Kulturë
Ullmar Qvick: Morrat në flamur
E shtune, 28.12.2013, 08:57 PM
Selim Nëngurra:
Lexues i nderuem i ZSH-së
Në FACEBOOK gjeta këto dy poezi të dy miqve të mi dhe vendosa me i dergue per botim në ZSH.
Të dy këta poet janë të njoftun per opinionin lexues të ZSH-së por nga shumica e lexuesve nuk njifet si krijues suedezi Ullmar Qvick.
Thash nuk njifet nga lexuesit e ZSH-së sepse ky mik i madhë i shqiptarve, ky albanolog, ku studjues i gjuhës dhe kulturës shqiptare në ZSH nuk ka botue asnjihere ma parë.
Bacën Ullmar sikur e thërrasim neve shumica e miqve të ti e njofim si njeri human, bamirës, si mik dhe shtyllë e mbrojtjes së të drejtave shqiptare jo vetem të atyne që tashma jan të vendosun në Suedi, por të shqiptarve kudo ata janë.
Kohve të fundit
disa shpirtshitun shqipfolsa në portale të shumta
Duket se
i prekun në shpirt per sulmet e poshtersitë e EKSPERTIT nga shpirti i madhë e
dashamirës per shqiptarët i Llmar Qvick-ut
Per qudi duket se pasi e ka pa poezinë e z. Ullmar e ban nji me motive të tilla edhe poeti i mirnjohun Mentor Thaqi.
Ja poezitë në fjalë:
MORRAT NË PALAT E FLAMURIT
Në palat e Flamurit kuq-e-zi
Disa morra që thithin gjak
Të pafajshmit i marrin hak.
Të poshtërit veprojnë me zili
Hapsira e tyre është tradhëti
Dhe morrat me zemër prej xhelati
Kënaqen kur përhapet inati.
Morrat po fryhen
Derisa po ndrydhën.
Por gjaku i thithur
Nga morrat e uritur
Nuk bëhet ujë
Shëndrrohet në kujë.
Dhe toka e pergjakur
Shpirti i përflakur
Viktimat e tradhëtisë
Rrinë në gërmadhat e Shqiptarisë.
Ullmar Qvick 26.12.2013
EH, EH, EH... SERISHT PLESHTAT
Bëri at që deshti
Nxori dhjamë nga pleshti
Më shumë nuk i doli
Sa kënaqje taravoli!
Mendja ju bë dhallë,
Donte të jetë në ballë.
Mori aq shumë besim
Sa të ik shpejt nëpër tim!
Tash bytha si rrin rehat
Me lisin don me u mat,
Ka veç sherrin e gjatë
Që kombit i sjellë lengatë!
Mentor Thaqi 26.12.2013