apo nuk të ndillte. Qejfi na i kish të tërëve, por siç duket ajo "trapiste"
larg. Trapiste ajo larg, po ne,ama,e sillnim afër. Mënd plasëm kur e pamë me një
të "huaj". Jo të huaj nga ata matan kufirit,se nuk kishte të tillë aso
kohe, por nuk ishte i kolektivit tonë, por ingjinier nga ata të naftës. Ky,
ingjinieri, na vishej bukur se duket qe një nga ata që kish dalë jashtë shtetit. Vinte aty afër
shkollës dhe takohej me Lanën,
(kështu e
përkëdhelnim ne). Takohej ajo, po ne mënd pëllcisnim nga marazi. Po kësaj, tha Hali,e di si i themi
ne? Po,hë si i thoni,- ndërhyra unë. I
themi:- Kush pordhi dhe kush mori groshin. Unë
e Gaqi qeshëm me të madhe. Thashë që e përkëdhelnim Lanën, po përkëdhele sa të duash:
zbutet kollë e mirë. Zbutet nuk zbutet, por mëndjen s'e hiqnim. E pyetëm "delen",se
ç'dinte për ta. Na tha:- Janë kushërinj. Kur morëm vesh që Lana me ingjinierin
qenë kushërinj, themi të drejtën sikur u çliruam nga një gërç. U gëzuam dhe
Hali, mu përballë dhomës së tyre,ia tha asaj këngës:" Unë e kam për kushërirë!".
Epo qe si mesazh ajo kënga. Lana as që vihej në kular. Një ditë prej ditës seç bënte
me një fotograf ardhur nga qyteti dhe
Halit,që më shumë i digjeshin bajgat për të, kish marrë vesh që "kushëriu"
igjinier, na ishte ashik i saj. Sa inat e morëm atë igjinierin! Më tepër,se ky,qafiri,na qenkësh
dhe i martuar. Po
i martuar qe dhe fotografi. Aha, nuk mbante më ujë pilafi. Lanën po e "hante"
bota!!!
* * *
E hante
s'e hante,qe puna e saj. Me të vërtetë, ç'kishim me Lanën ne? Dhe atje në dhomën
tonë të beqarëve vetëm atë lakonim. Edhe përmbys të bjerë,- tha Hali,- me atë nuk
lidhem unë. As unë dhe as Gaqi nuk e hanim thatë. Lana është e përdalë!!! Si në atë fabulën e La Fontenit tek "Dhelpra
dhe rrushtë".
As do t'i
futesha fare kësaj historie me Lanën dhe "ashiktë" e saj, po të mos më
kish gjetur belaja nga kjo punë. Kish ndodhur një "dramë" ( partia
kështu emërtoi) në Tepelenë: dy kuadro vranë veten dhe Enveri lëshoi atë rrufenë:-
Të ngrihen të gjithë e t'i këputin kokën cilitdo që merr nëpër gojë nderin e femrave". E lëshoi Enveri, po kushedi
se sa "vrau" një rrufe e tillë.
Kështu ndodhi dhe me ne tek "dhoma e beqarëve". Erdhi një i njohuri
ynë që do fejohej me Lanën dhe na pyeti. Ne harruam që loznim me zjarrin dhe
nga dy takime që pamë, i bëmë dyzet e dy??? Pra,e lëshuam makinën e thashëethemeve
pa frena. Ky, i njohuri, jo vetëm që nuk pyeti për mirëbesimin tonë, por u
fejua me Lanën. Ia numëroi një për një të tëra dhe kjo,Lana, drejt e në komitet
të partisë. RRufeja sa qe lëshuar dhe flakë për flakë që të treve na i prenë "kostumin"
pa para: nga 6- muaj burg që e bëmë kokërr për kokërr. Koka bën,koka pëson.
* * *
Mbas
burgut, kishim nevojë dhe për pak "edukim" në gjirin e "Kllasës"
(këhtu e emërtonte Enveri!) punëtore. Më së fundi ,mes viteve shtatëdhjetë u emërova
në një shkollë tjetër. Edhe këtu kolektivi i
vogël qe, por le të ishte dhe i madh. Më nuk e haja atë kokërr
ulliri,sikur të 5 koleget të ishin si
Lana. Nuk e haja unë, por të pillte groshi me Kolin. Ky qe i papërballueshëm. Sado
që e kish pësuar nga femrat, mezalla s'e ndahej nga ato. Më është bërë
huq,- thoshte,- dhe huqi del me shpirtin. U vardisej dhe,ndonjëherë,
pa ia bërë syri tërr edhe në personel. Thoshte Koli:- Femrat janë si një enë bosh
që duhet mbushur. Ose,kur qe në qejf, më tha mua e Latos:- Kini parë pemët? Ato
që përkulin kreshtën apo degët,i ha dhija. Ore, do digjesh,siç u dogja unë,- i
thosha. Nga ato le t'më dalë shpirti,- thoshte. Po ti,- i thashë dhe në sy të Latos,-
nuk lë rehat dhe Xhiken që është mesogrua. Ore,- ma priti me shpoti,- po nuk e
di ti që druri i thatë merr zjarr më kollaj...
Ja, kështu.
Një ditë në
sallën e personelit qeshë unë dhe Latua.
Aty përballë erdhi dhe Xhikja (ajo mesogruaja,de). Koli po sikur ta ndillte
dreqi shkoi dhe iu ngjit afër. Në karrike. Rri, rri dhe shoh që Koli e hodhi
duarët kësaj "drusë së thatë". Me bisht të syrit ndiqja veprimet e
Kolit, por Latua u kthye befas (në kët kohë Koli po i "frynte zjarrit"),
"druri i thatë" sa u vu në optikën e Latos, frrap-frrap ia dha Kolit.
Ky iku nga sytë këmbët dhe pas tij dhe Xhikja. Mua më zunë të prerat. M'u
kujtua burgu. Xhikja do ankohej dhe qemë dëshmitarë okularë. Lato vëllai,- i thashë,- na gjeti hataja. Do na thërresin në
drejtori, në pushtet a parti dhe do shkojmë si qëni në vresht. Të kemi një fjalë:- Qemë me kurriz dhe nuk pamë gjë. Seç
pamë një zog të bukur tek ulliri afër dritares dhe vetëm dëgjuam frrap-frrup
dhe pastaj ikën që të dy. Seç patën as pamë gjë.
Dhe kështu
ndodhi. Na thirrën, por ne qemë "me kurriz...". Po si ndodhi që të dy paskeni qenë me
kurriz,- na pyesnin ( fillimisht na thirrën veç e veç). Po
një zog atje tek ulliri...
Tani kur
takohemi me Laton, bërtasim:- Me kurriz...,se ndryshe na piu e zeza. Dhe sa për
histori, Kolin e hoqën nga shkolla jonë,kurse Xhikua apo "druri i thatë"
aty qe, se ne qemë "me kurriz..."