E marte, 30.04.2024, 03:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Sylë Bajrami - Një copë atdhe

E shtune, 04.01.2014, 02:33 PM


POET NGA MËRGATA SHQIPTARE

Sylë Bajrami

NJË  COPË  ATDHE

Biblioteka:FENIKSI

Redaktor:Naim Kelmendi

Design:Çajup  Kajtazi

Shtëpia Botuese:Rugova Art

Prishtinë 2013

Shkruan: Shaban Cakolli

Unë kurbetçari i pa fat,të cilin vala e migrimeve shqiptare,më përplasi në strehimoret e huaja, nuk jam as më shumë dhe as më pak,se mërgimtarët e tjerë shqiptarë,të cilët si rezultat i përndjekjeve,u detyruan të bredhin strehimoreve të Europës.Shkaqet e këtyre shpërnguljeve nuk duan  shpjegime,nga se ato i njeh çdo cep i botës.Ato shpërngulëje të viteve 90-ta,kishin arritur kulmin,i cili mund të krahasohet me me shpërngulëjet  më të mëdha shqiptare, gjatë historisë sonë,të realizuara sipas planeve,memorandumeve,emarrëveshjeve të fshehëta e të hapura,të strategëve të politikës pansllave.Megjithatë,këtë fat të keq e patën shumë vëllezër,punëtorë,shkrimtarë,poet,shkencëtarë,intelektual e fëmijë.Në strehimorën time ku banoj unë,kam një kthinë me libra mijëra sosh,nga shkrimtarë,poet,shkenctarë e historian,thjesht një pasuri të cilën më kanë dhuruar miqët.Kjo është pasuria ime më e madhe.Eh,kjo nuk ishte e lehtë për të e fituar!Si e fitova këtë pasuri të cilën e çmoj aq shumë?Këtë më mundësoi bashkimi ynë me mërgimtarët,bashkërenditja e veprimtarive tona,organizimet nëpër klube,shoqata,bashkësi,Lidhje Shkrimtarësh,e gjetiu,me një të vetmin qëllim:Për të ndihmuar arsimin,kulturën e traditën tonë  kombëtare,hulumtimin  e formave më adekuate,për mbrojtëjen e gjuhës,kulturës e traditës,rritëjen e gatishmërisë

për të ndihmuar atdheun  nga mërgimi.Padyshim bashkimi e bënë fuqinë,forcon  miqësinë,kulturën,e forma më e mirë e njohëjeve e lidhjeve të miqësive është arti.Duke iu bashkangjitur këtyre aktiviteteve kam njohur shumë miq  krijues, më kanë dhuruar shumë libra nëpër takime,e shumë më kanë dërguar edhe mes postës.Në ato kthina të strehimores sime,kam një bibliotekë të madhe e të pasur me libra,të cilën e shquaj ndër pasuritë  më të mëdha që kam.Natyrisht unë nuk mirrem vetëm me libra,kam edhe shumë obligime tjera,por saherë gjejë kohë të lirë ato libra më thërrasin.Më thërret vet shpirti,e syri zgjedh tituj të tyre për të i shfletuar.Pasi të kem lexuar njërin nga librat e ndajë anash,të mos e ngatërroj me librat e palexuar.Sot duke i bërë një vështrim titujve të librave,më ra në sy një titull  i një libri interesant"Një copë atdhe",e poetit  Sylë Bajrami.Një copë atdhe!Ende pa nisur leximin e këtij libri të mirë,disi në kokë më mbështollën mbamendjet e këtij emërtimi"Një copë atdhe";të cilin nga fëmijëria e kam dëgjuar nga burrat në biseda nëpër oda,në këngët e rrapsodit,e gjetiu,për atdheun e copëtuar ku secili nga ne lëngonte për copëzen e vet të atdheut!Shumë prej tyre edhe kanë vdekur,pa e shijuar lirinë e asaj copëze të vendit të vet!Po,përse një copë atdhe?Atdheu ynë nuk është një copë,ai është i madh aq sa janë shtetet tjera të Ballkanit,vetëm se politika europiane e dënoi kombin shqiptarë më 1913,duke ia grabitur më shumë se gjysmën e teritoreve,për të ua dhuruar të ashtuquajturës Aleancë ballkanike!Po atdhetarët tanë gjatë gjithë historisë nuk kanë rreshtur punën,për ngritëjen e vetëdijes kombëtare.Shqipëria e shqiptarët kudo që ishin luftuan e fituan,ishin,janë e do të jenë të pavdekshëm.Ata kurrë nuk u përkulën e as nuk do të përkulen,para pushtuesëve lakmitarë.Frytet e tyre të përgjakura,i dhanë për të fituar secili copëzen e atdheut të vet,për të e bashkuar ate,për të mos e lënë copa-copa.Për këtë flet historia,flasin dëshmorët,dëshmitarët,edhe pse armiqët u munduan të bëjnë çmos që zëri ynë të mos dëgjohej askund.Po zëri i luftëtarit,poetit nuk okupohet,as nuk ka fuqi të e ndalë.Kush më mirë se poeti  Sylë  Bajrami,do të ngriste zërin për atdheun e vet,i cili drithëron e nxjerr nga shpierti,ate çka ndien për copëzen e atdheut të vet,të cilën e shpalos me vargje në përmbledhjen e tij poetike"Një copë atdhe"?Askush më bukur,më fuqishëm,më zëshëm,më artistikisht,se sa ia thotë Sylë  Bajrami.E ky poet i madh,rrugën e poezisë e ka nisur në kohën e shpërthimeve të mëdha,në ato kohë stuhirash kur pushtuesi po na burgoste,vriste,e na përndiqte në çdo cep të Europës.E në këto vlime të mëdha,në këto kohë stuhirash të mëdha,ndizeshin shpiertërat e poetëve,shpërthente art i fuqishëm sidomos te poetët e mërgimit,të cilët ishin dyfish të ngarkuar nga hallet:me hallin e atdheut të robëruar dhe mallin për te.Ishte ai fundshekull,kur Sërbia fashiste e kishte mbushur botën me shqiptarë të përndjekur,kurse bota fliste për një lloj demokracie;për njëfar bashkimi europian,e kur në Europë të vetmit të copëtuar jetonin shqiptarët,nga padrejtësitë europiane dhe nën thundrën fashiste sllave.Shqiptarët e dinin mirë se pa çlirimin e tyre nuk ka demokraci.Këtë e ka ndier më së miri poeti ynë Sylë  Bajrami,i cili çdo ditë po vargëronte vargje për copën e atdheut të vet,asaj cope të robëruar padrejtësisht,të cilën po e ndiqte me mall nga mërgimi.Poezia e mirë bëhet armë në duart e lexuesit,është këmbanë e frymëzimit për liri,është shprehëje e kohës në të cilën jetonim ne mërgimtarët,poeti dhe populli ynë i okupuar atëbotë,andaj poeti ynë Sylë  Bajrami nisi këtë shtegëtim,me shpiertin e ndezur,për të luftuar padrejtësitë e shekujve,nëpër hapësirën tonë kombëtare,duke protestuar me vargje,me talent e përkushtim kombëtarë.Para se të fusemi thell në shtjellimin e kësaj përmbledhëje të bukur"NJË COPË ATDHE",të njohim pak lexuesit me biografinë e poetit  Sylë Bajrami:

Sylë Bajrami u lind më 1959 në Kishnarekë të  Drenicës.Shkollën  fillore e kreu në  fshatin e lindjes, kurse gjimnazin në Drenas.Ka mbaruar studimet në Univerzitetin e Prishtinës në degën Filozofi-Sociologji.Me shkrime ka filluar të merret që nga koha e studimeve,poezitë e para i pati botuar në"Alternativë",e cila botohej në Lubjanë,e më pas ka botuar edhe në revista e gazeta tjera,si edhe në"Bota Sot":Që nga viti 1987,jeton,vepron e krijon në Gjermani,kurse ky është libri i tij i parë me poezi.

Motivi i poezive të tij është fund e krye motiv atdhedashuriePoeti  Sylë Bajrami u takon trevave të Drenicës,e asaj treve të përvuajtur,të cilët me gjakun e tyre gjithmonë hynë në historinë kombëtare të shqiptarëve.E me lavdinë e përjetshme të burrave të Drenicës,të cilët ranë për një qëllim të shenjët me qindra e mijëra,në atë rrugëtim Jasharajt u radhitën në krye të legjendës e u bënë legjendë e gjallë. Si për këtë,Sylë Bajrami me vargjet e tij poetike bëhet fanar,në dritën e fanarit të tijë flasin vargjet,të cilat na dëftojnë se liria e  Kosovës nuk mund të imagjinohej pa kontributin e çlirimtarëve.Herë-herë,pak vargje të tij flasin më tepër se mund të flet vargu,bëhen histori kombëtare.Si shembull,vargjet e tijë shtrojnë një sofër në Drenicë,ku poeti gjallon në sofrën e asaj kulle prej guri dhe shprehet:

E ka shtrue  Drenica sofrën

e fjalës e të bukës

  Kullë te  Shaban Jashari

si në Kullë të Oso Kukës

Poezia shpalosë  motivin e jetës përballë vdekjes,në të gjitha kohërat e qëndresës,për të shenjëten Liri,nisë nga  Oso Kuka,deri te legjenda e  Jasharajve për të njejtin qëllim.Poeti nëpër vargje bënë dialog me dëshmorët e rënë,me të cilët jeta dhe vdekja rrinin ballë për ballë,vetëm për realizimin e ëndërres së madhe kombëtare.Poeti shprehë dhimbjen dhe krenarinë kombëtare nëpër sofrën e Drenicës,në ato kulla prej guri,që ishin qëndresa të popullit trim  Drenicas,e në strofën e fundit,i jep vulën poetike,duke u shprehur:

 

Kush lufton në atë kullë guri

Paska pvet Europa

Është Drenica  e  Adem Jasharit

Me  Azema e  Shota.

 

Poezia flet për përpjekëjet heroike nëpër kohë,për çlirimin,ku zjarri i lirisë gjëthnjë mbeti i pashuar,deri te  Epopeja e UÇK-së,e cila solli  lirinë e shenjët të një pjese të atdheut,edhe pse ideja jonë shkon përtej çlirimit të Kosovës,në shtetin natyral të cilin e njohën kohët e lashtësisë,e cila është detyrë dhe vullnet i çdo shqiptari.Vargjet e  Sylë  Bajramit janë vargje  dhimbje e krenarie,të cilat të i shtjellosh të tëra në një vështrim të shkurtër është e pamundur.Ato nisin me poezitë:Është Kosova djep trimërie,Kosharja e  Krenarisë,Ka ra Dielli mbi Tivar,Për Lirinë e shumëpritur,Çamërinë,Molla e Kuqe,e shumë tituj tjerë historiko-kombëtarë.Sylë Bajrami me përmbledhjen poetike "Një copë atdhe",na del një poet i pjekur,ku poezia e tijë bëhet shkëlqim,me subjekt,lëndë e aftësi për të ndërtuar heronj me personazhe të spikatur,ku shprehet dhimbja,malli,dashuria,shpresa,krenaria dhe shenjtëria,si tek Adem Jashari,Agim Ramadani,Fehmi e Xhevë LLadrofci,Salih ÇEKU;etj.......Tek këto  fytyra eminente nëpër vargje subjekti është ndërtua aq bukur,sa lexuesit i duket sikur ngjarëjet janë zhvilluar mu para syve të tyre.Poezitë e  Sylë Bajramit janë me lëndë të pasur,me një shpirtërore të dëlirë,shprehëje me thelb artistik,sa të duket sikur një poezi  përmbledh tërë një kapitull,Shembullë tek poezia"Nëntor,2012"ku poeti shprehet:

 

28 Nentore 2012 !!

 

Njeqind vjete po e ruaj gurin,

pesqind vjete po e ruaj Flamurin!

Njeqind vjet me nate mbi krye,

njeqind vjete s'kan mujt me me thye!

Njeqind vjete me djepa plot,

njeqind vjet po e pres kete mot!

Njeqind vjet se humba shpresen ,

njeqind vjete e mbajta besen!

Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,

njeqind vjete s'muj mora hak!

Njeqind vjete po e rriti trimin ,

njeqind vjete po e prese bashkimin!

Njeqind vjet po u therras me loder,

njeqind vjete po u pres ne kete voter!

Njeqind vjete po e pres kete Mot,

marrue kjofte kush nuk vjen sot!!

Një poezi kushtrimi,thirrëje për agim kombëtarë.Çka mund të themi më shumë?Ishte fat që arritëm të kemi në dorë këtë përmbledhje,u pasuruam me imagjinatën dhe botën e pasur poetike,shpirtërore e ndjenjave të poetit,i cili përmes frymëzimeve na sjell poezi të cilat na e ngjallin kujtesën mbi historinë,mbi personalitetet kombëtare,,kujtesën mbi historinë e lavdishme dhe krenare.Padyshim edhe në përmbledhjen e  Sylë Bajramit,sikur të gjithë poetët e mërgimit gjejmë edhe tematikën e kurbetit,mall,dhimbje e thuajse gjysmës së kombit të mërguar,të cilin e shohin si detyrim të e trajtojnë poetët e mërgatës.Libri "Një copë atdhe" del si libër i arrirë,me vulë historiko-kombëtare,i pasur dhe i dashur për çdo lexues.Ne e përgëzojmë poetin për këtë libër të arrirë dhe i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora