| E premte, 03.01.2014, 07:33 PM |
ETJA E BUKUR SHQIPTARE PËR DASHURINË DHE LIRINË E FJALËS
(Remzi Limani, Etja e lumit, Shtëpia botuese “Arsa”, Prishtinë 2013)
Në kuptimin e fjalës së bukur për të bukurën, shkrimtari ynë, Limani, larg botkuptimeve primitive dhe mediokritetit provincional, pa asnjë hezitim dhe banalitet, bën hyjnizimin e lojës së shtratit, duke e shpalosur të bukurën deri në palcën e shijes dhe formave dehëse, të cilat, të hazërta i shtron para syve të lexuesit kureshtar për ta kuptuar fjalën e bukur dhe shijen e ëmbëlsive femërore...
Nga Baki
Ymeri
Shkrimari ynë me vokacion prej artisti figurativ, Remzi Limani, kësaj radhe i ofron publikut shansin për të shijuar femrën si një fuqi terapeutike që jep dashuri, gëzim, frymëzim dhe lumturi. Jeta sipas Limanit, është një kandil i zbehtë, vetëm dashuria mund ta ndrin! Romanit respketiv mrekullisht i mungon banaliteti, absurditeti dhe politikanizmi. Disa fragmente të tij e ngrejnë në qiell femrën si një desert i mirë për ëmbëlsimin e jetës. Mjafton të japim fragmentin e parë me vlerat reale të një përshkrimi dinjitoz: “Koha e thinjur me dhembje nxirrte klithmat e një dashurie, tashmë të humbur. Syri i kohës, i etur vishej me aromën e saj drithëruese. Nëpër shushurimën e plepave të lagur një breshëri kujtimesh ia kujtonin puthjen e parë, të cilën qëmoti ia kishte zënë të dashurës në ballë. Sonte kënaqej me ëmbëlsitë e saja dhe vritej së bashku me kohën e thinjur… As e ëmbla, as e hidhura, nuk mund të harrohen asnjëherë!”
Pra, është
Krishti bariu i turmës dhe arti, si një fuqi magjike që na josh në vazhdimësi. Andaj,
nuk ka nevojë për filozofime të
Në faqet
e këtij romani mund ta vërejmë humorin dhe ironinë, e cila përsëritet nëpër kohë
deri tek hapësirat e sotme. Ja vetëm një strofë nga poezia “Hakërrim” që justifikon
jetën e do butakëve të Kosovë që brenda natës na u bënë multimilonierë: “Hani, pini dhe rrëmbeni,/ mbushni xhepe, mbushni arka,/ të pabrek’ ju
gjeti dreka,/ milionier’ ju gjeti darka!/ Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka,
mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!” Së këndejmi,
romani në fjalë na pasqyrohet sikur në një pikturë me tërë lakuriqësitë bardhoshe
të bukurisë femrërore, e cila hapëron gjithandej faqeve të këtij romani me
gjithë mrekullitë e përshkruara nëpër konfiguracionin e trupit të femrës dhe
hyjnisë së saj, e cila na del e pazëvendësueshme në mendjen e çdo mashkulli, i
cili e meriton të jetë krah saj, dhe i cili, me plot respekt konsiderate e
trajton të bukurën fizike dhe mistikën e femrës me gjithë mrekullitë përrallore
të saja, pa të cilat, përshkrimi dhe dashuria ndaj të bukurës do mbetej nën
zbehtësinë e fjalës!
Në këtë kuptim, shkrimtari ynë, larg botkuptimeve primitive dhe mediokritetit provincional, pa asnjë hezitim dhe banalitet, bën hyjnizimin e lojës së shtratit, duke e shpalosur të bukurën deri në palcën e shijes dhe formave dehëse, të cilat, i shtron të gatshme para syve të lexuesit kureshtar, për ta kuptuar fjalën e bukur dhe shijen e ëmbëlsive femërore, që shkrihen në duart e atij që ka respekt për femrën, dhuratën më të bukur që na e solli Perendia për t’u kënaqur dhe për tu mburrur me të.
I
implikuar në realitetin e jetës kosovare, autori pati shansin të ketë një redaktor
të mirë (Nexhat Halimi), dhe një recensent të mirënjohur (Ramiz Kelmendi).