E shtune, 27.04.2024, 05:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Themeluesit e Teatrit në Shkup

E hene, 30.12.2013, 05:04 PM


Këngë historike :

THEMELUESIT E TEATRIT SHQIPTARË NË SHKUP

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Ju shkupjanë  dhe  kosovarë –

Mos harroni një punë të mbarë !

Do t’i biem  shkurt e trup –

Kush  e  themeloi Teatrin n’ Shkup ?!

 

Këtë Teatër , me shumë shkas –

E  themeluan  dy gjilanas ,

  artdashësit  tonë shqiptarë ,

Si  t’ gjithë tjerët ,  t’ jenë barabar !

 

Këto themele  kush i nisi –

Njeriu  i madh  me shpirt artisti !

Një burrë fisi  prej Krasniqi –

Nga Gjilani – Muharrem Shahiqi !

 

Shkëndijë arti –   dritë si pisha ,

Iu bashkua Zija Berisha !

Me ta ishte edhe Mark Marku ,

Që nuk flinin  prej meraku !

 

Këta dy mësues , si dy pishtarë –

N’ sy të UDB-së,  ishin të parë !

Disa vite  të pas luftës –

Shkuan n’ Shkup  për kafshatë t’ bukës !...

 

Trupi i tyre s’ është bë rehat –

Mësues të popullit  fshat me fshat ,

Për  t’  sjellë  dritë e  dituri ,

T ’ rriten fëmijët në lumturi !

 

Patën fatin këta prijatarë ,

Që po i quanin :”Kundërrevolucionarë” –

Të jenë gurët  themeltarë ,

Të Teatrit Kombëtarë Shqiptarë !

 

Në pallatin  “Ilinden” –

N’ qendër t’ Shkupit , kanë zënë  vend !

Krijuan kushtet  minimale –

I  dhanë shpirt jetës teatrale !

 

Punën , artin e kishin n’ hatër –

E banë Shkupin  me Teatër ,

Me elitë intelektuale ,

Qendër t’ Kulturës Shqiptare !...

 

Kështu në Shkup , u ruajt gjeneza –

Trasuan rrugën  për shumë breza !...

Kontribuuan n’ Art e n’ Kulturë –

Vepra e tyre , nuk vdes kurrë !



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora