E marte, 30.04.2024, 12:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Etja e bukur për dashurinë

E premte, 03.01.2014, 07:33 PM


ETJA E BUKUR SHQIPTARE PËR DASHURINË DHE LIRINË E FJALËS

(Remzi Limani, Etja e lumit, Shtëpia botuese “Arsa”, Prishtinë 2013)

Në kuptimin e fjalës së bukur për të bukurën, shkrimtari ynë, Limani, larg botkuptimeve primitive dhe mediokritetit provincional, pa asnjë hezitim dhe banalitet, bën hyjnizimin e lojës së shtratit, duke e shpalosur të bukurën deri në palcën e shijes dhe formave dehëse, të cilat, të hazërta i shtron para syve të lexuesit kureshtar  për ta kuptuar fjalën e bukur dhe shijen e ëmbëlsive femërore...

Nga Baki Ymeri

Shkrimari ynë me vokacion prej artisti figurativ, Remzi Limani, kësaj radhe i ofron publikut shansin për të shijuar femrën si një fuqi terapeutike që jep dashuri, gëzim, frymëzim dhe lumturi. Jeta sipas Limanit, është një kandil i zbehtë, vetëm dashuria mund ta ndrin! Romanit respketiv mrekullisht i mungon banaliteti, absurditeti dhe politikanizmi. Disa fragmente të tij e ngrejnë në qiell femrën si një desert i mirë për ëmbëlsimin e jetës. Mjafton të japim fragmentin e parë me vlerat reale të një përshkrimi dinjitoz: “Koha e thinjur me dhembje nxirrte klithmat e një dashurie, tashmë të humbur. Syri i kohës, i etur vishej me aromën e saj drithëruese. Nëpër shushurimën e plepave të lagur një breshëri kujtimesh ia kujtonin puthjen e parë, të cilën qëmoti ia kishte zënë të dashurës në ballë. Sonte kënaqej me ëmbëlsitë e saja dhe vritej së bashku me kohën e thinjur… As e ëmbla, as e hidhura, nuk mund të harrohen asnjëherë!”

Pra, është Krishti bariu i turmës dhe arti, si një fuqi magjike që na josh në vazhdimësi. Andaj, nuk ka nevojë për filozofime të kota, por mjafton të transmetojmë mendimin e sinqertë të një malësori të thjeshtë nga Bozofca e Tetovës i cili thotë: “Femra është si llokumi. Ngado që ta kthesh është e butë, e ëmbël dhe e shijshme.” Një femër të këtillë e gjejmë pothuajse në faqet e romanit të Remzi Limanit. Brenda kopertinave, autori e përshkruan Qytetin e minatorëve, tavolinat e dehura deri në çmendi, jetën, vetminë, virgjërinë e qiellit, këngën e rakisë, qiellin e mërrolur, njerëzillëkun e një gruaje fisnike dhe vorbullën e “një çifti aq të lumtur e të mbushur plot jetë dhe shpërthime dashurie”. Po ashtu, autori na përkujton respektin ndaj punës së përditshme, që s’na lë të ecim në baltë, Dodonën, Erzenin, Bubulinën, Nitën, Fisin, Hanën dhe imazhin e saj me sy jeshile, që “sikur në një ëndërr, iku me një buzëqeshje plot shkëlqim.”

Në faqet e këtij romani mund ta vërejmë humorin dhe ironinë, e cila përsëritet nëpër kohë deri tek hapësirat e sotme. Ja vetëm një strofë nga poezia “Hakërrim” që justifikon jetën e do butakëve të Kosovë që brenda natës na u bënë multimilonierë:  “Hani, pini dhe rrëmbeni,/  mbushni xhepe, mbushni arka,/ të pabrek’ ju gjeti dreka,/ milionier’ ju gjeti darka!/ Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!” Së këndejmi, romani në fjalë na pasqyrohet sikur në një pikturë me tërë lakuriqësitë bardhoshe të bukurisë femrërore, e cila hapëron gjithandej faqeve të këtij romani me gjithë mrekullitë e përshkruara nëpër konfiguracionin e trupit të femrës dhe hyjnisë së saj, e cila na del e pazëvendësueshme në mendjen e çdo mashkulli, i cili e meriton të jetë krah saj, dhe i cili, me plot respekt konsiderate e trajton të bukurën fizike dhe mistikën e femrës me gjithë mrekullitë përrallore të saja, pa të cilat, përshkrimi dhe dashuria ndaj të bukurës do mbetej nën zbehtësinë e fjalës!

Në këtë kuptim, shkrimtari ynë, larg botkuptimeve primitive dhe mediokritetit provincional, pa asnjë hezitim dhe banalitet, bën hyjnizimin e lojës së shtratit, duke e shpalosur të bukurën deri në palcën e shijes dhe formave dehëse, të cilat, i shtron të gatshme para syve të lexuesit kureshtar, për ta kuptuar fjalën e bukur dhe shijen e ëmbëlsive femërore, që shkrihen në duart e atij që ka respekt për femrën, dhuratën më të bukur që na e solli Perendia për t’u kënaqur dhe për tu mburrur me të.

I implikuar në realitetin e jetës kosovare, autori pati shansin të ketë një redaktor të mirë (Nexhat Halimi), dhe një recensent të mirënjohur (Ramiz Kelmendi). Po ashtu Remziu, ka patur fatin që për këtë vepër të shkruajë për herë të parë një shkrimtar i shquar (Kopi Kyçyku), i cili përbën një model dijetarësh që e ka ndërlidhur botën shqiptare me atë rumune. Kaq, sa për sot, pak e për merak, urime autorit, Limani dhe përshëndetje lexuesit e kësaj vepre briliante!



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora