E hene, 05.05.2025, 09:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Rudi Berisha: ''Ora e Maleve'' në Rozhajë

E premte, 27.12.2013, 07:48 PM


ROZHAJË - U MBAJT TAKIMI TRADICIONAL ‘ ORA E MALEVE !

Nga Rudi Berisha

Ka gëzime ne jete çdo njeri, ka edhe befasi, por ato qe te len mbresa,  janë te pashlyeshme ne mendjen e njeriut. Morëm rrugën zig-zage e cila na çoi ne Rozhajë,  vend te cilin nuk e kisha vizituar asnjëherë me pare. Kurioziteti ishte shume i madh. Si do te ndjehemi ne atë vend? Ç’farë janë njerëzit qe do t’i  takojmë ?

Ne hyrje te vendtakimit na priti organizatori i këtij MANIFESTIMI,  z.Ali Daci. Njeri me tipare te rralla mirësie e mikpritjeje. Fjala e tij peshonte shumë. Ai me ngrohtësinë me te madhe na e dëshiroi mirëseardhjen.

Pame ekspozitën e Zake Prelvukajt,  e cila na mahniti me artin e saj. U mbajt dhe ORA LETRARE , ku u bashkuan te gjitha muzat dhe me nga një fije te çdo njeri me vargje qe u gërshetuan ne një,  u krijua një art që emocionoi çdo njeri që   ishin të pranishëm.

U përurua edhe libri i Migena Arllatit,  nga e cila isha e ftuar edhe unë. Ishte një përurim i rrallë. Autorja e tha fjalën e saj me një zë te ëmbël dhe fjalët e saj morën jehonë tek ne.

Mbrëmja na bashkoi ne një tryezë te madhe. Krijues nga Kosova,  Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Zelanda e Re,  beri një atmosfere qe do te mbahet gjate mend. Jehoi edhe zëri i Shefqete Gosalcit-shkrimtare,  këngëtare,  veprimtare dhe luftëtare e shquar. Lotët shqiptare u bashkuan ne një-malli për bashkim siç ishim te ulur aty. Ndrinte edhe kësula e bardhe mbi kokën e Shefqetes. E shoqëronin ne këngë edhe te pranishmit.

Z.Ali Daci,  me përkushtimin me te madh, beri qe te pranishmit te ndjehen si ne shtëpi te tyre. Ai ofrohej te çdo njeri dhe pyeste për argëtimin tonë. Ishim te fascinuar. Kjo zgjati deri ne orët e hershme te mëngjesit.

Te nesërmen,  pas një kafeje te përbashkët mëngjesore, u përshëndetem , ku na përcollën nikoqiret me po atë ngrohtësi qe na priten. U nisem te emocionuar. Morëm rrugën zig-zage për kthim, por me vete morëm edhe kujtimin e pashlyer  nga Rozhaja.

Edhe njëherë falënderojmë z.Ali Dacin për mirëpritjen qe nuk mundi t"i përfshije ky krijim nga unë.

Përshëndetje dhe suksese për të gjithë letërshkruesit e gjuhës shqipe...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx