| E shtune, 04.01.2014, 01:49 PM |
Alida
Hadri
IMAZHI MASHTRUES
Eh, sa
bukur me flisje… Gishtërinjt tu të humbur në flokun tim. Buzët tua të puthitura
mbi të miat ngrohtësisht…
Sot u
ktheva disa muaj mbrapa, duke menduar se të harroi koha ime, ngase, tani përpiqem
t`i mbushi zbraztësitë e një kohe të ikur, duke i lënë anash kujtimet e
imazheve të vjetra, për t`i zëvendësuar me pamjet e reja dhe frymën e humbur
pas teje… Mirëpo, sikur kujtimet vrastare më sillen vërdallë dhe më zënë frymën,
së bashku me terrinën shtuar në sytë e mi, akoma të përlotur për ty i dashur. Sa
çudi!!! Sikur imazhet e së kaluarës rikthehen në mua dhe kujtesën time e lëmojnë
këndshëm dhe më japin forcën, të mendoj sërish,
se s`ka asnjë forcë tjeter, që mund të matet me dashurinë tënde. Vlerësimi, adhurimi dhe dashuria, që shfaqe ndaj meje
nuk e kuptova - unë, sikur e përhumbur… të hodha dhe të largova matanë botës
sime, Tani, sikur më dënoi dashuria jote dhe, e përulur para kujtimeve dhe
imazhit tënd, jeta ime është veshur me petkun e perbuzjes së dasurisë sate,
ngase, të humba edhe pse nuk desha. Vërtet të bëra të vuajsh pa asnjë arsye të vetme.
Nuk e di?! Vërtet nuk e di… përse shkela
zemrën tënde, të cilën e mbaja mbyllur në grushtin tim? Eh, sa bukur më flisje,
sa bukur m`i krehje flokëte s`i era e pranverës. Tani, më kujtohej shikimi yt i
vizatuar në sytë e m`i. Gishtërinjt tu të humbur në flokun tim. Buzët tua të puthitura
mbi të miat ngrohtësisht…
Çfarë është bukuria për ty ? Mos vallë është ajo që vetëm ti e ke?!? Mos, mos të lutem! – mos e shfrytëzo bukurinë tënde, me të të dëpertosh nëpër zemrat që pafajësisht të duan. Mos, mos i nënçmo zemrat e dehura në sytë e ty. Unë e di, se mirësia jote udhëton nëpër botën e buzëve të thara por…, askush nuk e di çfarë është bukuria e pamposhtur. .. Ti je qenie e bukur, me e bukur se që mendon ti, mirëpo, askush se ka forcën, t`i përballoj dhimbjes së dashurisë. Tani, unë akoma vuaj nga goditjet që t`i dhash… edhe pse u ngrite si Feniksi nga pluhuri i dashurisë sime dhe vazhdove mirë e më mirë… Sinqerisht, kisha dashur të të shëroja plagët me duart e mia të varura në ty…
Pastaj, flasin njerëzit për bukurinë! Pa ditur se ç`është e bukura tek njeriu! Çfarë e bën njeriun të bukur? Fjala apo imazhi mashtrues???...
BIOGRAFIA
Alida
Hadri, bijë e historianit Dr. Flamur Hadrit dhe po ashtu mbesë e Prof. Dr. Ali
Hadri, akademikut tonë të shquar. Kjo vajzë e talentuar e familjes respektive,
Hadri, u lindi më 1994 në Prishtinë.