E shtune, 27.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Rolando Çerta: Malli ka vetëm një emër

E hene, 30.12.2013, 11:07 AM


ROLANDO ÇERTA

(Përktheu : Xhevdet Ukalli)

MALLI KA VETËM NJË EMËR

 

Malli ka vetëm një emër

imazh i humbur mes malesh,

kujtim i thërmuar  nga koha.

Qëndrojme këtë çakëll në duar:

ujdhesë ,shtëpi dhe aq barka

presin të ngrihet spiranca.

Por shtëpitë do të mbesin aty

për një kohë të gjatë,të palëvizëshme.

Ne nuk do të flasim me detin

me mëngjeset dhe muzgjet

me netët që kanë aromë dashurie;

do të jetojmë mes reshë

dhe gjithçka do të jetë iluzion,

ishull që çfaqet dhe fundoset

në këtë kohë që na dëbon drejt  asgjësë.

Dhe dashuria jonë e shkelur

do të jetë si deve me një gungë në shkretirë,

si mumie e moçme në sarkofag.

Pashë si bëhet shkëmbi çakëll dhe pluhur,

deti prore si dënes.

Ne jemi si era në erë,

bota hyn e del

nga kjo strehë që endet

në pakuptimësinë e pafund.

Madje edhe harmonia është iluzion i skajshëm.

Do të thërrasim ngjyrën e palmave

emrat e luleve,

do të ecim

do ngarendim

poshtë-lart  maleve

duke e prekur edhe qiellin.

Rënkimet tona do t’i përputhim

me frymëmarrjen e detit

dotë godasim tam –tamin e kohës

mes dalldisjes dhe çmendisë.

Por të tjerët jetojnë jashtë nesh

dhe kjo erë e jugut

nuk na shtyn larg

nuk na çon larg

të pushojmë

në zemrën e botës.

Malli ka vetëm një emër,

Imazh i humbur mes malesh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora