E hene, 29.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Reagim

E merkure, 08.01.2014, 08:55 PM


REAGIM

Dr.sc. Ilmi VELIU,

Historian dhe drejtor i Muzeut regjional të MP-Kërçovë

VARRET KOSOVARE NË ZAJAZ TË KËRÇOVËS DO TË MBESIN TË MBULUARA NËN KEMBËT E NËNËS SHQIPTARE...?

REAGOVA ASHPËR DHE KËRKOVA QË VARRET E MBULUARA KOSOVARE TE MEMORIALI  ,,NËNA SHQIPTARE,,  NË ZAJAZ TË KËRÇOVËS, TË RIRREGULLOHEN  DHE AFER TYRE TE VEHET NJË PLLAKË E MADHE GRANITI ME MBISHKLRIMIN  ,,KËTU DERGJEN EDHE ESHTRAT E SHQIPTARËVE KOSOVARË TË VRARË MË 1915-18 NGA BULLGARËT,,. SI DUKET, KRYETARI I KËSHILLIT PËR NDËRTIM TË MEMORIALIT, MUSLI  MUSLIU, ORTAKU I TIJ QAMIL VELIU DHE ANTARËT TJERË TË KËSHILLIT  NUK  JANË TË GATSHËM TA MARRIN PARASYSHË VËREJTJEN TIME DHE TA PERMIRËSOJNË GABIMIN. KËRKOJ NGA INSTITUTI ALBANOLOGJIK, AKADEMIA E SHKENCAVE, MUZEU I KOSOVES, HISTORIANËT DHE INSTITUCIONET TJERA RELEVANTE TE KOSOVES TË NGRISIN ZËRIN DHE TË NDIHMOJNË QË KY GABIM TRASHANIK  TË PËRMIRËSOHET.

Në dimrin e vitit 1973 isha musafir në fshatin LLoçan, komuna e Deçanit-Kosovë, te familja Stojkaj. Në ,,Odën e Burrave,, plaku mustaqegjatë, kur kuptoi se isha nga Kërçova, me tha:  “….paj shumë  burrat  na i ka ngrenë Kërçova”.  Duke mos kuptuar se për çka ishte fjala, pyeta i hutuar: “Si pasaka ndodhur ajo pune mixha Binak ; Kërçova e Sefer Zajazit ka ngrenë pasardhësit e Sylë Vokshit, Mic Sokolit, Shotë Galicës……  ”.

Një vit më vonë u ndodha musafir në fshatrat Bajicë e Damanek të Komunës së Gllogovcit (Drenicë). Edhe Haxhi Hamza Zariqi nga Bajica mu ankua dhe ma tregoi  te njetin muhabet, se në kohën e bugarit në Kërçovë kishin mbetur eshtart  e shumë  kosovarëve.

Në verën e vitit 1975, kur unë, si student i Historisë, kisha dhenë provimet te Zef Mirdita, Emin Pllana, Ali Hadri e Muhamet Ternava; dhe e kasha kryer vitin e II të studimeve në Universitetin e Prishtinës, u këtheva në Kërçovë dhe kontaktova Emin Çelikun e Izer Dogën  nga Cërvica, Ali Ramë Deden e Liman Ramë Deden nga Llagjet, Dan  Ilazin  e Brahim Rexhë Muçkun nga Llapkidolli, Lez Beshku, Xheza i Dautit Lilës, Beqir Tufka, Medini i Qamil Metit, Zyli i Bajram Metës  nga Zajazi,  pleqë këta  të moshes 80-90 vj.  dhe ua parashtrova problemin e kosovarëve që i kishte ngrenë Kërçova.

 


 

Plaku Izer Doga skjaronte se kosovarët (shqiptarët e Kosovës) dhe qamët (shqiptarët e Qamërisë)  llogariteshin  si robër lufte, të cilët punonin në ndërtimin e hekurudhës ku disa i vritnin e disa vdisnin nga uria, lodhja e semundja e tifos. Ka varre kosovarësh gjithandej ku ka kaluar hekurudha e vjetër. Kan vdekur nga uria edhe një numër i madh vendasish, sepse bugarët ua kishin marrë drithin që në arë dhe kishin ushqyer kuajt e tyre.

Ali Ramë Dedja  që në atë  kohë kishte pasur mulli, tregonte se aty vazhdimisht ka pasur roje dhe ka qenë e pa mundur që dikush ta sillte drithin dhe ta bluante në mulli.  Popullata ka qenë e detyruar, që atë pak miser që kishte mundur ta fshihte, ta hante pa e bluar, duke e zier në zjarr ose edhe duke e bluar me ,,gurë bunguri,,  ne menyrë  primitive. Babai i tij -Mulla Ramë Dedja, hoxha i fshatit Llagje (nderroi jete 1955) shpesh e kishte përseritur ngjarjen edhe para bashkëfshatarëve në xhaminë e fshatit  se në kohën e ,,Bugarit të  Parë,, shumë kosovarë që kishin qenë të sjellur si robër lufte për të punuar te hekurudha e vjetër në malin Bukoqë (Bukovik) kishin mbetur të vrarë  ose kishin vdekur nga uria lodhja e semundja e tifos. Disa i kishin varrosur të gjallë e disa që kishin qenë të semurë nga tifoja i kishin djegur në zjarr.

Të njejtat fjalë mi thanë edhe pleqtë tjerë nga Zajazi dhe mi treguan edhe vendet se ku ishin të varrosur disa nga trupat e kosovarëve: Varret e Babunecit, varret e Tufkallarëve, brënda mëhallës së Tufkallarëve,pas shtëpive, nëpër therrat, etj. Beqir Tufka dhe Xheza i Dautit Lilës më treguan se çdo lagje e Zajazit e ka pasur të caktuar ditën për tu dërguar bukë kosovarëve te hekurudha dhe copa e bukës nuk eshtë dashur të jetë më e madhe se kutia e duhanit. Nëse dikush eshtë munduar fshehurazi ti jepte diçka dikujt, ushtari i ka vrarë në vend që të dyt.

Burri me nam i fshatit Drogomishtit i Vogël-Idriz Rrushi dhe nipi i tij, arsimtari shumë i njohur i kesajë ane, Baftiar Rrushaj më patën traguar se varre kosovarësh ka edhe në mes të fshatit të tyre, (Drogomisht), aty ku sot eshtë  transformatori elektrik.

Më 1 prill të vitit 1988 burgosem nga UDB-a  dhe dënohem politikisht me 4 vjet burg. Kjo ishte edhe nderprerja e hulumtimeve dhe botimit të një monografie për ,,Varret  Kosovare në Kerçovë,,.

Pas daljes nga burgu dhe shkaterrimit të Jugosllavisë titiste, vazhdova me punët e Historisë. Gjatë hulumtimeve për  ,,Historinë e Kërçovës,,  në Arhivin e Beogradit, Stambollit e Sofjes, e sidomos të Sofjes, nuk hasa në ndonjë dokument arhival ku do të mund të shihej numri i kosovarëve të mbetur në Kërçovë dhe ndonjë lloj liste me emrat e tyre, sepse bullgarët, si edhe serbet, gjatë masakrave të tyre  nuk kan mbajtur ndonjë evidencë . Kamë gjetur të dhena të përgjithëshme në literaturën  maqedonase, (Krvava Pruga, Katerina Gogova, etj) ku thuhet se bullagrët janë sjellur shumë keq  edhe me popullatën sllavomaqedone në tokat shqiptare të Maqedonisë së sotme.

