Kulturë
Ferit Ramadani: Një damar i tokës
E diele, 29.12.2013, 08:06 PM

NJË DAMAR I TOKËS
(Kështu më shkruan një xhaxha i mërguar)
Sa herë në shekuj shtrihet pranvera
Dhe blerimi puth çdo gjë e ngjallë
Ne të akullt mbetemi në shtigje
Ndonëse në zemër gurgullon një mall !
Dhe nuk derdhet grykave sikur lumi
Gurrë e tij në gjoks kurrë nuk shterrë
Vetëm n’çast kur thua i zu gjumi
Llavë e zjarrtë gurgullon poterë .
Jehon kujtimi në shpirt ndjejmë rilindje
Tek damarët në gjoks na trokasin
Por, ne mbesim sërish pa ditëlindje
Sepse : Shtigje të tjera në çdo anë thërrasin !
2.
Mos është shkruar njëherë e përgjithmonë
Fatin tone ta ndjekin a ta kallin ?
Por, ne mbesim në shekuj timonë
Dhe në jetë kurrë se ulim ballin!
Në largësi sytë tanë kërkojnë bardhësi
Të mprehur pishë çdoherë për vigjilencë
Në vendlindje padronët bëjnë dashuri
Dhe ngjiten në shtigje për eksperiencë !
Dhe, do të thuani : Nuk jeni të drejtë!
S’u ka ngel në zemër durim, dinjitet,
O nipa ! S’di sa keni vërejtë :
- Padronët në shpirt çdoherë kanë rrëmet !
3.
Diku hapen malet si krahët tanë
Tek kërkojnë të puthin me mall vendlindjen
Edhe ditët, muajt, vitet e shekujt
Në krahë – të gjallë e mbajnë Rilindjen !
Rilindjen ku mbeti shpirti i Naimit
(Ndonëse zemra si rrah në kraharor!)
Për ne mjafton që kemi sy të drejtimit
Dhe shkatërrojmë shekujt si minatorë !
Ndërsa tek ngjeshemi me mall në zemër
Shtigjeve e gjejmë në tokë – një damar,
Një krismë për birin kur e lind një femër,
- Mërgimi i vogël ! Do të bëhet fanar !
4.
Larg kujtimesh tona me mall ngjeshur
Ne trashëgohemi dhe meditojmë fëmijërinë
Ku e kaluam: Të zbathur,të urët,të zbehtë e pa veshur,
Dhe , sërish o vendlindje meditojmë pleqërinë !
Ndaj a ka ma rëndë se kur të pyesin
Fëmijtë që në shpirt e zemër janë të bardhë :
- Po kur do të nisemi? Atje na presin ?
- Ju përse jetoni këtu? Këtu përse keni ardhë ?!
Dhe, rrudhim krahët nga barra e pyetja
Se në grykë diç e fortë na mbërthen,
Në çast na kujtohet e madhe përmbytja
Dhe presim Agimin që ngadalë shpërthen …!
Komentoni
Artikuj te tjere
Sejdi Berisha: Sali Çekajt
Skënder Hoxha: Vepra dramatike e Azem Shkrelit
Çerkin Ismaili: Relikte dhembjesh
Elvi Sidheri: Përse-të e Qoses!
Ullmar Qvick: Morrat në flamur
Adem Zaplluzha: Në grahmën e fundit
Zeno Gjika: Mendime që mërdhijnë
Gjon Keka: Jemi arbnorë dhe jo fytyrë luciferri
Edona Osmanaj: “Drama” e Ilir Muharremit
Violeta Allmuça: Ndjesi e përjetimit poetik
Rudi Berisha: ''Ora e Maleve'' në Rozhajë
Bedri Tahiri: Mushka
Përparim Hysi: Lato, me "kurriz?!!!"
Demir Krasniqi: Mirë se vjen o Viti i Ri
Agim Gashi: Varri i Rashkës
Irida Dragoti: Jam e para Venus shqiptare
Shaban Cakolli: Intervistë me kryetarin e LSHAKSH
Alida Hadri: Dashuri, sa do të më urresh?!
Kadri Tarelli: Shpend Topallaj, mjeshtër i simbolikës
Flet këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci