Kulturë
Vera Istrefi: Shiu i fundit
E diele, 05.01.2014, 06:54 PM
Universi
poetik i Vera Istrefit
Vera Istrefi
Shiu i fundit
Shiu i fundit
Ka ardhë pranvera
Do vesh fustanin e zi
do të vij të çoshja e zakonshme
ku dhe pema përballë lëkundet.
Mos ke frikë.
Me të dalë dielli
fustani do të shndrisë
e gjethet e pemës
s’do të dridhen
2
Shiu i fundit
m’i ka lagur flokët
Koka më është rënduar
Mbetem në vend
Koha është duke vrapuar
3
Koha
në rrugën e saj më hedh
me vizionin e vdekjes së afërt
në ecje
4
Mbrëmja
e veshur me mantelin e padukshëm
hesht mbi rrugë
Unë
rënduar nga heshtja
eci
Marr me vete copa betoni
që s’më lënë të qetë
për asnjë çast
Shpirti s’njeh kufij kohore
prej mbrëmjeje
Kufij tokësorë prej betoni
Ndaj
fluturon e s’di ku shkon…
5
Sytë,
vetëm syve ua kam frikën
e s’mund ta fsheh vetveten
6
Mua,virgjëreshës
po më pikojnë gjinjtë
Në mungesë të foshnjes
nuk e di ç’dua
7
Qirinjtë e gëzimit po shuhen
Të urrej,
pse të dua marrëzisht
pse më mbyt tinëzisht
me pabesinë tënde
8
Ritual
Në mëngjes:
një kafe
Në mbrëmje:
një kafe
Kafeja greke
e vetme me bollëk
në qytetin tonë
9
E ruaj puthjen tënde
në anën e majtë të qafës
Ky nishan i zi
më kujton
të bardhën puthje
10
Në të vetmin çast
më erdhën në mendje dy vizione:
i dashurisë dhe i vdekjes
11
Nëse s’të takoj
do të pres në botën tjetër
S’do të trembem nga erë e vdekjes
Nëse s’të takoj as atje
vetëm atëherë
mendo se kam vdekur
12
Shi malli kam në shpirt
Shpirtin e grisur bart
Plagë të padëshirueshme
13
Sot
edhe zogjtë fluturojnë hutueshëm
14
Eci poshtë zogjve
përkrah njerëzve
15
Jam e vdekur në këtë mjedis
ndjej
kur jam e vdekur
16
Paskam bërë mbi letër
njolla të pakuptimta
Njolla-lot mendimesh
17
Do të jepem e tëra
me po atë forcë
me të ciën s’do të të jepesha kurrë
18
Të isha pikëz shiu
të lag pak tokë
vetëm toka të mos më lagë
të shembej diçka nga unë mbi botë
19
Gur varri të të bëhem
lermë të bëhem për ty
20
Sytë e tu lodrojnë mbi gjinjtë e mi
Sytë e mi pështirosin sytë e tu
21
Zvarrë paske tërhequr këmbët
Gjer në sosje të kockës
Thërrimet e kockave
Ende s’i di ku kanë mbetur
23
Të kam
borxh
-puthje
-pritje
-ëndërr
-dhimbje
-dashuri
Sa jetë kam unë?
E tëra po të jepem!
24
Të përbuza
jo për të thënat…
Për të pashprehurat
25
Më merr
paimagjinueshëm diçka
Vështirë e kam t’i vë emër
Duke imituar të tjerët
them
më merr malli për ty
26
Ngado më ke ndjekur
shpirtin ma copëtove
hije e mjerimit
27
M’i ke lënë buzët në gjysmëputhje
e mua
Më ke lënë
gjysmëvdekur
28
Nuk pres
Vetëm të lind
Të vuaj
Të vdes
29
për ty s’dua të jem
Lady Makbeth
Megjithatë
e çmendur jam
se dyluftoj me veten
e shpirtin e zbeh
30
E përditshme
Çdo ditë gënjej veten
Me vezullimë
Që shkëlqejnë gënjeshtërt
31
Nën jorganin e qefinjtë
mbarset koha me shpresën e ngrohtë
Do ta festoj pranverën që vjen
32
Cilëve tu jap të drejtë:
Të penduarve-vdekur
Të gjallëve-marrosur…
33
Miza lodron mbi pjatat e palara
Unë
qaj për shpirtrat e pashpirt
34
Në sallonin
e vetvetes time
mbeta thjesht
shërbëtore e huaj
35
Kam ecje të trishtë
Thonë e kam natyrën kështu
Vetë…s’di ç’të them
36
Më parë
s’mendoja për krisma qelqurinash
e buzëqeshje të shtirura
Sot
nuk e di ç’kam
Grindem dhe me veten
Vetëgrindja
i vetmi rrafsh pasqyrimi
për mua
37
Asgjë s’u dëgjua sonte
Veç një përplasje gotash
38
Diçka
të papërsëritshme pati e djeshmja
të paqenë tek e sotmja
Jam në mjegull
Vërtet jam ajo që isha dje
apo linda sot
bashkë me ëdrrën e së djeshmes?!
39
Thonë:
Në fytyrën e të vdekurit
lexon lamtumirën
Këtë gjë
e lexoj
në fytyrën e të gjallëve
si e vetmja gjë që i lidh njerëzit
40
Më ndjekin sytë hirtë
Unë i shmang
Veç me sytë e mendjes
i vërej sytë e hirtë
41
Vrapoj drejt lindjes
Nxitoj drejt vdekjes
Si qenie mitologjike
Mbi shpinën e fatit
42
Lulëmirës
-Vogëlushes së Kosovës që erdhi në
Kukës në ditët e dyndjes tragjike-
Lulëmirë
Nuk t’i shoh sytë
Veç copëzat e tyre
Si copëza kristali
22 maj 1999
43
Pranvera nuk filloi
As nga qielli
As nga toka
2 prill 1999
44
Vetmia
në gjysmëdremitje
Lodron para syve të mi
Poezia
45
Femrat në sy kanë lot
Loti për mua është luks
46
Vitet kalojnë e plaken ngadalë
Mbaron pritja…
47
Çarçafi i zhubrosur
provë fajësie
e paqfajësie njëkohësisht
Këputja jonë
prehet mbi te…
48
Zakon i hershëm
Më tërheqin vëmendjen
për thembrat e këpucëve
Rruga ime…
s’mund të eci ndryshe mbi ty
49
Bëni kujdes me mua
Një fill kam mes dashurisë e urrejtjes
50
Ti flet
Unë shoh të kuqin e buzëve të mia
Përgjatë buzëve të gotës
51
Llaku i rënë nga thonjtë
më trishton
Si ëndrra ime
52
Nën qepallat e mi atë përlotura
të zvarris
e s’ngopem së të ndëshkuari
53
Në mbrëmjen e vallëzimit
vathi më mungon
humbur në përqafim