Në maj të vitit 2009, zyrtarët e komunës shqiptare ,,Osllome,, më lajmëruan se te fshati Jagoll-Kërçovë, dikush duke dashur ta rrafshonte një tokë të veten kishte hasur në disa varre shumë të vjetra. E vizitova terrenin dhe u vërtetova se bëhej fjalë për një varrezë tumulare e kohës së vonë ilire, kohë kjo kur ilirët kanë qenë nën sundimin romak. E luta pronarin e tokës mos ta rrafshonte varrezën dhe se ne do të duhej te benim germime arkeologjike.

Duke biseduar me plakun 90 vjeçar të fshatit, Haxhi Ademin dhe duke i skjaruar se për çfar varresh behet fjalë, më pyeti nese do të doja të shkonim dhe ti shihnim ,,Varret Kosovare,,  aty mbi fshat.

Ky lajm më erdhi si rrufe nga qielli, sepse mua vazhdonin të më tingëllonin në vesh  fjalët e plakut Binak Stojkaj nga Lloçani i Deçanit; dhe të Haxhi Hamza Zariqit nga Bajica e Gllogovcit se ,,…..shumë burrat na i ka ngrenë Kerçova,, edhepse pas daljes nga burgu unë kasha filluar të hulumtoi periudhën e Skënderbeut dhe kit punë disi e kisha lenë pas dore.  Shkuam dhe e vizituam vendin që popullata vendase e quante ,,Varret Kosovare,, ku pamë se varret ishin të vjetra dhe të mbuluara me therra, drunjë e lisa. Mixha Adem më tregoi se varre ka edhe në Tuhin dhe gjithëandej ku ka kaluar hekurudha. Tha se vetë popullata vëndase, me leje të bullgarëve i kishte sjallur aty kufomat dhe i kishin varrosur duke mos dashur që bullgarët ti digjnin në turra drunjësh.

Kontaktova edhe me shokun tim, Profesorin e anglishtes Afmet Mora i cili është i lindur dhe rritur në ketë fshat, e që më tragoi ate që e kishte degjuar nga gjyshja Rabie Mora, te ciles burrin ia kishin vrare komitët  bullagrë në vitin 1913.  Ka qenë koha e vjeshtës dhe ajo me kerrin e  kieve kishte sjellur disa kunguj nga ara e sajë. Për  rruge një kungull i kishte renë nga kerri dhe ishte ndare në dy copa. Nga friga, ajo nuk ishte ndalur për ta mere  kungullin e thyer. Në një moment kishin ngarendur dy kosovarë që kishin qenë duke punuar te hekurudha, i kishin marrë copat e kungullit, i kishin ngrenë  pa pjekur, dhe me të shpejte kishin ikur qe të mos i shihte roja që i kishte pasur nen kontrollë.

Po sa shumë paskan qene keto kosovaret, thash me vedi. Sa shumë varre kanë lenë, anëembanë  tokave  shqiptare, duke filluar nga Kryengritja kunder Tanzimatit, lufta e udhehequr nga Lidhja e Prizrenit, Kryengritjet e viteve 1909-1910-1911-1912, masakrat serbe te vitit 1913, dy lufterat Ballkanike, Lufta e I Boterore, Levizja Kaçake në mes të dy luftërave, Lufta e II Botërore, lufta kundër Rankoviqit, lufta kundër Millosheviqit. Po sa i madh dhe sa i fort paska qenë  ky popull. Të  lejshë varre në të katër anët  e vendit dhe persëri të arrishë ti bejsh ballë një Serbie gjakatare, vite me rradhë.

Historia i pranon edhe burimet gojore të mbëledhura në terren, bile edhe kengët, nëse mungojnë ata arhivale. E si të mos mungojnë arhivalet, kur asnjë pushtues nuk ka evidentuar sa shqiptarë ka vrarë dhe sa varreza massive ka mbushur me shqiptarë. Plani ka qenë që të zhdukeshte kjo racë që eshtë më e vjetra në Ballkan dhe nuk kishte nevoj që dikush ti shënonte dhe evidentonte, që ne të kishim dokumente arhivale.

