Kulturë
Ukshin Morina: Udha e jetës sime
E premte, 03.01.2014, 01:55 PM
Ukshin
Morina
UDHA E JETËS SIME
Sot po të shkruaj ty vendi im
dhe pse për çdo çast të jetës,
i pamundur jam të jem si në të vërtet jam.
Vështroj dhe prek përmallshëm aromën e tokës sime,
dniej gjakun që në dej të këtij trualli vërshon,
që prej ditës që linda.
dhe tash për ty them vendi im, - që prej shekujsh
ke të njëjtën aromë,
që prej erës derdhesh dritës dhe hijes,
fushave e maleve në lëmshin e dheut.
Ja pra ti toka ime, vendi im,
unë jam këtu bashkë me misterin e krijimit,
në gjirin tënd, në pastërtin e zemrës sate,
duke luftuar i sfilitur ndaj së keqes,
por sërish gëzoj, flas e qesh se duhet.
Unë të besoj ty vendi im,
dhe në mendje s’më vjen asgjë e ligë
ndërsa mbi ty shtrihem e pushoj në flladin tënd.
***
Oh ç’aromë buitëse e pyllit të gjelbër,
ç’dhuratë e magjishme
kjo shqiponjë e gdhendur në gjoksin tim,
ç’dhembje zëri i qyqes në lis mbi mua,
ç’ëmbëlsi kënga e bilbilit në fluturim,
ç’magji kjo këngë e bulkthit në natën e ftohtë,
ç’lumturi pëshpërima e një burri
pranë veshit të një gruaje
sa shpresë zëri i fëmijës në gjirin e nënës,
ç’bukuri stinët e mbjella me farën e jetës?
***
O zot , toka ime, vendi im, sa i lirë dukem,
kjo është jeta ime, jeta jote,
jeta e atyre që do vdesin sot dhe do të lindin nesër,
kjo është sofra ku bashkohen njerëzit e uritur
me ata të pangopurit, është sofra ime, ejani,
uluni të gjithë pranë meje,
eja edhe ti që më sy prej tokës s’shkitesh,
edhe ti që mbi mua shtive,
edhe ti që prapa meje veprove,
edhe ti që me padije shite veten,
edhe ti që vjedhe, preve e helmove,
edhe ti o shtetar i shashtisur që më fuqin time,
je aty ku se meriton,
edhe ti o vasal i shitur,
edhe ti o lepër i friksuar,
ejani uluni pranë meje,
të gjithë gëzoni, qeshni e dëfreni,
është sofra ime kjo,
hani e pini deri në mëngjes dhe nëse prej kësaj gostije
deheni, më qëlloni vetëm mua,
askush tjetër të mos gërvishtet,
thoni për mua ishte fajtori dhe mos bëni zë.
***
Unë mbajë gjithë peshën e kësaj mizorie
dhe llogarit i bëj nën peshën e dheut tim,
unë e di,
shpirti më është kthyer në një zog
dhe rrugët i kam të lehta nëpër vendet e mia,
jam gëzim i shpirtit,
jam hidhërimi yt,
jam triumfi,
jam disfata,
jam gëzimi i çdo gjëje mbi tokë,
jam hidhërimi më i zi i fatit,
jam lindja e çdo mëngjesi,
jam perëndimi i çdo mbrëmje,
jam vdekja e pakthyeshme,
jam rilindja e sigurt e vendit tim.
***
Unë nuk luaj prej vendit të ngjajes,
ndaj ejani e më merrëni, në qeli më çoni,
s’i nënshtrohem gardianve që në ekstazë kamxhikun
fishkëllojnë mbi trupin që dridhet në dyshemen e ftohtë
vëzhgoj dhe analizoj të bëmat,
llogaris kohën me vdekjen dhe ndiej kockat të më thyhen,
jam i vetëm tash, ikët me frikën e fshehur nga trupi
që dha shpirt dhe sosët tek marangozi
të kujdeseshit për mua,
oh sa të mirë që jeni, sa të urtë,
sa të dhimbsur e të pafaj dukeni,
engjëllorë fytyra që fërfëllinë në natën e vonë,
ndërkohë që unë ende aty i padukshëm
në frymën e çdo njërit që shkel mbi mua
në realitetin e kohës absolute.
***
Unë jam se ju jeni,
ndryshe s’do mund të jeni as ju as unë,
ndaj keni mendje,
kush dhunon tjetrin ka dhunuar veten,
unë jam revolucioni i kohës moderne
dhe s’më interesojnë rrymat e huaja,
kam aftësi të shoh, të ndiej e të prek zhurmat memece
dhe zërat e të vdekurve,
t’jua dëgjoj atyre lëngimet
dhe të mjekoj plagët e tyre,
unë zotëroj fuqin e hijes së padukshme
dhe çmoj shpirtrat e tyre të shenjtë që më prekin mua,
jam në paqe me veten
dhe gëzohem në çdo fragment të sekondës,
ngjitëm në maje të kodrës ku ju më dënuat të shkoj
dhe e pyes veten, - a jam vërtet i lumtur?
...vështroj dritën brenda meje dhe agimin pres
t’i dëbojë shpirtrat e ligë,
dielli zgjohet bashkë me gjithësinë e fjetur
dhe zërat ngjallen mbi kryet tim.
