Kulturë
Vahit Nasufi: Fitorja historike
E marte, 07.01.2014, 06:42 PM
Vahit
Nasufi
FITORJA HISTORIKE
Moj Uskanë foleja e kërçovarve,
Cerdhe e ngrohtë e shqiptarve,
Që i ke lindë dhe i ke rritë,
I ke përcjellë dhe i ke pritë.
Shumë nga halli janë larguar,
Kafshatën e bukës për t`siguruar,
Por, ty kurrë s`të kanë harruar,
Sipas nevojës t`kanë ndihmuar.
Më njëzetë e katër t`muajit tretë,
T`vitit dymijë e trembëdhjetë,
Ditë e dielë krejt normale,
Atë ditë janë zgjedhjet lokale.
Gra e burra u bashkuan,
Natë e ditë pa ndalë punuan,
Me mençuri organizuan,
Kurbetçarët mirë i informuan.
N`qendër t`Kërçovës në një tubim,
Ali Ahmeti mbanë fjalim,
Vllezër e motra kërçovarë,
Krytarin e ri e duam shqiptarë.
Prej jush kërkoj t`keni durim,
S`ka nevojë për asnjë shqetsim,
Kush humb durimin, humb betenë,
N`duart e tjerëve e le folenë.
Shtatëdhjetë vjet e kemi pritë,
Kur do t`vjenë si kjo një ditë,
Dita dhe koha tani kanë ardhë,
N`fund t`ë dalim faqebardhë.
E trishtuar pala e kundërshtarve,
Kur pa vërshimin e mërgimtarve,
Që vërshuan si valë deti,
Atje i priste Ali Ahmeti.
Ali Ahmeti, Fazli Veliu,
Loti prej gëzimit rridhte si shiu,
Bashkë me ta dhe Fatmir Dehari,
I dhanë dorë çdo mërgimtari,
Ju që bukën e lagni me lot,
Erdhët Kërçovës t`i dilni zot,
Mirësevini në Uskanën tuaj,
Jeni vendas nuk jeni të huaj.
Me aeroplan, autobus e vetura,
Pleq e t`ri, gra e burra,
Ata vijnë të votojnë,
Motoja e tyre "Do t`fitojmë."
Vijnë nga Europa dhe Amerika,
Kundërshtarve u ka hy frika,
Si duket Kërçovën do ta marrin,
Kryetar do t`kemi Fatmir Deharin.
Fatmir Dehari i vetmi shqiptarë,
Kandidat për kryetarë,
Vjenë nga rradhët e BDI - së,
Do t`shkruhet në faqet e historisë.
Mezi të dielën e kanë pritë,
Plot me vota mbushën kutitë,
Rrethuan numrin shtatëmbëdhjetë,
Shpresojnë fitorja e jona t`jetë.
Me sytë n`Kërçovë është rajoni,
Është Brukseli dhe Vashingtoni,
Me vota t`lira dhe të ndershme,
T`realizohet ëndrra e kahershme.
Pasi kudo mbaroj votimi,
Pa humbur kohë filloj numrimi,
Radio - televizionet komentojnë,
Herë pas here informojnë.
Krejt ekranet televizive,
Japin rezultate shumë pozitive,
Fitonë bindshëm Fatmir Dehari,
I lumtë dora çdo kërçovari.
Kryetari i ri u flet gazetarëve,
U falenderohet kërçovarëve,
N`veçanti mërgimtarëve,
Do t`jem n`shërbim të qytetarëve.
Kërçovarët shumë të gëzuar,
Fatmirit fitoren ia kanë uruar,
Urimet vijnë si zinxhirë,
Nga miq, shokë dhe dashamirë.
Shumë urime vijnë nga Shqipëria,
Nga Mali i Zi, nga Camërija,
Shumë urime dërgonë Kosova,
Me fat le t`jetë tani Kërçova.
Fesonë Kërçova nuk di të ndalet,
Fitorja jonë rroftë sa malet,
Kjo fitore historike,
U fitua në mënyrë demokratike.
Një pas një këngët jehojnë,
Dorë për dore krejt vallëzojnë,
Përcjellë me cule e tupana,
Sipas trditës që ka Uskana.
Para se Fatmiri t`ja nisë punës,
Janë grumbulluar para komunës,
Ngritën lart flamurin kombëtarë,
Që simbolizonë kreun shqiptarë.
Komuniteti shqiptarë kërçovarë,
Fatmir Deharit si kryetarë,
I dëshiruanë punë të mbarë,
Dhe një nga një janë shpërndarë.