Pasi u ketheva nga Jagolli, po në maj të vitit 2009 shkova përsëri në Zajaz dhe i takova  pleqtë më të vjetër të kësajë ane me të cilët kisha biseduar më herët e që për fat ende ishin në jetë, Xheza i Dautit Liles, Beqir Tufka, Zyli i Bajram Metës,Osman Tufka, etj. të cilët mi përsëritën të njejtat fjalë që mi kishin thenë para shumë vitesh, se ketu kanë mbetur të vrarë ose kanë vdekur nga uria shumë kosovarë, shumicën i kanë mbuluar me kashtë dhe i kanë djegur, kurse një numër  të vogël, popullata vendase i kishte sjellur dhe varrosur aty ku kan mundur, te vorret e Tufkallarëve, në therrat pas shtëpive të mëhallës Tufkaj, pas kasollës së Xhezo Dautit, afër rrugës e që tash i ka mbuluar rruga e re, te Kodra e (Xha Lilës) Lilës Dautit dhe te Varret e Babunecit, poashtu afër rrugës, ma përsëritën disa here  edhe Xhezo Dauti  edhe  Osman e Beqir Tufka .

Në lidhje me ketë ngjarje e konsulltova edhe hoxhën e fshatit Drogomisht i Vogël- Ali Ademi, i cili mi perseriti fjalët e babait të tij-Hamdinit po edhe fjalët e plaku shumë të njohur e të respektuar të fshatit, Idriz Rrushi  se te vendi ku janë disa varre të vjetra të quajtura ,,Juria,, ka edhe varre kosovare të kohës së Bugarit Parë . Sami Fejza, djali i Muadin Fejzës nga Drogomishti i Vogël tregon se baba Muadin i kishte thenë se aty ka pasur mbi 50 varre kosovare e që erozioni i ka rrafshuar.

Ja çka me kanë shkruar vellezërit nga Kosova:

Qazim Namani I nderuari z. Ilmi, te falenderoj për respektin e treguar ne shkrimin tuaj shumë interesant dhe shumë me rëndësi per ne kosovarët . Per ti plotesuar te dhenat për kit ngjarje  e ndiej obligim qe te ju jap emerin e kusheririt te gjyshit tim babi i te cilit ka qene ne atë kohe ne Kerçovë dhe ka shpetuar i gjallë. Ai eshte Rexhepi i Bilallit nga lagjeja e Balajve ne fshatin Prapashtice, komuna e Prishtines, malesia e Gallapit. Do te ishte shum mire qe çdo kosovar qe ka te dhena per kete ngjarje te ju ofroj te dhena per kosovarët. Nga te dhenat, qe une i posedoj nga një kusheri i gjyshit tim i cili ka qenë me kosovaret tjerë në Kerçovë gjatë luftës së parë boterore; kane shpetuar vetem një pakicë që kan pasur LIRA-DUKAT me vete me ju dhane ushtareve bullgar. Ai ka treguar se bullgaret i kan rreshtuar dhe ju kan thene ,,AKO IMASH LIRU IMASH MAJKU,,. Ata pakë kosovarë qe kane pasur lira kan shpetuar nga vdekja por te rrahur dhe të sakatuar, ndersa ata qe nuk kane pasur, kane kaluar ne mes te 2 radheve te ushtareve bullgar duke u goditur me objekte te forta madje edhe me qekiq ne koke. Te uroj shendet dhe suksese ne pune.

Dede,Respekt!!!

I nderuar z.Ilmi, vepra e juaj është vepër humane dhe atdhetare, e cila nuk paguhet me pare dhe ajo që është shumë interesante për historinë dhe vuajtjet e shqiptarëve, kur përpiqen Varrezat e reja me varrezat vjetra shqiptare, pas një Historie të gjatë njëshekullore.

Demir KRASNIQI ,Kontribut që nuk peshohet me ari!