***
Dielli përshkëndrit dhe zëri im sa mund shkëputet
prej shpirtit me shpejtësin e frymës,
ndërkohë që fjala ka peshën e një globi,
tashmë dua të ndaloj që në jetë të vej
çdo gjë që lidhet me shpirtin tim,
dua të ndaloj dhe me ëndje të shoh grunajat
tek rriten ndër ara dhe dihatjen e bujkut
tek kosit luadhet, të dëgjoj zokatjen e bletëve
ndër hoje e mjaltin që derdhet ndër rrasa,
të dëgjoj blegërimën e qingjave dhe fishkëllimën
e bariut tek mbledh tufën, të dëgjoj të qeshurat
e fëmive e të thirrurat e nënave, dua të dëgjoj,
lëngimet, plagët e dhembjet,
muzikën e ëmbël të violës
dhe rënkimet e zemrës së një çifti të dashuruar,
dhembjet dhe lëngimet e një shpirti
që qanë në natën e pazëshme,
të gjitha këto dua t’i shoh të kalojnë përmes meje
e të ma dërmojnë zemrën,
mjaftueshëm për mua edhe prekja më e vogël e tyre
do të jetë,
që të përfshihem në gëzime e dhembje pafund
***
Ju vazhdoni, mëshirë mos keni,
mbi mua sa mund qëlloni,
më vrisni,
gjakun prej zemrës ma pini dhe dehuni,
i lidhur jam prej duarve tuaja,
pa më të voglën fuqi për t’ju kundërshtuar,
mi merrni të gjitha ç’ju duhen për të mirë,
veç kockat mi lini, s’ndiej dhembje prej trupit
dhe as që dua t’i njoh vrasësit e mi,
s’dua varr as shenjë të mbetet për mua,
o zë i dërmuar i dhembjes,
që fushave të pafundme endesh,
o pëshpërimë e shpirtit që në shtrat lëngon,
o s’filitje e kahershme që në mua frymon,
o mall, unë të kam thënë
se dhembja s’është më pak se gëzimi,
dhe jeta më pak së vdekja,
eh vdekje, ti përqafim i fundit i diellit,
shpirti s’më dhimbset
kur di se trupi pleh do më bëhet
për lulet më të mira të rritura në bahçe,
mes gjethesh aromë do bëhem për buzët
që puthin nën dritën e zbehtë të hënës.
E VETME S’JE NË NATË
E dashur mike,
kjo nuk është thjeshtë një poezi,
por shpirti im krejtësisht i gjallë në duart e tua
(E shikon, nuk je vetem në natë?!)
E ndiej frymëmarrjen tënde
në të thellën qetësi të natës?..., ndaj afrohu,
mos u tremb, shtërngohu pas shtatit tim dhe
dëgjoi rënkimet e zemrës në shpirtin tënd të dëlirë.
O ëndërr sfilitëse e natës,
ç’zymti e venitur ta përshkon shpirtin,
ç’rënkim i dërrmuar ta rreh zemrën,
le t’i marri orurima e erës dhembjet e mia
e t’i shpie larg prej vendit ku i dënuar jam ,
si një skllav i arratisur në laguna.
Të lutëm,
mos më urre me egërsin tënde të shpirtit,
por vështro për një çast harresën tënde të vjeter,
o loti përgjërues i dhëmbjes,
që faqeve gjarpëron,
ç’kujtime të ngjalli engjëlli më sy të kaltër???
KËNGA E ZOGUT TË NATËS
Kur dita shuhet,
unë sa mund qaj për ty moj dritëza ime qiellore
dhe hija e natës,
që si një
muzg i zi mi vesh sytë e ma
Që nga larg prej horizontit vështroj tek ngjitet ylli,
ku nga fushat e gjelbërta ngrenjnë kokat manushaqet.
O natë e dëlirë,
që me veshjen tënde mbuloj shtatin,
këtu ku dritë e yllit pushon në pagjumsin time,
eja me flladin tënd, zbrit që poshtë me dallgët e zemrës
dhe shtrohu në fusha
ku gjëndet madhështija e fshatit tim të lindjes “Mariç”.
Eja ti puhija e bjeshkës me të ëmblin zë të shpresës,
derdhe zërin tënd në të butin gjeth,
ku zverdhon hëna arat e mjella nga bujku i palodhur.
O natë e bekuar,
që në të magjishmen qetësi tënden kam zënë vend
dhe kokën mbështes në pulsin tënd
ndërsa me dhembje shquaj fluturimin e zogut të humbur.
E njoha këngën e tij të mallëngjyer,
ishte ai së bashku me dhembjet e shpirtit tim
që humbi përmes natës.
Krumë, 13.12.2013
LETËR NGA FRONTI
Lamtumirë Gjeneral!
Ti i paepur në fushën e betejës,
s’tuhi e vrullë jeta në luftrat e përgjakta,
klithma të egra, britma të zjarrta në llogore,
që mbushin kohën dhe vazhdën e jetës.
Lamtumirë Gjeneral!
Unë jam ende në luftë me ty në fushë e shtigje
rrethuar prej tujshmëve armiq
me disfata e triumfe nga dita në ditë.
E pra, lamtumirë Gjenerali im i mençur!
Merre timen zemër e nënës m’ja dërgo,
m’i thuaj Gjeneral, - se heronjtë
nuk e kanë jetën e gjatë,
vritën për atdhe dhe janë pjesë të dheut
ata rrojnë në gji të lulës
dhe varri i tyre nuk ekziston aty ku liria mungon
Ata jetojnë në lotin e çdo nëne,
të cilat i fshijnë me shamin e zezë
Heronjtë nuk vdesin,
era i shpien larg dhe shiu i mbjell ndër ara
ku bulojnë lulet në fusha
Ohh, eja pak moj nënë,
një letër nga posta ka ardhë, - kush të ketë