Kulturë
Adem Zaplluzha: Një grusht dashuri
E shtune, 04.01.2014, 12:03 PM
ADEM
ZAPLLUZHA
Një grusht dashuri
1.
Një grusht dashuri
Në shpirtin e gruas
I shkrin kallkanët
2
Mbi shpatullat e stinës
Rri vjeshta
Dimri hyri në shpirt
3.
Një lule buzëvarur
I hapi petalet
Përpiu mjegullën
4.
kallkanët në çati
i mëkojnë
Zogjtë e pranverës
4.
Një zog në fluturim
I pyet mjegullat
Për rrugën e qumështit
5.
Kur trishtili
Zgjohet i trishtuar
Stina veç përfundon
6.
Kur përdridhet plepi
rrënjët çelin
Lule të zeza mimoze
7.
Nëse arrin
Të bisedosh me rrënjën
Shndërrohesh në lule
8.
Në shpirtin e vaut
lahet nate
Yjet xhelozojnë njëri tjetrin
9.
Kur vdes njeriu
Arkivoli bisedon
Me dhëmbët e tokës
10.
Kur mjegullat
Mashtrojnë ylberin
Sërish lind dita
11.
Në këtë degë molle
Paske mbetur peng
Puthja e Evës
12.
Nga dritarja ime
Në gjumin e ëndrrës
Hyri hëna