Shumë i nderuari profesor Veliu,
     Kontributi i Juaj, në ndriçimin e fakteve historike të nëpërkëmbjeve shqiptare, ka vlera jashtëzakonisht të mëdha dhe nuk peshohet as me ar!.Sado që dikush nga xhelozia, mosguximi, apo mosdija, mundohet që t'i nëpërkëmbë vlerat dhe argumentet tuaja, vetëm do të mundohet kot, nga se koha nuk i mbanë të fshehura krimet dhe ato herë do kurë do të dalin në shesh!
      Për krimet makabre ndaj shqiptarëve dhe njerëzve të zhdukur, as në ditët e sotme nuk bisedohet në Bruksel, nga frika se mos do t'i lëkundet dikujt karriga, apo do t'i prishet kumbaria?!...
Uroj nga zemra, që të keni shëndet dhe suksese në ndriçimin e historisë së kombit shqiptarë!

Ukshin Zajmi Gjilan    Përshendetje z. Ilimi,
        Këtu do të vendos disa emra, mbetjet mortore të të cilëve mbetën në anën e Kërçovës nga Gallapi i Dardanës (ish Kamenicës). Këta emra që i nxora nga libri i Bislim Pirevës : ”Dhuna shekullore serbe në Gallap I”, Prishtinë 2010. Këta janë: nga Tygjeci:Rexhep Sadik Pireva, Zymer Kadri Pireva, Rrustem Islam Kosumi; nga Sfirca:Munish Rrustem Kadriu-Doda dhe Liman-Man Rrustem Kadriu-Doda; nga Zajqeci: Zahir Rashit Rashiti, Sylë Rashit Rashiti, Hazir Demir Demiri (Koretini), Mehmet Demir Demiri (Koretini), Liman Limani e Rexhep Limani, ndërsa nga Gmica:Ahmet Ajet Krivaça, Shaban Brahim Matoshi, Sejdi Mehmet Kurteshi, Sylë Azem Korça e Selim Brahim Korça. Sipas të gjitha gjasave edhe Emërllah Korça-Balltiçi, Naman Korça e Liman Fetah Klaiqi janë të vrarë në këtë vend, sepse viti i zhdukjes së tyre është i njejt me të këtyre që u përmendën më lart. Sëkendjemi, vetëm nga katër katunde të Gallapit të Dardanës janë evidentuar 19 të vrarë në këtë territor, për këtë duhet të angazhohen edhe historianët shqiptarë nga Kosova, për të shkruar e për të ndriquar shkencërisht këtë çështje. Me duhet të theksoi se edhe gjyshi im Zajm Hajriz Kasumi ishte marrë për t’u dërguar në këtë pjesë, por treni më të cilin ishin nisur nga Ferizaji, kishte bërë ndeshje në Han të Elezit e ai kishte marrë plagë bukur të mëdha, andaj e kishin kthyer për në shtëpi.
Shëndet e suksese në punën e mëtejme.

Nga Ilaz Kadriu, USA

I nderuari ilmi, E lexova artikullin ne bota sot.Te kuptoj Ty , por jo edhe servilet e politikes ditore shqiptare. Me
cudit sjellja Institutit te Historise ne Prishtine! Asnje reagim instituci-onal.Ku jane historianet shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni ? A ka dijetare trima dhe te guximshem, apo do ta lejme nje psikopat shizofrenik te na marri ne qafe te gjitheve ne Maqedoni ?
Ku jane intelektualet ? Ku mshifen historianet ? Ku kane sharruar akademiket ? Ku eshte mileti I ndershem? Gjer sa mund te duroje shqiptari ne Maqedoni? Deri sa do ti gezohemi folklorizmit te pseudopolitikaneve ?
Shqiptaret nuk duruan te huajt, por tani jane ne hall me vetveten. Athua do te zgjasi shume kjo apati shqiptare apo do te reagoje populli ne krye me intelegjencen e vertete para se te behet vone !!! Pershendetje. Sent from my iPhone



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora