E hene, 29.04.2024, 03:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mbet Malësia pa malësorë

E shtune, 11.01.2014, 02:54 PM


Demir KRASNIQI :

 

MBET MALËSIA PA MALËSORË

 

S’ më zen gjumi prej  merakut –

T’ dal një  ditë n’ Malësi t’ Gollakut !

T’i shoh kodra , t’i shoh pllaja –

Ku m’ ka rritë kënga e sevdaja !

 

Por,  atje nuk gjeta gëzime –

Gjeta vuajtje dhe pikëllime !

Ëndrrat e fëmijërisë sime –

U shndërruan në zhgënjime !

 

Shikoj larg fshatrat e mbara –

Nuk shoh bujqit nëpër ara !

Shikoj larg nga kodra e madhe –

Nuk shoh kund kosëtarë n’ livadhe !

 

N’ arat ku dikur jem rritë –

Nuk shoh misër duke prashitë !

Ku jem rritë me molla lalçe –

Nuk shoh vasha, as lule  n’ bahçe !

 

Nuk shoh blina , nuk shoh ftoje ,

Nuk shoh gra duke shkua n’ kroje !

Sa tebdil mu kish bërë veni –

Nuk ndiej gjel , as lehje qeni !

 

Ndër ograja e ndër zabele –

Nuk shoh kund kope me dele !

Nuk shoh lopë, nuk shoh bagëti ,

S’ shoh baresha , as bari !...

 

Nuk dëgjoj ma këngë t’ bylbylit ,

Nuk dëgjoj ma jone t’ fyellit ,

Nuk shoh kroje , nuk shoh gurra ,

Nuk shoh nuse, nuk shoh burra !...

 

Nuk shoh punë , as bereqet ,

S’ shoh baçicë  duke mbledhë bylmet !

Nuk shoh tambël me gjyveç ,

Nuk shoh pite , as kuleç !...

 

Nuk shoh gra duke  gatua ,

S’ shoh oxhak duke  tymua ,

Nuk shoh oda , as nuk shoh dritë –

Mysafirë , miq duke pritë !

 

Nuk shoh dardha , nuk shoh molla ,

Nuk shoh fëmijë duke shkua te shkolla !

Lot  i  rëndë m’ pikon nën sy –

Kur  shoh shkollat mbyllë nën dry !

 

Mbushet zemra neveri –

Ecë gjithë ditën – s’ sheh njeri !

Rrugët zbrazët kanë mbet n’ bregore –

S’ ka njeri që shkon n’ shitore !

 

N’ ato male mbulua me borë –

Nuk shoh ma krushqi dasmorë !

Çiftelia m’ u ngri në dorë –

Mbet Malësia pa malësorë !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora