E marte, 30.04.2024, 09:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Dhimbje në diasporë

E shtune, 04.01.2014, 08:13 PM


NËPËR KOHËRAT E DHIMBJEVE DHE LOTIT GJURMË DHIMBJEJE NËPËR DIASPORËN SHEKULLORE

Shkruan: SHABAN CAKOLLI

Diaspora shqiptare është shumë e vjetër, e cila lidhet  me fatin kolektiv të shqiptarëve nëpër shekuj. Unë shpesh  mendoj se po të mos ishin shqiptarët nuk do të lindte kurrë kjo plagë e rëndë, me emrin kurbet. Pas shumë dhimbjesh nga kjo plagë mortore e pa shëruar, e cila pamëshirshëm i ka gëlltitë dhe po i gëlltitë shqiptarët,  sërish ka lakmi  të gjeneratave për këtë rrugë gjarpër helmues. Natyrisht kjo rrugë synohet nga  varfëria e cila e ka pllakosur rëndë popullatën,  por kurbeti as nuk është zgjidhja, as nuk sjell fat.

Shqiptarët ky kontigjent i shkapërderdhur nëpër botë, qoftë nga varfëria, qoftë nga përndjekjet politike ka qenë dhe mbetet krah i fortë i çështjes kombëtare. Shqiptarët në kurbet kanë kryar punët më të rënda, punë të cilat nuk i kanë kryar të tjerët! Po, përse e bënin shqiptarët këtë? Për të ngrohur  sofrën e familjarëve,  skamnorëve dhe për të ndihmuar çështjen kombëtare. Dikur kurbetçinjët shqiptarë nuk e kanë pasur të drejtën për të u kthyar në atdheun e tyre, shumë prej tyre kanë mbajtur peshën e mallit të atdheut, kanë vdekur pa i pa kurrë më trojet e tyre. Në atdhe  kanë ndodhur lindje e vdekje, kanë ndodhur dasma, por kurbetçari ishte peng, rrugën për atdhe ia kishte pre pushtuesi. Në çfardo rrethanash kanë jetuar kurbetçarët shqiptarë, pa të drejtë kthimi në atdhe, apo me të drejtë kthimi, nuk e kanë pasur interesin e tyre të bredhin kot rrugëve e trotuareve të botës. Ata e dinin mirë se ishin pa liri  dhe dinjitet, por nuk kanë pranuar kurrë të jenë të përbuzur. Ata kanë bërë punë, për të ndihmuar kombin që të jenë zot në trojet e  veta. Punë të mundimshme me djersë nga damarët e gjakut, asnjëherë nuk është dalur i hamendur e trullosur, por  ka ndjekur gjitha format e punës dhe organizimit, të shpaguaj   vetën e tij, për trojet që e kanë lindur. Ishin të vetdijshëm se  vetëm kështu mund të realizonin qëllimin final, lirinë e atdheut.

Në kurbet jetuan dhe vepruan  njerëz të punës  së krahut. veprimtarë të shquar të kombit të cilët u stërvitën me pushkë e penë, për të i dalur krah atdheut. Midis tyre u dalluan shumë sish me talent në art, të cilët  zhvilluan prirëjet e tyre në vendet ku u strehuan, prej nga dolën kryevepra të mëdha, Artistët e diasporës shqiptare nëpër kohë u përkasin rrymave të ndryshme  të artit nëpër botë, Gjeografia e diaspores të artistëve shqiptar nëpër shekuj, është e zgjëruar dhe duhet mund, njohuri e përpjekëje për të e përshkruar, por po flasim për diasporën e re shqiptare të viteve 90-ta,  në të cilën artistët e dhembjes sonë kombëtare me  punën e tyre kanë bërë kryevepra. Njëri nga mërgimtarët e përvuajtur, i cili me mish e shpirt është angazhuar për ruajtëjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë sakrificat nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar,  për të tanishmën e dhimbshme të emigrantëve tanë, etj. . . . Agim Gashi është kontributori i shkëlqyar i kulturës sonë kombëtare, këngëtar dhe poet, mësues dhe mik i dashur i shqiptarëve. Kur poeti krijon  tekstin dhe e këndon në këngë, i jep shpirt e frymë dhe e bënë të dashur për artdashësit e popullit. Poezia dhe kënga e tij janë të shkruara dhe kënduara në frymën popullore.

Pak biografi për  Agim Gashin

Agim Gashi u lind më 1954 në Okllap afër  Janjevës. Shkollën fillore e kreu në Sllovi dhe Janjevë, ndërsa Normalen në Prishtinë. Punoi mësues në Okllap, deri sa u përjashtue  nga procesi edukativ, ku regjimi pushtues atë botë njerëzit  veprimtarë u kualifikonin si të papërshtatshëm ideopolitik për arsim. Ishte  këngëtar i RTP-së dhe bashkpuntor i jashtëm i  Institutit Albanologjik të Prishtinës, ka regjistruar  disa dhjetëra këngë në frymën e melosit popullor në RTP, më pas përshkak veprimtarisë kombëtare qe burgosurpas mbajtëjes  së burgut, si shumë të tjerë qe detyrua të merr rrugën e mërgimit, prej kur jeton dhe vepron në Gjermani. Agim Gashi mbase kishte lindur me dhunëti për artin, ku në moshën dhjetë vjeçare ke mirëpritur si këngëtar i popullit, kurse më 1972, i pranohet audicioni i parë në RTP, ku  nisi të hapëroj e përparoj shumë në lëminë e këngës. Ka kënduar në studio, akorde, festivale dhe gjithnjë ishte i dashur dhe i mirëpritur. Agim Gashi, ishte i shquar nga rinia si veprimtar i shquar  kombëtarë. Kohën e pajtimit të gjaqeve, ishte në krye me të madhin  Anton Çetta, i gëzohej atyre pajtimeve, pas çdo pajtimit  i këndonte me gëzim këtyre pajtimeve, i vetdijshëm se po shuhej hasmëria në mes nesh, të cilën me mjeshtri e kishte mbjellur regjimi sllav mbi ne. Agim Gashi në mërgim u angazhua me tërë çenien të ndihmoj atdheun, të kultivoj dhe pasuroj kulturën kombëtare, të aftësonte rininë në këtë drejtim, shkruante dhe këndonte,  bashkëpunonte me shumë poet, si me të madhin Ali Podrimja, i cili në një shkrim e pat quajtur  Agim Gashin si poet të mirëfilltë , si dhe tenor i këngës, ku sipas tij ishte një zë që lëvizte edhe gurin.

Agim Gashi me këngën dhe poezinë e tij ka vetdijësuar dhe mbajtur gjallë  rininë mërgimtare. Ka veprua në shoqata e klube, Lidhje shkrimtarësh. Kënga e tij  ka qenë kryekput për atdheun e popullin, mallin nga mërgimi, i ka kënduar dhimbjes së mërgimit. Agim  Gashi në reportuarin e tij ka më shumë se 1000 këngë, në RTP, në pllaka, disçe, Cd, audio kaseta. në yotube dhe facebook. Ka më shumë se  tridhjetë albume të pasura. Ka kënduar për Adem Jasharin, vëllezërit Gërvalla, Ibrahim Rugovën, për gjithë djemat dhe trimat, heronjët dhe heroinat e atdheut. Këngët dhe poezitë e Agim Gashit janë të frymës popullore, me mesazhe të fuqishme: Ka botuar:Vaji i  Shqiptarit, Me  Grykë  Pushke  Këndon Kosova, , Këngët e Vendit Tim, Epoka e Nderit, Mos e Lësho  Sharkinë prej dore, të cilën ia botuan tani në Gjilan, kushtuar veprimtarit tanë Agim Gashit, e përmbledhje tjera poetike.

Poezia dhe kënga e Agim Gashit, ngërthen një vlerë të duhur, me vlerë, mesazh, e shprehëje të duhur e të çiltër. Kënga e dhimbjes, krenarisë, ka mbajtur gjallë mërgatën tonë. Veç këngëve me kushtrim kombëtar të Agim Gashit, nga të cilat secila në vete ishte kryevepër, ndër kryeveprat e cila prek dhembjen e çdo mërgimtari është kënga"UNË KUR SHKOVA NË KURBET"

 

UNË KUR SHKOVA NË KURBET

 

Teksti dhe muzika; Agim Gashi

 

N´prehen t´grues e lash qikën

Kur unë shkova në  kurbet,

Tash është rritë e asht ba nuse

Nuk e njeh  babën  e vet

Zemra e shpirti  mu kanë tha

Syt´as flokun  pa ja pa.

 

Lidhë  për djepi e lashë djalin

Kur unë shkova në kurbet,

Ka ba dasmë e ka marrë nuse

Pa një pushkë të babës t´vet

Hej ç´mu tha zemra prej mallit

Pa e g´zu dasmën  e djalit.

 

N´kry duvakun  ja lashë motrës

Tuj  ja prit krushqit në derë,

Pa ja pa unë fëmijët rreth  votrës

Mu mbush zemra helm e vrer´

 

Ç´më dhemb zemra, ma ngritë gjakun

Pa ja puth motrës duvakun.

 

Në sy nanës ju ngri loti

Në kurbet kur shkova s´pari

Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët

Vorrin tash ja ka mblu bari

 

Hej ç´mu tha zemra mu ngri

Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.

 

Unë n´kurbet baba në pritje

Ju ba mjekrra bardh si borë,

Asht qorru po shkon me krroqe

Pa më prek ma e tija dorë.

 

Zemra e shpirti mu kanë tha

Edhe  nji herë o babë me t´pa.


Një veprimtarë i paepur i çështjes kombëtare fatkeqësisht  kohën e fundit lëngon nga një sëmundje. Pavarësisht nga kjo,  ne e duam dhe e çmojmë për veprat e tij kombëtare. Neve na duket, që Agimi ta ketë fituar bindjen se ne e kemi lënë pakëz pas dore. Ne e kuptojmë se mosmundësia e tij për të mos qenë në mesin tonë i le këtë mëdyshje, por ne e duam dhe e çmojmë, dhe do ti bëjmë vizita saherë na ipet mundësia. Si për këtë arsye këtyre ditëve ia kushtova një poezi mikut.


NUK RRËNOHET SHKËMBI I VJETËR

Shaban Cakolli

 

Është ky burrë me plis të bardhë

Një poet, e një këngëtar

Burrë i fisit, i oxhaqeve

Që u këndoj, pajtimit të gjaqeve

zërin të çiltër si fije mëndafshi

Ati i thonë, Agim Gashi

nëpër komb shuajti ngatërresen

krah për krah me Anton Çetën

Mësues i shkathët, sikur shpata

Edukoi shumë gjenerata

Kurrë se kërrusi, gjoksin as shpinën

Pasuroi Radio Prishtinën

Me këngë të pasura sikur gurra

i këndoj kombit, shumë figura

 

I la vepra kombit dhe veti

dej sa e ndoq, sllavo-pushteti

kur e muar atë rrugë kurbeti

veprimtarë tuboj rreth veti

se pushteti keq gaboj

shpirtin kurrë s´ja okupoj

me një penë e një sharki

na i frymëzoi brezin e ri

u ndezi zemrat, atdhedashuri

Diçka s´ndalet gjithë përsëritet

Ikën koha, ikën vitet

Por ti çke or burrë i ngritur

Pse më rri ashtu mërzitur?

As nuk flitet, as s´besohet

Agim Gashi, nuk ligështohet

merr një laps, e lëro në letër

bëne jetën kryevepër.

Merr sharkinë këndoj Kosovës

sikur ishe nxënës i shkollës

Sa do Zoti vazhdon jeta

Ti ndërton me fjalë e vepra

ke bërë vepra, e do të bësh plot

do të jetojnë, për jetë e mot. . . . .


Për në fund, poetit, këngëtarit, mësuesit, veprimtarit të palodhshëm i dëshirojmë shëndet të plotë, duke u bashkangjitur në mesin tonë me aktivitetet e tija të vrullshme, ashtu  si don zemra e tij e paepur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora